ATV

Blog

  • Osmani për masat e BE-së: Ka tendenca të përdoren si kushtëzim për Asociacionin, vepruam brenda territorit

    Osmani për masat e BE-së: Ka tendenca të përdoren si kushtëzim për Asociacionin, vepruam brenda territorit

    Presidentja Vjosa Osmani tha se ka tendenca që masat ndëshkuese të BE-së kundër Kosovës që vazhdojnë të jenë në fuqi të keqpërdoren për kushtëzim të themelimit të Asociacionit. E para e shtetit shtoi masat është dashur të hiqen moti dhe në fakt të mos vendoseshin kurrë, raporton Ekonomia Online.

    Ajo tha se nëse ndodh diçka e tillë do të ketë vetëm efekt negativ, derisa tha se Kosova i ka plotësuar të gjitha kërkesat e vendosura nga BE-ja për heqjen e këtyre masave që u vendosën si ndëshkim për tensionet në veri.

    Osmani tha se konstruktivitetin Kosova e ka dëshmuar me qindra herë në raporton me marrëveshjen me Serbinë, ndërkaq Serbia po e bën të kundërtën dhe jo vetëm me retorikë, por edhe me shkrim.

    “Ka tendencë nga disa që tani masat të keqpërdoren si mënyrë për të kushtëzuar Kosovën për çështje komplet të ndryshme nga arsyeja pse ato janë vendosur në fillim. E kam kundërshtuar një qasje të tillë edhe në Samitin BE-Ballkan Perëndimor, sepse në fakt kjo logjikë sikur kur përdoreshin liberalizimi i vizave për të kushtëzuar Kosovën për çështje të dialogut do të ketë vetëm efekt negativ”.

    “Ajo që kanë kërkuar nga Kosova, pra që e quanin de-eskalim, tashmë ka ndodhur. Nëse dikush mendon që të kushtëzohet heqja e masave me ndonjë veprim të Kosovës në kuadër të zbatimit të marrëveshjes vetëm sa do të ketë efekt negativ. Masat do të duhet hiqen sepse Kosova i ka plotësuar kushtet e kërkuara”.

    “Kosova ka vepruar brenda territorit të saj, s’e ka pushtuar askënd, s’ka përdorur dhunë dhe se ka rrezikuar askënd që të meritonte masa të tilla të padrejta dhe joprofesionale”.

  • Osmani: Vetëm anëtarësimi në NATO i të gjitha shteteve të Ballkanit mund të sjellë paqe në rajon

    Osmani: Vetëm anëtarësimi në NATO i të gjitha shteteve të Ballkanit mund të sjellë paqe në rajon

    Presidentja Vjosa Osmani, as takimit me homologun e saj bullgar, deklaroi se ky shtet ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në shtet-ndërtimin e Kosovës, raporton EO.

    Sipas saj, vetëm anëtarësimi në NATO i të gjitha shteteve të Ballkanit mund të sjell paqe në rajon, duke shtuar se çdo veprim tjetër u jep hapësirë keqdashësve për ta destabilizuar rajonin dhe botën.

    “Bullgaria ka dhënë kontribut në çdo etapë në shtet-ndërtimin e Kosovës, si pjesëmarrje në KFOR, me njohje të shtetit të Kosovës e kështu më radhë dhe në fund me përkrahje duke votuar pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës”.

    “Vetëm anëtarësimi në NATO i gjithë shteteve të Ballkanit mund të sjell paqe në tërë rajonin tonë. Udhëheqja e guximshme e aleatëve tanë janë të nevojshme për të përshpejtuar vendet demokratike në BE dhe NATO, sepse çdo hezitim u jep hapësirë keqdashësve për ta destabilizuar rajonin dhe botën”.

    “Për ne raporti me Bullgarinë ka qenë i një rëndësie të veçantë dhe së bashku mund ta ruajnë paqen jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon”, u shpreh Osmani, teksa e quajti Bullgarinë si shtet aleat.

  • LDK-ja sot e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

    LDK-ja sot e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran

    Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se sot do ta dorëzojë në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran.

