ATV

Blog

  • “E përjetova keq famën”- Dua Lipa rrëfen për herë të parë vështirësitë që hasi në fillim të karrierës muzikore

    “E përjetova keq famën”- Dua Lipa rrëfen për herë të parë vështirësitë që hasi në fillim të karrierës muzikore

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është një ndër artistet që po korr suksese të një pas njëshme në estradën muzikore.

    28-vjeçarja publikoi albumin e saj debutues në vitin 2017, por pranoi se është lodhur shumë gjatë periudhës së promovimit kështu që u zotua të mos e linte më kurrë veten në atë situatë.

    Gjatë një interviste të zhvilluar së fundmi në “KISS FM” ajo ka treguar se është e “mërzitur gjatë gjithë kohës” kur është bërë e famshme për herë të parë.

    “Kishte kaq shumë momente, kur fillova për herë të parë isha vetëm në fotosesione të vazhdueshme, duke udhëtuar dhe duke bërë shfaqje dhe duke mos dashur të humbas asnjë mundësi veçanërisht në Amerikë kur isha duke bërë intervista natën vonë ose në mëngjes ose çfarëdo tjetër”– tha 28-vjeçarja.

    Ndër të tjera këngëtarja tregoi sakrificat që ajo duhej të kalonte për të tu bërë një “yll”.

    “Shumë kohë, më duhej të ngrihesha dhe të performoja dhe për një shfaqje amerikane, kisha 30 minuta para se të fillonim regjistrimin, thjesht të përpiqesha të kuptoja një rutinë, të kërceja, të performoja dhe ta bëja atë gjë. Nëse mundem, unë do ta kisha ndryshuar plotësisht këtë. Kur bëra albumin tim të fundit, kurrë nuk doja ta kaloja atë përsëri”-tha ajo.

  • KOSTT: 63.2 milionë euro janë shpenzuar për furnizim me rrymë në veri më 2022

    KOSTT: 63.2 milionë euro janë shpenzuar për furnizim me rrymë në veri më 2022

    63.2 milionë euro i ka kushtuar vendit furnizimi me energji elektrike të katër komunave veriore për vitin 2022.

    Kështu bëri të ditur kryesuesi i bordit të KOSTT-it, Jeton Mehmeti, në Komisioni parlamentar për buxhet, punë dhe transfere.

    Ai tha se rrymën e harxhuar nga serbët në veri te vendit janë mbuluar përmes buxhetit te shtetit, nga mjetet që iu janë dhënë nga ekzekutivi.

    Mehmeti tha se mungesa e mbulimit të konsumit për pjesën veriore vazhdon të paraqesë problem për vendin.

  • Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit

    Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit

    Trupi gjykues në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka vendosur që Rexhep Selimit t’i vazhdohet paraburgimi.

    Ky panel gjyqësor përbëhet nga kryetari i trupit gjykues – Charles L. Smith III, Christoph Barthe dhe Guénawl Mettraux – anëtarë të trupit gjykues dhe Fergal Gaynor – gjyqtar rezervë.

    Gjykata Speciale argumenton se paraburgimi i Selimit mbetet proporcional duke iu referuar gjetjeve të mëparshme të panelit.

    Trupi gjykues konstatoi se vazhdon të ekzistojë rreziku që i pandehuri Rexhep Selimi të pengojë ecurinë e procesit ose të kryejë vepra penale të tjera kundër atyre që konsiderohen se janë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku përfshihen dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi, mund të japin dëshmi në këtë çështje gjyqësore ose që pritet të paraqiten në gjykatë, thuhet në vendim.

    Sipas vendimit, marrë parasysh faktin se ekzistojnë rreziqe të vazhdueshme për pengimin e procedurës dhe kryerjen e krimeve të mëtejshme, asnjëra prej të cilave nuk mund të zbutet mjaftueshëm me zbatimin e masave të arsyeshme alternative. Paneli konstaton se paraburgimi i Selimit edhe për dy muaj të tjerë, është i nevojshëm dhe i arsyeshëm në rrethanat specifike të rastit.

