ATV

Blog

  • Qelaj: Ligjin për Zgjedhjet do ta dërgojmë në Kushtetuese – nga Specialja s’po na përgjigjen

    Qelaj: Ligjin për Zgjedhjet do ta dërgojmë në Kushtetuese – nga Specialja s’po na përgjigjen

    Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka bërë të ditur se Ligjin për Zgjedhjet do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese, raporton Ekonomia Online. Në konferencën e fundit për këtë vit, ai shtoi se për këtë i ka dërguar letër presidentes Vjosa Osmani, madje tha se nuk është në kompetencën e tij, se cili ligj u konvenon ose jo zyrtarëve politik.

    Kjo pasi deklarata e tij në një debat në Kuvend u bën “mollë sherri”, ndërmjet presidentes Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Qelaj pohoi se Ligji për zgjedhjet ka tejkaluar atë për barazinë gjinore dhe këtë nuk e lejon Kushtetuta.

    Kur foli për trajtimin e ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë, ai tha se nga Gjykata Speciale nuk u janë përgjigjur thirrjeve të tyre. Sipas tij, të drejtat e të paraburgosurve po shkelen.

    Qelaj, tha se këtë vit kanë pranuar 1 571 ankesa. Ai tha se për autoritete që më se shumti janë adresuar ankesa janë gjykata, ministrit, komunat. Qelja tha se shqetësues për Avokatin e Popullit ka qenë edhe marrja e raporti me rezultate e PISA. Ai tha se institucionet nuk i kanë përmbushur obligimet e veta për drejtësi për krime të luftës.

    “Ky vit ka qenë sfidues për shkaqe të shumta, u ballafaqurma me situata të ndryshme. Numri i ankesave dhe çështjeve që ka trajtuar avokati i popullit këtë vit, ne këtë vit kemi pranuara 1 571 ankesa, raste të hapura janë 608. Ankesat sipas komuniteteve këtë vit ka pasur rritje, serb 148, boshnjakë 22. Edhe këtë vit besimi i qytetarëve ka bërë që të adresohet me shumë ankesa. Autoritete përgjegjëse ndaj të cilave më së shumit ka pasur ankesë, janë gjykata, komunat. Raportet me rekomandim këtë vit janë 230 rekomandime. Këtë vit kemi një rënie të zbatimit të rekomandimeve”.

    “Këtë vit kemi adresuar 5 raste, ju kemi drejtuar Gjykatës Kushtetuese me 5 raste. Kemi dërguar ligjin e pagave, ligji është në pritje të vlerësimit. Gjithashtu ne jemi drejtuar me komente Gjykatës Kushtetuese në lidhje plotësimi dhe ndryshimin e ligjit që përcaktojnë benificionet e pagës minimale. Gjithashtu kemi adresuar edhe komente në lidhje me Kodin e procedurës penale. Komente kemi dërguara edhe në lidhje me projektligjin për Byron e konfiskimit të pasurisë. Dhe e fundit është ligji për zyrtarët publik”.

    “Kemi hetuar 47 teste mësimore. Raport i dal nga hulumtimi i 47 teksteve mësimore te klasës 1-9, me qellim qe te hetohet sa a janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe politikat globale për vetëdijesim për gjuhën e urrejtjes dhe të tilla që promovojnë diversitetin dhe barazinë, duke evituar përmbajtje të gjuhës së urrejtjes dhe diskriminimit. Raporti ka treguar se ka pas progres, analiza ka treguar pak te gjetura, prandaj është inkurajuese përmirësimi dhe vëmendja institucionale që tekstet të jenë në harmoni me standardet e pranueshme. Shteti nuk ka përmbush obligimet e veta ndaj viktimave kur bëhet fjalë për mbledhjen e dokumentin e krimeve të luftës. Deri këtë vit nuk kemi pasur një strategji të qartë”, tha ai.

  • “Qëndroni në shtëpi”- IKSHPK del me rekomandime pasi ajri është tejet i ndotur

    “Qëndroni në shtëpi”- IKSHPK del me rekomandime pasi ajri është tejet i ndotur

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se sot ajri nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm dhe me sëmundje kronike.

    IKSHPK ka bërë thirrje që këta persona të qëndrojnë në shtëpi, derisa ka bërë edhe disa rekomandime tjera.