    Në njoftim thuhet se deputeti i kësaj partie, Besian Mustafa, në ora 14:00 do ta dërgoj në Kushtetuese këtë ligj.

    “Deputeti Besian Mustafa,si përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot, në ora 14:00 dorëzon Ligjin 08/l-238 për Fondin Sovran në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në komunikatë.

  • SPAK kërkon arrest shtëpiak për Sali Berishën

    SPAK kërkon arrest shtëpiak për Sali Berishën

    SPAK i kërkon masën “arrest në shtëpi” Gjykatës së Posaçme për ish-kryeministrin Sali Berisha.

    Sipas Top Channel, kërkesa për masën ndaj Berishës është dërguar me zarf me arsyen se nuk ka zbatuar vendimin e gjykatës.

    Një ditë më parë Kuvendi votoi me 75 vota pro kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

    Nga selia e PD-së, Berisha tha se do të këshillohet me avokatët e tij për vendimin që do të marrë Gjykata e Posaçme ndaj tij.

    “Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta. Ju e patë se cili ishte ligji, e patë! Cilido që lexon procedurën dhe sheh një bandë antikushtetuese në veprim. PD do marrë çdo masë për përgjigjen e merituar Ramës. Çështje që do diskutohet me avoketërit ku do kryej arrestin, në shtëpi apo në seli”, tha Berisha një ditë më parë.

  • Gjermania thotë se s’do t’i detyrojë refugjatët ukrainas të kthehen dhe të luftojnë

    Gjermania thotë se s’do t’i detyrojë refugjatët ukrainas të kthehen dhe të luftojnë

    Ukrainasit që jetojnë në Gjermani nuk do të preken nga telashet e Ukrainës për grumbullimin e ushtarëve për ta parandaluar pushtimin rus, tha ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann, të premten.

    “Ne nuk do t’i detyrojmë njerëzit të kryejnë shërbime të detyrueshme ushtarake, apo shërbime ushtarake kundër vullnetit të tyre”, tha Boschmann për agjencinë e lajmeve DPA.

    Ushtria ukrainase dëshiron t’i thërrasë 450.000 deri në 500.000 burra për të luftuar kundër Rusisë, e cila e nisi pushtimin e paprovokuar të saj në shkurt 2022.

    Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës është duke u bërë thirrje burrave ukrainas që jetojnë jashtë vendit të kthehen dhe ta mbrojnë atdheun.

    Duke folur të enjten në një konferencë për media në Kiev, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se komandantët e tij po kërkojnë “450.000 – 500.000 burra”, duke e pranuar se kjo çështje është “e ndejshme” dhe e kushtueshme.

    Komentet e tij kanë ardhur teksa rrezikohet ndihma e Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian për vendin e tij.

    Republikanët në Kongresin amerikan e kanë bllokuar fillimisht një paketë ndihme në vlerë të 60 miliardë dollarëve për Ukrainën.

    Këtë javë, përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë dhe Departamentit amerikan të Shtetit, kanë thënë se planifikojnë të dërgojnë më shumë pako të ndihmës për Ukrainën – mirëpo kanë pak kapacitet për të çuar diçka përpara, në mungesë të gatishmërisë së Kongresit.

    Bllokada në SHBA u përcoll me një bllokadë që Hungaria ia ka vënë BE-së për të dërguar ndihmë në vlerë të 50 miliardë eurove për Ukrainën.

    Ushtarët ukrainas duke luftuar forcat ushtarake ruse. Fotografi nga arkivi.
    LEXONI EDHE KËTË:
    Ukraina pranon ndihmë të re financiare nga evropianët
    Megjithatë, liderët e BE-së kanë thënë se Ukraina nuk do të mbesë pa mbështetje.

    Ukraina po përballet me mungesë municioni, teksa vazhdon të luftojë me ushtrinë ruse, pas nisjes së luftës së Moskës në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022.

