ATV

Blog

  • Bajqinovci viziton veriun: Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë

    Bajqinovci viziton veriun: Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka vizituar sot Mitrovicën e Veriut, Zubin Potokun dhe Zveçanin.

    Ai ka thënë se këto qytete po jetojnë një realitet të ndryshuar pozitivisht, si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellë ligjshmëri.

    “Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë! Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë” ka shkruar Bajqinovci.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    Një vizitë në fundjavë, siç shihet në pikë të ditës me mikun tim Sefin, në veriun e Mitrovicës, Zveçanit dhe Zubin Potokut, në një realitet krejtësisht të ndryshuar pozitivisht, si rezultat i vendosmërisë së shtetit për të sjellur ligjshmërinë në çdo cep të Republikës së Kosovës.

    Ende ka punë për të bërë por ne nuk kemi plan me u ndalë! Kosova nuk ndahet as nga brenda aq më pak nga jashtë.

  • Futbolli anglez në zi, vdes Sir Bobby Charlton

    Futbolli anglez në zi, vdes Sir Bobby Charlton

    Ka ndërruar sot jetë legjenda e futbollit anglez dhe e Manchester United, Sir Bobby Charlton.

    Sir Bobby Charlton, i cili e fitoi Kupën e Botës me Kombëtaren e Anglisë në vitin 1966, ndërroi jetë sot në moshën 86 vjeçare, raporton KosovaPress.

    “Me keqardhje të madhe e ndajmë lajmin që Sir Bobby ka ndërruar jetë paqësisht në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës. Ai ishte i rrethuar nga familja e tij”, shkruante në një komunikatë nga familja e tij.

    Sir Bobby bëri 758 paraqitje për “Djajtë e Kuq”. 249 golat e tij mbetën një rekord i klubit deri sa Wayne Rooney e kaloi këtë shifër në vitin 2017.

  • Shpërthen zjarri në Korfuz, dy fshatra evakuohen

    Shpërthen zjarri në Korfuz, dy fshatra evakuohen

    Një zjarr ka shpërthyer në veriperëndim të Korfuzit të shtunën, në zonën midis fshatrave Agios Stefanos dhe Avliotes, tha Brigada e Zjarrfikësve e Greqisë.

    Banorët morën një urdhër evakuimi përmes numrit të urgjencës 112, pasi zjarri thuhet se po afrohej me shpejtësi drejt shtëpive të qytetarëve dhe po kërcënonte edhe hotelet në zonë.

    Rreth 32 zjarrfikës me 16 makina zjarrfikëse janë duke luftuar me flakët. /AMNA

  • Vazhdojnë problemet me ujin e Badocit, qytetarët blejnë ujë për pije

    Vazhdojnë problemet me ujin e Badocit, qytetarët blejnë ujë për pije

    Tashmë gati tri ditë lagjet e Prishtinës që furnizohen me ujë nga liqeni Badocit nuk janë duke përdorur ujin e ujësjellësit as për pije e as për gatim, për shkak se IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në analiza të ujit është paraqitur vlera e lartë e manganit dhe deri në pastrimin e ujit, gjë e cila pritet të ndodhë ditëve të ardhshme, nuk rekomandohet për përdorim.

    Qytetarët i janë përmbajtur këtij njoftimi dhe disa nga ata po blejnë ujë për pije e disa të tjerë po furnizohen edhe me ndihmën të cilën i ka mundësuar Kompania Rajonale e Ujësjellësit KRU Prishtina duke shpërndarë ujë me autobot.

    Qytetari nga Prishtina i cili jeton në lagjen “Bregu i Diellit”, Francesk Perkola tha për KosovaPress se po blen ujë vazhdimisht në treg derisa të rregullohet pastrimi i liqenit të Badovcit.

    “Lagjja jonë furnizohet prej Badovcit, nuk jemi duke përdor ujin e pijes qe tri-katër ditë, me ujësjellës. Po furnizohemi me blerje në treg, deri në momentin që informohemi nga KRU ne do të furnizohemi me ujë që e blejmë në tregun tonë. Shpresoj se rregullohet, po presim” tha Perkola.