  • ​Pranimi i targave RKS nga Serbia, Haradinaj: Hap i vogël për ta larguar presionin ndërkombëtar

    ​Pranimi i targave RKS nga Serbia, Haradinaj: Hap i vogël për ta larguar presionin ndërkombëtar

    Ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj ka reaguar pas lejimit të automjeteve me targa RKS që të hyjnë në Serbi, për çka ka thënë se është në interes të Serbisë që të bëjë hapa të vegjël rritës. Kësisoj, Haradinaj ka thënë se Serbia e largon me sukses presionin ndërkombëtar.

    Lidhur me këtë ajo ka renditur disa nga arsyet që sipas saj, bëjnë që Serbia të ketë qasje të tillë.

    “Është interesi i Serbisë që të bëjë hapa të vegjël rritës (zakonisht të parëndësishëm) në marrëdhëniet me Kosovën, në mënyrë që:

    1. Presioni ndërkombëtar me sukses mbetet i hequr nga Serbia;

    2. Grumbulli i marrëveshjeve dhe planeve të zbatimit të ndërmjetësuara nga BE-ja nuk zbatohen kurrë plotësisht;

    3. Dialogu i papërcaktuar zgjat përgjithmonë pa një afat kohor/epilog.

    Mësohet se Serbia sot ka vendosur të njohë targat e Republikës së Kosovës, 12 vjet pas nënshkrimit të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja për targa dhe letërnjoftimet. Me këtë ritëm Serbia do ta zbatojë plotësisht tërësinë e 35+ marrëveshjeve me Kosovën deri në vitin 2443, përkatësisht në shekullin e 25-të!”, ka shkruar ajo në X.

  • I kërkohen para për të mos i publikuar një video intime

    I kërkohen para për të mos i publikuar një video intime

    Një person ka raportuar se ka pranuar një mesazh në rrjetin social nga një i dyshuar i panjohur i cili i ka kërkuar një shumë parash në mënyrë që të mos i publikon një video intime.

    Rasti është raportuar mbrëmë në Aeroportin e Prishtinës, ku sipas ankuesit pagesën duhet ta bënë online, pasi të arrin jashtë Kosovës.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

  • Tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë iu vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

    Tre të dyshuarve për sulmin në Banjskë u është vazhduar masa e paraburgimit deri në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, ka konfirmuar për ATV-në Gjykata Themelore e Prishtinës.

    “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për vazhdimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurve D.M., B.S. dhe V.T., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e PSRK-së dhe tre të pandehurve, ua ka vazhduar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej dy muajsh, për secilin. Masa e paraburgimit të pandehurve iu është vazhduar nga data 24.12.2023 deri me datë 24.02.2024”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses së Gjykatës, Mirlinda Gashi.

    Tre të arrestuarit, Blagoje Spasojeviq, Dusan Maksimoviq dhe Vladimir Tolicin, dyshohen për vepra kundër rendit kushtetues të Kosovës, si dhe kryerje të veprave terroriste për sulmin ndaj
    Policisë, të dielën e 24 shtatorit, në Banjskë të Zveçanit, si pasojë e të cilit kishte mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku, ishte plagosur zyrtari Alban Rashiti, dhe një tjetër kishte mbetur i lënduar. Ata janë në paraburgim që nga muaji shtator i këtij viti.

    Sipas kërkesës së PSRK-së për caktimin e masës së paraburgimit, Vladimir Tolic dhe Blogoje Spasojevic janë të përfshirë direkt në vrasjen e rreshterit policor Afrim Bunjaku, dhe plagosjen e zyrtarit Alban Rashiti.

    Sipas dosjes, i dyshuari tjetër, Dusan Maksimovic, vetëm 27 vjeç, me dashje iu ka ofruar ndihmë, duke incizuar skena të vendit të ngjarjes lidhur me lëvizjet e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, të cilët ishin duke zhvilluar operacion kundër të dyshuarve të përfshirë në këtë rast. /atvlive.tv

  • Lëndohen shtatë persona në një aksident trafiku në Vushtrri

    Lëndohen shtatë persona në një aksident trafiku në Vushtrri

    Shtatë persona janë lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri.

    Policia njoftoi se të lënduarit pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar.

    “Vushtrri 25.12.2023-18:50. Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes dy automjeteve. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 7 persona të cilët pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar”, thuhet në njoftim.

  • Përmbytje masive në Gjermani, evakuohen qindra banorë

    Përmbytje masive në Gjermani, evakuohen qindra banorë

    Përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur në Gjermani kanë shkaktuar probleme të mëdha në disa pjesë të vendit.