    Kundërofensiva e Kievit nuk ka arritur rezultatet e kërkuara përgjatë verës.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, insiston se Moska do ta vazhdojë pushtimin dhe është zotuar se do të arrihen të gjitha synimet./REL/

  • Aktivisti 32-vjeçar i Vetëvendosjes që u gjet i vdekur dyshohet se kreu vetëvrasje

    Aktivisti 32-vjeçar i Vetëvendosjes që u gjet i vdekur dyshohet se kreu vetëvrasje

    Një rast i trishtë ka ndodhur sot në mëngjes, në rrugën “Ali Hadri” në Prishtinë, ku u gjet pa shenja jete një 32-vjeçar. I riu Arlind Shala, humbi jetën tragjikisht dhe sipas informacioneve të para dyshohet për vetëvrasje.

    Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor që doli në vendin e ngjarjes, ku i riu u gjet i varur.

    Për motive akoma të panjohura, Shala dyshohet se i dha fund jetës në shtëpinë e tij.

    Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Hetim i vdekjes”.

    Për vdekjen e Shalës kanë reaguar edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, pasi i riu ishte aktivist i kësaj partie.

  • Aksident zinxhiror në Arllat

    Aksident zinxhiror në Arllat

    Një aksident zinxhiror ka ndodhur në Arllat të Malishevës, ku janë përfshirë katër vetura.

    Nga ky aksident, pos dëmeve materiale, nuk ka të lënduar, raporton ATV.

  • Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

    Protestojnë punëtorët e KEK-ut, kërkojnë rritje të pagave

    Sindikata e Korporatës Energjetike të Kosovës ka protestuar sërish para zyrave të KEK-ut, raporton EO.

    Sipas sindikatës, kjo protestë vjen pas dështimit të marrëveshjes mbi ngritjen e pagave për punëtorët.

    Sindikata e KEK-ut vlerëson se ngritja e pagave është e domosdoshme për mirëqenien dhe drejtësinë e punëtorëve, dhe paralajmëron hapa të tjerë sindikalë nëse nuk ka përmirësime konkrete në këtë drejtim.

  • Tragjedi në Belgjikë/ Rrëzohet bredhi i qytetit, vdes një grua

    Tragjedi në Belgjikë/ Rrëzohet bredhi i qytetit, vdes një grua

    Një grua u mbyt nga një pemë e Krishtlindjeve 20 metra e lartë në një treg Krishtlindjesh në Belgjikë.

    Druri halor nuk mundi t’i rezistonte një ere të fortë të enjten në mbrëmje.

    Pema ka rënë mbi tre persona, njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë pak kohë më vonë në spital nga plagët e rënda.

    Skena e aksidentit ndodhi në tregun e Krishtlindjeve në qytetin Oudenaarde.

  • ​Ka shkuar në 144 numri i të vdekurve nga tërmeti në Kinë

    ​Ka shkuar në 144 numri i të vdekurve nga tërmeti në Kinë

    Numri i të vdekurve për shkak të një tërmeti me magnitudë 6.2 që goditi Kinën mbrëmjen e së hënës është rritur në 144, thanë autoritetet të premten.

    Tërmeti goditi Kinën të hënën me epiqendrën e një vendbanimi në qarkun autonom Jishishan në Gansu, rreth 63 milje (101 kilometra) nga kryeqyteti provincial Lanzhou.

    Ai preku gjithashtu provincën fqinje Qinghai, ku numri i të vdekurve u rrit në 31 të premten, përveç 113 banorëve të tjerë që humbën jetën në Gansu, raportoi transmetuesi publik i Kinës CGTN, duke cituar zyrtarë provincialë.

    Të 31 vdekjet u raportuan në qytetin Haidong.

    Autoritetet zhvendosën mijëra njerëz në vende më të sigurta, kryesisht në Gansu, mes temperaturave në rënie të dimrit.

    Strehimore dhe tenda të përkohshme janë instaluar për njerëzit e goditur nga tërmeti në qytezën Zhongchuan, rreth 15 kilometra (9 milje) larg nga epiqendra e tërmetit.

    Tërmeti më vdekjeprurës që nga viti 2014 në Kinë kishte prekur furnizimet me ujë dhe energji elektrike në rajon, ku shumica prej tyre janë restauruar deri të premten./AA/