ATV

Blog

  • Vdes Dick Marty

    Vdes Dick Marty

    Ka vdekur në moshën 78-vjeçare, ish-senatori dhe prokurori zviceran, Dick Marty. I zgjedhur në Senatin Zviceran në vitin 1995, ai ishte anëtar i Partisë Radikale të qendrës së djathtë. Ai dha dorëheqjen në vitin 2011.

    Në vitin 2010 ai publikoi një raport mbi trafikimin e dyshuar të organeve në Kosovë, në të cilin implikonte anëtarë të rangut të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

    Marty duke shkruar shkroi një raport për Këshillin e Evropës, pretendoi se UÇK-ja kishte kryer krime të rënda, përfshirë trafikimin e organeve, raport mbi bazën e të cilit u hap edhe një hetim kundër Hashim Thaçit.

    Ish-prokurori zviceran, i cili shërbeu edhe si anëtar i Këshillit të Evropës deklaroi i habitur se shërbimet speciale në serbi kishin paguar para, për ekzekutimin e tij./Indeksonline/

  • Gjykata e Posaçme sot vendos për kërkesën e SPAK-ut ndaj Sali Berishës

    Gjykata e Posaçme sot vendos për kërkesën e SPAK-ut ndaj Sali Berishës

    Gjykata e Posaçme pritet të vendosë pas pak për kërkesën e SPAK për shqyrtimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpie” për ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha.

    Në këto çaste, në ambientet e gjykatës kanë mbërritur avokatët e Berishës.

    Ditën e djeshme, Gjykata Antikorrupsion nuk mundi të shprehej mbi propozimin e SPAK që e do të mbyllur nën arrest shtëpiak Berishën.

    Irena Gjoka vendosi të mendohet deri të enjten kur dhe do dalë me një verdikt. Deri sot në orën 15:00, koha është nën numërim mbrapsht edhe për ish kryeministrin që dyshohet për korrupsion dhe po aq e vlefshme edhe për 2 mbrojtësit e tij, të cilët nuk i kanë zbuluar lëvizjet e radhës.

    Por koha nuk ishte e çmuar vetëm për avokatët e Sali Berishës që në një seancë të mëparshme kërkuan afat shtesë për tu njohur me provat. Por koha është e çmuar edhe për gjyqtaren që kërkoi kohë shtesë për të dalë me një vendim mbi kërkesën e SPAK që ka ashpërsuar qëndrim dhe këmbëngul arrest shtëpiak për ish kryeministrin.

    Në tre orë proces, pasi një trupë tjetër rrëzoi kërkesën e mbrojtjes për përjashtimin nga çështja të Irena Gjokës, e njëjta kërkesë u parashtrua sërish. Por kësaj radhe avokatët gjetën si shkak refuzimin e gjyqtares për të bërë një gjyq publik

    “Vazhduam me gjykimin, i kërkuam gjykatës ta çojë në Gjykatën Kushtetuese e cila ka lënë të pagjykuar në themel çështjen. Me autorizimin e Ramës vazhdoi gjyqi, për gjithë këto shkelje dhe rrëzim kërkesash. Edhe kjo kërkesë e përjashtimit do të rrëzohet. Ligji thotë kur ngrihet kërkesa për përjashtim, Gjykata nuk mund të japë gjykim. Këto do rrëzohen të gjitha, kështu që vazhdojmë. Argumentet ia kemi parashtruar gjykatës”, tha Gjokutaj.

    Avokatët këmbëngulën se nuk ka rrethana që SPAK të ashpërsojë qëndrim. Ndonëse mbrojtja nuk i kurseu kritikat ndaj gjykatës dhe SPAK nuk kishte një parashikim se me çfarë vendimi mund të dalë gjykata të enjten.

    Nëse gjykata aprovon arrestin shtëpiak, masa e re ekzekutohet brenda ditës pas një urdhri që SPAK ia delegon policisë.

  • Kurti: S’ka shtrenjtim të faturave të energjisë elektrike, për ankesa janë KESCO dhe ZRrE-ja

    Kurti: S’ka shtrenjtim të faturave të energjisë elektrike, për ankesa janë KESCO dhe ZRrE-ja

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike në Kosovës. E për çdo ankesë të qytetarëve, Kurti ka thënë se adresat e vetme janë KESCO dhe ZRrE, raporton Ekonomia Online.

