ATV

Blog

  • I dyshuari për vrasjen e Tupac Shakur del në gjykatë

    I dyshuari për vrasjen e Tupac Shakur del në gjykatë

    Duane ‘Keffe D’ Davis, i akuzuar për vrasjen e Tupac Shakur u paraqit për herë të parë në gjykatë sot i cili u arrestua javën e kaluar në lidhje me të shtënat fatale në makinë të reperit, në 1996.

    Ai u akuzua për përdorimin e një arme vdekjeprurëse nga një juri e madhe, sipas avokatit të qarkut Clark County Las Vegas, Steve Wolfson.

    Në një seancë dëgjimore që u zhvillua mëngjesin e sotëm, Reuters raportoi se 60-vjeçari u paraqit para gjykatësit Tierra Jones dhe tha se avokati i tij kërkoi një vazhdim dy-javor.

    Gjykatësi e pranoi kërkesën, që do të thotë se ai do të kthehet sërish në gjykatë më 19 tetor.

    Davis u shfaq me një bluzë blu dhe pantallona të ngjashme dhe u prangos gjatë gjithë seancës.

    Ai pritet të qëndrojë në paraburgim deri në datën e ardhshme gjyqësore.

    Policia e Las Vegas e mori atë në paraburgim javën e kaluar, pas një hetimi të gjatë për vdekjen e ikonës së muzikës.

    Shakur ishte 25 vjeç kur u qëllua në afërsi të Las Vegas Strip natën e 7 shtatorit 1996.

    Ylli i ndjerë po udhëtonte me një BMW kur dikush me një Cadillac hapi zjarr ndaj tij në një semafor të kuq.

  • Kusari – Lila i reagon Ramës: Veriu i Kosovës ka zot shtëpie

    Kusari – Lila i reagon Ramës: Veriu i Kosovës ka zot shtëpie

    Kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila ka reaguar lidhur me deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama i cili ka thënë se “veriu i Kosovës ndër vite është bërë tokë e askujt”.

    Kusari – Lila ka thënë se veriu i Kosovës ka ‘zot shtëpie’.

    “Të paktën të kuptosh kur diçka e propozuar nuk është në interesin e Kosovës dhe të kthehesh e reflektosh, sikur reflektove për “Ballkanin e hapur”. Kuptoje se, nuk na duhet konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe – veriu i Kosovës ka zot shtëpie, është shtëpi me telashe, por ka titullar”- ka thënë ajo.
    Sipas saj, Rama duhet ta kuptojë përgjegjësinë dhe peshën e fjalëve, kur flet për krizën e Kosovës.

  • ShBA-ja i jep Ukrainës 1.1 milion fishekë të sekuestruar nga Irani

    ShBA-ja i jep Ukrainës 1.1 milion fishekë të sekuestruar nga Irani

    Shtetet e Bashkuara ia kanë dhuruar Ukrainës rreth 1.1 milion plumba të konfiskuar nga Irani vitin e kaluar.

    Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara, e cila mbikëqyr operacionet në Lindje të Mesme, ka thënë se plumbat janë konfiskuar nga një anije e nisur për një Jemen, në dhjetor.

    Aleatët perëndimorë të Ukrainës kanë paralajmëruar së fundi se fabrikat e tyre të prodhimit janë në luftë me shpejtësinë e përdorimit të municionit nga ana e Ukrainës.

    Komanda Qendrore amerikane kanë thënë se plumbat iranianë i janë transferuar Ukrainës të hënën.

    Municionet janë bërë pronë e Qeverisë amerikane, sipas një ligji që parasheh se, një aset mund të konfiskohet nëse pronari i saj besohet se është përfshirë në aktivitet kriminal.

    Në këtë rast, pretendimi është bërë kundër Gardës Revolucionare Islamike, degë e forcave të armatosura iraniane, e cila e mbron qeverinë e shtetit.

    Përmes një deklarate, autoritetet amerikane kanë thënë se SHBA-ja është “e përkushtuar të punojë me aleatët dhe partnerët tanë për ta luftuar shpërndarjen e ndihmës vdekjeprurëse iraniane në rajon”.

    Irani i mbështet rebelët Huthi në luftën civile të Jemenit, mirëpo transferimi i armëve për këtë grup ndalohet me një rezolutë të miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara më 2015.

    Lufta civile në Jemen ka nisur më 2014 kur rebelët Huthi e kanë marrë kontrollin e kryeqytetit Sanaa dhe e kanë rrëzuar qeverinë e shtetit. Qeveria e rrëzuar njihet ndërkombëtarisht si autoriteti i Jemenit dhe përkrahet nga koalicioni i udhëhequr prej sauditëve në rajon, si dhe nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe./REL/

  • Arrestohet një person në Lipjan, kanosi me thikë vëllanë e tij

    Arrestohet një person në Lipjan, kanosi me thikë vëllanë e tij

    Është arrestuar një person në Lipjan, pasi i njëjti dyshohet se ka kanosur me thikë vëllanë e tij.

