ATV

Blog

  • Scholz u bën thirrje vendeve të BE-së ta rrisin furnizimin me armë për Ukrainën

    Scholz u bën thirrje vendeve të BE-së ta rrisin furnizimin me armë për Ukrainën

    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, u ka bërë thirrje vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) t’i japim më shumë mbështetje ushtarake Ukrainës gjatë këtij viti, e cila është duke e luftuar pushtimin rus.

    Scholz i bëri këto thirrje gjatë një konference për shtyp me kryeministrin e Luksemburgut, Luc Friedman, më 8 janar në Berlin.

    “Dërgesat e armëve për Ukrainën, të planifikuara nga shumica e vendeve anëtare të BE-së tani, janë shumë të vogla… unë u bëj thirrje aleatëve tanë në Bashkimin Evropian që gjithashtu t’i rrisin përpjekjet e tyre për Ukrainën”, tha Scholz.

    Gjermania është mbështetësja e dytë më e madh ushtarake e Ukrainës, pas Shteteve të Bashkuara.

    Ukraina ka paralajmëruar që lufta dhe financat e saj publike do të jenë në rrezik të madh, nëse do të ndalen ndihmat prej Perëndimit.

    Ukraina ka regjistruar ndryshim të vogël të linjës së kontrollit, pas nisjes së kundërofensivës pranverore, dhe tani po përballet me një rënie graduale të ndihmave prej aletëve në Uashington dhe Evropë.

    Ndërkohë, Rusia është duke i vazhduar sulmet mbi Ukrainë.

    Më 8 janar, ushtria ruse i sulmoi rajonet e Ukrainës me një breshëri raketash, duke i vrarë së paku katër persona, plagosur mbi 40 të tjerë, si dhe duke shkaktuar dëme në infrastrukturën civile dhe objektet ekonomike, thanë zyrtarët ukrainas.

    Ushtria ukrainase tha se në shumicën e vendit, përfshirë në kryeqytet Kiev, u lëshuan sirena për sulme ajrore më 8 janar./REL/

  • Vdes mjeku i njohur kosovar

    Vdes mjeku i njohur kosovar

    Oda e Mjekëve të Kosovës ka njoftuar se është ndarë nga jeta Dr. Halit Ibrahimi.

    Ibrahimi ka punuar për një kohë të gjatë në Klinikën e Psikiatrisë në QKUK.

    Oda e Mjekëve të Kosovës u ka shprehur ngushëllimet miqve dhe familjarëve të tij.

  • Timotheé dhe Kylie Jenner, më të dashuruar se kurrë

    Timotheé dhe Kylie Jenner, më të dashuruar se kurrë

    Një nga çiftet më të përfolura momentalisht vazhdon të jetë Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet.

    Së fundmi, ata u panë së bashku në ngjarjen “Golden Globes”. ‘’Ata ishin më të dashuruar se kurrë’’, tha një burim për People.

    Një video e shkurtër po qarkullon në rrjetet sociale ku shihen çifti duke shikuar njëri tjetrin dhe duke buzëqeshur.

    Aktori ishte nominuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të së dielës për rolin e tij në Wonka, për aktorin më të mirë në një film muzikor ose komedi.

    Ai dhe Jenner u lidhën në prill 2023, por çifti ende nuk kishin konfirmuar asgjë derisa u panë duke u puthur në turneun e Beyonces, në fillim të shtatorit.

    “Ai e përkrah shumë në karrierën e saj, e njëjta ndodhë edhe me Kylien. Ata të dy përpiqen të marrin pjesë në ngjarje të rëndësishme për njëri-tjetrin’’, tha mes tjerash burimi./atvlive.tv/

  • Aktori Alain Delon ngriti padi ndaj djalit të tij

    Aktori Alain Delon ngriti padi ndaj djalit të tij

    Aktori francez Alain Delon ka ngritur padi ndaj djali të tij, Anthony Delon, pasi ky i fundit dha detaje për gjendjen e tij shëndetësore në një intervistë me ‘Paris Match’.

