ATV

Blog

  • Dardan Molliqaj e refuzoi koalicionin me Ramush Haradinajn

    Dardan Molliqaj e refuzoi koalicionin me Ramush Haradinajn

    Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj tha se e ftoi kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj për të diskutuar për një koalicion të mundshëm.

    “Dy orë u takuam e falënderoj që u takuam, nuk ka kuptim me bo koalicion kur nuk pajtohemi për shumë gjëra, kemi pasur ofertë po nuk kish kuptim PSD nuk është e interesuar për mi pas dy deputet aty me ia dhënë fjalën”, tha ai.

    Molliqaj tha se nëse ndodh formimi i Asociacionit apo i “autonomisë” siç e quajti ai përgjegjësia do t’i takonte edhe opozitës.

    Kur u pyet se përse nuk u bënë bashkë me opozitën për ta kundërshtuar këtë, Molliqaj tha se : “Opozita është një zëri për Asociacionin me Qeverinë”.

    “Një parti parlamentare që nuk i jep nënshkrimet për me çu në Kushtetuese, me vet Gjykatën Kushtetuese , nëse del që s’është shkelje shumë mirë, çlirohemi krejt, por nëse del që është shkelje…”, tha Molliqaj

    Sipas tij, kryeministri Kosovës Albin Kurti pranoi marrëveshjen më të keqe deri më tani për Asociacionin.

    Molliqaj shtoi se veprimet e Qeverisë Kurti çuan në autonomi për veriun e Kosovës.

    “Ne mundemi me i bo çka duash veriut të Kosovës, po në fund kur të ia japësh autonominë ajo është punë e kryer….secili veprim i Qeverisë së Kosovës vetëm sa e ka trashur autonominë”, tha Molliqaj.

  • Barbano: Nënshkrimi i peticionit u mbikëqyr nga EULEX-i

    Barbano: Nënshkrimi i peticionit u mbikëqyr nga EULEX-i

    Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, ka bërë të ditur sot se misioni i BE-së në Kosovë ka mbikëqyrur mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve të komunave në Leposaviq dhe në Mitrovicën e Veriut.

    Barbano ka deklaruar në rrjetin social “X” se është vendimtare që çdo qytetar në të gjitha komunat në veri të ketë të njëjtat të drejta pjesëmarrjeje.

    “Në përputhje me mandatin, EULEX-i ka mbikëqyrur mbledhjen e nënshkrimeve. Më vjen mirë të vërej se të gjithë i ushtronin të drejtat e tyre në mënyrë të sigurt dhe të organizuar, siç parashikohet me Ligji i të Drejtave. Është thelbësore që çdo qytetar në të gjitha komunat e veriut të ketë të njëjtat të drejta për pjesëmarrje”, ka theksuar Barbano.

  • Gjendet pa shenja jete një burrë në Malishevë

    Gjendet pa shenja jete një burrë në Malishevë

    Një burrë në Malishevë është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij.

    Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ka njoftuar se ka nisur hetimet.

    “Malishevë 18.01.2024. Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

  • Zhduket një person në Pejë

    Zhduket një person në Pejë

    Një person në Pejë ka njoftuar se një burrë është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

    Policia njoftoi se rasti është nën procedurë hetimore.

    “Pejë 18.01.2024-12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima mashkull kosovar është larguar nga shtëpia dhe nuk di për vendndodhjen e tij. Rasti në procedure hetimore”, thuhet në raportin policor.

  • Therje me thikë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

    Therje me thikë në Vushtrri, arrestohet i dyshuari

    Një rast i therjes më thikë është raportuar të ketë ndodhur në Vushtrri.

    Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimen mashkull kosovar, teksa viktima ka pranuar tretman mjekësor.

