ATV

Blog

  • Pas arrestimit të Naim Murselit, babai i tij anulon të pamet

    Pas arrestimit të Naim Murselit, babai i tij anulon të pamet

    Pas arrestimit të Naim Murselit, i cili dyshohet për vrasjen e gruas së tij, ka reaguar babai i tij, Shaban Murseli.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Murseli thotë se kanë anuluar të pamet.

    Njoftimi i plotë:

    “SHOKE DHE MIQE PÈR SHKAQE FAMILJARE ME KEQ ARDHJE E BEJM ANULIMIN E TE PAMES I FALENDEROJE GJITHE PJESNARRJE NE VORRIM” – ka shkruar ai.

    Kujtojmë se një prej personave të arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Liridona Murselit është Naim Murseli. Përveç Murselit, është arrestuar edhe një person tjetër i dyshuar, nga Gjakova, i cili në deklaratën e tij para policisë ka pranuar se ka kryer veprën dhe ka deklaruar se Naim Murseli e ka paguar 30 mijë euro për një gjë të tillë.

  • Ish-shefi i stafit të Pacollit: Naim Murseli nuk ka qenë asnjëherë këshilltar i tij

    Ish-shefi i stafit të Pacollit: Naim Murseli nuk ka qenë asnjëherë këshilltar i tij

    Pas arrestimit të Naim Murselit, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit, për vrasjen e gruas së tij që ka ndodhur para dy ditësh, ka reaguar ish-shefi i stafit të ish-presidentit Pacolli, Jetlir Zyberaj.

    Në një përgjigje, Zyberaj është shprehur se janë të shokuar për lajmin e vrasjes së Liridonës.

    Ai ka shtuar se Naim Murseli ka qenë një djalë i ri që është bërë pjesë e stafit të gjerë të Pacollit, por zyrtarisht nuk ka qenë këshilltar i tij.

    Zyberaj është shprehur se Murseli ka qenë asistent për rrjetet sociale për shkak se ka pasur njohuri në IT dhe i është dhënë mundësia nga Pacolli.

    “Megjithate rasti i rende qe ka ndodhur duhet te zbardhet dhe pergjegjesit duhet ta marrin denimin kapital”, ka shtuar ai.

  • Arrestimi i Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e Liridona Murselit, deklarohet Prokuroria

    Arrestimi i Naim Murselit dhe Granit Plavës për vrasjen e Liridona Murselit, deklarohet Prokuroria

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e Naim Murselit dhe një personi tjetër lidhur me vrasjen e Liridona Murselit.

    Sipas prokurorisë, është sekuestruar edhe arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

    “Prishtinë, 1 dhjetor 2023 – Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se në koordinim me Policinë e Kosovës, në vazhdën e veprimeve hetimore të ndërmarra në mënyrë intensive, lidhur me rastin e dt. 29.11.2023, i cili është vlerësuar fillimisht si “grabitje me pasoja të vrasjes”, ku ka mbetur e vdekur një grua, ka rezultuar me arrestimin e dy të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. Sipas urdhëresës së Prokurorit të Shtetit dhe me aprovim të gjyqtarit të procedurës paraprake, Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme të Prishtinës, në kuadër të Policisë së Kosovës, kanë realizuar bastisje në dy lokacione në Gjakovë, me ç’ rast nga ky aksion janë arrestuar personat G.P. (dorasi) dhe N.M. (bashkëshorti i viktimës), të dyshuar në vrasjen e viktimës, si dhe është sekuestruar arma e cila dyshohet të jetë përdorur në këtë rast”, thuhet në njoftim.

    Më tutje, thuhet se të dyshuarit janë duke u intervistuar në polici, teksa pritet që ndaj tyre të merren masa përkatëse nga prokuroria.

    “Aktualisht, të dyshuarit janë duke u intervistuar në stacionin policor, derisa ndaj të njëjtëve prokuroria do t’i ndërmerr veprimet e mëtjme ligjore. Prokuroria në koordinim me policinë po vazhdon me ndërmarrjen e veprimeve hetimore lidhur me këtë rast”, thuhet tutje në njoftim.

  • Lirohen gjashtë aktivistët e PSD-së, të arrestuar në protestën kundër Trëndafiloves

    Lirohen gjashtë aktivistët e PSD-së, të arrestuar në protestën kundër Trëndafiloves

    Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj dhe pesë aktivistët e tjerë si Zgjim Hysenit, Nol Nushit, Agron Kabashit, Korab Korçës dhe Gent Brahimi janë liruar nga masa e ndalimit.

