ATV

Blog

  • Bajrami thotë se s’ka shanse të bëhen të gjitha rritjet buxhetore me 78 milionë euro më shumë

    Bajrami thotë se s’ka shanse të bëhen të gjitha rritjet buxhetore me 78 milionë euro më shumë

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka prezantuar në Kuvendin e Kosovës disa të dhëna që sipas saj, janë marr nga statistikat e ASK-së, në lidhje me rritjen ekonomike dhe rritjen e inflacionit gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

    Sipas saj, qeveria aktuale e ka marr mandarin me 16 për qind rritje ekonomike, ndërsa sot sipas saj, rritja ekonomike është dy për qind.

    Ajo tha se buxheti është rritur në disa sektorë, por është ulur në disa organizata buxhetore, duke shtuar se s’ka shanse të bëhen të gjitha rritjet buxhetore me 78 milionë euro më shumë.

    “Nga ASK kjo është pamja e rritjes ekonomike të Kosovës për mandarin e qeverisë së Kosovës. Me 16 për qind e kanë marr dhe sot është në dy për qind. Dhe kjo e paraqet normën e inflacionit. Sigurisht kryeministri është shumë i zënë se dialogu ju është bëtë prioritet numër një, këto po ja dorëzoj”.

    “Ju thatë se keni rritur buxhetin, por i nderuar as një herë nuk e përmend se ku e keni ulur buxhetin. Buxheti, planifikim për vitin 2024 është ngrit me vetëm 2.3 për qind ose 78 milionë euro, andaj nuk ka shanca që të bëhen të gjitha këto rritje në përqindje prej 20-30 për qind e 50 për qind me 78 milionë euro, ka organizata buxhetore të cilave ju është ulur buxheti”.

  • Trendafilova do të takohet me përfaqësuesit e shoqërisë civile në fund të nëntorit

    Trendafilova do të takohet me përfaqësuesit e shoqërisë civile në fund të nëntorit

    Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Gjykatëse Ekaterina Trendafilova, do të mbajë një takim me përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim.

    Në këtë takim ajo do të flasë për zhvillimet aktuale në DHSK si dhe do t’u përgjigjet pyetjeve. Gazetarët janë të ftuar të marrin pjesë në aktivitet.

    Ky takim ndërveprues organizohet në kuadër të Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim të DHSK-së.

    Takimi do të mbahet me 29 nëntor.

  • Kurti i bindur se nuk do të zmbrapset vendi pas 1 janarit: Kurrë më shumë s’kemi blerë armë

    Kurti i bindur se nuk do të zmbrapset vendi pas 1 janarit: Kurrë më shumë s’kemi blerë armë

    Kreu i Qeverisë, Albin Kurti, duke iu përgjigjur kritikave të partive opozitare tha se në qeverisjen e tij janë dyfishuar eksportet edhe investimet e huaja, raporton Ekonomia Online. Sipas tij, Qeveria shquhet për investime në katër fusha, në mbrojtje e siguri, shëndetësi, arsim dhe bujqësi.

    Kurti tha se ka emigrim, por s’ka zbrazje të Kosovës dhe se pas 1 janarit gjendja s’mund të ndryshojë sepse ata që hynë në shtetet e BE-së duhet të kthehen. Kurti tha se liberalizimi i vizave i ndihmon komunitetit të biznesit dhe studentëve.

    “Në qeverisjen tonë janë dyfishuar edhe eksportet edhe investimet e huaja. Ekonomisë ja kemi shtuar mbi 1 miliard euro çdo vit. Është shumë vështirw të gjeni në histori e në botë ku shembuj të tjerë ku produkti bruto vendor rritet për gati 50 për qind për vetëm 4 vjet. Pagat janë rritur, qeveria jonë është shquar për investime posaçërisht në katër fusha, mbrojtje dhe siguri, shëndetësi, arsim dhe bujqësi”.

    “Kurrë ma vështir se sot në këtë shekull nuk ka qenë blera e armatimi, jo sepse nuk ka por radha është e gjatë, kurrë më shumë nuk është blerë. Sot është përvjetori kur LDK e ka dërguar ligjin për çmimet tava në Gjykatën Kushtetuese. Nga i cili do ta luftonim varfërinë dhe do ta ndihmonin mirëqenien e qytetarëve”, tha ai.

    “Unë s’mendoj që po zbrazet Kosova, ka emigrim, por nuk ka zbrazje të Kosovës dhe nuk do të ketë as pas 1 janarit. E dini që ata që do të shkojnë tani pa nevojë për vizë në zonën Schengen duhet të kthehen. Ata nuk shkojnë sikur në të 90-tat për azil politik e ekonomik”.