    Ndërkaq, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

    “Vushtrri 17.01.2024-16:00. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje ka therur me thikë viktimen mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • A është normale të flasësh me veten, sipas psikologëve

    A është normale të flasësh me veten, sipas psikologëve

    Ju mund të keni një rreth të gjerë miqsh, kolegësh me të cilët bëni diskutime, dërgoni mesazhe darkave, shkëmbeni ide dhe debate për çështje të ndryshme, por në fund e kuptoni se personi me të cilin merreni vesh më mirë është vetja juaj

    “A është normale të flas me veten?” mund të jetë një nga pyetjet tuaja.

    Kemi lajme të mira. “Është normale,” thotë Craig Kain, një psikolog dhe psikoterapist, shkruan Parade.

    “Të flasësh me veten është diçka që shumica e njerëzve e bëjnë”. Ndërsa ne mund të flasim shpesh me veten, ka shumë njerëz që ndihen jonormalë për këtë gjë, sepse nuk është diçka që ne e diskutojmë shpesh.

    E vërteta është se është e zakonshme që njerëzit të flasin me veten gjatë gjithë ditës, por ndonjëherë kjo vetë-bisedë mbetet në kokën e tyre.

    Tri arsye të tjera pse është krejtësisht normale të flasësh me veten:

    1. Ndihmon me emocionet

    Biseda me veten mund të jetë qetësuese. Ju flisni më ngadalë se sa mendoni, kështu që kur jeni duke folur me veten, kjo ju ngadalëson dhe është e dobishme kur filloni të ndiheni të trullosur ose keni panik.

    2. Inkurajoni veten

    Të flasësh me veten mund të jetë një mënyrë e mirë për të inkurajuar veten. Fjalët e mira për veten mund të kenë një efekt të ngjashëm, citon Anabel.

    3. Fiksoni gjëra në kokën tuaj

    Dëshironi të mbani mend emrin e personi që keni takuar në një moment të bukur të jetës suaj? Flisni me veten për këtë. Dëgjimi i vetes duke folur mund t’ju ndihmojë të ruani informacionin. /Telegrafi/

  • Grabitje e armatosur në Ferizaj

    Grabitje e armatosur në Ferizaj

    Një grabitje me armë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Ferizaj.

    Policia ka njoftuar se një grua derisa ka qenë në vendin e punës, një person i armatosur ka hyrë dhe nën kërcënimin e armës ka mundur ti marrë një shumë parash.

    Personi është ende i paidentifikuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur, njofton policia.

    ”Ferizaj 18.01.2024-17:52. Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se deri sa ishte në vendin e punës, kishte hyrë një person i dyshuar i panjohur dhe nën kërcënimin e armës i kishte marr një shume te hollash dhe ishte larguar në drejtim të panjohur”, thuhet tutje në raportin policor.

  • ​Dhoma e Tregtisë përshëndetë vendimin e BQK-së për mospranimin e valutave të tjera përveç euros

    ​Dhoma e Tregtisë përshëndetë vendimin e BQK-së për mospranimin e valutave të tjera përveç euros

    Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret vendimin e fundit të marrë nga Banka Qendrore e Kosovës për ndalimin e përdorimit të një valute të huaj në Republikën e Kosovës.

    Në komunikatën e DHTIK thuhet se fatkeqësisht, përdorimi i mëtutjeshëm i dinarit serb nëpër komuna të ndryshme të Republikës së Kosovës, tani e 25 vjet ka shkaktuar dhe po shkakton dëme qindra milionëshe buxhetit të Kosovës, pasi asnjë nga shitjet të cilat bëhen përmes kësaj valute nuk deklarohen në Administratën Tatimore të Kosovës.

    Përveç kësaj, sipas legjislacionit në fuqi përdorimi dinarit është antiligjore dhe antikushtetuese.

    “Nga 1 Shkurti 2024 sipas Rregullores për Operacionet me Para të Gatshme, valuta e vetme e lejuar të përdoret për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme dhe në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, si valutë e vetme edhe në kuptim të Nenit 11 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe Neneve 16, 17 dhe 18 të Ligjit Nr. 03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

    Siç njofton DHTIK aktualisht janë mbi 50 mijë qytetarë serbë të Kosovës, duke përfshirë këtu edhe pensionistët, të cilët paguhen nga shteti i Serbisë në dinarë, ndërsa punojnë në institucione paralele të shëndetësisë, arsimit dhe kulturës që funksionojnë sipas sistemit të Serbisë.

