ATV

Blog

  • Osmani: Mërgata në SHBA ka qenë forcë shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

    Osmani: Mërgata në SHBA ka qenë forcë shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron në New York, ku është takuar me shoqata të shumta shqiptare që veprojnë në këtë vend.

    Osmani potencoi se mërgata jonë në SHBA ka qenë forcë shtytëse e shumë proceseve historike për Kosovën, përfshirë lirinë e pavarësinë tonë.

    “Kënaqësi të takoj shoqata të shumta shqiptare që veprojnë në New York, nën organizimin e aktivistit të mërgatës sonë Mark Gjonaj”, shkroi Osmani.

  • ASK: Vetëm në korrik 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre

    ASK: Vetëm në korrik 150 çifte i dhanë fund martesës së tyre

    Vetëm gjatë muajit korrik të këtij viti, 150 çifte i kanë dhënë fund martesës së tyre.

    Por në këtë muaj nuk pati vetëm ndarje, pasi që brenda dhe jashtë Kosovës, gjatë këtij muaji janë regjistruar gjithsej 1 mijë e 289 kurorëzime. Të dhëna këto të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

    “Në muajin korrik 2023 janë regjistruar gjithsej 1 289 kurorëzime , brenda dhe jashtë Kosovës. Kurse shkurorëzime të ndodhura në Kosovë janë regjistruar 150 raste”, thuhet në njoftimin e Agjencës së Statistikave të Kosovës.

  • Incidentet në finalen e Superkupës, reagon KB Trepça

    Incidentet në finalen e Superkupës, reagon KB Trepça

    Finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Trepçës u përshkua nga incidente të shumta nga tifozët e pranishëm në palestër.

    Për këto incidente ka reaguar fituesi i Superkupës, Trepça që ka dënuar ashpër dhunën në palestër.

    Ja reagimi i plotë:

    Klubi i basketbollit Trepça shpreh shqetësimin për disa episode jo të mira gjatë dhe pas finales së Superkupës së Kosovës në basketboll, Trepça – Peja, e zhvilluar të dielën në Suharekë.

    Klubi i basketbollit Trepça angazhohet maksimalisht për sjellje të dinjitetshme të të gjithë akterëve në ndeshjet e basketbollit, duke përfshirë shikuesit në tribuna. Në të njëjtën kohë klubi ynë dënon sjelljen e disa individëve të caktuar, që mundohen të kamuflohen brenda grupeve të tifozëve, që i bëjnë dëm klubit tonë, imazhit të klubit dhe basketbollit në përgjithësi.

    Jemi të përkushtuar që të luftojmë dukuritë negative dhe nga ndeshja e ardhshme do të ketë masa të rrepta ndaj atyre individëve që me veprimet e tyre bien ndesh me misionin e klubit dhe basketbollit Kosovar.

    Gjithë tifozët i urojmë për suksesin e arritur dhe në të njëjtën kohë i lusim për kujdes që të distancohen nga individët që me veprimet e tyre i sjellin dëme klubit tonë.

  • Hoti: Raportimi i Kurtit është vajtim dhe dëshmi e paaftësisë për të udhëhequr dialogun

    Hoti: Raportimi i Kurtit është vajtim dhe dëshmi e paaftësisë për të udhëhequr dialogun

    Raportimin e kryeministrit Albin Kurti para mediave lidhur me takimin e fundit në Bruksel, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, e ka quajtur “vajtim dhe dëshmi e paaftësisë së tij për të udhëhequr këtë proces”.

    Sipas ish-kryeministrit të Kosovës, Kurti po tregon paaftësi që të udhëheq me vizion të qartë dhe insistim vetëm për njohje reciproke, në koordinim me aleatët si dhe me konsensus të brendshëm politik.

    “Fatkeqësisht, Kurti i ka bërë dëm të madh Kosovës duke e degraduar dialogun nga: ‘Dialog për marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme, për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve’, në ‘Dialog për menaxhim të krizave’. Duhet thënë se krizat janë provokuar nga Serbia, por ato janë menaxhuar keq dhe pa koordinim me aleatët nga ana e Qeverisë së Kosovës”, ka shkruar ndër të tjera Hoti.