    Sipas Kurtit, kur ka konsum më të lartë të energjisë elektrike “natyrisht se ka edhe faturë më të lartë”.

    “Nëse ka fatura të fryera, KESCO dhe ZRrE janë adresa të cilat duhet t’i adresojnë me seriozitet edhe me shpejtësi të gjitha ankesat, mirëpo nuk ka shtrenjtim të energjisë elektrike. Kur ka konsum më të lartë natyrisht se ka edhe faturë më të lartë. Shtrenjtim të energjisë elektrike nuk ka”.

    “Ne i kemi subvencionuar, kemi ndihmuar edhe sa i përket pajisjeve efiçiente për amvisëri edhe për bizneset në vazhdimësi po përpiqemi maksimalisht me ministren Ekonomisë, Artane Rizvanolli që të kenë furnizim të qëndrueshëm edhe çmime të përballueshme, por shtrenjtim të energjisë nuk ka”.

    “Nëse ka konsum më të lartë vjen fatura më e lartë dhe natyrisht se ju e dini që ata që kanë kursyer i keni shpërblyer dhe tash kanë pajisje efiçiente me mijëra familje, andaj kush ka dyshime se ju ka fry fatura, KESCO dhe ZRrE është adresa”, u shpreh Kurti.

    Këto komente, Kurti i bëri pas vizitës në “Lagjen 29” në Fushë Kosovë, ku u bë përurimi i fillimit të punëve për rregullimi e rrjetit të ujësjellësit në Komunën e Fushë-Kosovës.

    Në inaugurimin e këtij projekti, morën pjesë edhe ministrat Elbert Krasniqi dhe Liburn Aliu, si dhe kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Arsim Fetahu.

  • Prokuroria Speciale nesër mban konferencën vjetore

    Prokuroria Speciale nesër mban konferencën vjetore

    Prokuroria Speciale nesër mban konferencën vjetore.

    Kjo konferencë do të nisë në orën 10:00 dhe do të mbahet në objektin e Prokurorisë Speciale.

    “Të nderuar përfaqësues të mediave, Ju njoftojmë se Prokuroria Speciale, më 29 dhjetor 2023, e premte, nga ora 10:00, mbanë Konferencë vjetore. Konferenca do të mbahet, në objektin e Prokurorisë Speciale, kati 6, Rr. Luan Haradinaj.”, thuhet në njoftim.

  • Këta janë pjesëtarët më të dalluar të FSK-së për vitin 2023

    Këta janë pjesëtarët më të dalluar të FSK-së për vitin 2023

    Forca e Sigurisë së Kosovës, i ka nderuar pjesëtarët më të dalluar për vitin 2023.

    Atyre iu është ndarë medalja për “Shërbim të shquar”, për kryerjen e detyrave me përgjegjësi të lartë.

    Ata janë: gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, gjeneralmajor Irfete Spahiu, gjeneral brigade Jeton Dreshaj, gjeneral brigade Ilir Qeriqi, kolonel Haki Xhemajli, kolonel Fadil Hoxha, kapiten Çlirim Morina, kapiten Feti Prronaj, toger Adin Musiç, toger Granit Revuçi.

    Me këtë medalje janë dekoruar edhe: nëntoger Agon Loshaj, rreshter major Gani Dilaveri, rreshter major Rexhep Bytyqi, rreshter master Zymer Krasniqi, rreshter i klasit të parë Arben Sadikaj, rreshter i klasit të parë Njazi Ajeti, rrreshter shtabor Liriman Maxharri, rreshter shtabor Liridon Dumani, rreshter shtabor Egzon Muji, rreshter shtabor Samir Peci, rreshter shtabor Faruk Miftaraj, rreshter Përparim Jakupi, tetar Mirjetë Gela, ushtar i klasit të parë Drilon Bajrami.

    Ndërkaq, për “Pjesëmarrje në Operacione Ndërkombëtare” janë dekoruar pjesëtarët: toger Ardit Deliu, nëntoger Aldi Blyta, rreshter Dardan Graceni, tetar Gazmend Hajra, tetar Shkodran Kokalla, tetar Edison Sejdiu, ushtar i klasit të parë Shpëtim Shyti, ushtar i klasit të parë Adhurim Neziri, ushtar i klasit të parë Edon Brahimi, ushtar i klasit të parë Ardian Begu, ushtar i klasit të parë Mendim Bellaqa, ushtar i klasit të parë Gazmend Brahimaj.

