ATV

Blog

  • Diplomatja gjermane: Serbia urgjentisht duhet të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën

    Diplomatja gjermane: Serbia urgjentisht duhet të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën

    Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, ka thënë se nuk duhet të këtë më tensione mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ajo në një deklarim për media në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së që po mbahet në Ukrainë, ka thënë se Serbia urgjentisht duhet të reduktojë prezencën e ushtrisë në kurimin me Kosovën.

    “Nuk duhet të ketë më tensione mes Kosovës dhe Serbisë . Së bashku me SHBA-në, i bëjmë thirrje urgjente Serbisë që të reduktojë trupat e saj në kufirin me Kosovën”, ka thënë ajo në një pjesë të deklarimit të publikuar në X.

  • Rama tregon si t’i blini biletat e Trafikut Urban përmes sms: Kondukterët nuk do të mbesin pa punë

    Rama tregon si t’i blini biletat e Trafikut Urban përmes sms: Kondukterët nuk do të mbesin pa punë

    Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, në një postim në Facebook në lidhje me biletat e autobusit “Trafiku Urban” që prej sot mund të paguhen me SMS.

    “Ju mund të bleni biletën një drejtimshe dhe biletën ditore në linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C. Po ashtu biletën vajtje – ardhje për aeroport, duke dërguar SMS përmes operatorëve IPKO dhe Vala.

    1. Për biletën për Linjat 1, 3, 3B, 3C, 4 dhe 7C, dërgoni SMS në numrin 55990 me tekstin: (Emri i linjës).
    2. Për biletën ditore, dërgoni SMS në numrin 55991 me tekstin: Ditore.
    3. Për biletën për Linjën 1A, dërgoni SMS në numrin 55992 me tekstin: Linja 1A”, ka shkruar Rama.

    Rama ka thënë se qytetarët pasi ta pranojnë konfirmimin e mesazhit, ta ruajnë për t’ia paraqitur konduktorit.

    Kështu, ai ka shkruar se kondukterët nuk mbesin pa punë, por sistemohen në ndërmarrje.

  • AAK-ja siguron 40 nënshkrime, kërkon seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit në 129 €

    AAK-ja siguron 40 nënshkrime, kërkon seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit në 129 €

    Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiti tha se kanë siguruar 40 nënshkrime për thirrjen e një seancë të jashtëzakonshme për ngritjen e koeficientit të pagës nga 105 në 129 euro.

    Ai pohoi se rritja e koeficienti i prek edhe policët që janë në kushte të këqija. Tahiri ka paralajmëruar se kjo parti të matën do të organizojë një debat pas sulmit në veri me ekspertë e fushës.

    “Efektet e situatës së veriut po e preki edhe situatën e përgjithshme, prandaj nesër do të kemi diskutim me ekspertë dhe zyrtarë të përfshirë në këtë proces. Do të duhet një angazhim më serioz që të dihet se çka ka ndodhur të dielën”.

    “AAK ka përfunduar mbledhjen e 40 nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme për rritjen e koeficientin nga 105 në 129 euro. Kjo do të prek rritjen e pagave të policëve të Kosovës që tani ta kalojmë prej fjalëve në veprave dhe besoj që do të kemi edhe mbështetjen e deputetëve të pozitës.

  • Lulzim Hetemi ende i ngujuar, i vetmi që nuk mori pjesë në takimin e kryetarëve të komunave me Kurtin

    Lulzim Hetemi ende i ngujuar, i vetmi që nuk mori pjesë në takimin e kryetarëve të komunave me Kurtin

    Në takimin e kryetarëve të komunave me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pjesëmarrës nuk ishte vetëm kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi.

    Për këtë, është pyetur pas takimit ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. Ai ka thënë se nuk e di arsyen për mos-pjesëmarrje të tij.

    “Mundesh me u adresu edhe tek kryetari i komunës. Sidoqoftë ne kemi koordinim të rregullt me kryetarin e Leposaviqit. Edhe z. Aliu është vazhdimisht në kontakt. Po sigurisht që do të marrë pjesë në mbledhjet e ardhshme, mirëpo sot nuk ishte prezent, por ishin prezent tre kryetarë të tjerë”, deklaroi ai.

    “Nuk e di pse s’ka marrë pjesë në këtë takim. Por, ne jemi në koordinim të vazhdueshëm me të”, vijoi më tej Krasniqi përpara mediave.