    Kurti, në fjalën e tij në Kuvend shtoi se për katër vite, bruto produkti është rritur pothuajse 50 %. Ai ka thënë se në vitin 2020, bruto produkti vendor ka qenë 6.77 miliardë, ndërkohë që në vitin 2024 pritet të jetë mbi 10 miliardë.

    Sipas tij, është vështirë të gjendet shembull në botë dhe në histori, ku një vendi për 4 vite rritë BPV-në në rreth 50 %.

    “Ekonomisë gjatë kësaj qeverisje ia kemi shtuar mbi 1 miliard për çdo vit. Në vitin 2020 BPV ka qene 6.77 miliardë. Në vitin e ardhshëm është mbi 10 miliardë. A e dini çfarë do të thotë që BPV të rritet për gati 50% për vetëm katër vjet. Është shumë vështirë të gjeni në histori e në botë shembuj të tjerë ku BPV rritet për gati 50 % për vetëm 4 vjet”.

    60 mijë vende të reja pune janë hapur për tri vjetët e para të mandatit të Qeverisë Kurti 2, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti, në seancën rreth projektbuxhetit të vitit 2024. Kreu i ekzekutivit ka thënë se për vitin e ardhëm do të punësohen edhe 500 policë e 600 ushtarë.

    “16 për qind është rritja e punësimit për tri vjet. Kemi rritje të punësimit. Ne zotimet i kemi pasur për punësim dhe drejtësi. Tek drejtësia kemi pengesa ndonëse sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit është vërtetuar nga organizata ndërkombëtare prestigjioze”.

    Tutje, kreu i qeverisë foli edhe për blerjen e armatimit nga ana e Kosovës, ku tha se sot, kurrë më vështirë në këtë shekull s’ka qenë blerja me armatim, raporton EO.

    “Tash kurrë më vështirë se sot në këtë shekull nuk ka qenë blerja e armatimit. Jo pse s’ka, por pse radha është shumë e gjatë. Dhe kurrë më shumë armatim, municion dhe pajisje nuk janë blerë se tani. Kurrë s’ka qenë më vështirë me gjet, kurrë s’ka qenë më i shtrenjtë dhe kurrë më shumë s’është blerë”, tha Kurti.

  • QKUK-ja hap konkurs për 30 infermierë dhe 15 laborantë

    QKUK-ja hap konkurs për 30 infermierë dhe 15 laborantë

    Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka hapur konkurs për 45 pozita të lira pune.

    Në këtë konkurs janë shpallur 20 pozita të lira pune për infermierë me diplomë bachelor, 10 pozita për infermierë me shkollë të mesme, 10 laborantë mjekësor bachelor dhe pesë laborantë mjekësor me shkollë të mesme.

    Data e aplikimit në këtë konkurs do të hapet më 28.11.2023 dhe do të pëfundojë më 12.12.2023.

    Konkursin e plotë e gjeni duke klikuar KËTU.

  • Pas Policisë edhe zjarrfikësit ankohen për mungesë të përkrahjes nga Qeveria

    Pas Policisë edhe zjarrfikësit ankohen për mungesë të përkrahjes nga Qeveria

    Zjarrfikësit e Kosovës kanë reaguar pas vendimit të sotshëm të Policisë së Kosovës për miratimin e shtesave për rrezikshmëri në punë.

    Përmes një reagimi të gjatë për media ata thanë se janë në gjendje të rendë dhe se nuk janë duke u përkrahur nga Qeveria.

    Në këtë reagim ata kanë bërë publike edhe njëherë kërkesat e tyre, e një prej tyre është edhe pagesa e shtesave të rrezikshmërisë.

    Reagimi i plotë:

    Të ballafaquar me një situatë shumë të rënd sa i përket, organizimit, finacimit dhe menaxhimit te shërbimit të Zjarrfikikjes dhe Shpëtimit ne vendë, kemi vendosë qe edhe një here të ;ju dërgojmë një letër publike për të shprehur pakënaqësitë dhe shqetësimet tona lidhur mos gatishmërinë e institucioneve vendimmarrëse qe kjo gjendje te përmirësohet dhe te sigurohen kushte normale për punë. Sot ne mbledhjen e Qeveris, me vendim u siguruan mjetet per rrezikshmëri ne pune per policinë e Kosovës, ky vendim selektiv vetëm për një kategori te institucionit per siguri, duke i përjashtuar zjarrfikësit, institucionin me specifike te veçanta, nder profesionet me rrezikshmëri te lartë për shëndetin dhe jetën, ka irituar dhe ka shqetësuar pa masë zjarrfikësit e Kosovës, ky vendim është i pa pranueshëm edhe një here dëshmon se zjarrfikësit nuk kanë përkujdesje institucionale, pa mbështetje, te diskriminuar me vite, te denigruar, dhe te përbuzur me dekada.