  • Kurti thotë se pas takimit të Brukselit u ka dërguar letër sqaruese vendeve aleate

    Kurti thotë se pas takimit të Brukselit u ka dërguar letër sqaruese vendeve aleate

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha pas takimit në Bruksel u ka dërguar letër sqaruese vendeve aleate të Kosovës.

    Ai tha se një ditë pas dështimit të arritjes së dakordimit për zbatim të marrëveshjes bazike Kosovë-Serbi u ka dërguar letër Berlinit, Parisit dhe Uashingtonit.

    Kurti në konferencë për media kërkoi edhe largimin e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, derisa tha se të njëjtat janë të ndërlidhura me situatën në veri dhe jo për zbatimin e marrëveshjes bazë.

  • Afër 3 mijë raste të dhunës në familje për një vit

    Afër 3 mijë raste të dhunës në familje për një vit

    Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje, ka mbajtur mbledhjen konstituive.

    Kryesuesja e këtij komisioni, Albana Bytyqi tha se numri i rasteve të raportuara në Polici për dhunën në familje është mbi 2 mijë, për periudhën 1 korrik të vitit 2022, deri më 30 qershor të këtij viti.

    “Periudha 1 korrik 2022 deri më 30 qershor 2023, numri i rasteve të raportuara në Polici, është 2,735, prej tyre 2,165 gra dhe 559 burra. Mbi 80% e të dyshuarve për dhunë në familje janë burra, ndërsa 20% e tyre janë gra, nga kjo statistikë bie që në çdo pesë persona të dyshuar si kryes të dhunës në familje, katër prej tyre janë burra dhe një është grua”, tha Bytyqi.

  • Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse i’a mbanë, e di që e ka humbur fuqinë politike

    Tahiri i përgjigjet Kurtit: Të dalë në zgjedhje nëse i’a mbanë, e di që e ka humbur fuqinë politike

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri i është përgjigjur deklaratave të kryeministrin Albin Kurti se nëse do të mbaheshin zgjedhjet e parakohshme do të zhdukej opozita, raporton Ekonomia Online.

    Ai pas mbledhjes së Kryesisë, tha se Kurti e di shumë mirë që e ka humbur fuqinë politike, duke e ftuar që të dalë në zgjedhje “nëse i’a mbanë”.

    Sipas tij, vendin është në qorr-sokak dhe se Qeveria nuk po bënë asgjë për asnjë sektorë.

    Kryeministri Kurti ka filluar që të bëhet humorist, ai asnjëherë nuk ka pasur kujdes për opozitën, ai nuk kujdeset për njerëzit që i ka brenda që kanë mendim ndryshe le me për opozitë. Le të del në qoftë se ja mban në zgjedhje e sheh, ai e di shumë mirë që e ka humbur fuqinë elektorale politike

    “Jeni dëshmitarë që sot edhe një herë u vonua mbledhje e Kryesisë. E para Kosova është në një qorr-sokak është nën sanksion nënë masa më të rrepta nga aleatët e saj ndërsa Kurti vazhdon të flet dhe të mos thotë asnjëherë. Kjo çështje e dëmtoj Kosovës dhe është duke penguar rrugën e saj drejt BE”.

    “Një qasje shumë më serioze duhet të ndodh përndryshe kjo Qeveri duhet të shkarkohet ose të vetë-dorëhiqet. Një temë që do ta trajtojmë si grup është për të drejta e punëtorëve në sektorin privat. Kjo Qeveri nuk ka bërë asgjë për punëtorët e sektorit privat. Kjo Qeveri ka ardhur në pushtet duke premtuar të drejta dhe avancim të punëtorëve në sektorin privat, kjo duhet të trajtohet në një seancë”.

    “Kryeministri Kurti ka filluar që të bëhet humorist, ai asnjëherë nuk ka pasur kujdes për opozitën, ai nuk kujdeset për njerëzit që i ka brenda që kanë mendim ndryshe le me për opozitë. Le të del në qoftë se ja mban në zgjedhje e sheh, ai e di shumë mirë që e ka humbur fuqinë elektorale politike”.

  • Abdixhiku shpalos 100 projektet e Rrugës së Re: E ardhmja jonë është e ndritshme

    Abdixhiku shpalos 100 projektet e Rrugës së Re: E ardhmja jonë është e ndritshme

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku do t’i shpalosë 100 projektet e zotimet më të mëdha të “Rrugës së Re”.

