ATV

Blog

  • Nora Gjakova futet në mesin e tetë më të mirave

    Nora Gjakova futet në mesin e tetë më të mirave

    Pas Akil Gjakovës e Dardan Cenës, edhe Nora Gjakova e ka nisur me fitore Evropianin e Xhudos në Prishtinë.

    Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë u ballafaqua me finlandezen, Pihla Matikainen.

    Pasi e dominoi luftën nga fillimi deri në fund, Gjakova me meritë mori fitoren dhe u plasua në mesin e tetë më të mirave të këtij kampionati.

    Akil Gjakova kalon pengesën e parë

  • Rama, Meloni dhe Sunak takohen sot në Romë, fokusi i diskutimeve emigracioni i paligjshëm

    Rama, Meloni dhe Sunak takohen sot në Romë, fokusi i diskutimeve emigracioni i paligjshëm

    Ditën e sotme, kryeministri i vendit Edi Rama, Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Rishi Sunak dhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni, do të takohen në Romë të Italisë.

    Ky lajm është bërë me dije nga mediat e huaja.

    Takimi do të zhvillohet sot në rezidencën e kryeministres italiane dhe në fokus të diskutimeve do të jetë emigracioni i paligjshëm.

    Zyra e Sunak tha se takimi do të “përqendrohet në përpjekjet e përbashkëta për të trajtuar emigracionin e paligjshëm dhe krimin e organizuar”.

    Si Meloni ashtu dhe Sunak, kanë marrëveshje me Shqipërinë në përpjekje për të adresuar emigracionin e paligjshëm, ku sipas marrëveshjes me Britaninë, të nënshkruar një vit më parë, shqiptarët që mbërrijnë me gomone përtej Kanalit mund të kthehen menjëherë.

    Pothuajse një e treta e të gjithë atyre që mbërritën në Mbretërinë e Bashkuar me gomone në vitin 2022 ishin shqiptarë.

    Ndërsa muajin e kaluar më 6 nëntor, Meloni dhe Rama njoftuan një marrëveshje për strehimin e emigrantëve në Shqipëri përmes dy qendrave; ajo e pritjes në Shëngjin dhe ajo e akomodimit në Gjadër të Lezhës.

    Sipas marrëveshjes në Shqipëri, do të vendosen vetëm ata emigrantë që do të shpëtohen jashtë ujrave territorialë italianë dhe europianë, pra përtej ujrave malteze.

    E gjithë kjo për të parandaluar përplasjen me të drejtën europiane, ku padyshim zbatohet vetëm në territorin apo detin europian.

    Marrëveshja u kritikua nga partitë opozitare në të dy vendet, ndërsa të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë bllokoi përkohësisht ratifikimin e marrëveshjes nga parlamenti derisa të shqyrtojë kërkesën e opozitës.

  • Kryediplomati shqiptar del me thirrje për Luginën: Tregoni unitet, votoni masivisht për shqiptarët

    Kryediplomati shqiptar del me thirrje për Luginën: Tregoni unitet, votoni masivisht për shqiptarët

    Kreu i diplomacisë shqiptare, Igli Hasani ka dalë me thirrje për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës që të tregojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhjet e 17 dhjetorit.

    Hasani ka thënë se duhet votuar për kandidatët shqiptarë, meqë përmes votimit të shqiptarëve votohet për të ardhmen më të mirë, të drejtat dhe ruajtjen e identitetit kombëtar dhe orientimit evropian.

    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë ka thënë se interesat kolektive duhet të dominojnë mbi interesat partiake.

    “Të dielën, më 17 dhjetor, shqiptarët e Luginës së Preshevës do të votojnë për të zgjedhur deputetët shqiptarë për Kuvendin e Serbisë. I ftoj ata të dëshmojnë unitet dhe pjesëmarrje masive në zgjedhje.

    Votoni kandidatët shqiptarë, pasi kështu do të votoni për të ardhmen tuaj më të mirë, në mbrojtje të të drejtave tuaja, ruajtjen e identitetit kombëtar dhe orientimit evropian. Mos hezitoni, ruani kompaktësinë dhe vini interesat kolektive mbi interesat partiake!

    U uroj fitore kandidatëve shqiptarë”, ka shkruar Hasani.

  • Akil Gjakova kalon pengesën e parë

    Akil Gjakova kalon pengesën e parë

    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova e ka kaluar me sukses pengesën e parë në Kampionatin Evropian të Xhudos.

    Në luftën e parë të tij në kategorinë deri në 73 kilogramë, ai mposhti kroaton Robert Klacar.

    Si fitues, Akili u konfirmua në kohën e artë, pasi nuk mjaftuan tre minuta e gjysmë të rregullt.

  • Ukraina lëshon fletarrestim për Patriarkun rus Kirillin

    Ukraina lëshon fletarrestim për Patriarkun rus Kirillin

    Ministria e Brendshme e Ukrainës e shtuar kreun e Kishës Ortodokse Ruse, Patriarkun Kirill, në listën e personave në kërkim, pasi shërbimet e sigurisë e kanë akuzuar atë për nxitje të konfliktit.

    Patriarku Kirill është përkrahës i zëshëm i luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

    Masa është krejtësisht simbolike, pasi Patriarku Kirill është në Rusi, dhe nuk rrezikohet nga arrestimi.

    Por, ky është vetëm një prej hapave të marrë nga Ukraina, e cila mëton të çrrënjosë ndikimin e klerikëve fetarë, të cilët mbajnë lidhje të ngushta me Rusinë, dhe përçajnë shoqërinë ukrainase.