    Edhe Selvet Dovelani u shpreh e shqetësuar për gjendjen e krijuar, pasi ajo nuk po mundet as të përgatisë ushqim.

    “Gati pesë ditë ashtu diçka që më kanë dërguar mesazh edhe po marrim ujë për pije për diçka, për të pastruar diçka. Nuk ki çka të pastrosh kur nuk përgatit diçka. Megjithëse unë e kam vluar ujin për vete dhe e kam lënë mu ftohë për pirje, por tash po e blej”, u shpreh Dovelani.

    Po ashtu, edhe Naser Veliu tha se po blenë ujë për pije deri në pastrimin e ujit nuk do ta përdorin as për zierje.

    “Qe tri ditë ujësjellësi na ka njoftuar që nuk duhet të përdoret uji për pije dhe për zierje për arsyeje se kanë dalë vlera të larta të manganit. Na kanë njoftuar dhe nuk jemi duke e përdor, komplet kjo lagje. Po e blejmë ujin me bidonë dhe po furnizohemi këtë mënyrë derisa ujësjellësi ka një raport tjetër për neve”, tha Veliu.

    Ndërsa qytetari Muhamet Metaj tha se vazhdimisht blejnë ujë dhe nuk e përdorin ujin e ujësjellësit pasi e konsideron se është vazhdimisht i papastër.

    “Nuk e përdorim ujin e qytetit se frikësohemi që është i ndotur dhe duhet pastruar, duhet të ketë pastrim qyteti, por ne nuk kemi mundësi të kryejmë pagesa. Ujin pak më shtrenjtë, po e blejmë ujin e pijshëm. E dëmshme se dikush nuk ka mundësi se më mirë për ta blerë,” tha Metaj.

    Ndryshe, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët furnizohen nga Fabrika e ujit në liqenin e Badovcit që të mos përdoret uji për pije dhe përgatitje të ushqimit, pasi që analizat e mostrave të ujit në rezultatet laboratorike kanë treguar se ka vlera të rritura të manganit.

    Ndërkohë që KRU Prishtina nuk i ka bërë të ditur zonat të cilat mund të përdorin ujin e pijes, duke thënë se pastrimi i ujit do të ndodhë ditëve të ardhshme, IKSHPK ka njoftuar zonat, të cilat nuk duhet ta përdorin ujin për pirje e as për zierje:

    Qyteza e Graçanicës, fshatrat e Graçanicës që furnizohen nga ITUP Badovc, përveç fshatrave që furnizohen nga NJOU Lipjan, Ajvalia komplet, lagjet Veterniku, lagjet 038 dhe të gjitha tjerat që gravitojnë në brezin Graçanicë – Prishtine, lagjet Qendresa, Qendresa Home, Swiss Village, fshati Preoc, Cagllavicë, rruga “Behar Begolli”, “Richard Holbrooke”, Qendra “Albi Mall”, rruga “Shkupi”, “Holger Petersen”, “Malush Kosova”, objektet individuale nga rruga “Malush Kosova”, deri te “kisha në Matiçan”.

    Po ashtu janë edhe zonat në drejtim të zonës industriale drejtimi për Lipjan, lagjja Qershia, lagjja NIC, zona afër Xhamisë në Veternik, Matiçan drejtimi nga Pallati i Drejtësisë, fshati ndërkombëtar, Mati rruga “Muharrem Fejza” me të gjitha rrugicat, drejtimi deri te QKUK, rruga “Enver Maloku”, objektet në lagjen Kodrina, objektet Tregtia, Iliria Building, objektet e Standardit (Sociale), dhe objektet e kyçura direkt ne linjat magjistrale Badovc Prishtinë, rruga “Ferat Dragaj”, “Hajrullah Abdullahu”, “Hilmi Rakovica”, “Vllezërit Gervalla”, “Afrim Zhitija”, “Armend Daci”, “Dervish Rozhaja”, “Thimi Mitko”, pjesa e zonës “te Xhambazët”, rruga “Sali Nivica”, “Norbert Jokl”, “Thimi Mitko”, objektet banesore në Bregun e Diellit, zonat Qendër dhe zonat tjera afër Qendrës Tregtare në brezin rrugor “Xheladin Rekaliu” deri te kryqëzimi i rrugës te Konviktet, zonat afër shkollës “Ismail Qemali”, rrugët “Mehmet Gradica”, “Hyzri Talla”, “Qamil Bala”.