    “Si Dhomë e Tregtisë konsiderojmë se ky Vendim është shumë i mirëseardhur dhe i njëjti është dashur të aplikohet edhe më pare”, thuhet në fund të komunikatës.

  • Rreth 400 autobusë përplot me udhëtarë po nisen çdo ditë nga Prishtina për në Evropë

    Rreth 400 autobusë përplot me udhëtarë po nisen çdo ditë nga Prishtina për në Evropë

    Hapja e dyerve nga ana e Bashkimit Evropian për lëvizje të lirë prej 1 janarit 2024 ka bërë që shumë kosovarë t’i mbyllin dyert e shtëpive, duke synuar gjetjen e një vendi më të mirë pune në Gjermani, Belgjikë, apo Slloveni.

    Nga 1 janari 2024 kur ka hyrë në fuqi liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian për kosovarët, terminali i Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” është përplot me udhëtarë, njëjtë siç është edhe Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

    Nga ky i fundit kanë dhënë për Front Online statistika alarmante të udhëtimit të kosovarëve drejt vendeve të ndryshme të Bashkimit Evropian këtë fillim vit.

    Shqipe Durmishi, zëdhënëse e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, ka bërë të ditur për Front Online se nga 1 janari 2024, kur ka filluar lëvizja e lirë e qytetarëve të Kosovës në Zonën Schengen, mesatarja ditore e nisjes së autobusëve nga Prishtina është 380-400 autobusë.

    A shkuan 300 mijë kosovarë me autobusë në Evropë vetëm për dy javë nga Prishtina?

    Ndonëse Durmishi nuk ka treguar se numrin e përgjithshëm të autobusë që janë nisur në dyjavëshin e parë të janarit 2024 nga Prishtina, sipas një kalkulimi të thjeshtë del se për 15 ditë rreth 6000 autobusë me udhëtarë janë nisur vetëm nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë.

    Nëse llogaritet se në një autobusë mund të transportohen 50 udhëtarë, del që vetëm për dy javë hiç më pak se 300,000 veta kanë shkuar me autobusë nga Prishtina për në qytete të ndryshme të Bashkimit Evropian.

    Sipas Durmishit nga Stacioni i Autobusëve në Prishtinë për shkak të kthimit të mërgimtarëve dhe shtimit të numrit të vizitave turistike nga kosovarët për në BE ka ndikuar që të rritet kërkesa për shtimin e linjave të autobusëve nga transportuesit.

    “Gjermania, Sllovenia, Zvicra, Belgjika janë shtetet ku ka më së shumti linja me autobusë nga Prishtina”, shprehet Durmishi për Front Online.

    Kjo e fundit pranon se krahasuar me vitin 2023, këtë vit ka rritje, siç thotë ajo, graduale të linjave ndërurbane dhe ndërkombëtare. “Kostoja më e lirë e transportit rrugor gjithashtu edhe benefitet e bagazhit që po ju ofrohen udhëtareve po e rrisin edhe kërkesën për të udhëtuar me autobus”, shpprehet Durmishi.

    Ruzhdi Kurtishaj nga kompania “Sharr Travel” thotë për Front Online se që nga 1 janari deri më 15 janar 2024 numri i udhëtarëve që kanë zgjedhur kompaninë e tij për të shkuar në Evropë ka qenë shumë i lartë.

    “Këtë numër e ka ngritur diaspora që ka qenë për festat e fundvitit në Kosovë, por një fluks i tillë ka rënë pas 15 janarit”, shprehet Kurtishaj.

    Përpos qindra qytetarëve që kanë udhëtuar më kompaninë e tij në Zvicër, 1500 qytetarë i kanë shfrytëzuar ofertat për ta vizituar Selanikun.

