ATV

Blog

  • Arrin në 8 mijë e 796 numri i të vrarëve në Gaza, më shumë se gjysma janë fëmijë dhe gra

    Arrin në 8 mijë e 796 numri i të vrarëve në Gaza, më shumë se gjysma janë fëmijë dhe gra

    Numri i personave që u vranë në Gaza nga sulmet izraelite ka arritur në 8 mijë e 796.

    Nga ta 3 mijë e 648 janë fëmijë, ndërsa gra 2 mijë e 290, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gaza.

    Të plagosur janë 22 mijë e 219 njerëz, ndërsa gjithashtu janë 2 mijë e 30 persona të zhdukur.

    Nga të zhdukurit 1 mijë e 120 janë fëmijë të varrosur nën rrënoja.16 spitale (nga 35) janë jashtë funksionit, dhe 51 nga 72 klinika të kujdesit shëndetësor parësor janë mbyllur.

     

  • Abdixhiku për protestën e FIT: Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga Qeveria

    Abdixhiku për protestën e FIT: Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga Qeveria

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas protestës së njësisë më elitare të Policisë së Kosovës, e njohur si FIT, para Qeverisë së Kosovës.

    Ai thotë se heronjtë e veriut, djemtë më të zot, janë të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë.

    “Trishtim. Dëshpërim. Njësia më elitare e shtetit detyrohen në protestë. Heronjtë e veriut, djemtë më të zot, të poshtëruar nga një Qeveri që nuk dëgjon për ta kur ata kanë nevojë. Kosova meriton më mirë. Kosova mundet më shumë”, shkruan Abdixhiku.

  • Nisin punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec

    Nisin punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore në Rahovec

    Në Rahovec kanë nisur sot (e mërkurë) punimet për ndërtimin e objektit të Qendrës Rinore dhe Kulturore.

    Ky objekt do të jetë multifunksional, pasi që do të ketë shkollën e muzikës, bibliotekën, salla e madhe me 400 ulwse, parkingje nëntokësore dhe amfiteatër të jashtëm .

    Kryteari i Komunws së Rahovecit, Smail Latifi tha se kjo qendër do t’i dedikohet rinisë, kulturës, artit dhe inovacionit.

    Kryetari Latifi tregon se ky projekt kap shumën mbi 2 milionë euro dhe pret të përfundojnë punimet në vitin 2025.

    “I dedikohet rinisë, kulturës, artit dhe inovacionit. Ka hapësira për parkingje nëntokësore gjithsej 34, dhe garazha, hapësira për parkingje të jashtme plus 20 , salla universale, rreth 400 salla, salla e madhe e koncerteve, korridore me mjedise të bukura të përshtatshme, skena dhe prapaskena, zhveshtore, salla për prova e të tjera. Gjithashtu do të ketë edhe shkollë të muzikës me studio për kërcim, klasa, ushtrimore individuale dhe në grupe, për balet, orë instrumentale. Do të ketë qendër për inovacion dhe teknologji me përmbajtje si laboratori, punëtori, sallë për trajnime, zyra të hapura dhe të ndara. Një bibliotekë ku përfshihen sallat për lexim grupor dhe individual, ekspozim i librave dhe sallë për kompjuterë. Një kafiteri me kuzhinë dhe terraca e jashtme. Vlera e kësaj kontrate është rreth 2 milionë e 82 mijë euro. Është paraparë që ky objekt të ketë edhe hapësira të përshtatshme për vendosjen e galerisë së arteve”, tha Latifi.

    Ai ka shtuar se projekti do të mbështetet financiarisht nga Ministria e Kulturës.

    “Ministria e Kulturës përkatësisht vet ministri Çeku ka thënë se asnjëherë në Ministrinë e Kulturës nuk ka ardhur një projekt kaq i mirë dhe kaq i kompletuar. Prandaj, edhe nuk është e rastësishme që ne kemi marrë një zotim nga ana e ministrit Çeku që të mbështetet financiarisht ky projekt. Kur të miratohet buxheti ndoshta dhe detyrohemi të ndryshojmë panon, sepse do të jemi në bashkëpunim Komuna e Rahovecit me Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Besoj që ky punim do të përmbyllet me sukses në vitin 2025”, tha ai.

    Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Afrim Dina tha se ky projekt ka hapësira të mëdha për zhvillimin e aktiviteteve kulturore.

    “Kemi hapësira jashtëzakonisht të mëdha për zhvillimin e aktiviteteve, si dhe Shkollën e Muzikës Profesionale. Krejt kjo është bërë për shkak te angazhimit të kërkesës që ka qenë për të rinjtë tanë dhe dedikon mundësitë më të mira e të mëdha për qytetarët tanë. Besoj që deri në vitin 2025 të përfundoi ky objekt”, tha Dina.

    Ndërkaq drejtori i Shkollës së Muzikës në Rahovec, Naser Vula tha se për komunën e Rahovecit është projekt më modern dhe më i përsosuri. Ai ndihet i lumtur që për stafin e shkollës të muzikës do të ketë një hapësirë të mirë për punë.

    “Kam një ndjenjë të veçantë dhe emocionale, sepse ky është një investim shumë i qëlluar për kulturë. Për komunën tonë ky është projekti më modern dhe më i përsosuri. Unë si drejtor i Shkollës së Muzikës gëzohem shumë për stafin tim që do të kemi një hapësirë për shkollë të muzikës”, theksoi Vula.

  • ​Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet në Arabinë Saudite

    ​Kupa e Botës 2034 do të zhvillohet në Arabinë Saudite

    Pritësi i Kupës së Botës në vitin 2034 do të jetë Arabia Saudite, pasi presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka konfirmuar se turneu do të kthehet në Lindjen e Mesme.

    U raportua të martën se ofertuesi tjetër që ishte Australia u larguan nga gara, pasi iu dha një afat 25-ditor nga FIFA për të shprehur interesimin e tyre.

    Kjo e la Arabinë Saudite si ofertuesin e vetëm për edicionin e Kupës së Botës 2034 dhe presidenti Gianni Infantino ka konfirmuar vendin e Lindjes së Mesme si kombin pritës të kësaj ngjarje sportive, përcjellë KosovaPress.

    “Futbolli bashkon botën si asnjë sport tjetër, një Kupë Botërore është vitrinë e përsosur për një mesazh uniteti dhe përfshirjeje. Kultura të ndryshme mund të jenë së bashku”, tha ai.

  • Memli Krasniqi: Kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë

    Memli Krasniqi: Kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka reaguar në lidhje me protesën e Njësitit Special Intervenues dhe Njësisë për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive para Qeverisë.

    Krasniqi ka thënë se këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë.

    “E vërteta e kësaj Qeverie! Këtë fotografi nuk është dashur ta shohim kurrë! Posaçërisht, pas zhvillimeve të fundit në pjesën veriore të vendit tonë. Njësiti Special Intervenues dhe Njësiti për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive, krenaria e shtetit tonë, detyrohen të protestojë para Qeverisë së vendit të vet, kundër injorimit dhe nënçmimit që po ju bëhet nga ta”, ka shkruar Krasniqi.

    Kryetari i PDK-së ka thënë se përtej fjalëve boshe për Policinë e Kosovës, fatkeqësisht, kjo fotografi është e vërteta e turpshme e kësaj Qeverie të paaftë.

  • Këto janë kërkesat njësisë elitare të Policisë

    Këto janë kërkesat njësisë elitare të Policisë

    Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT sot ka protestuar para Qeverisë së Kosovës. Ata shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë, të marrë javën e kaluar.

    Protesta e tyre ishte paqësore, derisa përmes një letre shprehin pakënaqësitë dhe kërkesat.

    “Kategorizimi si njësi të veçanta dhe përfshirja në listën e ekspertëve.
    Rrezikshmëria të caktohet në 50% të pagës bazë dhe shtesa për kushte specifike të punës”, janë dy kërkesat e tyre.

    Më poshtë letra e tyre drejtuar kryeministrit Albin Kurti:

  • Qeveria: Dokumenti i publikuar për Asociacionin s’përkon me propozimin evropiano-amerikan

    Qeveria: Dokumenti i publikuar për Asociacionin s’përkon me propozimin evropiano-amerikan

    Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmjen e së martës në disa media si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” nuk përkon me propozimin evropiano-amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara. Kështu ka deklaruar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu.

    Ai ka shkruar në Facebook se ai dokument nuk përkon absolutisht me propozimin evropiano-amerikan.

    “Dokumenti që është publikuar dhe që ka qarkulluar mbrëmë në disa portale dhe televizione si “draft-statut i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe” absolutisht nuk përkon me propozimin Evropiano-Amerikan që i është dorëzuar kryeministrit Kurti në takimin e 21 tetorit si plan për ecjen përpara”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

    Ndërkohë ai iu është drejtuar edhe mediave.

    “Falënderojmë ato medie të cilat para publikimit apo shpërndarjes së këtij lajmi kanë kontaktuar Zyrën e Kryeministrit për konfirmim dhe verifikim të raportimit, duke shmangur kështu keqinformimin e mëtejmë të publikut”, ka përfunduar ai.

  • Haradinaj kërkon të përmbushen obligimet e dialogut, insiston për anëtarësim të shpejtë në NATO

    Haradinaj kërkon të përmbushen obligimet e dialogut, insiston për anëtarësim të shpejtë në NATO

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje të zbatohen obligimet e marra në dialog, raporton Ekonomia Online. Ai ka përmendur me këtë rast themelimin e Asociacionit, mirëpo mbi parimet kushtetuese.

    Haradinaj kërkoi nga institucionet që të shfrytëzojnë këtë momentum edhe për anëtarësim të shpejtë në NATO.

    “Parimet që i keni pa janë të dakordume parimet për statut të Asociacioneve, por ende s’ka statut. Ajo që u publiku janë parimet nga të cilat fillon. Ne e kemi urgjentë me hy në NATO, e Kosova është mirë pra me kërkuar me hy në NATO”.

    “BE është proces më i ngadalshëm për tu anëtarësuar, OKB shkon më gjatë, lidershipi i NATO-së vendet që janë liderë të NATO-së janë edhe aleatë tonë, besoj që është mirë që Kosova  duke i përmbushur këto obligime ta kërkon anëtarësimin në NATO, atë anëtarësim me procedurë të shpejtë siç ka ndodh me Finlandën e Suedinë”.

    “Aleanca përkrah të ecim përpara  kryerjen e obligimeve po me anëtarësim në NATO, pra NATO është garanci jonë. Jemi dakorduar me i kryer obligimet tona ashtu siç i vlerëson edhe Gjykata Kushtetuese pra nëse drafti ka shkelje të kushtetuese. Gjykata jonë apeloj Gjykata të gjyqtarët që ta mbrojmë Kushtetutën. Këto parime ne i dimë. Këto parime ma merr mendja që janë 90 % e politikës së Kosovës. Ka mbi 2 vjet që këto parime qarkullojnë që nga vizita e parë e Escobar Lajçak që kanë deklaruar nuk të negociohet  integriteti sovraniteti dhe kushtetutshmëria këto janë parimet. Mirëpo do ishte gabim nëse Kosova implementon këto obligime pa e marrë një ftesë të qartë për NATO”.

    Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes së heroit.

  • Njësia më elitare e Policisë, proteston para Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë

    Njësia më elitare e Policisë, proteston para Qeverisë për shtesat e rrezikshmërisë

    Njësia më elitare e Policisë së Kosovës, e njohur si FIT ka protestuar para Qeverisë së Kosovës.

    Ata shprehin pakënaqësinë e tyre ndaj Qeverisë për vendimin për shtesat e rrezikshmërisë të marrë javën e kaluar.

    Pakënaqësi ka shprehur edhe Njësia për Eksplozivët dhe Deminim e Policisë.

  • ​Haradinaj kërkon që të zbatohen obligimet e marra në dialog

    ​Haradinaj kërkon që të zbatohen obligimet e marra në dialog

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar të zbatohen obligimet e marra në dialog, përfshirë edhe themelimin e Asociacionit, mirëpo gjithmonë mbi parimet kushtetuese.

    Ai kërkoi nga institucionet që të shfrytëzojnë këtë momentum edhe për anëtarësim të shpejtë në NATO.

    Këto komente Haradinaj i bëri pas homazheve te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, me rastin e ditëlindjes.