    Këtë e ka konfirmuar vet kreu i PSD-së përmes një postimi në facebook:

    Te dashur miq,

    Unë, Zgjimi, Noli, Agroni, Korabi e Genti sapo u liruam. Dhuna joproporcionale e policore u pa. Ajo nuk ka justifikim. Duke u munduar t’i dëshmohen kryetarës së gjykatës, u vendosëm padrejtësisht në mbajtje dhe ngarkohemi për gjëra të paqena. Këtë e di Gjykata, por qëllimi ishte që ne të izoloheshim për sa kohë që znj. Trendafilova është në Kosovë. Kjo nuk ka lidhje me drejtësi.

    Kjo gjykatë, me këtë kryetare, sa më tepër që po mundohet ta rregullojë imazhin, aq më tepër po del në pah sa politike dhe anti-UÇK është. E vërteta nuk lejon makiazhin. Maskë nuk ka më. Ajo u pa.

    Ju faleminderit shumë për mbështetjen e treguar!

  • Pacolli për vrasjen e Liridona Murselit: Kushdo qoftë mbrapa aktit duhet të marrë dënimin maksimal

    Pacolli për vrasjen e Liridona Murselit: Kushdo qoftë mbrapa aktit duhet të marrë dënimin maksimal

    Behgjet Pacolli është shprehur i shokuar me lajmin për arrestimin e ish-këshilltarit të tij, Naim Murselit, i cili u arrestua nga Policia nën dyshimin për implikimin direkt të Laura Murselit.

    Postimi i plotë:

    Sot, fëmijët dhe familia kanë varrosur Liridonën, një vajzë dhe nënë të re e cila u vra mizorisht. Jam ende i tmerruar dhe i tronditur nga vrasja e Liridonës, të cilën e kam njohur personalisht. Sot dhe çdo ditë, lutjet dhe mendimet e mia janë me fëmijët dhe familjen e Liridonës.

    I pergezoj policinë e Kosovës për punën e madhe dhe profesionale që po bëjnë për zbulimin e rastit. Kushdo qoftë mbrapa këtij akti të tmerrshëm dhe makabër ( akt i pa parë ne traditën tonë), duhet të dalë para drejtësisë dhe të merr dënimin maksimal për këtë.

    Sot, dy fëmijë janë pa nënën e tyre, të cilës jeta u mor në rininë e saj.

    E pabesueshme dhe e trishtueshme.

    Jam ende i shokuar!

  • Reagon edhe Albulena Haxhiu: Burri i Liridonës u përpoq ta fshihte krimin duke thënë se ishte grabitje

    Reagon edhe Albulena Haxhiu: Burri i Liridonës u përpoq ta fshihte krimin duke thënë se ishte grabitje

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se njëri nga personat e arrestuar për vrasjen e Liridona Murselit është bashkëshorti i të ndjerës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje.

    “Me punë intesive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, ka shkruar Haxhiu.

    Ajo ka vlerësuar punën e policisë dhe tha se ky krim s’do të mbetet pa u ndëshkuar.

    “Vlerësoj lart angazhimin e policisë dhe prokurorisë për sqarimin e rrethanave që shpijnë në zbardhjen e këtij krimi të rëndë që mori jetën e të ndjerës Liridonës. Ky krim nuk do të mbetet pa u ndëshkuar. Kriminelët do të përballen me drejtësinë”.

  • Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për përfshirje në rastin e vrasjes së gruas së tij

    Arrestohet Naim Murseli, dyshohet për përfshirje në rastin e vrasjes së gruas së tij

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, vrasje kjo e cila tronditi vendin më 29 dhjetor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. E ndjera është gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit. Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare

    Një nga personat e arrestuar, siç mëson Gazeta Sinjali është Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, i cili dyshohet për përfshirje në këtë rast.

    Siç bëri të ditur Policia e Kosovës, pas arrestimit të dy personave të dyshuar, janë duke vazhduar bastisjet në dy lokacione të qytetit të Gjakovës.

    “Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

  • Vrasja e Liridona Murselit, Policia arreston dy persona – po bastisen dy lokacione në Gjakovë

    Vrasja e Liridona Murselit, Policia arreston dy persona – po bastisen dy lokacione në Gjakovë

    Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona për rastin e vrasjes së Liridona Murselit, vrasje kjo e cila tronditi vendin më 29 dhjetor në rrugën “Dalip Alshiqi”, në Prishtinë.