    Zogaj nga Instituti GAP: Punësimi, arsyeja kryesore e emigrimit

    Në anën tjetër, Anisa Zogaj nga Instituti “GAP” ka theksuar se sipas disa anketave bëra, 28.2% e qytetarëve cilësuan mundësitë më të mira për punësim si arsyeja kryesore e cila i shtynë ata të planifikojnë emigrimin pas liberalizimit të vizave, ndjekur me përmirësimin e cilësisë së jetesës për veten dhe familjen (arsimi, shëndetësia, siguria, etj) me 26.3%, pagat më të larta me 22.4%, zhvillimi në karrierë me 14.1% dhe krijimi i familjes apo bashkimi familjar me 9%.

    Në dhjetor 2023, Instituti GAP zhvilloi një anketë për të matur prirjet e qytetarëve për të emigruar qysh në pjesën e parë të vitit 2024 (janar-mars).

    “Rezultatet e anketës tregojnë se rreth 28% e qytetarëve të Kosovës mbi 18 vjeç planifikojnë të emigrojnë në këtë periudhë. Kjo shifër del të jetë më e ulët se matjet e bëra më herët nga organizata të ndryshme, sikurse në vitet 2007 (mbi 30%), 2012 (34%), 2014 (43%), dhe 2018 (59%). Bazuar në evidencën nga vitet e mëhershme, ndonëse kjo prirje për të emigruar në vitin 2024 nuk pritet të realizohet brenda vitit, ajo tregon se tendenca për të emigruar mbetet e lartë. Ne vitin 2015 i cili poashtu paraqet edhe vitin qe ka shënuar shkallen me të lartë të emigrimit, jo më shume se 4% e popullsisë së Kosovës është larguar. Gjithsesi, duke pasur parasysh se në periudhë 10 vjeçare (2012-2022) nga Kosova janë larguar mbi 338 mijë persona, ky rezultat është indikator shqetësues sepse tregon tendencën e lartë për tu larguar nga Kosova e cila pritet të realizohet brenda disa viteve”, ka bërë ditur Zogaj nga Instituti GAP për Front Online.

    Ferdi Kamberi, sociolog, thotë se migrimi është një fenomen social që ndodhë në çdo shoqëri dhe kulturë. Sipas tij, migrimet kanë qenë karakteristikë e shoqërisë shqiptare qysh herët për shkak të rrethanave sociale të krijuara. “Tani më me liberalizimin e vizave, kemi parë një trend të rritjes së migrimit, i cili padyshim se përfshinë një mori të faktorëve: migrimi për shkak të një standardi më të lartë të jetesës në vendet perëndimore, bashkimi familjar, punësimi, migrimi sezonal, pastaj migrimi për shkaqe shëndetësore, studimet, si shkaqet tjera”, ka pohuar Kamberi, duke shtuar se ky trend i migrimit nuk është i pranishëm vetëm tek shoqëria kosovare, një gjë e tillë po ndodhë edhe në vendet rajonale dhe në disa vende të BE-së, shembull me shtetet, si: Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Rumania, Bullgaria, Kroacia, Serbia, Mali I Zi, Hungaria, etj.

    “Kujtoj se ky trend i rritjes së migrimit nuk është sinjal i mirë për shoqërinë kosovare, pasi që kryesisht janë mosha e re dhe ajo e mesme të cilët migrojnë dhe ne rrezikojmë që të kemi një trend negativ të mbylljes së bizneseve, shkurtimit të vendeve të punës, mbylljes së shkollave dhe kolegjeve universitare, për shkak se kategoria kryesore e cila është duke migruar është kryesisht mosha e re. Gjithashtu, kujtoj se kjo do të reflekton në probleme të konsiderueshme të mplakjes së popullsisë dhe pasojave tjera eventuale që mund të vijnë.””, ka potencuar Kamberi për Front Online.

    Përndryshe, Kosova ka një histori të gjatë të largimit të qytetarëve të saj; histori e cila ka kaluar në faza të ndryshme. Faza e parë e emigrimit filloi në vitet e 1960-ta, për arsye ekonomike.