    Me medalje për “Arritje të Jashtëzakonshme” janë dekoruar pjesëtarët për arritje dhe shërbim të jashtëzakonshëm, të dalluar në zbatimin e detyrave, të gatishmërisë, stërvitjes, disiplinës dhe bashkëpunimit: Major Festim Selimi, rreshter shtabor Rafet Gashi, ushtar i klasit të parë Arlind Gllareva, ushtar i klasit të parë Arlind Begaj, ushtar i klasit të parë Besnik Raqi, ushtar i klasit të parë Ardit Krasniqi.

    Për kontributin e dhënë në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive mirënjohje iu nda: nënkolonel, Ramiz Bytyqi.

    Po ashtu mirënjohje kanë marr Driton Ramaj, Fatmir Muqolli, Arsim Tahiri, Isa Xhemajli, Hidajete Rexha, Arben Hoti, Ilir Mujota, Igballe Zhabari, Labinot Mazreku dhe Betim Jashari.

  • Ngrihet aktakuzë kundër 6 personave, dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar

    Ngrihet aktakuzë kundër 6 personave, dyshohen për pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar

    Prokuroria Speciale njoftoi se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”.

    “Prokuroria Speciale (PS), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër gjashtë (6) personave për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” sanksionuar me nenin 277 të Kodit Penal dhe “Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse” sanksionuar me nenin 364 të Kodit Penal”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

    Tutje thuhet se të akuzuarit S.S, E.Xh, Sh.H, Sh.J, S.H dhe M.L si grup i organizuar kriminal me dashje janë marrë vesh paraprakisht që të furnizohen, transportojnë, këmbejnë, ndërmjetësojnë dhe shesin në mënyrë të paautorizuar armë dhe municion të llojeve të ndryshme, ashtu që gjatë zbatimit të kontrollit të shtëpisë së të pandehurve janë gjetur dhe sekuestruar njëzet (20) armë të gjata AK-47 dhe prova tjera materiale.

  • As një e pesta e pronave në Kosovë nuk zotërohet nga gratë

    As një e pesta e pronave në Kosovë nuk zotërohet nga gratë

    Edhe pse Kushtetuta e Kosovës ua garanton të drejtën për pronë të gjithëve, janë më pak se 20 për qind e pronave të paluajtshme që janë të regjistruara në emër të grave.

    Shukrija me vite kishte kërkuar nga bashkëshorti i saj që shtëpinë e ndërtuar bashkërisht në Prishtinë, ta regjistronin në emër të të dyve, por kot.

    “Sipas tij, ka mjaftuar të jetë në emrin e tij. Nuk e di nëse ka pasur presion nga familjarët apo zakonet”, thotë pensionistja 68-vjeçare, dikur punonjëse në sektorin publik.

    Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ajo tregon se ka mbetur e ve nga viti 2003. Atëkohë thotë se i është dashur të largohet edhe nga shtëpia e saj, për shkak të presionit të familjarëve të bashkëshortit.

    Sipas saj, ata pretendonin se shtëpia u takon atyre, meqë çifti nuk kishte fëmijë.
    Pas disa vitesh, Shukrija nisi procedurat gjyqësore për rikthimin e së drejtës mbi pasurinë e saj, por ato vijojnë ende dhe Shukrija vazhdon të banojë në një shtëpi të të afërmve të saj.

    Në Kosovë, sipas të dhënave të Agjencisë Kadastrale të siguruara nga Radio Evropa e Lirë, janë 608.317 prona të regjistruara – prej tyre 476.394 ose 78.31 për qind në emër të burrave dhe 119.728 ose 19.68 për qind në emër të grave.

    Në këto statistika, megjithatë, nuk saktësohet se sa gra janë pronare të vetme dhe sa në bashkëpronësi.

    Ky hendek në shifra ekziston pavarësisht ligjeve dhe udhëzimeve që përcaktojnë se të gjithë qytetarët e Kosovës mund të kenë prona në emrin e tyre dhe se asnjëri nuk mund të privohet nga kjo e drejtë.