    Besimi i krishterë ortodoks është feja dominuese në Ukrainë, dhe autoritetet ukrainase kanë hapur së fundi disa raste penale kundër klerikëve të lidhur me një degë të Kishës Ortodokse, e cila më parë ka pasur komunikim direkt me Kishën e Rusisë dhe Kirillin.

    Parlamenti në Kiev është duke e shqyrtuar një projektligj që ndalon veprimtarinë e asaj dege, me arsyetimin se ajo i ka humbur shumicën e famullitarëve prej nisjes së luftës.

    Kisha, në anën tjetër, insiston se i ka ndërprerë të gjitha lidhjet me Moskën, në maj të vitit 2022.

    Patriarku Kirill i ka dënuar këto veprime dhe u ka bërë thirrje klerikëve në botë, që të veprojnë për t’i ndalur hapat e Ukrainës kundër kishës.

    Një zyrtar i lartë i Kishës ruse ka thënë për agjencinë ruse të lajmeve RIA, se futja e emrit të Kirillit në listën e personave të kërkuar është “hap sa qesharak, aq edhe i parashikuar”.

    Lufta e plotë e Rusisë në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.

    Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

  • Policia jep detaje për aksidentin në Klinë ku mbeti i vdekur një person

    Policia jep detaje për aksidentin në Klinë ku mbeti i vdekur një person

    Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar, si pasojë e një aksidenti trafiku në mes dy automjeteve që ka ndodhur dje pasdite, në rrugën Pejë-Prishtinë.

    Sipas Policisë, aksidenti ka ndodhur në fshatin Zajm të Klinës.

    “Rr. Pejë- Prishtinë (fsh. Zajm –Klinë ) 15.12.2023-17:10. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy automjeteve civile me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar tre persona të cilët janë dërguar në QKMF-Klinë, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e njërit pre tyre”, thuhet në raport.

    Tutje, Policia njoftoi se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

  • Ditë historike, sot fillon Kampionati Evropian i xhudos në Prishtinë

    Ditë historike, sot fillon Kampionati Evropian i xhudos në Prishtinë

    Për herë të parë në Kosovë sot do të zhvillohet ngjarja më e madhe evropiane, në sportin e xhudos.

    Në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, do të zhvillohet Kampionati Evropian i Xhudos që mbledhë xhudistët elitarë të këtij sporti në Evropë.

    Kjo do të jetë hera e parë që xhudisteve si Distria Krasniqi e Nora Gjakiva, si dhe Akil Gjakova e Dardan Cena do të kërkojnë medalje elitare evropiane në vendin e tyre pas shumë e shumë sukseseve e medaljeve të fituara evropiane dhe botërore, raporton KosovaPress.

    Kategoria 73 kg do jetë e mbushur me emrat më të mëdhenj të xhudos botërore.

    I pari i Ranglistës Botërore Azeri Hajdarov, legjenda e xhudos Kampion Olimpik Shavdatuashvili, nënkampioni Botëror aktual Italiani Lombardo e të tjerë.

    Kategoria e femrave deri 57 kg përveç dy Kampioneve kosovare Olimpike do marrin pjesë nga Elita Botërore edhe shumë medaliste Botërore e Evropiane.

  • “A ia vlen me jetu më?” – Pas skandalit si 20 vjeçe, Xhuli rrëfen se si kishte menduar t’i jepte fund jetës

    “A ia vlen me jetu më?” – Pas skandalit si 20 vjeçe, Xhuli rrëfen se si kishte menduar t’i jepte fund jetës

    Modelja e njohur kosovare Juliana Nura (Xhuli), e ftuar në emisionin “Libero”, në ATV, ndau shumë të pathëna për jetën e saj, punën dhe jo vetëm. Xhuli foli për momentin më të errët të jetës së saj, ku para disa vjetësh i ishte publikuar një video intime.

    Ajo thotë se ky ishte momenti më i tmerrshëm i jetës së saj, saqë për një çast kishte menduar edhe vetëvrasjen.

    “Unë në 2010-n kom mendu me mbytë vetën sepse kur ndodhi ky incidentit unë isha vetëm 20 vjeçe dhe e kisha një familje shumë të ngritur, shumë të mirë dhe aso kohe mendojsha që familja jem, morali I tyre ka me ju hjek me atë video. Unë kom bo gabim kom mendu në atë mënyrë por sot ka ndryshu mentaliteti shyqyr. Kam menduar a ia vlen me jetu më, sepse gjithmonë do të jem e paragjykuar. Ka qenë moment që kanë qenë në pyetje diku rreth një minutë se a ia vlen me jetu apo duhet të vdes”, tha ajo./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

  • Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se dhunoi një grua

    Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se dhunoi një grua

    Policia e Kosovës ka arrestuar një burrë mbrëmë në Prishtinë, nën dyshimet se ka dhunuar një grua.

    Rastin e ka raportuar në Polici viktima. I dyshuari, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

    “DHUNIM – Prishtinë 13.11-15.12.2012- NN. Viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar me dhunë që të kryej marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

  • Një burrë gjendet pa shenja jete në rrugë në Obiliq, Policia fillon hetimet

    Një burrë gjendet pa shenja jete në rrugë në Obiliq, Policia fillon hetimet

    Një burrë është gjetur pa shenja jete në rrugë afër shtëpisë së tij, në fshatin Lajthishtë të Obiliqit.

    Policia bëri të ditur se me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës u është lënë familjarëve për të vazhduar me ritet dhe ceremoninë e varrimit.

    Në raportin 24 orësh thuhet se rasti është cilësuar si “hetim mbi vdekjen”.