  • “Qendra Ditore e Fëmijëve” mbron dhe kujdeset për fëmijët në gjendje rruge

    “Qendra Ditore e Fëmijëve” mbron dhe kujdeset për fëmijët në gjendje rruge

    Në Prishtinë, për 4 vjet radhazi funksionon “Qendra Ditore e Fëmijëve” që merret me fëmijët në gjendje rruge.

    Për disa orë në ditë fëmijët në gjendje rruge, mund të largohen nga rruga e të marrin shërbime bazike duke filluar që nga shujtatat e ushqimit dhe jo vetëm.

    Në një lidhje të drejtpërdrejt për emisionin “A LIVE”, koordinatorja e kësaj qendre Egzona Gashi ,tha se kjo qendër numëron rreth 25 fëmijë, të cilët marrin shërbime në ditë.

    “Në baza ditore në qendër kemi një numër rreth 25 fëmijë, të cilët përveç shërbimeve bazike me ushqim, me kujdes ndaj higjienës, ata përfshihen edhe në aktivitetet edukative mbështetëse. Vlen të theksohet se këtë vit kemi regjistruar 20 fëmijë të rrugëve në shkolla publike, për të lehtësuar mësimnxënien e tyre në koordinim të ngushtë me mësueset e shkollave ku ata janë regjistruar, është mësuesja ajo e cila i ndihmon ata që mësimnxënia të jetë sa me e lehtë për ta ”, deklaroi Gashi.

    Tutje ajo tha se përmes kësaj qendre synohet të ulen rreziqet dhe abuzimet që u kanosen kësaj kategorie të fëmijëve.

    “Ne shpresojmë shumë që një të ardhme të arrijmë ta reduktojmë fenomenin që fëmijët të jenë në rrugë, për shkaqe ekonomike-sociale, sepse e dimë rreziqet dhe trajtimin e fëmijëve në situatë rruge”, tha mes tjerash ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Abazoviq zbulon bisedën me Kurtin për sulmin në Banjskë, nuk foli me emra por tha se kishte diçka

    Abazoviq zbulon bisedën me Kurtin për sulmin në Banjskë, nuk foli me emra por tha se kishte diçka

    Ish-kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, beson se Serbia si shtet ka disa mangësi demokratike dhe se për faktin se që humbi mundësinë e madhe të “5 Tetorit” dhe i vuan pasojat sot.

    Duke komentuar marrëdhëniet e tij me presidentin serb Aleksandar Vuçiq, Abazoviq tha se ai ishte i mirë dhe korrekt, ndërsa konfliktin e armatosur në Banjskë e cilësoi si një ngjarje që dëmtoi besueshmërinë e Serbisë. Ai foli edhe për një takim që pati me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti i cili i kishte treguar për disa grupe kriminale që ndodhen në veri të Kosovës.

    Sipas Abazoviq, negociatat në mes të Kosovës e Serbisë ishin mjaft të sforcuara dhe shumica e tyre theksuan se faji ishte i palës tjetër.

    “Albin Kurti u kritikua nga bashkësia ndërkombëtare se nuk ishte bashkëpunues. Ai ka shprehur qëndrimet e tij gjatë gjithë kohës, ai ka qenë i qartë më mua në një mbledhje, se në veri mblidhen disa grupe kriminale, se kryhen disa veprimtari kriminale dhe se kanë probleme me njerëzit që pastrojnë para. Ai nuk foli për emra konkretë, por tha se kishte diçka dhe më pas ndodhi sulmi i 24 shtatorit”.

    “Nuk hezitoj ta them këtë, por më duhet të theksoj se ajo që ndodhi në Banjskë, i shkaktoi dëmin më të madh autoriteteve në Serbi. Unë thjesht nuk e shoh logjikën në këtë, sepse ai akt krijoi një problem të madh për Beogradin. Pikërisht atëherë e kam fjalën për pasojat politike dhe kemi pasur edhe pasoja tragjike, sepse aty janë vrarë njerëz”, tha Abazoviq.