    Zjarrfikësit e Kosovës ende nuk janë Kompensua per ndërrime te natës, festat shtetërore dhe fetare, orët jashtë orarit ( per vitin 2022) mandej mos kompensimi i obligimeve per shtesa edhe te vitit 2023 dhe mos pagesa edhe e orëve jashtë orarit te ftuar ne mobilizim ne Veri, kjo gjendje dhe ky diskriminim ka arritur kulmin dhe zjarrfikësit e Kosovës kerkojn drejtësi dhe kërkesat te plotësohen urgjentisht. Ju kemi drejtua Institucioneve te Shtetit, Ekzekutivit dhe legjislativit, kemi kërkuar qe kjo gjendje e krijuar urgjentisht te rregullohet, mirëpo asnjë përgjigje lidhur me kërkesat e drejtuara nga Sindikata nuk ajn mare parasysh, kjo heshtje e institucioneve është e pa pranueshme dhe e pa justifikueshme, si mund te heshtet dhe te jen indiferent karshi gjendjes se krijuar ne shërbimin e zjarrfikësve te Kosovës

    Prandaj edhe Apelojm dhe kërkojmë, nga institucionet qeveritare, nivelit Qendror dhe Lokal, ministrive përkatëse, Deputetëve qe urgjentisht te veprohet dhe të angazhohen qe te rregullohet pozita e pa zgjedhur e Zjarrfikësve, që të mbrojnë interesat e shërbimit të zjarrfikësve, të shqyrtohet gjendja e rend qe ka kapluar shërbimin e zjarrfikësve, urgjentisht të sigurohen mjete buxhetore dhe të na krijoni mundësi, te krijoni kushte normale dhe ti kryeni obligimet që keni ndaj Zjarrfikësve të Kosovës, angazhohuni që shërbimi i të jetë funksional dhe të jete i gatshëm që të kryej misionin në mënyrë te dinjitetshme.

    Për kërkesat tona të drejta të bazuara në ligje presim qe 2 (dy) dekada, durimi i zjarrfikësve është humbur, kjo gjendje e krijuar është e pa përballueshme dhe e pa pranueshme. Prandaj Apelojmë qe urgjentisht te analizohet gjendja e krijuar ne ketë shërbim; te sigurohet buxhet per vitin 2024, derisa te definohen kompetencat ne mes te MPB /AME, dhe Komuna kërkesat tjera janëKërkesat e Sindikatës së Zjarrfikësve janë:

     Te filloj te kompensohet rrezikshmëria ne punë;

     Sigurimet shëndetësore;

     Te ngritët stafi me zjarrfikës te rinj, numri i tanishëm jashtë çdo kriteri;

     Kontrollet sistematike te zjarrfikësve;

     Te kompensohen obligimet per orët jashtë orarit, festat shtetërore dhe ndërrimet e natës, per vitin 2022, siç jemi dakorduar ne takim mbajtur me dt.

    19.11.2021 me zv. Kryeministrin Z. Besnik Bislimi, Ministrin Z. Hekuran Murati dhe Ministrin, Z. Xhelal Sveçla,

     Të kompensohen ndërrimet e natës, festat Shtetërore dhe orët jashtë orarit, per vitin 2023 .

     Të definohen kompetencat menaxhuese ne mes AME/MPB-Komuna

     Të përmirësohen kushtet e punës, të sigurohen pajisje dhe mjete për punë;

     Të sigurohet shujta

    Kërkojmë urgjentisht qe te analizohet gjendja e rënd qe ka kapluar shërbimin e zjarrfikjes dhe shpëtimit ne Kosovë, për ndryshe zjarrfikësit e kanë humbur Durimin dhe unanimisht kërkojnë qe per shkak te mos realizimit te kërkesave dhe pritjeve me vite, mos përfilljes dhe anashkalimit qe i’u bëhen zjarrfikësve te organizojnë Protestë.