    Për më tepër, në Ligjin për Familje thuhet se “prona e fituar me punë gjatë martesës, është e përbashkët”.

    Ndikimi i normave shoqërore
    Nga sektori civil thonë se përqindja e pronave në emër të grave, është tejet e ulët, marrë parasysh edhe faktin se më shumë se gjysma e popullsisë 1.7-milionëshe të Kosovës i takon gjinisë femërore, sipas Agjencisë së Statistikave.

    Edona Selimi, nga Nisma për Drejtësi dhe Barazi, INJECT, thotë se tradita patriarkale në vend i favorizon djemtë në trashëgimin e pronave, ndërsa vajzat dhe gratë i bën të cenueshme ndaj formave të ndryshme të diskriminimit, përfshirë edhe dhunën në baza gjinore.

    Sipas saj, pronat do t’u ofronin grave siguri si fizike, ashtu edhe ekonomike.

    Në organizatën e saj, INJECT, gratë viktima të dhunës në familje marrin këshilla juridike falas.

    “Një numër i madh i grave që përjetojnë dhunë në familje [nga bashkëshorti], hezitojnë t’i fillojnë procedurat e shkurorëzimit, pasi që nuk kanë mbështetje financiare, nuk kanë prona në emër të tyre e as trashëgimi në familjet e tyre… Janë të papuna dhe nuk kanë ku të shkojnë. Në këto raste, shumica detyrohen të kthehen te kryesi i dhunës”, thotë Selimi për Radion Evropa e Lirë.

    Kosova e ka Ligjin për Trashëgiminë, i cili qartazi përcakton se ndarja e pasurisë bëhet në mënyrë të barabartë, pa përjashtuar anëtarët në baza gjinore. Megjithatë, ky ligj përfshin edhe heqjen dorë në mënyrë vullnetare nga trashëgimia.

    Sipas vlerësimeve të organizatave të ndryshme në Kosovë, vetëm rreth 4 për qind e grave janë trashëguese të pronave familjare. Ndërsa, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e punësimit të grave është nën 20 për qind dhe ato paguhen më pak sesa burrat.

    REL-i ka raportuar edhe më herët se si gratë viktima të dhunës në Kosovë, në mungesë të pavarësisë ekonomike, detyrohen të durojnë dhunë, të zhvendosen në strehimore, apo të ikin përkohësisht dhe të kthehen prapë te dhunuesi.

    Mosqasja e grave në prona të paluajtshme ka pastaj efekt zinxhiror, përkatësisht pasoja drejt fuqizimit dhe mundësive ekonomike.

    Mirlinda Kusari – Purrini, drejtoreshë ekzekutive e Shoqatës Afariste të Gruas “SHE-ERA”, thotë se shumë gra kanë ide kreative për të filluar një biznes, por nëse nuk kanë prona të regjistruara në emër të vetin, atyre u kufizohet qasja në kredi bankare.

    Prona e paluajtshme hyn në kuadër të hipotekës që bankat kërkojnë për të siguruar përmbushjen e detyrimit ndaj kredive.

    “Prona është pengesa kryesore që gratë nuk i lejon të zhvillohen”, thotë Kusari – Purrini për Radion Evropa e Lirë.

    Në një raport të publikuar në nëntor nga Instituti për Studime të Avancuara GAP thuhet se në bankat komerciale të Kosovës, vlera e kredive të marra nga burrat arrin në 1.53 miliard euro, ndërsa nga gratë në 642 milionë euro.

    Sipas Kombeve të Bashkuara, në gjysmën e vendeve të botës, gratë nuk janë ende në gjendje të kërkojnë të drejta të barabarta mbi tokën dhe pronën. Më pak se 15 për qind e të gjithë pronarëve të tokave në botë janë gra.

    Si të përmirësohet ky trend?
    Në përpjekje për ta ngushtuar këtë hendek, Qeveria e Kosovës, në vitin 2016, ka hartuar një udhëzim administrativ, i cili i obligon bashkëshortët që pronën e blerë së bashku, ta regjistrojnë në emër të të dyve, përveç nëse ndonjëri heq dorë në mënyrë vullnetare.

    Noterët – te të cilët blerësi dhe shitësi lidhin kontratën dhe pastaj me atë kontratë blerësi e regjistron pronën në zyrën kadastrale komunale – thonë se ka një rritje të regjistrimit të pronave në emër të të dy bashkëshortëve.