    Ai beson se se shqiptarët dhe serbët duhet të përpiqen për pajtim.

    “Kjo është gjëja që ata nuk e kanë provuar, kanë provuar gjithçka tjetër. Kjo vlen edhe për ne të tjerët. Ky është mesazhi im për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

  • Kur do të përfundojnë rrugët nacionale nga Prishtina në Podujevë, Gjilan e Mitrovicë? Flet Hysen Durmishi

    Kur do të përfundojnë rrugët nacionale nga Prishtina në Podujevë, Gjilan e Mitrovicë? Flet Hysen Durmishi

    Zëvendësministri i këtij dikasteri, Hysen Durmishi, në një intervistë për Indeksonline-n, ka folur për tri projekte të rëndësishme infrastrukturore.

    Rrugët: Prishtinë-Podujevë, Prishtinë-Mitrovicë dhe Prishtinë-Gjilan, janë tri projekte, përfundimi i së cilave është premtuar nga Qeveria Kurti.

    Durmishi ka thënë se të tri këto rrugë janë në faza të ndryshme dhe se është i kënaqur me vijueshmërinë e punimeve.

    Për rrugën Prishtinë-Podujevë, Durmishi thotë se është projekt me të cilin qytetarët duhet të matin dhe vlerësojnë punën e Qeverisë, meqë është projekt i kësaj Qeverie dhe jo projekt i trashëguar.

    “Projekti në të cilin ka dinamikë më së shumti në zhvillimin e punimeve është ky projekt. Jemi kujdesur t’i përfundojmë të gjitha procedurat e tjera që të mos kemi zvarritje të realizimit të projekteve të tjera. Punimet po ecin me dinamikë shumë të shtuar dhe jam i bindur që gjatë vitit të ardhshëm do të përfundojë komplet ndërtimi i rrugës Prishtinë-Podujevë”, ka thënë Durmishi.

    Nga ana tjetër, Durmishi flet edhe për autostradën Prishtinë-Gjilan, e cila është në disa faza në të tetë lotët.

    Durmishi thekson probleme me rrëshqitjen e dheut në disa zona dhe riformatimin e disa kontratave.

    “Në fillimin e vitit të ardhshëm do të përfundojë autostrada Prishtinë-Gjilan deri në Breslac. Gjithashtu, kemi ndarë buxhetin që menjëherë në fillim të vitit të ndërtojë edhe pjesën tjetër, nga Bresalci deri në kufi te Dheu i Bardhë”, deklaroi zëvendësministri i MMPHI-së.

    Sa i përket ndërtimit të rrugës Prishtinë-Mitrovicë, Durmishi thotë se është shkëputur kontrata paraprake dhe vijueshmëria e këtij projekti është rregulluar nëpërmjet kredisë.

    “Ne kemi nënshkruar kontratën me kompaninë mbikëqyrëse ndërkombëtare dhe nesër është dita kur kompanitë kanë afatin e fundit t’i dorëzojnë ofertat. Shumë shpejt do të përzgjedhet fituesi dhe në momentin kur ta kemi kontratën e re, afati për kryerjen e punimeve është një vit. Besojmë që në fund të vitit të ardhshëm, të jetë e përfunduar edhe rruga Prishtinë-Mitrovicë”, shtoi Durmishi.

     

  • Hyn në Gazë kamioni i parë me dërgesa të naftës

    Hyn në Gazë kamioni i parë me dërgesa të naftës

    Kamioni i parë me naftë ka hyrë në Rripin e Gazës të mërkurën, për herë të parë prej kur Izraeli ka vënë bllokadë në këtë enklavë për shkak të luftës me Hamasin, kanë thënë dy burime egjiptiane të sigurisë.

    Hamasi, grup palestinez, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian.

    Dërgesa është mundësuar pasi Izraeli ka dhënë miratim për dërgim të 24.000 litrave naftë në Gazë, për përdorim nga kamionët e Kombeve të Bashkuara për shpërndarje të ndihmës, mirëpo jo për përdorim në spitale, sipas burimeve humanitare.

    Ndihma në sasi të kufizuara kanë hyrë nga Egjipti në Gazë prej 21 tetorit, mirëpo Izraeli ka refuzuar që të lejojë hyrjen e naftës në këtë territor, duke thënë se Hamasi ka rezerva të mjaftueshme.

    Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar ditëve të fundit se shumë shpejt do t’i ndalin operacionet e ndihmës, për shkak të mungesës së naftës.

    Punëtorë për ndihma kanë thënë se mungesa e naftës, e cila është e nevojshme për spitale dhe furnizim me ujë, ka ndikuar në përkeqësim të kushteve për 2.3 milionë banorë të Gazës.

    Dëshmitarët kanë thënë se dy kamionë tjerë janë në pritje në anën egjiptiane të pikëkalimit Rafah, dhe janë duke pritur për të hyrë në Gazë.

    Izraeli e ka nisur fushatën ushtarake për ta shkatërruar Hamasin, pasi grupi radikal ka hyrë në jug të Izraelit më 7 tetor dhe i ka vrarë mbi 1.200 njerëz, si dhe i kanë marrë mbi 240 pengje.

    Autoritetet shëndetësore në Gazë kanë thënë se mbi 11.000 palestinezë janë vrarë si pasojë e ofensivës ushtarake izraelite./REL/

  • Psikologu Telaku tregon se si ndikon mbajtja e kafshëve në shëndetin mendor

    Psikologu Telaku tregon se si ndikon mbajtja e kafshëve në shëndetin mendor

    Kafshët shtëpiake kanë ndikim të thellë në shëndetin mendor të njeriut. Për këtë, shpesh kafshët sjellin ndjenja të mira dhe mund të ndikojnë pozitivisht në jetën e një individi.

    Psikologu Naim Telaku, tregon më tepër rreth përfitimeve psikologjike të të pasurit kafshë shtëpiake. Ai thotë se stresi dhe ankthi janë sfida të zakonshme dhe shumë njerëz kanë deklaruar se aktivitetet e përbashkëta me kafshën shtëpiake mund të ulë nivelet e kortizolit, hormoni I stresit, duke ndihmuar në ndjesinë e qetësisë emocionale.

    Sipas Telakut, sjellja e njeriut ndaj kafshëve mund te jete reflektim I gjendjes emocionale.

    Tutje ai thotë se mbajtja e kafshëve mund të ndikojë në zhvillimin e cilësive si kujdesi, ndërgjegjësimi dhe aftësia për të kujdesur për dikë tjetër, duke sjellë një ndikim pozitiv në shëndetin mendor të personit dhe shpesh redukton stresin dhe ankthin./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Bali Muharremaj me veprime të pazakonta: “Ulna dhe ha me punëtorët, për t’ju tregu se jam si ata”

    Bali Muharremaj me veprime të pazakonta: “Ulna dhe ha me punëtorët, për t’ju tregu se jam si ata”

    Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” në një intervistë më ndryshe, ku rrëfeu shumë gjëra sa i përket punës së tij si kryetar i kësaj komune.

    Gjithashtu, ai përmendi edhe anën e tij humane që e ka ndaj punëtorëve, derisa theksoi se e konsideron vetën njësoj me ta.

    “…Unë e di ndjenjën e të qenit punëtor, shumë rrallë dal për të ngrënë dreka, por kur takoj punëtorët ulem dhe ha ushqim me ta, përmes kësaj dua t’ju tregoj që edhe unë kam qenë si ata dhe vazhdoj të punoj dhe të jem i tillë…”, deklaroi Muharremaj.

    Mes tjerash, ai tha se gjatë punimeve së bashku me punëtorët e tij, ndonjëherë edhe vishet njësoj, madje edhe ju ndihmon atyre dhe këtë veprim ai e konsideron kulturë.

    Vlen të ceket se veprimtaritë humanitare të Kryetarit të Suharekës janë të shumta. Ai bashkë me Shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, për 4 vite kanë ndërtuar mbi 150 shtëpi për familjet skamnore.