  • Tahiri: Buxheti i 2024-ës është veç elektoral, vitin tjetër kemi zgjedhje

    Tahiri: Buxheti i 2024-ës është veç elektoral, vitin tjetër kemi zgjedhje

    Shefi i Grupi Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri, tha se bartja e buxhetit e buxhetit vit pas viti, e sidomos bartja e tij në vitin 2024 është duke ndodhur pasi do të ketë zgjedhje, raporton Ekonomia Online.

    Sipas tij, Qeveria mjetet e bartura do t’i shfrytëzojë në fund të mandatit të saj.

    “Sot pa dyshim ka qenë ekspozeja me e dobët e Kurti në tri vitet në Kuvend. Nëse mundemi me ma thanë ju deputet dhe qytetar të Kosovës për një premtim, një zorim, rreth temave që ballafaqohet Kosova kam dëshirë me e dëgjuar”.

    “Në kërkuam që të na jepet një sqarim se çka ndodhi nga pagat. A mundesh me na tregu pse është bart ky që buxheti dhe pse është mbetur që krejt buxhet me shkuar në vitin 2024, ne e dimë këtë është buxhet elektoral për shkak se sot një vjet me kalendarin e rregullt jemi në zgjedhje. Dhe ju doni që këto mjete që i keni bartë vit pas viti me i shfrytëzuar në fund të qeverisjes suaj”, tha ai.

  • Gratë për kundër potencialit po hasin në vështirësi për të bërë biznes, KIESA me projekte për përkrahje

    Gratë për kundër potencialit po hasin në vështirësi për të bërë biznes, KIESA me projekte për përkrahje

    Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Kosovës (KFOS), ka mbajtur diskutimin me temën “Vajzat e reja ndërmarrëse në skenën e ‘sturt-upeve’ të Kosovës”, me ç’rast u prezantua dokumenti që tregon për pengesat dhe sfidat me të cilat përballen gratë për t’u angazhuar në këtë sektor, raporton Ekonomia Online.

    Aty u tha se gratë kanë më shumë gjasa të jenë të prirura drejt sipërmarrjes sociale, megjithatë sektori i teknologjisë është konsideruar historikisht të jetë më i drejtuar nga burrat dhe më pak i aksesueshëm për gratë dhe sipërmarrja konsiderohet më gjerësisht si më sfiduese për të rinjtë për shkak të mungesës së burimeve.

    Prandaj, ky punim eksploron sfidat unike me të cilat përballen të rejat për të krijuar bizneset e tyre në një hapësirë të dominuar nga burrat, ndërkohë që ndjekin “vlerat sociale”.

    Profesori grek, Ioannis Armakolas, tha se nëse u jepet hapësira e nevojshme studentëve ata do të mund të kontribuojnë në shumë procese që Kosova mos të mbetet mbrapa.

    “Shtetet dhe qeveritë kanë qenë të frustruara për shkak të proceseve që ka kaluar Kosova. Ne kemi filluar të vendosim fokus digjitalizimin dhe agjendën e gjelbër dhe po ashtu na bën mirë që e kemi bërë që të sjellim katër gjenerata të reja. Ky ndryshim ka qenë i pritur dhe projekti i bursave kanë kontribuar për të menduar për të ardhmen. Ne kemi parë se në Kosovë dhe në kryeqytetet evropiane thuhet se Evropa ka ndryshuar dhe Ballkani ka mbetur prapa dhe unë mendoj se studentët e rinj kanë kontribuar në agjendën e gjelbër dhe nëse atyre u jepet shanse ata do të kontribuojnë dhe do te mundohen t’i zgjidhin problemet politike dhe të mos mbetet prapa siç mendohet”, u shpreh ai.

    Dokumenti i politikave u prezantua nga autorja Geena Whiteman, hulumtuese PhD në Universitetin e Cardiff. Sipas saj, gratë përbëjnë 50 për qind të popullsisë në Kosovë, kurse përqindja mesatare e ndërmarrësisë së grave ka qenë 31 për qind nga afër 4 mijë ndërmarrje të reja të regjistruara në Kosovës.

    “Bizneset në pronësi të grave në Kosovë ende konsiderohen të jenë në fillimet e tyre megjithatë, ky numër është në rritje të vazhdueshme vitet e fundit. Afërsisht 17 për qind e subjekteve juridike aktive të regjistruara në Kosovës në vitin 2021 kishin pronare grua dhe këto ishin kryesisht në sektorin e shitjes me shumicë, shitjes me pakicë dhe shërbimeve personale. Gratë përbëjnë 50 për qind të popullsisë në Kosovë, megjithatë gjatë pesë vjetëve të fundit, përqindja mesatare e ndërmarrësisë së grave ka qenë 31 për qind nga afër 4 mijë ndërmarrje të reja të regjistruara në Kosovës”, tha ajo.