    Faza e dytë e emigrimit ( vitet 1981-89) përmbante më shumë gjurmë politike, ndonëse kushtet e rënda ekonomike vazhdonin të luanin rol të rëndësishëm në emigrimin nga Kosova. Faza e tretë njëkohësisht, faza më dramatike e zhvendosjes masive të popullsisë, ndodhi në vitet 1998-99, gjatë luftës në Kosovë. Faza e katërt e emigrimit përfshin vitet e pasluftës deri në vitin 2015, ku qytetarët e Kosovës emigruan drejt vendeve perëndimore për arsye ekonomike, pesimizëm politik dhe arsye sociale.

  • ​Netanyahu refuzon thirrjet e ShBA-së për formimin e shtetit palestinez

    ​Netanyahu refuzon thirrjet e ShBA-së për formimin e shtetit palestinez

    Kryeministri Benjamin Netanyahu, ka refuzuar thirrjet e Shteteve të Bashkuara që Izraeli të ulë intensitetin e ofensivës së tij ushtarake në Rripin e Gazës ose të ndërmarrë hapa drejt krijimit të një shteti palestinez pasi të mbarojë lufta. Ky refuzim i tij shkaktoi menjëherë kritika nga Shtëpia e Bardhë.

    Tensionet për këto çështje reflektuan një përçarje të madhe mes dy aleatëve lidhur me madhësinë e luftës së Izraelit dhe planet e tij për të ardhmen e territorit të rrethuar.

    “Ne sigurisht e shohim këtë ndryshe”, tha zëdhënësi i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

    Deklarata e Netanyahut më 18 janar erdhi një ditë pasi sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se Izraeli nuk mund të ketë asnjëherë “siguri të mirëfilltë” pa një rrugë drejt pavarësisë palestineze. Më herët gjatë kësaj jave, Shtëpia e Bardhë po ashtu ka thënë se është “koha e duhur” që Izraeli të ulë intensitetin e ofensivës së tij shkatërruese në Gazë.

    Gjatë një konference për media, Netanyahu shprehu një qëndrim të ndryshëm nga Uashingtoni. Ai vazhdimisht deklaroi se Izraeli nuk do të ndalë ofensivën derisa të përmbushë qëllimet e tij për të shkatërruar Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian – dhe të kthejë në shtëpi pengjet që po mbahen nga grupi radikal palestinez.

    Ai hodhi poshtë pretendimet në rritje nga kritikët izraelitë se këto qëllime nuk janë të arritshme, duke u zotuar se do të shtyjë përpara ofensivën për muaj të tërë.

    “Ne nuk do të pajtohemi me asgjë tjetër përpos fitores absolute”, tha Netanyahu.

    Izraeli nisi ofensivën pas sulmit të paprecedent të Hamasit në jug të Izraelit më 7 tetor, kur luftëtarët e grupit vranë 1.200 persona dhe morën peng afër 250 të tjerë. Afër 130 pengje Izraeli beson se ende janë nën robërimin e Hamasit. Lufta ka rritur tensionet në mbarë rajonin, duke kërcënuar nxitjen e konflikteve të tjera.

    Sulmi i Izraelit, një prej fushatave ushtarake më vdekjeprurësve dhe më shkatërruese në historinë moderne, ka lënë të vrarë pothuajse 25.000 palestinezë, sipas autoriteteve shëndetësore në Gazë. Ofensiva izraelite po ashtu ka shkaktuar shkatërrim të madh dhe mbi 80 për qind e popullsisë së territorit me 2.3 milionë banorë janë larguar nga shtëpitë e tyre.

    Kostoja e madhe e luftës ka çuar në intensifikimin e thirrjeve të komunitetit ndërkombëtar që Izraeli të ndalë ofensivën. Aleatja kryesore e Izraelit, SHBA-ja, ka nisur të shprehë mospajtime dhe i ka bërë thirrje Netanyahut që të tregojë vizionin e tij për Gazën e pasluftës.