    Me këtë veprim, 88-vjeçari ka shprehur zhgënjim dhe tronditje për atë që ai e konsideron si një “shpërthim mediatik të orkestruar” nga ana e të birit.

    Alain Delon, refuzon të pranojë deklaratat e të birit, Anthony duke thënë se “Cili baba mund ta duronte këtë?”

    Alain Delon është një aktor francez që fitoi famë ndërkombëtare në vite të 1960-a me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme në filma si “Le Samouraï” dhe “The Leopard”.

    Ai konsiderohet si një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë franceze dhe evropiane./atvlive.tv/

  • Braktisja e shkollave, arsimi i mesëm dhe i lartë më i prekuri

    Braktisja e shkollave, arsimi i mesëm dhe i lartë më i prekuri

    Shkollat fillore dhe të mesme në Kosovë gjatë vitit 2023 kanë mbyllur vitin shkollor me mungesë të numrit të nxënësve dhe migrim të mësimdhënësve. Numri i nxënësve që kanë braktisur shkollën këtë vit ka shënuar rritje për afro 100 më shumë krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkaq, edhe më shqetësues konsiderohet fakti që mbi 1 mijë nxënës nuk e kanë vazhduar shkollën e mesme, për shkak të kushteve jo të mira ekonomike. Përveç kësaj, disa prej tyre në vend të shkollimit, zgjedhin që të punojnë qoftë në mënyrë të ligjshme ose jo.

    Gjendja më mirë nuk qëndron as me mësimdhënësit, të cilët vazhdimisht përgatiten për të migruar në tregun e punës jashtë Kosovës. Vetëm në fillim të vitit 2024 janë mbi 300 kërkesa për pushime vjetore, dhe me këtë situatë mungesa e mësimdhënësve në shkolla do të jetë alarmante në vend.

    Lidhur me braktisjen e fëmijëve në shkolla, koordinatorja për të Drejtat e Njeriut në Ministrinë e Arsimit, Merita Jonuzi tregon se shifrat më të larta janë tek arsimi i mesëm i lartë, për shkak se nuk është arsim i obligueshëm.

    Ajo tha për KosovaPress se braktisja e shkollimit paraqitet te klasat e 10-ta dhe të 12-ta dhe kjo është shqetësuese.

    Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari thotë për KosovaPress se mësimdhënësit janë të zhgënjyer me Ligjin e ri të pagave. Ai thotë se një numër i madh i mësimdhënësve kanë bërë kërkesë për pushime njëvjeçare pa pagesë, sipas tij ky është një mesazh se ata po kërkojnë punë në tregun jashtë Kosovës.

    Njohësi i arsimit, Rinor Qehaja, thotë pwr KosovaPress se numri i rasteve të nxënësve që braktisin shkollën është në rritje, teksa komenton edhe kërkesat e mësimdhënësve për pushime njëvjeçare. Ai thotë se duhet analizuar nëse këto kërkesa kanë qëllime për migrim të mësimdhënësve jashtë vendit ose jo.

    Institucionet arsimore bazuar në Konventën për të Drejtat e Fëmijëve duhet të kujdesen për pjesëmarrje dhe gjithë përfshirje në arsim cilësor, duke siguruar zhvillimin e fëmijëve brenda potencialit të plotë.

    Po ashtu, Drejtoritë Komunale për Arsim (DKA) përgatisin dhe lidhin kontratat përkatëse për të gjithë mësimdhënësit e angazhuar në procesin edukativ arsimor.

  • Si ta mbrojmë baterinë e telefonit nga të ftohtit

    Si ta mbrojmë baterinë e telefonit nga të ftohtit

    Pajisjet e vogla elektronike janë të ndjeshme ndaj temperaturës. Në veçanti, bateria mund të dëmtohet në të ftohtë.

    Për këtë arsye, duhet të mbroni telefonin në dimër nga të ftohtit, lagështia dhe luhatjet e forta të temperaturës.

    Bateritë me jone të litiumit funksionojnë më mirë në temperaturën e dhomës. Nëse temperatura është shumë e ulët, performanca e baterisë dobësohet.