    Sipas një deklarate të Odës së Noterëve të Kosovës, dhënë Radios Evropa e Lirë, për këtë qëllim ka edhe një stimul, sepse “regjistrimi i pronave në emër të të dy bashkëshortëve bëhet pa pagesë”.

    Nga koha kur ky udhëzim ka hyrë në fuqi, numri i pronave të regjistruara në emër të grave është rritur për rreth 4 për qind, përkatësisht nga 16 për qind në afro 20 për qind, sipas Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

    Në mars të vitit të kaluar, afati i këtij udhëzimi administrativ është shtyrë deri në vitin 2029.

    “Synimi ynë nuk ka qenë vetëm çështja e fuqizimit të rolit të gruas në proceset e divorcit, por e dimë se [prona] është parakusht edhe për fuqizimin ekonomik të grave. Thjesht, gratë të mos jenë të penalizuara, nëse dëshirojnë të kenë ndonjë iniciativë të biznesit”, thotë për Radion Evropa e Lirë Edi Gusia, kryeshefe ekzekutive në Agjencinë për Barazi Gjinore, e cila funksionon në kuadër të Zyrës se Kryeministrit të Kosovës.

    Përfaqësues të sektorit civil pohojnë se Kosova ka ligje të mira në këtë aspekt, por se ato nuk zbatohen në masë.

    Selimi, nga organizata INJECT, thotë se gjatë takimeve të ndryshme me gra, sidomos në zonat rurale, ka vërejtur se ato nuk janë të informuara mirë për të drejtën e tyre ligjore.

    “Prandaj, për ta rritur numrin e pronave të regjistruara në emër të çifteve, nevojiten fushata informuese për gratë nëpër vise rurale dhe zbatim i ligjeve nga mekanizmat përgjegjës”, thotë Selimi.

    Në një raport të Zyrës së Komisionarit të Lartë për të Drejta të Njeriut në Kombet e Bashkuara flitet, po ashtu, për rëndësinë e pjesëmarrjes së organizatave dhe grupeve të grave në të gjithë hapat e zhvillimit të politikave të strehimit, si dhe në përpunimin e ligjeve të reja, në mënyrë që nevojat e grave të merren parasysh./REL/

  • Përurohet rruga tranzit e Shtimes që lidh Lipjanin, Ferizajin dhe Prishtinën

    Përurohet rruga tranzit e Shtimes që lidh Lipjanin, Ferizajin dhe Prishtinën

    Komuna e Shtimes ka përuruar ndërtimin e rrugës tranzit, e cila lidh Lipjanin, Ferizajin dhe Prishtinën, si dhe do të shërbejë edhe për transporte të rënda. Projekti për ndërtimin e kësaj rruge është financuar nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkëpunim me komunën e Shtimes që ka kushtuar mbi 1.3 milion euro.

    Përfundimi i këtij projekti pritet të lehtësojë qarkullimin për qytetarët e Shtimes.

    Me këtë rast, Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se ky projekt do të shkarkojë trafikun e Shtimes. Ai tha se në vitin 2023 në Kosovë ka pasur punime gjithandej, dhe në dy vitet e ardhshme do të nis edhe lidhja e dy autostradave më të rëndësishme në vend.

    “Po e ndajmë shiritin për një projekt shumë të rëndësishëm për komunat rreth e përqark, për regjionin përgjithësisht, komunën e Shtimes në veçanti. Projekt i cili është financuar dhe është kontraktuar nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës. Në bashkëpunim të drejtpërdrejtë dhe me kërkesë të komunës së Shtimes, respektivisht kryetarit Qemajl Aliu, projekt është i rëndësishëm për shkak se e shkarkon mjaftë trafikun në qytetin e Shtimes dhe krijon lidhje të mira për trafikun dhe transportin e rëndë. Projekti është 4.6 kilometra, ka pasur kosto prej 1.3 milion euro dhe është përfunduar në afat kohor ashtu siç është edhe paraparë… Gjithandej në Kosovë këtë vit ka qenë, ka pasur punishte gjithandej dhe viti 2024, 2025 të presim që te jenë dy vite të rëndësishme, fillimit të projekteve të mëtejme…..Është një lajm i rëndësishëm jo vetëm për Shtimen por për Kosovën në përgjithësi është lidhja e dy autostradave, pra autostradës Ibrahim Rugova dhe asaj Arbër Xhaferi, ndërtimi i autostradës nga qafa e Duhlës deri në Banullë e që ndërlidhet pastaj me autostradën që shkon deri në Gjilan, dhe këtë vit e kemi ndarë buxhetin dhe e kemi bërë projektin për 2024 me vazhduar nga Gjilani deri tek dheu i bardhë. Duke pasur parasysh edhe rrugën e Podujevës që është duke u zgjeruar, Kosova përmbyll vitin me sukses dhe projektet e kyçjes në koridore”, tha Aliu.