    Zef Dedaj, U.d. i drejtorit të Përgjithshëm të KIESA-s, tha se fokusi i tyre i përkrahjes është i zgjeruar, por që gratë sipërmarrëse kanë më shumë fokus. Tha se statistikat flasin se kanë investuar mirë sa i përket investimeve në bizneset që udhëhiqen nga gratë.

    “KIESA mbulon një fushë-veprimtari të gjerë dhe i mbështes bizneset e vogla dhe të mesme. Së fundmi janë përkrahur 36 kompani të prodhimit dhe disa prej tyre janë të udhëhequra nga gratë. Shumë kompani që udhëhiqen nga gratë përkrahen nga KIESA. Dhjetë kompani që udhëhiqen nga gratë kanë përfituar për përkrahje me makineri. KIESA ka qenë përkrahëse e kompanive në panaire ndërkombëtare dhe kjo ka qenë edhe në raportin e progresit për përkrahjen e ndërmarrësve. Zakonisht nuk marrë pjesë në panaire por së fundmi isha në Kanada dhe kam qenë me dhjetë kompani të TIK dhe gjysma e tyre kanë qenë nga gratë si udhëheqëse. Ne vazhdojmë ti përkrahim dhe kompanitë që udhëhiqen nga gratë apo ato kompani që duan të zgjerohen me punësim të grave marrin më shumë pikë nga KIESA”, tha ai.

    Diora Binxhiu nga “Polar Bear Agency”, tha se në profesionin e saj ka punuar si 18 vjeçare.

    “Unë kam filluar të punojë në këtë industri të marketingut kur i kam pasur 18 vjeç dhe kam parë se ekzistojnë një zbrazëti dhe gjëja e parë që kam dashur ta bëjë është që marr përvojën dhe ëndërr e kam pasur që të hap një kompani time. Kam pasur mundësi të shkojë në konferenca të ndryshme dhe pjesëmarrësit kanë qenë meshkujt dhe kam dashur të ketë në shumë diversitet. Kam dashur të më njohin si Diora që udhëheq një kompani të suksesshme dhe jo si një grua”, u shpreh ajo.

    Primesa Arapi nga “Spectra LLC”, tha se profesioni i saj si arkitekte konsiderohet vetëm për meshkujt por që në realitet nuk është ashtu, raporton EO.

    “Sa i përket gjinisë varion përmes çdo kush mendon se ju jeni femra dhe nuk iu dëgjon askush në punë por që nuk është ashtu. Mendoj që nuk është e vështirë që ta vërtetoni se fuqia është më e fortë se sa mendja. Për të qenë grua si në profesionin tim më shumë ka të bëjë me empati”.

    “Nivelizimi i biznesit është më i vështirë se sa krijimi dhe zakonisht nuk mund të gjeni punëtorë adekuat por duhet ti trajnoni. Roli i gjinisë ndoshta nuk e kanë marrë edukimin e duhur për shkak të gjinisë dhe pikërisht Arkitektura shihet më shumë për burra se sa për gra dhe në kompaninë time janë vetëm gra”.

  • Haradinaj kërkon dyfishim të pagave për ushtarët e policët – Kurtit i bën thirrje ta parandalojë ikjen e të rinjve

    Haradinaj kërkon dyfishim të pagave për ushtarët e policët – Kurtit i bën thirrje ta parandalojë ikjen e të rinjve

    Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, ka kërkuar nga ana e Qeverisë dyfishimin e pagave për policët, ushtarët, drejtësinë etj, raporton EO.

    Haradinaj, i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që në buxhetin për vitin e ardhshëm të përfshihet edhe një pako.

    Sipas Haradinajt kjo është e nevojshme që të bëhet, për të mos i lejuar rininë që të ikin pas 1 janarit 2024 kur edhe do të liberalizohen vizat.

    “Jo vetëm shtesat e rrezikshmërisë. Mos harroni, paret nuk i shpenzoni kur ato i investoni, por kur ministri ti bart në vitin tjetër. Dyfishimin i pagave për ushtarët, për policët, për AKI-në, për Doganat, për gjyqësorin, për zjarrfikësit, emergjencat, do të ishte një fitore nga ana e juaj”.

