ATV

Blog

  • 13 pengjet izraelite të liruar janë në gjendje të mirë shëndetësore

    13 pengjet izraelite të liruar janë në gjendje të mirë shëndetësore

    Trembëdhjetë pengjet izraelite të liruar të premten janë në gjendje të mirë dhe të qëndrueshme pas lirimit të tyre, thanë mjekët të shtunën.

    Qendra Mjekësore e Fëmijëve ‘Schneider’ në Petah Tikva, në lindje të Tel Avivit, tha në një deklaratë se “gjendja e katër fëmijëve dhe katër grave që u kthyen në Izrael mbrëmë është e mirë”.

    “Ata janë së bashku me anëtarët e familjes së tyre në kompleksin e dedikuar dhe të veçantë, të rrethuar nga ekipe mjekësore dhe psiko-sociale”, thuhet në deklaratë.

    Ndërkohë, Qendra Mjekësore ‘Wolfson’ në Holon, në jug të Tel Avivit, tha se “gjendja e pesë të kthyerve që u pranuan dje në spitalin ‘Wolfson’ është e qëndrueshme”.

    “Secili po trajtohet sipas ekzaminimit mjekësor të kryer dje nga ekipi mjekësor dhe janë pranë familjarëve të tyre.

    “Ne presim dhe shpresojmë për kthimin e të gjithë të rrëmbyerve”, thuhet në deklaratë./CNN/

     

  • Eurodeputeti austriak kujton 20 mijë gratë e dhunuara në Kosovë, në ditën globale kundër dhunës në bazë gjinore

    Eurodeputeti austriak kujton 20 mijë gratë e dhunuara në Kosovë, në ditën globale kundër dhunës në bazë gjinore

    Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës në bazë gjinore, ka kujtuar 20 mijë gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë.

    “Bashkë me përfaqësueset gra të Partisë Popullore Evropiane dhe në linjë me organizatën #HeForShe, dua ta #OrangeTheWorld. Dhunimet masive të grave izraelite duhet të kenë vëmendje. Kurrë mos i harroni 20 mijë gratë e dhunuara të Kosovës. Të gjithë ne kemi përgjegjësi”, shkroi Mandl.

    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare kundër dhunës në bazë gjinore, që avokon kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave

  • Kryediplomatja për takimet në Kosovë: Kërkova de-përshkallëzim e ripërtrirje të angazhimit në Dialog

    Kryediplomatja për takimet në Kosovë: Kërkova de-përshkallëzim e ripërtrirje të angazhimit në Dialog

    Shefja e diplomacisë belge, Hadja Lahbib, ka shkruar në profilin e saj në platformën “X” për takimet që ka pasur në Kosovë me kryediplomaten Donika Gërvalla, presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

    Lahbib ka thënë se sikurse në Serbi, edhe përgjatë takimeve në Kosovë ka avokuar për de-përshkaëllëzim dhe për ripërtrirjen e angazhimit për procesin e dialogut në mes të dy shteteve e që drejtohet nga Bashkimi Evropian.

    “Ngjashëm me përpjekjet e mia në Serbi, unë avokova për de-përshkallëzimin dhe një angazhim të ripërtërirë ndaj Dialogut Beograd-Prishtinë të udhëhequr nga BE-ja”, ka shkruar ajo.

  • Dita kundër dhunës me bazë gjinore, ambasadorët i bashkohen fushatës

    Dita kundër dhunës me bazë gjinore, ambasadorët i bashkohen fushatës

    25 nëntori është dita kundër dhunës me bazë gjinore e cila shënohet me fushatën “OrangeTheWorld”.

    Kësaj fushate i janë bashkuar ambasadorë të vendeve të ndryshme në Kosovë, raporton Klan Kosova.

    Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, ka thënë se parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës me bazë gjinore është një element qendror i angazhimit të qeverisë së ShBA-së.

    “Shpresoj se të gjithë mund të riangazhohemi për të qenë aktivistë kundër dhunës me bazë gjinore. Parandalimi dhe reagimi ndaj dhunës me bazë gjinore është një element qendror i angazhimit të qeverisë së ShBA-së për të promovuar demokracinë, avancimin e të drejtave të njeriut dhe avancimin e barazisë gjinore”, ka shkruar Hovenier në plaftormën X.

    Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, ka thënë se është përgjegjësi e gjithsecilit për ta luftuar dhunën me bazë gjinore.

    “Sot, ne qëndrojmë së bashku për të dërguar një mesazh të fuqishëm kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Mbani mend, na takon të gjithëve që të mbajmë qëndrim në jetën tonë të përditshme për të luftuar dhunën me bazë gjinore”, thotë ambasadori Rohde.

    Kësaj fushate i janë bashkuar edhe ambasadorë të ndryshëm prej vendeve anëtare të BE-së. Në mesin e tyre janë edhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ambasadori francez, Olivier Guerot, ambasadori italian, Antonello De Riu dhe të tjerë.