    Abdixhiku shkroi në Facebook se këto projekte janë “të elaboruara në një program voluminoz të detajuar i cili në plotni do të prezantohet në Konventën e madhe programore të Lidhjes Demokratike gjatë muajve tetor e nëntor të këtij viti”.

    Projketet, përfshijnë buxhet 4.5 miliardë euro në fund të mandatit të parë, ndërtimin e një centrali me gaz, ndërtimin e një qendre të re spitalore në Prishtinë, ndërtimin e stadiumit kombëtar, e të tjera.

    “Me bashkudhëtarët e Lidhjes – dhe jo vetëm – do të shpalosim secilin projekt në detaje. Do të hapim debate të gjëra në gjithë vendin. Do ta shpalosim të djathtën tonë si vlerë përparimtare e zhvillimore. Si antidot i zymtësisë së tanishme; si shërues i polarizimit përçarës; si shpërthim i ngufatjes në të shkuarën”, shkroi Abdixhiku.

    “Ne duam të flasim për të ardhmen. E shkuara s’na kthehet më. S’kemi pse humbasim kohë. E ardhmja po na ikën përpara. Ne shohim një Kosovë më ndryshe. Ku urrejtja e brendshme zëvendësohet me unitet nacional. Ku akuzat, sharjet e ofendimet zëvendësohen me projekte të mëdha. Ku cinizmi zëvendësohet me ambicie e ëndrra që lehtësisht bëhen realitet. Duam të flasim për atdheun tonë si një vend që pasurohet siç dhe e meriton; me një shoqëri moderne e me një gjeneratë që e bën Kosovën të barabartë mes shteteve e kombeve evropiane”, shtoi ai.

    Abdixhiku tha se “e ardhmja jonë është e ndritshme”.

  • Shkarkohet zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës së bashku me pesë zyrtarë të tjerë

    Shkarkohet zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës së bashku me pesë zyrtarë të tjerë

    Zëvendësministrja e Mbrojtjes e Ukrainës, Hanna Maliar, është shkarkuar nga posti i saj, së bashku me pesë zyrtarë të tjerë, ka konfirmuar qeveria e vendit.

    Maliar ka qenë një figurë e shquar gjatë gjithë luftës, duke postuar përditësime të përditshme mbi përparimin e vendit në terren.

    Ndërsa pesë zyrtarët e tjerë nuk janë identifikuar ende, ata janë identifikuar si zëvendësministra të tjerë.

    Qeveria nuk ka dhënë një arsye për shkarkimin e saj.

    Megjithatë, kjo ka ardhur pasi Volodymyr Zelenskyy emëroi Rustem Umerov si ministër të ri të mbrojtjes të vendit në fillim të këtij muaji.

  • Aksident i rëndë në Turqi – përmbysen dy kamionë, njëri prej tyre i mbushur me tritol

    Aksident i rëndë në Turqi – përmbysen dy kamionë, njëri prej tyre i mbushur me tritol

    Një aksident i rëndë, fatmirësisht pa pasojë në njerëz, ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në autostradën Stamboll-Bursa-Izmir, ku një kamion i ngarkuar plot me dinamit, që do të përdorej në minierë, u përplas me një kamion tjetër të ngarkuar me perime.

    Si pasojë e përplasjes së fortë, kamioni i mbushur me tritol u përmbys në rrugë dhe lënda plasëse e ndarë në kartonë, u shpërnda nëpër autostradë, por fatmirësisht pa shpërthyer, njoftojnë mediat turke.

    Të dy drejtuesit e mjeteve të përfshira në aksident u plagosën lehtë, ndërsa qarkullimi në zonë u bllokua për disa orë, deri sa ekipet e zjarrfikëseve dhe policia bënë të mundur spostimin e kamionëve të përmbysur.

    Ndërkohë, dinamiti i shpërndarë në rrugë është grumbulluar në mënyrë të kontrolluar dhe është transportuar për në destinacionin ku ishte nisur. Policia ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa dyshohet se shkak është bërë humbja e kontrollit nga njëri prej shoferëve.