  • Rohde: Takimi i Kurtit me delegatët euro-amerikan nënvizon angazhimin për zgjidhje të qëndrueshme

    Rohde: Takimi i Kurtit me delegatët euro-amerikan nënvizon angazhimin për zgjidhje të qëndrueshme

    Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, tha se takimi i sotëm ndërmjet kryeministrit Albin Kurti me pesëshen diplomatike nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme.

    “Mbledhja e sotme e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së Miroslav Lajçak dhe përfaqësuesve nga Gjermania, Franca, Shtetet e Bashkuara dhe Italia, së bashku me kryeministrin Albin Kurti, nënvizon angazhimin e palodhshëm për zgjidhje të qëndrueshme dhe në këtë mënyrë përshpejtimin e integrimit të plotë në familjen euroatlantike”, ka shkruar Rohde.

  • Deri në 100,000 njerëz protestojnë pro Palestinës në Londër

    Deri në 100,000 njerëz protestojnë pro Palestinës në Londër

    Rreth 100,000 njerëz marshuan sot në Londër në mbështetje të Palestinës, duke bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të luftës.

    Marshimi filloi në Marble Arch përpara se të shkonte në Whitehall dhe të përfundonte në Sheshin e Parlamentit.

    Policia Metropolitane vlerësoi se deri në 100,000 njerëz i ishin bashkuar protestës që nga ora 14:00 me orën lokale, duke rritur vlerësimin e tyre të mëparshëm prej 70,000.

  • Gjendet një trup i pajetë në Prishtinë

    Gjendet një trup i pajetë në Prishtinë

    Sot rreth orës 15:00, në rrugën “Bajram Kelmendi” në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete.

    Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente.

    Trupi i pajetë është gjetur brenda një banese në rrugën e lartcekur.

  • Gjenden mbetjet mortore të 4 viktimave nga lufta e fundit në Bishtazhin të Gjakovës

    Gjenden mbetjet mortore të 4 viktimave nga lufta e fundit në Bishtazhin të Gjakovës

    Në Bishtazhin të Gjakovës, për herë të dytë prej vitit 1999 janë rikthyer gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore nga lufta e fundit në Kosovë.

    Deri më tani, janë gjetur eshtra kockore të rreth katër viktimave, që i përkasin periudhës së luftës.

    Kështu bëri të ditur udhëheqësi i Njësisë së Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara, derisa tregon se gërmimet në këtë lokacion ende nuk kanë përfunduar.

    Gara në një intervistë për KosovaPress tha se lokacionin është përcaktuar me ndihmën e satelitëve dhe me përkrahjen nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Ai shtoi se gërmimet kanë filluar më datën 14 shtator dhe po vazhdojnë ende.

    “Gërmimet që janë duke u realizuar që nga data 14 shtator, diku më datë 4 tetor është hasur në mbetje mortore ose në pjesë kockore. Pra, është konfirmuar ekzistimi i kësaj varreze masive. Esenciale ka qenë për të përcaktuar saktë lokacionin e dyshuar kanë qenë pamjet apo imazhet satelitore, të cilët i kemi siguruar me përkrahjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq nga arkivat ndërkombëtare… Për momentin është herët të përcaktohet numri i personave si individ ose viktimave të zhvarrosura deri më tani. Megjithatë, sipas të dhënave nga ana e doktorëve ose antropologëve tanë mjekoligjor… numri i individëve do të jetë të paktën katër deri më tani. Meqë edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë gërmimet dhe vlerësimet në këtë lokacion”, potencoi Gara.