    Tonet e litiumit lëvizin nga poli negativ në atë pozitiv përmes një lëngu ose kristali më elektrolite. Në temperatura të ulëta, ky lëng ose këo kristale kanë më pak mundësi përçuese dhe jonet lëvizin dukshëm më ngadalë .

    Rritja e rezistencës brenda baterisë shkurton jetëgjatësinë e baterisë. Në rast emergjence, furnizimi me energji elektrike ndalet plotësisht. Celulari fiket. Nëse kjo nuk ndodh shumë shpesh, telefoni juaj do të rigjenerohet në vapë. Nëse i ftohti shkakton një të ashtuquajtur shkarkim të thellë , bateria juaj do të pësojë dëme të pariparueshme. Në rast urgjence, është më mirë të fikni celularin.

    Ngarkimi gjithashtu funksionon dukshëm më ngadalë në temperatura shumë të ulëta . Në temperatura nën zero është edhe e dëmshme !

    I ftohti prek edhe ekranet LCD. Në të ka kristale të lëngëta që mund të ngrijnë edhe në temperatura nën zero. Ekrani reagon gjithnjë e më ngadalë ndaj shkrimit tuaj.
    Për të parandaluar dëmtimin e celularit në të ftohtë, duhet ta mbani të ngrohtë . Kjo funksionon më së miri me nxehtësinë e trupit tuaj.

    Pra, mos e vendosni celularin në çantën e dorës ose në xhepin e jashtëm – më i ngrohti është në xhepin e brendshëm të xhaketës.
    Duhet të jetë sa më afër trupit tuaj.

    Një gjë në veçanti ju ndihmon që të mos keni nevojë ta hiqni celularin nga xhepi i brendshëm i ngrohtë: një kufje e mirë ose kufje Bluetooth .
    Sa i përket baterisë, mënyra më e mirë është të aktivizoni modalitetin e kursimit të energjisë.
    Gjithashtu mbyllni aplikacionet që nuk jeni duke i përdorur dhe çaktivizoni si WiFi , Bluetooth dhe GPS .

    Telefonat nuk janë vetëm të ndjeshëm ndaj të ftohtit, por gjithashtu nuk e pëlqejnë lagështinë. Kjo është arsyeja pse ju duhet t’i mbroni mirë nga bora dhe shiu.

    Asnjëherë mos e lini telefonin tuaj në makinë në të ftohtë për një kohë të gjatë.

    Temperaturat e ulëta mund të shkaktojnë dëme të pariparueshme në bateri./atvlive.tv/

     

  • Gjelal Selimi flet për rrugëtimin dhe sfidat e pjesëtarit të Policisë së Kosovës

    Gjelal Selimi flet për rrugëtimin dhe sfidat e pjesëtarit të Policisë së Kosovës

    Veshja e uniformës së policisë së shtetit për Gjelal Selimin nuk është thjesht vetëm një copë tekstili, ai në këtë uniform mban me vete përgjegjësinë dhe dashurinë që ka për vendin e tij.

    Policia e një shteti krijon qetësinë e vepron për drejtësinë andaj edhe këto faktorë ishin nxitës që Gjelali ta donte edhe më shumë këtë rrugëtim.

    Por asnjëherë, vështirësitë dhe sfidat nuk kanë arritur t’ia shuajnë dëshirën e tij të madhe për t’i shërbyer vendit.

    Si polic trafiku nuk është e vetmja fushë të cilën e ka mbuluar Gjelal Selimi, sepse nga tereni ata janë zgjidhje për shumë probleme por shpesh edhe vet të ekspozuar para rreziqeve./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

     

  • Tentoi të largohet nga klasa gjatë pushimit, 17-vjeçarja bie nga kati i dytë

    Tentoi të largohet nga klasa gjatë pushimit, 17-vjeçarja bie nga kati i dytë

    Një 17-vjeçare, nxënëse në një prej gjimnazeve të Elbasanit është plagosur ditën e sotme dhe ka përfunduar me dëmtime fizike në spitalin e qytetit.