    Në raportin e policisë bëhet e ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kanosur vëllain e tij me thikë e cila i është sekuestruar, pastaj i dyshuari ka deklaruar se posedon një armë. Njësitë relevante policore kanë kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit ku kanë gjetur dhe sekuestruar një revole jo funksionale me një karikator dhe një fishekë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • “Do të jetë 29 kilometra”, Rama e sqaron si do të duket unaza e re e kryeqytetit

    “Do të jetë 29 kilometra”, Rama e sqaron si do të duket unaza e re e kryeqytetit

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, në emisionin CONTEXT në ATV, ka sqaruar në detaje si do të duket e re e kryeqytetit.

    Ai thotë se me ndërtimin e kësaj unazë, do të zgjidhet problemi i trafikut në Prishtinë.

    “Shpresoj se do ta gjejmë një zgjidhje së bashku me Qeverinë sepse Prishtina është e jona, së bashku e kemi. Të mirat i ndajmë së bashku, nuk është Prishtina e imja, është e të gjithave, është kryeqytet i Kosovës, është i të gjithë qytetarëve. Prishtina është taksa paguesi më i madh në buxhetin e Qeverisë. Duhet me punu që Prishtina të lulëzojë në aspektin e infrastrukturës që t’ju mundësojë këtyre taksa paguesve që të gëzojnë një jetë shumë më të mirë”, thotë kryetari Rama.

    Për më shumë, shikoni videon më poshtë:

  • Këto janë këshillat e estetistës për kujdesin e lëkurës gjatë stinës së vjeshtës

    Këto janë këshillat e estetistës për kujdesin e lëkurës gjatë stinës së vjeshtës

    Stina e vjeshtës është periudha ku temperaturat bien gradualisht, ajri bëhet më i thatë dhe drita diellit bëhet më e ulët dhe këto ndryshime ndikojnë në lëkurën tonë dhe kërkojnë një kujdes të veçantë.

    E pikërisht për këtë, terapistja e lëkurës Kaltrina Brovina-Zogiani tregon për kujdesin dhe ruajtjen e lëkurës.

    “Duhet që edhe gjatë stinës së e vjeshtës të përdorim kremin me faktor mbrojtës ndaj diellit, të përdoren maska në kushte shtëpie ose scrub, pastaj krem hidratuese, etj.”, tha ajo.

    Tutje, estetistja tregoi se në vjeshtë interesimi për tretmane të fytyrës është më i madh, pasi janë disa tretmane që në verë nuk rekomandohen të aplikohen./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Vllasi: Dështoi plani i Vuçiqit për ndarjen e veriut, tash ai duhet t’i lajë duart prej Radoiçiqit

    Vllasi: Dështoi plani i Vuçiqit për ndarjen e veriut, tash ai duhet t’i lajë duart prej Radoiçiqit

    Avokati Azem Vllasi, ish zyrtar i lartë shtetëror dhe partiak nga epoka e Jugosllavisë, se Milan Radoiçiq është “prokura e Vuçiqit dhe në detyrë kur është fjala për Kosovën”. Kur dështoi sulmi në Banjskë për “ndarjen e veriut të Kosovës”, Vllasi thotë se tash “Vuçiqi duhet t’i lajë duart prej tij dhe prandaj Radoiçiq po sakrifikohet”.

    Vllasi tha në N1 se sulmi në Banjskë po shikohet me vëmendje në SHBA dhe siç pohon ai, shihet se është një aksion i thellë dhe i organizuar terrorist, qëllimi i të cilit ishte aneksimi i veriut të Kosovës.

    “Sipas reagimeve të para, është e qartë se çfarë fshihet pas tij – se ky akt është organizuar nga kreu i qeverisë serbe. Është absolutisht e pamundur që Radoiçiq ta organizojë vetë një aksion të tillë dhe kjo është e përjashtuar. SHBA bën thirrje që situata të qetësohet”, tha Vllasi.

    Sipas tij, Perëndimi dhe SHBA-ja kanë investuar më së shumti në ndalimin e tragjedive në Ballkan dhe se aksioni i NATO-s ndaloi makinerinë luftarake të Beogradit.

    “Sigurisht që SHBA-ja nuk do t’ia kthejë shpinën paqes për të cilën kontribuoi. Ardhja e ushtarëve të rinj të NATO-s flet shumë se kësaj situate në Kosovë po i kushtohet vëmendje e madhe. Për fat të mirë, Serbia nuk ka më forcë dhe aftësi për ta bërë atë që bëri 30 vjet më parë, por ata po vazhdojnë politikën e Serbisë së Madhe. Serbia po përpiqet t’i frikësojë fqinjët e saj: Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi dhe Kosovën me trokitje të armëve. As Kosova nuk është si vitet e 90-ta, ka fuqi t’i parandalojë sulmet”, tha Vllasi.

    Ai beson se Vuçiq e filloi luftën në Banjskë kur konstatoi se ishte në pozitë më të mirë në dialog sesa Kurti, i cili u kritikua për konfliktin e tij me Lajçakun, të cilin kryeministri i Kosovës e akuzoi për anshmëri.

    “Dhe më pas, pas sulmit terrorist, autoritetet në Serbi e përgatitën Radoiçiqin me ditë të tëra për atë që do të thoshte, se Serbia nuk kishte lidhje me sulmin, edhe pse dihet prej kohësh që Radoiçiq është përfaqësues i Vuçiqit dhe në detyrë kur vjen puna për Kosovën. Radoiçiq nuk bëri asgjë pa dijeninë e Vuçiqit. Ai aksion i imagjinuar për ndarjen e veriut të Kosovës dështoi dhe tani Vuçiq duhet të lajë duart prej tij. Dhe prandaj Radoiçiq po sakrifikohet”, ka përfunduar Vlasi.

  • Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së, por nuk besoj se do të kushtëzohem për zgjedhjet e tjera

    Rama: Nuk jam anëtar i LDK-së, por nuk besoj se do të kushtëzohem për zgjedhjet e tjera

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk është anëtarë i LDK-së dhe se anëtarësimin nuk e ka opsion as në zgjedhjet e ardhshme lokale kur ai pretendon një tjetër mandat.

    “Që nga fillimi kemi pasur një marrëveshje të qartë që Lumiri do të merret me politikën, partinë, derisa unë do të merrem me kryeqytetin. Këtë jemi duke e bërë. Kemi raporte fantastike. LDK-së i dëshiroj sukses në zgjedhjet e brendshme. Unë nuk jam anëtarë i LDK-së. LDK-ja më ka ftuar për të garuar, dhe unë këtë e kam parë si një mundësi fantasktike”, tha Rama në ATV.

    Rama thotë se edhe në të kaluarën ka dhënë kontribut në kryeqytet duke ndihmuar kryetarët Shpend Ahmeti apo Ismet Beqiri.

    “Unë bashkë me LDK-në kemi bërë një fushatë fantastike dhe kemi fituar zgjedhjet”.

    I pari i Prishtinës thotë se e ka pasur ëndërr rregullimin e kryeqytetit dhe se moralisht nuk ka mundur të refuzojë ofertën e LDK-së.

    I pyetur nëse do të kushtëzohet nga LDK-ja nëse do të dëshiron një mandat të dytë në kryeqytet, Rama thotë se shpreson të ketë mirëkuptim nga partia për të mirën e kryeqytetit.

    “Nuk besoj se do të kem ndonjë kushtëzim pasi kam qenë i sinqertë qysh nga dita e parë. Unë jam i interesuar të rregullojë Prishtinën. Nuk jam i interesuar për të garuar për kryeministër apo diçka tjetër”, shtoi tutje Përparim Rama.

  • Kallëzim penal ndaj Radojiçiqit, Stojkoviq: Lirimi i tij tregon se autoritet po bashkëpunojnë me të

    Kallëzim penal ndaj Radojiçiqit, Stojkoviq: Lirimi i tij tregon se autoritet po bashkëpunojnë me të

    Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, ka njoftuar se të mërkurën se ka dorëzuar kallëzim penal ndaj të sanksionuarit të ShBA-së dhe Britanisë të madhe, terroristit Radomir Radojiçiq.

    Stojkoviq ka thënë se kallëzimi penal është bërë për “terrorizëm dhe ndihmë të terrorizmit”. Kjo pas agresionit të 24 shtatorit në Kosovë, ku në Banjskë të Zveçanit mbeti i vrarë nga një grup terrorist rreshteri policor Afrim Bunjaku, ndërsa u plagosën dy të tjerë.

    “Për shkak të ngjarjeve në Kosovë, kam dorëzuar ankesa penale për terrorizëm dhe ndihmë të terrorizmit”, ka thënë ai.

    E për lirimin e tij nga Gjykata e Lartë në Serbi, Stojkoviq ka thënë se kjo dëshmon se autoritet serbe po punojnë së bashku me të.

    “Refuzimi i Serbisë për ta trajtuar në këtë mënyrë grupin e Milan Radoiçiqit dëshmon se autoritetet serbe po punojnë së bashku me të. Këtë foto e plotëson lirimi i sotëm i Radoiçiqit, pasi ka kaluar më pak se 24 orë në paraburgim në Beograd”, ka shkruar avokati serb në “X”.

  • Bislimi udhëton për Bruksel

    Bislimi udhëton për Bruksel

    Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, ka udhëtuar drejt Brukselit.

    Ditën e sotme ai do të prezantojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe situatën aktuale në “European Policy Center”, në diskutimin me temë “Rruga e Kosovës drejt BE-së: Si ta tejkalojmë ngërçin?”.

    Zëvendëskryeministri Bislimi do të takohet dhe me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Belgjikës, Els Van Hoof dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman.

    Gjatë qëndrimit në Bruksel, do të mbajë dhe një diskutim me PSC (Political and Security Committee) ku do të marrin pjesë ambasadorë, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe nga BE-ja.