    Ndërsa, zëvendësdrejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Ditor Haliti tha se në këtë lokacion janë gjetur vetëm pjesë kockore, që nuk i përkasin trupave të plotë, derisa shtoi se çështja e identifikimit të tyre do të merr muaj për t’u kryer procedurat jashtë vendit.

    “Të gjitha mbetjet kockore janë duke u tërhequr dhe duke u dërguar në Institutin për Mjekësi Ligjore, ku më vonë do të ekzaminohen. Për momentin kemi gjetje vetëm të pjesëve kockore, por që nuk i përkasin trupave të plotë. Sidoqoftë, ekzaminimi i plotë i këtyre mbetjeve kockore do të bëhet vetëm sa të përfundoj lokacioni në Bishtazhin, pasi të përmbyllet lokacioni, do ta kemi një pasqyrë të qartë se me sa individë kemi të bëjmë në këtë lokacion. Pasi të ekzaminohen mbetjet skeletore në Institutin për Mjekësi ligjore do të merren edhe mostrat kockore që do të dërgohen për analizë gjenetike, ku pastaj kjo analizë pritet të zgjasë disa muaj, dhe në fund priten rezultatet që lidhen me identifikimin e këtyre mbejteve mortore”, theksoi Haliti.

    Gërmimin në Bishtazhin të Gjakovës, Gara e quan projekt madhor dhe sfidues, derisa shtoi se janë rikthyer në këtë lokacion pas 24 vitesh.

  • Salah ia dhuron fitoren Liveproolit në derbi përballë Everton

    Salah ia dhuron fitoren Liveproolit në derbi përballë Everton

    Skuadra e Liverpool-it e ka shënuar fitoren e gjashtë këtë edicion në Premier Ligën angleze.

    Në ndeshjen hapëse të javës së nëntë në Premier Ligë, Liverpool e ka mposhtur Evertonin në derbin e qytetit me rezultat 2:0.

    Njeriu kryesor i kësaj sfide ka qenë sulmuesi Mohamed Salah, i cili ka shënuar të dyja golat.

    Sidoqoftë, pjesa e parë përfundoi pa gola. Krejt çfarë vlen të përmendet është përjashtimi me karton të kuq i mbrojtësit Ashley Young në minutën e 37.

    Në pjesën e dytë kur po zhvillohej minuta e 75 gjyqtari i takimit akordoi penallti për ‘Të kuqtë’ i pa gabueshëm u tregua Salah i cili mposhti portierin Pickford.

    Salah nuk u ndal me kaq, ‘mbreti egjiptian’ siç e ka nofkën nga tifozët e Liverpoolit, realizoi për 2:0 në minutat shtesë. Në fakt meritën më të madhe për këtë gol e kishte sulmuesi Darwin Nunez i cili asistoi në mënyrë perfekte.Me këtë rezultat përfundoi takimi.

    Aktualisht Liverpool ka mbledhur 20 pikë dhe renditet në pozitën e parë , kurse Everton ka vetëm 7 pikë dhe renditet në pozitën e 16 në Premier Ligë./Atvlivet.tv

  • Pesë emisarët arrijnë në Beograd, fillojnë takimin me Vuçiqin

    Pesë emisarët arrijnë në Beograd, fillojnë takimin me Vuçiqin

    Pesëshja e emisarëve perëndimorë ka arritur në Beograd.

    Ata rreth orës 14:30 kanë arritur në presidencën serbe dhe kanë filluar takimin me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic.

    Pesëshja e udhëhequr nga Lajcak dhe e përbërë nga Escobar, Plotner, Bone dhe Cattaneo gjatë paradites kanë qëndruar në Prishtinë ku janë takuar me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i kanë propozuar edhe një plan të ri për atë se si duhet ecur përpara me dialogun.

    Lajcak ka thënë se të njëjtin plan do t’ia dorëzojnë edhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic prej të cilit presin gjithashtu komente.

    Presidenti serb pak para këtij takimi kishte dramatizuar duke thënë se s’ka fjetur me netë të tëra dhe se ky takim i sotëm do të jetë prej ditëve më të vështira për të dhe për Serbinë