  • Krasniqi akuzon Qeverinë Kurti për regres: Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe

    Krasniqi akuzon Qeverinë Kurti për regres: Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe

    Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar sot për sigurinë e punëtorëve në vendet e punës. Krasniqi ka thënë se përgjatë vitit të fundit në Kosovë 349 punëtorë kanë pësuar aksidente në vendet e punës, 15 prej të cilëve kanë vdekur.

    Ai tutje ka thënë se në Kosovë pagat janë të ulëta, çmimet e larta dhe pasiguria e madhe.

    Kransiqi ka potencuar se është bërë regres.

    “349 punëtorë në Kosovë kanë pësuar aksidente në vendin e punës gjatë vitit të fundit – 15 prej të cilëve kanë humbur edhe jetën. Paga të ulëta, çmime të larta, pasiguri e madhe!“, shkruan Krasniqi.

  • KQZ: Rreth 1 mijë e 100 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit në më pak se 24 orë

    KQZ: Rreth 1 mijë e 100 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit në më pak se 24 orë

    Komisioni Qendror Zgjedhor ka njoftuar se ka pranuar rreth 1 mijë e 100 kërkesa për ndërrimin e Qendrës së Votimit, në më pak se 24 orë nga funksionimi i shërbimit online për votuesit.

    Përmes kësaj platforme, votuesit mund të kryejnë këto dy shërbime: Ta mësojnë Qendrën e Votimit dhe nëse duan edhe ta ndërrojnë atë, duke zgjedhur qendrën më afër vendbanimit të tyre, në mënyrë që aty të mund të votojnë në zgjedhjet e ardhshme.

    “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit është një shërbim i përhershëm që mundësohet nga KQZ edhe në vitet jozgjedhore dhe do t’i shërbejë përmirësimit të Listës së Votuesve”, thuhet në njoftim.

  • Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona

    Aksident në rrugën Gjilan-Prishtinë, lëndohen tre persona

    Një aksident trafiku ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në rrugën Gjilan-Prishtinë.

    Siç njoftuan nga Policia, në këtë aksident janë përfshirë dy automjete dhe si pasojë tre persona janë lënduar.

    “Sot rreth orës 07:00, kemi pranuar informatën për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në rrugën Gjilan-Prishtinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime trupore, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Njësia rajonale e trafikut po merret me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Trepça-Peja, derbi i madh i basketbollit kosovar zhvillohet sot

    Trepça-Peja, derbi i madh i basketbollit kosovar zhvillohet sot

    Fundjava sjell super derbi nga elita e basketbollit. Padyshim që sfida kryesore e kësaj xhiro është Trepça-Peja.

    Pasi nuk arritën të kalojnë fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, të dy skuadrat janë përqendruar në garat vendore, ku kanë ambicie të mëdha në këtë edicion.

    Mitrovicasit renditen në vendin e dytë me gjashtë fitore e dy humbje, kurse pejanët në vendin e parë me shtatë fitore e një humbje, duke e bërë sfidën edhe më interesante të shtunën.

    Këto dy skuadra u përballen edicionin e kaluar në finale të Play-off-it, ku triumfuan verdhezinjtë, që u shpallën kampionë, ndërsa ‘Xehetarët’ triumfuan në Superkupën e Kosovës, duke mundur pikërisht pejanët.

    Takimi tjetër i së shtunës është mes Bashkimit dhe Istogut.

    Prizrenasit kanë tri fitore e gjashtë humbje, kurse istogasit një fitore e tetë humbje.

    Pikërisht fitoren e vetme “Djemtë e Bjeshkës” e kanë ndaj prizrenasve.

  • Një burrë gjendet i vdekur në rrethojat e shkallëve të një banese në Pejë

    Një burrë gjendet i vdekur në rrethojat e shkallëve të një banese në Pejë

    Një burrë është gjetur i vdekur në rrethojat e shkallëve të një objekti banesor në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

    ”Rr. Adem Jashari, Pejë 24.11.2023 – 02;50. Një femër kosovare-dëshmitare, ka raportuar se në rrethojat e shkallëve të banesës ka vërejtur një trup mashkull pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vend e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

  • Durmishi: Të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria janë të kalueshme

    Durmishi: Të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria janë të kalueshme

    Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se të gjitha rrugët të cilat menaxhohen nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, janë të kalueshme pas reshjeve të borës.

    Sipas tij, me 19 kontrata aktive të mirëmbajtjës që janë në gjithë territorin e Kosovës, që nga orët e hershme të mëngjesit janë në teren.

    “Aktualisht të gjitha rrugët që mirëmbahen nga ministria janë të kalueshme. Kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të lëvizin me kujdes duke ju përshtatur kushteve të rrugëve, dhe të mos dalin në rrugë pa paisjet e obligueshme për sezonën e dimrit”, ka shkruar ai.