    Niveli i ujit arriti në 70 centimetra në qytetin Windehausen në shtetin qendror gjerman Thuringia, duke detyruar rreth 400 njerëz të evakuohen nga shtëpitë e tyre.

    Po ashtu, një shtëpi pleqsh në qytetin Celle u evakuua nga frika e përmbytjeve.

    Zyrtarët në rajonin e Saksonisë së Ulët njoftuan se niveli i ujit në shumë lumenj dhe përrenj në të gjithë shtetin ende është i lartë.

    Autoritetet lokale në shtetin North Rhine-Westphalia lëshuan një paralajmërim publik për rritjen e ujit të lumit Weser.

    Zyra Meteorologjike e Gjermanisë ka paralajmëruar për reshje të dendura të shiut në rajone të ndryshme dhe ka shtuar se përrenjtë dhe lumenjtë mund të vërshojnë.

  • Sulmi terrorist në Banjskë, Abazoviq: Serbia ka humbur, Kosova ka fituar në të gjitha elementet e politikës

    Sulmi terrorist në Banjskë, Abazoviq: Serbia ka humbur, Kosova ka fituar në të gjitha elementet e politikës

    Ish-kryeministri i Malit të zi, Dritan Abazoviq ka folur për situatën në veri të vendit dhe sulmin e 24 shatorit.

    Ai ka thënë se për rrezikun, kryeministri Albin Kurti ka alarmuar disa herë, dhe se nga kjo situatë Kosova doli fituese.

    “Për mendimin tim, Serbia ka humbur dhe Kosova ka fituar… dhe sa i takon Kosovës, humbjen më të madhe e ka pasur vdekjen e policit të ndjerë. Në të gjitha elementat e tjera sa i përket politikës, Kosova ka qenë fituese. Kurti ka alarmuar disa herë”, ka thënë Abazoviq.

    Ai tutje tha që politika e të gjithëve duhet të orientohet në drejtim të bashkëpunimit dhe jo konfliktit.

    “Pas asaj që ka ndodhur në Banjskë, institucionet e Kosovës kanë marrë masa si të eleminojnë mundësitë që të ndodhin përseri”, ka thënë Abazoviq.

    Abazoviq tha që bashkësia ndërkombëtare pas këtij sulmi duhet të jetë më e ashpër në kërkesat e tyre për bashkëpunim real dhe ekzistues.

    I pyetur se a duhet që Serbia të jetë përgjegjëse për sulmin në Banjskë, Abazoviq tha që duhet të vihet te secili fakt dhe pastaj të dihet se kush është përgjegjësi kryesor.

    “Janë përmendur shumë faktor duke përfshirë edhe Rusinë dhe kjo kërkon kohë që të vërtetohet”, ka thënë Abazoviq.

  • Sulmohet me armë zjarri derisa ishte në veturë

    Sulmohet me armë zjarri derisa ishte në veturë

    Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke drejtuar veturën, është sulmuar me armë zjarri nga një i dyshuar i panjohur.

    Rasti ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku si pasojë i njëjti ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

    Gjatë kontrollit të veturës është gjetur dhe konfiskuar një predhë e kalibrit 7.6 mm dhe një sasi e substancës së dyshuar narkotike.

    Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

  • PDK-ja i drejtohet Kushtetueses, i kërkon vlerësim për Ligjin për Fondin Sovran

    PDK-ja i drejtohet Kushtetueses, i kërkon vlerësim për Ligjin për Fondin Sovran

    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Ligjin për Fondin Sovran, raporton EO.

    Ky Ligj u miratua ditë më parë në Kuvendin e Kosovës, me votat e deputetëve të partisë në pushtet.

    Edhe LDK-ja e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë Ligj me pretendimet se “Qeveria Kurti po dëshiron të krijojë një super-ndërmarrje të kontrolluar shtetërore”.

    Qeveria e Kosovës ka thënë se Fondi Sovran do të jetë një mekanizëm i ri dhe efektiv për orientimin e investimeve, përmirësimin e qeverisjes korporative, ngritjen e konkurrueshmërisë dhe cilësisë, rritjen e shkathtësive dhe të punësimit, si dhe eliminimit të keqpërdorimit dhe korrupsionit në sektorin e ndërmarrjeve publike.

    Sipas Qeverisë, Fondi Sovran do t’i marrë nën pronësi asetet strategjike të Kosovës. Fondi do ta ketë përgjegjësinë ekskluzive për investimet në rritjen e vlerës së Trepçës, KEK-ut, Korporatës së Thëngjillit, PTK-së.