    Ndërkaq, kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu tha se kjo rrugë ndërlidhët edhe me komunat fqinje Lipjanin, Ferizaj dhe Prishtinën.

    Aliu theksoi se projekt i rëndësishëm është edhe rikthimi i autostradës Duhël, Shtime, Banullë. Sipas tij, ky projekt do t’i shtojë Shtimes pozitën gjeostrategjike.

    “Sot është një ditë e lumtur, e gëzueshme për të gjithë qytetarët e komunës se Shtimes, sepse po përurohet një nga rrugët kryesore vitale të qytetit. Por jo vetëm qytetit të Shtimes, ky është tranziti i Shtimes që qarkullojnë makineritë e rënda dhe kjo e lehtëson qarkullimin trafikut nëpër qytet dhe liron rrugët që janë për makineritë e lehtë. Ne e kemi gjetur në një gjendje të rëndë dhe unë jam shumë i lumtur që vitin e parë kemi bërë kërkesë dhe kjo kërkesë është miratuar, dhe sot po e përurojmë pas 6 muajsh. Kjo rrugë do t’u shërbejë qytetarëve të Shtimes por edhe të gjitha bizneseve dhe qytetarëve të komunës së Suharekës, këtë rast Lipjanit, Ferizajit dhe Prishtinës që lidh kjo rrugë. …. Më në fund pas një anashkalimi disa vjeçar që i ka ndodhë Shtimes me anashkalimin e autostradës, sepse ju e dini se boshti historikisht ka qenë Shtimja që lidhë tri qendra shqiptare, Shkupin, Prishtinën dhe Tiranën. Dhe më në fund rikthimi i autostradës Duhël, Shtime, Banullë prapë ja rikthen pozitën gjeostrategjike të Shtimes dhe këtë rast një qeverisje e përgjithshme lokale dhe një autostradë ka me qenë një siguri që edhe Shtimja do të jetë një qytet i zhvilluar me prosperitet dhe sidomos të rinjtë që ka qenë plagë e jona si migrimi dhe imigrimi kanë me pas perspektivë me jetuar në vendlindjen e tyre”, theksoi Aliu

  • ​Tahiri: Draft-statuti i Asociacionit është dështimi më i madh i kësaj qeverie

    ​Tahiri: Draft-statuti i Asociacionit është dështimi më i madh i kësaj qeverie

    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka mbajtur një konferencë për media, të fundit për këtë vit, në të cilën ai foli përmendi disa prej pikave kyçe që shënuan vitin 203.

    Ai tha se Qeveria e Kosovës ka dështuar në disa sektorë, siç janë ai i arsimit, i shëndetësisë si dhe në fushën e diplomacisë.

    Tahiri përmendi rezultatet e testit PISA, për të cilët tha se kanë qenë më të dobëtit ndonjëherë, dhe se këto rezultate paraqesin logjikën e qeverisë në forcimin e arsimit në vend.

    Ai tha se Qeveria ka dështuar në sektorin për të cilin ka folur më së shumti.

    “Rezultati i PISA-s ka qenë më i ulëti ndonjëherë që Republika e Kosovës e ka marrë. Fatkeqësisht edhe pse ky rezultat e ka reflektuar logjikën e kësaj qeverie në forcimin e arsimit në Kosovë. Veprimet e një pas njëshme në sektorin e arsimit duke filluar prej synimit për të ngulfatur përfaqësuesit e sindikatave të arsimit e deri tek mos krijimi as i kushteve infrastrukturore e as kushteve të arsimit të lartë të hulumtimeve shkencore, tregon që kjo qeveri në sektorin për të cilin ka folur më së shumti ka dështuar plotësisht”.