    Hetemi tash e disa muaj po qëndron i ngujuar në objektin komunal të Komunës së Leposaviqit.

  • Flamuri i Kosovës ngritet më së larti në vendin që s’e njeh shtetin tonë, Anton Cena i fiton tri medalje në Spanjë

    Flamuri i Kosovës ngritet më së larti në vendin që s’e njeh shtetin tonë, Anton Cena i fiton tri medalje në Spanjë

    Në vendin ku edhe hyrjen e kanë të ndalur qytetarët e Kosovës, rreshteri Cena e shpalosi me nder dhe me krenari flamurin shtetëror, duke e bërë krenare Policinë e Kosovës, por edhe popullin shqiptar.

    Cena i ka fituar tri medalje të arta në Lojërat Evropiane për Policë, Doganierë dhe Zjarrfikës.

    Xhudisti nga Peja këtë sukses ia dedikon si zakonisht Kosovës, duke u konfirmuar kështu si ambasador i çmueshëm i shtetit tonë.

    Më poshtë mund ta lexoni postimin e Anton Cenës pas suksesit të arritur në Spanjë, i cili mund të pasurohet me një tjetër medalje në garën e notit, të cilën do ta ketë pasnesër.

  • Haradinaj: Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë, shenjë se terrorizmi nuk kalon

    Haradinaj: Shtimi i trupave të NATO-s në Kosovë, shenjë se terrorizmi nuk kalon

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se faktet që po zbardhen dëshmojnë për implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve terroriste në veri.

    Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka thënë se shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon.

    “Shtimi i numrit të pjesëtarëve të KFOR-it, brenda mandatit që ka, dëshmon vendosmërinë e NATO-s se terrorizmi nuk kalon. Paqja në Kosovë e në Ballkan është vendosur me shumë dhimbje e tragjedi dhe prandaj nuk do të lejojmë askënd që ta rrezikojë atë”, ka thënë Haradinaj.

    Ai ka shtuar se Kosova qëndron në mbështetje të të drejtave të të gjitha komuniteteve.

    “Si Kosovë qëndrojmë fuqishëm në mbështetje të të drejtave politike të të gjitha komuniteteve, edhe të komunitetit serb, kjo në bazë të Kushtetutës, ligjeve të Kosovës dhe në bazë të planit Franko- Gjerman të përkrahur nga Amerika”, është shprehur Haradinaj.

    Haradinaj ka ripërsëritur kërkesën për hetim ndërkombëtar.

    “Faktet që po zbardhen përditë dëshmojnë për implikimin e thellë të Serbisë në organizimin e akteve terroriste në veri dhe shteti i Serbisë nuk mund t’i ikë përgjegjësisë. Prandaj kërkohet një hetim ndërkombëtar për të zbardhur skenarët e destabilizimit, jo vetëm të Kosovës por edhe të Ballkanit dhe për te nxjerrë para drejtësisë të gjithë ata që kanë qenë të përfshirë në këto sulme terroriste”, ka përfunduar Haradinaj.

  • Rama në Zagreb, pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri kroat Plenkoviq

    Rama në Zagreb, pritet me ceremoni zyrtare nga kryeministri kroat Plenkoviq

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Kroaci.

    Rama u prit në Zagreb me ceremoni zyrtare nga kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.

    Kryeministri Rama ka publikuar pamje në Facebook nga pritja zyrtare, ku u interpretuan fillimisht himnet e të dy vendeve, teksa më pas kryeministrat prezantuan dy delegacionet që i shoqëronin.

    Shefi i ekzekutivit nga Shqipëria shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

  • Përfundon takimi i Kurtit me kryetarët e komunave, shqyrtohen e kërkesat e tyre

    Përfundon takimi i Kurtit me kryetarët e komunave, shqyrtohen e kërkesat e tyre

    Përfundon takimi i Kurtit me kryetarë të komunave, shqyrtohen e kërkesat e tyre

    Ka përfunduar takimi i përbashkët mes kryeministrit, Albin Kurti dhe kryetarëve të komunave në vend.

    Pas këtij takimi, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi theksoi se kanë diskutuar tema të ndryshme me kryetarët e komunave, përfshirë edhe kërkesat e shqetësimet e tyre që kanë.

    Sa i përket mospjesëmarrjes së kryetarit te Leposaviqit në këtë takim, Krasniqi tha se kanë koordinim të rregullt, porse nuk ka dhënë detaje tjera.