    Mësohet se ajo është aksidentuar në rrethana ende të paqarta gjatë kohës që ishte në mësim, ndërsa burime jo zyrtare bëjnë me dije se ajo ka rënë nga dritarja e klasës që ndodhet në katin e dytë.

    Paraprakisht mendohet se ajo ka tentuar të largohet nga klasa gjatë kohës së pushimit dhe ka tentuar të dalë nga dritarja, por ka përfunduar e plagosur pasi ka rënë nga lartësia.

    Ajo është dërguar me urgjencë drejt spitalit, ndërsa po hetohet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje./oranews

  • Arrestohet një person në Prishtinë, u prezantua rrejshëm si polic

    Arrestohet një person në Prishtinë, u prezantua rrejshëm si polic

    Policia e Kosovës ka raportuar se të hënën është arrestuar një person që dyshohet se është prezantuar rrejshëm si polic.

    Në raport thuhet se të shtunën më 06.01.2024, duke u prezantuar rrejshëm si zyrtar policor, kishte ndaluar dhe kontrolluar një veturë që po e drejtonte ankuesi.

    Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

  • Në Katalonjë i gëzohen liberalizimit të vizave për kosovarët

    Në Katalonjë i gëzohen liberalizimit të vizave për kosovarët

    Katalonja, rajon që ka kërkuar pavarësinë në Spanjë tash e sa kohë, i është gëzuar njohjes së pasaportave të Kosovës nga Spanja, e cila megjithatë vazhdon ta refuzojë njohjen e pavarësisë.

    Të shtunën u konfirmua se Spanja ka njohur pasaportat e Kosovës duke lejuar lëvizjen e lirë të kosovarëve edhe në këtë shtet, sikur në vendet tjera të zonës Schengen nga 1 janari. Spanja është ndër pesë shtetet e Bashkimit Evropian që refuzon njohjen e Kosovës. Vendimi kryesisht lidhet me kërkesat për ndarje të Katalonjës dha Baskisë. Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja janë shtetet tjera mosnjohëse.

    “Spanja nuk e njeh ende Kosovën, sovranitetin apo pavarësinë e Kosovës, sepse ne nuk njohim deklaratat e njëanshme të pavarësisë”, ka thënë Jose Manuel Albares, ministër i Jashtëm i Spanjës, raporton “Financial Times”.

    Spanja ka nxitur polemika në shtet me vendimin e fundit, por Qeveria ka reaguar shpejt duke thënë se lëvizja e njohjes së pasaportës nuk ka të bëjë me “zbutje” tjetër ndaj Katalonjës. Partitë pro-pavarësisë së Katalonjës në nëntor arritën dakord për mbështetjen e kryeministrit Pedro Sanchez edhe për një mandat. Partitë e këtij rajoni mbesin mbështetëse të pavarësisë së Kosovës.

    Një zyrtar i “Together for Catalonia (Bashkë për Katalonjën)”, parti në Katalonjë, ka thënë se janë të lumtur për kosovarët dhe të gëzuar që do t’i anulojnë planet për të promovuar çështjen e pasaportave në Kuvendin e Spanjës.

    Qeverisja rajonale e Katalonjës, e udhëhequr nga E Majta Republikane katalonjase, ka thënë se “qëndrimi i saj është në përputhje të plotë me pozicionin e institucioneve evropiane për njohjen dhe sovranitetin e Kosovës”. “Është Spanja ajo që ka qëndrim ndryshe. Është anomali”, kanë thënë në këtë qeverisje.

    Edward Joseph, ekspert për Ballkanin në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e ka vlerësuar vendimin e Spanjës si “hap të madh përpara, duke paralajmëruar përfarim të mëtejmë të NATO-s dhe BE-së për çështjen e shtetësisë së Kosovës”.

    “Është çështje kritike për stabilitetin e rajonit”, ka thënë ai duke shtuar se vendimi i ri i Spanjës hap mundësi të reja bashkëpunimi.