    Shefi i deputetëve të AAK-së foli edhe për Ligjin e Pagave, për të cilin tha se ka zvogëluar pagën për disa kategori, e për disa të tjerë ka rritur pagën prej vetëm 10 deri 20 euro.

    Tahiri shtoi se zyrtarët publikë të Kosovës kanë sistemin më të ultë të pagave në Ballkan, teksa shtoi se Qeveria e Kosovës i kë varfëruar këta zyrtarë publikë.

    “Për tre vjet rresht, katër herë e kanë pasur në agjenten legjislative Ligjin e Pagave. Edhe atëherë kur e kanë miratuar, e kanë miratuar një ligj i cili në një numër të caktuar të kategorive e ka zvogëluar pagën, tek një numër i madh e ka rritë për 10, 15 apo 20 euro. Vetëm tek kategoria e specializantëve ka pasur një ngritje në sektorin e shëndetësisë. Mbi 72 mijë zyrtarë publikë ballafaqohen me sistemin më të ultë të pagave në rajonin e Ballkanit Perëndimorë. Kjo qeveri e ka varfëruar dhe e ka ndëshkuar secilin zyrtarë publikë të këtij vendi”

    Deputeti i AAK-së përmendi edhe draft-statutin e Asociacionit për të cilin tha se është dështimi më i madh i kësaj qeverie, teksa shtoi se kryeministri Kurti e ka sfiduar seriozisht sistemin qeverisës së Kosovës.

    Ai u shpreh i bindur se Gjykata Kushtetuese do t’i korrigjojë këto gabime.

    “Maja e dështimit të kësaj qeverie është draft-statuti i Asocacionit i cili është prezantuar dhe njëkohësisht menaxhimi i gjithë procesit të dialogut. Si shtet kemi për obligim që ta ruajmë sovranitetin, lirinë dhe institucionet vitale që i kemi. Kurti si kryeministër ka arritur ta sfidojë seriozisht sistemin një shkallës të Qeverisë së Kosovës. Ne jemi të bindur që Gjykata Kushtetuese do të korrigjojë gabimet që i ka bërë”.

  • Nagavci e bindur se s’do të ketë mungesë të mësimdhënëseve për shkak të liberalizimit

    Nagavci e bindur se s’do të ketë mungesë të mësimdhënëseve për shkak të liberalizimit

    Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, tha se nuk kanë informata për mungesë të mësimdhënësve, raporton Ekonomia Online. Madje u shpreh e bindur se Kosova nuk do të ketë mungesë të mësimdhënësve për shkak të liberalizimit të vizave.

    Në konferencën e fundit për këtë vit ajo ka folur edhe për procesin e furnizimit me libra, për çka tha se janë duke bërë një analizë dhe krahasim edhe me shtetet e tjera.

    “Nuk kemi pasur asnjë informatë nga SBAShK-u për çështjen e mësimdhënësve, që janë duke pasur mungesë. Ne e dimë që disa fusha ka mungesë, por jo për shkak të liberalizimit të vizave, por se nuk kanë zgjedhur studentë këto drejtime. Unë besoj që Kosova nuk do të ketë probleme me mësimdhënësit. Ne jemi duke u siguruar që profesioni i mësimdhënësit, të jetë profesion i dëshiruar dhe i vlerësuar”.

    “Jemi duke e bërë analizë financiare për koston që është shpenzuar, por edhe duke bërë krahasime me shtete të tjera. Informatat këtë vit do të jenë të hershme, para verës do të ndahen informatat sesi do t’i furnizojmë me tekstet shkollore”.

    Ajo nga gazetarët u pyet edhe për kërkesën për udhëzimin administrativ për lejim të bartjes së shamisë në shkolla. Ajo tha se votimi i ligjeve për fushën e arsimit në Kuvend nuk duhet të kushtëzohet me hartimin e lejimin e bartjes së shamisë në shkolla, raporton EO.

    “Do të ishte shumë mirë që deputetët e LVV-së por edhe nga deputetët e partive tjera t’i votojnë ligjet e fushës së arsimit në Kuvend. Për ne nuk ka kushtëzime. Ne e kemi obligim ta respektojmë Kushtetutën, pra asnjë nxënës nuk do të mbetët jashtë bankave shkollore”.