    E ndjera është gruaja e Naim Murselit, këshilltarit të ish-presidentit të Kosovës, Behgjet Pacollit.

    Familja Murseli dyshohet se u përballën fillimisht me disa grabitës, të cilët ua morën gjësendet me vlerë dhe më pas shtënë me armë, duke lënë të vdekur Liridona Murselin, 33-vjeçare.

    Siç bën të ditur Policia e Kosovës, pas arrestimit të personave të dyshuar janë duke vazhduar bastisjet në dy lokacione të qytetit të Gjakovës.

    Pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë ndërmarrë veprimeve intensive hetimore të cilat kanë rezultuar në arrestimin e dy personave të dyshuar lidhur me rastin e sipër shënuar. Njësiti i hetimeve të përgjithshme të Prishtinës në koordinim me Prokurorinë është duke e vazhduar operacionin e bastisjes në dy lokacione në Gjakovë.”, thuhet në komunikatë.

  • Kurti vizitoi punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi” dhe mori pjesë në përurimin e Parkut “Banja” në Gjilan

    Kurti vizitoi punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi” dhe mori pjesë në përurimin e Parkut “Banja” në Gjilan

    Vizitën e tij në Komunën e Gjilanit, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e vazhdoi duke i përcjellë nga afër punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi”.

    Ky projekt, arrin vlerën totale prej 2,4 milionë eurove dhe është bashkëfinancim nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me 2 milionë euro dhe nga Komuna e Gjilanit me 400 mijë euro.

    Ai parasheh zgjerimin e rrugës përgjatë kazermës së FSK-së, nga 2 korsi sa ka qenë në 4, me gjatësi 600 metra. Gjithashtu, përfshin edhe mbulimin e shtratit të lumit Stanishorka, trotuare në dy anët e rrugës, si dhe shtegun për biçikleta.

    Pas vizitës së punimeve rrugore, kryeministri Kurti mori pjesë në ceremoninë e përurimit të Parkut “Banja”. Komunës së Gjilanit, me këtë investim prej 250 mijë eurove, iu shtua edhe një hapësirë e re me 17,000 metra katrorë e cila do të shërbejë për argëtim, sport dhe aktivitete të tjera rekreative.

    Jetësimi i Parkut “Banja” ka siguruar për qytetarët gjilanas dhjetëra drunj e një rrjedhë uji nga burimi nëntokësor. Gjithashtu ka edhe terrene sportive, përfshirë atë të tenisit e një fushë të basketbollit, 6 tavolina shahu, lodra për fëmijë dhe amfiteatër që ofron mundësi për aktivitete të ndryshme kulturore.

    Ndërkaq, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, lidhur me përurimin e Parkut “Banja”, tha se tashmë kjo hapësirë është në shfrytëzim të qytetarëve tanë, të familjarëve, të fëmijëve, të sportistëve, të atyre që e duan gjelbërimin e që e duan ecjen.

    Një ndalesë tjetër të shkurtër, kryeministri e pati edhe tek vendpunishtja ku është duke u bërë rigjenerimi i ish-parkingut tek Posta e Vogël, duke integruar Xhepat e Gjelbër, për t’u shndërruar në Park Urban.

    Kryeministri Kurti gjatë kësaj dite ishte i shoqëruar nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, nënkryetarja e Komunës, Leonora Morina Bunjaku, deputetja e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Arbreshë Kryeziu Hyseni, si dhe ish-deputeti nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Ismajl Kurteshi.

  • Rrëshqitje dheu në aksin Elbasan-Qafë Thanë, thirrje drejtuesve për kujdes të shtuar

    Rrëshqitje dheu në aksin Elbasan-Qafë Thanë, thirrje drejtuesve për kujdes të shtuar

    Një sasi e madhe dheu e gurësh ka rrëshqitur sot në aksin rrugor Elbasan-Qafë Thanë, në afërsi të fshatit Pishkash.

    Autoritetet shqiptare janë duke punuar për pastrimin e rrugës, ndërsa drejtuesve të automjeteve iu bëhet thirrje për kujdes të shtuar në atë zonë.

    Ky aks rrugor është një ndër më problematikët në vend për shkak të ngarkesës në qarkullim, por edhe si pasojë e rrëshqitjeve të dheut e gurëve gjatë periudhave me shira të rrëmbyer. /A2