    Gjithashtu, Muharremaj përmendi përsëri se do ta ndërtoj stadiumin e premtuar me 17 mijë ulëse, edhe nëse nuk e ka përkrahjen e Qeverisë.

    Për të ndjekur intervistën e plotë, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Klubi i parë i futbollit u themelua në vitin 1855

    Klubi i parë i futbollit u themelua në vitin 1855

    Futbolli, sporti më i popullarizuar në botë, numëron rreth 3903 klube profesioniste nga të gjitha kontinentet.

    Në vitin 1855, anëtarët e një klub kriketi ‘Sheffield’, Nathaniel Creswick dhe William Prest ishin të parët që themeluan klubin e parë të futbollit të quajtur “Sheffield”.

    Takimi inaugurues i klubit u zhvillua më 24 tetor 1857 në Parkfield House në Sheffield. Selia origjinale ishte një serrë në East Bank Road, e cila iu dha atyre nga Thomas Asline Ward, babai i presidentit të parë të klubit Frederick Ward, dhe fusha ngjitur u përdor si terreni i tyre i parë i lojës. Fillimisht, lojërat e Sheffield FC luheshin midis vetë anëtarëve të klubit dhe morën formatin “Të martuarit ndaj beqarëv”.

    Creswick dhe Perst ishin përgjegjës për hartimin e rregullave të lojës së klubit, të cilat u vendosën në mbledhjen e përgjithshme të klubit më 21 tetor 1858 dhe u botuan vitin e ardhshëm. Ato u referuan si Rregullat e Sheffield-it dhe ishin grupi i parë i detajuar i rregullave të futbollit që u publikuan nga një klub futbolli (në krahasim me një shkollë ose universitet).

    Në atë kohë, para formimit të Shoqatës së Futbollit, shumë lloje të ndryshme futbolli ishin të njohura në Angli. Për shembull, secila nga shkollat e ndryshme publike luante futboll sipas rregullave të veta individuale dhe këto ndryshonin shumë. Rregullat e Sheffield u miratuan më vonë nga Shoqata e Futbollit Sheffield kur u formua në 1867

    Fqinji i afërt i Sheffield, Hallam FC u formua në 1860 dhe në të njëjtin vit të dy klubet u takuan për herë të parë me njëri-tjetrin në një Derbi Lokal, në të cilën derbi të këtij lloji, janë sot ndër derbit më të zjarrët në botën e futbollit, si Lazio-Roma, Arsenal-Chelsea, ku edhe në Kosovë egziston një derbi i tillë, ai mes Dritës dhe Gjilanit.

    Megjithatë ‘Hallam FC’ u bënë anëtarë të Shoqatës së Futbollit më 30 nëntor 1863, por vazhduan të përdorin rregullat e tyre. Më 2 janar 1865, klubi luajti ndeshjen e tij të parë jashtë Sheffield-it kundër Nottingham-it duke luajtur sipas Rregullave të Nottingham.

    Në këtë kohë, klubi kishte vendosur të luante vetëm me ekipe jashtë Sheffield, në mënyrë që të kërkonte një sfidë më të madhe. Më 31 mars 1866, Sheffield luajti një ekip ‘Londër’ sipas rregullave të Shoqatës së Futbollit, në Battersea Park. Ndeshja, e luajtur si njëmbëdhjetë mënjanë, u fitua nga Londra me 2 gola dhe katër prekje deri në zero. Sidoqoftë, çështja e Rregullave që po diskutoheshin në të gjithë vendin u zgjidh me përshtatjen nga Sheffield FC të rregullave të FA në 1878.

    Edhe pas 145 viteve rregullat e futbollit vazhdojnë të ndryshojnë gjatë viteve, e kur jemi te klubi i parë në histori të futbollit, Sheffield FC zhvillon ndeshje vetëm në kuadër të kupës FA, si dhe ndeshje miqësore me skuadra të ndryshme, në Angli dhe jo vetëm./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: