ATV

Blog

  • Dita Botërore e Diabetit, këto janë këshillat e qytetarëve për ta parandaluar këtë sëmundje

    Dita Botërore e Diabetit, këto janë këshillat e qytetarëve për ta parandaluar këtë sëmundje

    Në vitin 2007 Asambleja e Përgjithshme miratoi rezolutën 61/225 duke përcaktuar 14 Nëntorin si Ditën Botërore të Diabetit.

    Rezoluta inkurajoi gjithashtu shtetet anëtare të zhvillojnë politika kombëtare për parandalimin, trajtimin dhe kujdesin e diabetit në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm të sistemeve të tyre të kujdesit shëndetësor.

    Me rastin e kësaj dite, ekipi i ATV-së zhvilloi disa intervista me qytetarë në Prishtinë, për të mësuar se sa janë të informuara ata rreth sëmundjes së diabetit.

    Në prononcimet e tyre, pothuajse të gjithë qytetarët u shprehen se janë të informuar mjaftueshëm për sëmundjen e diabetit, ku ndër këshillat e tyre për t’u mbrojtur nga kjo sëmundje është që qytetarët të ushqehen shëndetshëm. /atvlive.tv

    Deklaratat e qytetarëve rreth sëmundjes së diabetit i gjeni në videon më poshtë:

  • Biden: Spitali më i madh në Gazë duhet të mbrohet

    Biden: Spitali më i madh në Gazë duhet të mbrohet

    Presidenti amerikan, Joe Biden, deklaroi se spitali më i madh në Gazë, Al Shifa “duhet të mbrohet”, pasi luftimet midis forcave izraelite dhe luftëtarëve të Hamasit, kanë bërë që spitali të rrethohet, duke detyruar mijëra persona që të largohen.

    “Shpresa dhe pritja ime është që të ketë veprime më pak ndërhyrëse” nga forcat izraelite, tha Biden në Zyrën Ovale.

    Qe tre ditë, spitali Al Shifa ka mbetur pa rrymë dhe ujë, përderisa luftimet me armë zjarri dhe bombardimet jashtë ndërtesës së spitalit e kanë bërë edhe më të vështirë situatën.

    “Ne nuk duam të shohim luftime në spitale”, tha këshilltari për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan.

    Mijëra persona ishin strehuar në spitalin Al Shifa, por zyrtarët shëndetësorë në Gazë një ditë më herët njoftuan se shumë palestinezë janë zhvendosur nga spitali si pasojë e luftimeve.

  • Arrestohet taksisti në Prishtinë, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua

    Arrestohet taksisti në Prishtinë, dyshohet se sulmoi seksualisht një grua

    Një taksist është dërguar në mbajtje pasi dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një pasagjere në Prishtinë të hënën në mbrëmje, ka njoftuar Policia në raportin 24-orësh.

    Në raportin e policisë theksohet se “viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në veturën Taxi, i dyshuari, ngasësi, e ka ngacmuar me fjalë të ndryshme dhe ka filluar ta prekë në pjesën e trupit”.

    I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ka njoftuar Policia.

    Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në rrugën “Bill Clinton” në kryeqytet rreth orës 19:30.

  • Digjet një veturë ne Leposaviq, raportohet se vetura është pronë e nënkryetares së komunës

    Digjet një veturë ne Leposaviq, raportohet se vetura është pronë e nënkryetares së komunës

    Është djegur një veturë në mbrëmjen e së martës në Leposaviq. Sipas mediave lokale, raportohet se bëhet fjalë për veturën e nënkryetares së Komunës së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

    Zëvendësdrejtori i Policisë në veri, Veton Elshani, ka thënë se nga zjarri është përfshirë një pjesë e veturës.

    Ai ka treguar se kjo nuk mund të lidhet me çështjen e konvertimit të targave ilegale në RKS, ndërsa ka theksuar se janë duke u zhvilluar hetimet për rastin.

    Në fillim të qershorit, një person ishte arrestuar nën dyshimin se pati kërcënuar Miletiqin, sipas njoftimit të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla.

  • Rita Ora dhe Taika Waititi me rezidencë 5 milionë dollarëshe

    Rita Ora dhe Taika Waititi me rezidencë 5 milionë dollarëshe

    Ylli i muzikës pop, Rita ora dhe bashkëshorti i saj Taika Waititi kanë blerë rezidencë trekatëshe 5 milionë dollarë në Zelandën e Re.

    Përveç pamjes së bukur, prona ka katër dhoma gjumi, një pishinë, verandë, kopshte private, garazh të madhe.

    ‘’Ata tashmë kanë filluar të dekorojnë dhe blejnë mobilje për t’iu përshtatur hapësirës. Ata mezi presin të kalojnë pak kohë atje”, tha një burim për ‘’The sun’’.

    Rita dhe Taika filluan lidhjen e tyre të dashurisë në mars të vitit 2021.

    Ata u martuan në gusht të vitit të kaluar dhe sic tha Taika, dasma ishte shumë private me shumë pak njerëz të ftuar dhe nuk ishte në Londër apo në Francë, sic u raportua në media, por në LA./ATVLIVE.TV/

  • Victoria Lamas nuk ishte në listën e të ftuarve në festën e DiCaprios

    Victoria Lamas nuk ishte në listën e të ftuarve në festën e DiCaprios

    Sipas Daily Mail, Victoria Lamas e cila ishte e dashura e Leonardo DiCaprios, iu ndalua të hynte në festën e ditëlindjes së 49-të të aktorit.

    Siç raportohet, ajo u pa duke u afruar te dera por nuk e lejuan të hyjnë pasi ajo nuk ishte në listën e të ftuarve.

    Sidoqoftë, Lamas qëndroi duke pritur një mikeshë të saj për të vazhduar diku tjetër dhe siç thuhej nga të pranishmit, ajo vërehej që u shqetësua nga ndalimi për të hyrë në festën e Leonardo DiCaprios.

    DiCaprio dhe Lamas u panë së bashku më 20 dhjetor 2022 , gjatë periudhës kur flitej se aktori ishte i lidhur njëkohësisht me modelen Gigi Hadid./atvlive.tv/

  • Nicki Minaj pendohet për operacionet plastike

    Nicki Minaj pendohet për operacionet plastike

    Rep artistja me famë botërore, Nicki Minaj ka thënë se është penduar për të gjitha operacionet plastike që i ka bërë.

    Në një intervistë në “Vogue podcast” tha se “Ju garantoj, nëse ndryshoni ndonjë gjë në trupin tuaj dhe bëni ndonjë gjë kirurgjikale me shumë gjasa do të shikoni prapa një ditë dhe do të thoni ‘Isha mirë ashtu siç isha’. Kjo është ajo që më ndodhi mua”.

    Tutje, Nicki Minaj tha se dikur nuk mund ti shihte fotografitë e vjetra sepse nuk ishte e kënaqur me pamjen e saj.

    Por, që nga lindja e djalit të saj, reperja tha se i ndryshoi mënyra e të menduarit.

    “Mendoj se shtatzënia mund të ketë luajtur një rol sepse duke parë djalin tim më kujtoi shumë veten time. Vetja ime e vërtetë. Më bëri të mendoj pse nuk më pëlqeu kjo? E çuditshme. Por, duke parë fotot e vjetra, duke qenë në gjendje të shikoja sërish fotot e vjetra, më bëri të kuptoja se këto foto të vjetra janë të bukura. Duajini format tuaja, duajeni veten ashtu sic jeni’’, tha Minaj./atvlive.tv/

  • “Dardanët” nisin përgatitjet për sfidën me Zvicrën

    “Dardanët” nisin përgatitjet për sfidën me Zvicrën

    Pas fitores ndaj Izraelit me rezultat 1-0 në “Fadil Vokrri”, sfida e radhës për Kombëtaren e Kosovës në futboll është ajo kundër Zvicrës.

    “Dardanët” do të ndeshje me kombëtaren helvetike të shtunën e 18 nëntorit në me fillim nga ora 20:45 në qytetin e Baselit, raporton KosovaPress.

    Përgatitjet për këtë ndeshje skuadra do t’i nis sot përgatitjet ku në urdhrat e përzgjedhësit Primoz Gliha do të zhvillojnë seancën e parë stërvitorë në Kampion Nacional në Hajvali me fillim nga ora 15:00.

    Ndryshe, Kosova ka 10 pikë në vendin e katërt të grupit I, ndërsa Zvicra është e dyta me 15 pikë., një më pak se Rumania që është liderë me 16 sosh.

  • Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Parashikimi i motit për sot dhe nesër

    Sot në vendin tonë parashihet të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe reshje shiu.

    Temperaturën minimale për ditën e sotme do ta mbajë Prishtina dhe Mitrovica me nga 3 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale Prizreni me 11 gradë Celsius.

    Edhe dita e nesërme do të jetë me kushte të njëjta atmosferike. Temperaturën minimale për ditën e nesërme do ta mbajnë qyteti i Gjilanit dhe Ferizajt me nga 1 gradë Celsius, ndërsa atë maksimale përsëri Prizreni me 13 gradë Celsius.

    Ndërkohë, në Shqipëri do të ketë mot i vranët. Temperaturën minimale do e ketë Korça me 4 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të jetë në Vlorë dhe Durrës me nga 19 gradë Celsius. /atvlive.tv/

    Parashikimin e plotë të motit, për rajon dhe Evropë mund ta gjeni në videon e mëposhtme:

  • Arrestohet një i mitur në Gjakovë, u kap me thikë në shkollë

    Arrestohet një i mitur në Gjakovë, u kap me thikë në shkollë

    Është arrestuar një i mitur në Gjakovë pasi u kap me thikë në shkollë.

    Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar mjetin-thikën, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

    “Rr. Normalja e Gjakovë, Gjakovë 13.11.2023 – 12:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar – i mitur pasi që të njëjtit, në objektin e shkollës, nga stafi i shkollës, i është gjetur një armë e ftohtë-thikë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë konfiskuar mjetin-thikën, ndërsa i dyshuari pas intervistimit në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.