  • Rashiq: Unë dhe familja ime jemi më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi

    Rashiq: Unë dhe familja ime jemi më të sigurt në Kosovë sesa në Serbi

    Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës Nenad Rashiq, ka deklaruar se ai dhe familje e tij ndjehen më të sigurtë në Kosovë sesa në Serbi.

    Ai e ka cituar edhe politikanin serb Oliver Ivanoviq i cili u vra në veriun e Mitrovicës më 6 janar 2018.

    Ivanoviq kishte thënë se “Serbët në veri të Kosovës nuk e kanë asnjë problem me shqiptarët. Ata kanë problem me Listën Serbe dhe me qeverinë në Beograd.

    “Unë si serb dhe familja ime serbe ndihem më i sigurt në Kosovë sesa në Serbi”, tha Rashiq për portalin boshnjak Istraga.ba.

    Këto deklarime të Rashiqit, vijnë një javë pasi në fshatin Banjskë të Zveçanit, u krye sulm terrorist mbi policinë e Kosovës.

    Në orët e para të 24 shtatorit, u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

  • Serbia po ndërton një bazë ushtarake në afërsi të Kosovës

    Serbia po ndërton një bazë ushtarake në afërsi të Kosovës

    Serbia ka ta mbulojë ndërtimin e një baze ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovës, kinse është ndërtesë për trajtimin e mineraleve në atë pjesë, por pamjet nga droni kanë konfirmuar burimin se bëhet fjalë për ndërtimin e zonës ushtarake.

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu tha se e vetmja pikë ishte informimi për ngjarjet që kanë ndodhur më 24 shtator dhe më pas në veri

    “Dua të theksoj me bindje të plotë se AKI, bashkë me forcat e Policisë së Kosovës kanë qenë në krye të detyrës gjatë gjithë kohës dhe në kohë reale iu janë përgjigjur çdo provokimi të situatës në veri, prandaj dua t’i falënderoj për punën dhe angazhimin e tyre që kanë bërë në terren dhe me këtë rast t’i ofroj mbështetjen e time të plot si kryetare e komisionit dhe të gjithë komisionit parlamentar”, tha ajo duke shtuar se janë të gjithë unik kur bëhet fjalë për sigurinë e Kosovës dhe në asnjë rrethanë mos ta dëmtojnë punën e tyre në terren.

    “E kemi të qartë se grupi terroristë i mbështetur nga shteti serb kishte pretendime territoriale përmes veprimeve hibride, agresive dhe sabotuese. Po ashtu, kishte për pretendim mbajtjen e situatën nën tension të vazhdueshëm të ndërlidhur me interesat serbo-ruse në rajon dhe të krijonte destabilitet. Gjithashtu, qëllim kishte edhe dëmtimin e imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtarë përmes dezinformatave dhe propagandës që e bën në vazhdimësi. Anëtarët e AKI-së edhe një herë e kanë dëshmuar profesionalizmin e tyre. Prandaj në bazë të dhënave dhe fakteve të prezantuara grupi terroristë është nisur në mesnate duke shfrytëzuar rrugët ilegale në afërsi të pikës kufitare Izvor, e cila është pika më e afërt me qytetin e Novi Pazarit në Serbi dhe pika më e afërt me vijën kufitare në Banjskë në Komuna e Zveçanit në Kosovë”, tha ajo.

    Musliu dha detaje edhe për rritjet e pranisë së ushtrisë serbe në kufirin me Kosovën.

    “Nga pamjet e siguruara me dronë të datës 27.09 është arritur të konfirmohet informata se në zonën e njohur si Rogazin, në afërsi të Izvorit, është duke u ndërtuar një bazë ushtarake e forcave të armatosura serbe me mbules nga ana serbe kinse në atë pjesë po bëhet trajtimi i mineraleve të zonës, por pamjet me dronë e kanë konfirmuar burimet dhe tashmë është e qartë se atje është duke u bërë një zonë ushtarake serbe, pra në afërsi të kufirit me Kosovën…ajo çka vlen të theksohet është se gjendja e sigurisë në vend është e brishtë dhe e tensionuar, prandaj secilit prej neve na mbetet që të jemi të kujdesshëm ndaj çdo provokimi të mundshëm“, tha ajo.

    Sipas saj, shteti i Kosovës ka qenë i koordinuar me partnerët ndërkombëtar në të gjitha veprimet që ka ndërmarrë gjatë këtyre ditëve në veri.