    “Jo vetëm shtesat e rrezikshmërisë. Mos harroni, paret nuk i shpenzoni kur ato i investoni, por kur ministri ti bart në vitin tjetër. Dyfishimin i pagave për ushtarët, për policët, për AKI-në, për Doganat, për gjyqësorin, për zjarrfikësit, emergjencat, do të ishte një fitore nga ana e juaj”.

    “Nëse vërtet të është bartë buxheti nga viti në vit, shtine një pako për të rinjtë e Kosovës të mos e lëshojnë Kosovën më 1 janar, gjeje një mënyrë vepro”.

  • Hoti: Qeveria shpenzoi 8.1 miliardë euro, nuk është vërejtur asnjë efekt

    Hoti: Qeveria shpenzoi 8.1 miliardë euro, nuk është vërejtur asnjë efekt

    Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se buxheti i viti 2024 do të duhet që të analizohet në bazë të premtimeve të dhëna nga Qeveria Kurti, raporton EO.

    Sipas tij, ndonëse janë shpenzuar 8.1 miliardë euro nuk është vërejtur asnjë efekt.

    “Gjatë këtij mandati qeverisës 2021-2014 në total kjo mazhorancë ka menaxhuar, me buxhetin 2024, 11.4 miliardë euro. Deri më tani me mbarimin e këtij viti shpenzohen 8.1 miliardë euro dhe me duhet të them që efekte konkrete janë të pavërejtshme”.

    “Ka ndërrua proceduar e buxhetit është përkeqësuar proceduar e buxhetit. Rritja masive e subvencioneve. Ky buxhet ka shpërputhje me vete zotimet e Qeverisë, ka shpërputhje me prioritet ekonomike dhe ka shpërputhje me nevojat emergjent që kanë qytetarët”, tha ai.

  • Mjeku: Niveli i manganit ka rënë dukshëm në liqenin e Badocit, shpresojmë se nga java e ardhshme do të mund ta përdorim ujin për pije

    Mjeku: Niveli i manganit ka rënë dukshëm në liqenin e Badocit, shpresojmë se nga java e ardhshme do të mund ta përdorim ujin për pije

    Drejtoresha e KRU “Prishtina”, Arjeta Mjeku, në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin A LIVE, tha se vlerat e manganit në liqenin e Badocit janë duke rënë dukshëm dhe shpreson se që nga java e ardhshme, uji do të jetë i gatshëm për pije dhe gatim.

    “Cilësia e ujit ka filluar të përmirësohet, jo ndoshta 100 për qind, mirëpo këto vlera variojnë, sepse ndoshta ndonjëherë në mbrëmje, nëse marrin mostra, del që niveli i manganit ka rënë dukshëm, mirëpo në mëngjes prapë rritet, kështu që ne po presim pasi që ka rënie të vlerave të nivelit të manganit në liqen, po presim dhe po shpresojmë që nga java e ardhshme qytetarët që furnizohen nga sistemi i furnizimit me ujë nga impianti i trajtimit të ujit në Badoc, do të mund të pinë ujë për pije dhe ta të përgatisin ushqim”, tha Mjeku.

    Ajo shtoi për këtë janë në kontakte vë vazhdueshme me IKSHPK-në, ndërsa deri në njoftimin e radhës, do të vazhdojnë të shpërndajnë ujë të pijshëm përmes autobotëve për qytetarët që janë me kushte të rënda ekonomike.

    Mjeku, gjithashtu njoftoi se së bashku me IKSHPK-në janë duke monitoruar cilësinë e ujit në liqenin e Badocit, ku edhe po bëjnë shpëlarjen e rezervuarëve që i kanë të vendosura në zonat urbane dhe rurale.

    “Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, bashkë me Institutin e Shëndetit Publik të Kosovës, në vazhdimësi janë duke monitoruar cilësinë e ujit pijshëm, jo vetëm në ujin e trajtuar, por edhe në ujin e patrajtuar, pra direkt në Liqenin e Badocit dhe njëkohësisht po merr mostra edhe në linjat magjistrale dhe sekondare. Në mënyrë që cilësia e ujit të përmirësohet, ne kemi rekomandim nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës që të merremi me shpëlarjen apo dezinfektimin e rezervuarëve që i kemi të vendosur në zonat urbane dhe rurale, po ashtu edhe me shpëlarjen e tubacioneve apo linjave magjistrale dhe sekondare”, tha Mjeku. /atvlive.tv

    Më shumë detaje i gjeni në videon më poshtë: