ATV

Blog

  • ​Vdekje e dyshimtë në Drenas

    ​Vdekje e dyshimtë në Drenas

    Një grua është gjetur pa shenja jete në Drenas.

    Policia në raportin 24-orësh rastin e ka kualifikuar si vdekje të dyshimtë.

    “Gllogoc. Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante policore. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë dërgohet në IML për obduksion”, njofton policia.

  • Kurti udhëton drejt Mbretërisë së  Bashkuar – ja kë pritet ta takojë

    Kurti udhëton drejt Mbretërisë së Bashkuar – ja kë pritet ta takojë

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka udhëtuar drejt Mbretërisë së Bashkuar.

    Kështu kanë njoftuar nga zyra e tij derisa kanë bërë me dije se do t’i zhvillojë disa takime, me zyrtarë të institucioneve.

    “Në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’, thuhet në njoftim.

  • Shefi i Pentagonit në spital, ia transferon kompetencat zëvendëses së tij

    Shefi i Pentagonit në spital, ia transferon kompetencat zëvendëses së tij

    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, është shtruar në një repart të kujdesit kritik për shkak të problemeve me fshikëzën, duke ia transferuar përgjegjësitë zëvendëses së tij, tha Pentagoni të dielën.

    Austin po përballet me kancer në prostatë.

    Nënsekretarja amerikane e Mbrojtjes, Kathleen Hicks, “mori funksionet dhe përgjegjësitë” pak para orës 17:00, sipas kohës lokale, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, përmes një deklarate, duke shtuar se për këtë janë njoftuar Shtëpia e Bardhë dhe Kongresi.

    Austin është “pranuar në një njësi të kujdesit kritik në Qendrën Kombëtare Spitalore Ushtarake Walter Reed, për mbështetje shëndetësore dhe monitorim”, tha Pentagoni përmes një deklarate tjetër, duke cituar mjekët e tij.

    Ky njoftim rreth shëndetit të shefit të Pentagonit vjen pasi Austin, 70 vjeç, paraprakisht kishte mbajtur sekret shtrimin në spital dhe nuk kishte njoftuar menjëherë presidentin amerikan, Joe Biden, për diagnozën e tij me kancer, duke nxitur kritika pasi SHBA-ja po përballet me krizat në Lindjen e Mesme dhe Ukrainë.

    Austin ishte zhdukur nga syri i publikut gjatë trajtimit për kancerin në prostatë në dhjetor dhe më pas në janar, pasi kishte pasur ndërlikime gjatë një procedure.

    Këtë herë, publiku u njoftua dy orë pasi ai u dërgua në spital të dielën pasdite.

    Austin “u transportua nga ekipi i tij i sigurimit” në spital, tha Ryder përmes deklaratës. Ky zëdhënës fillimisht tha se shefi i mbrojtjes mori me vete sisteme të klasifikuara të komunikimit dhe do të mbante detyrat.

    Por, në njoftimin e dytë u bë e ditur se Hicks do të merrte përgjegjësitë e Austinit.

    “Aktualisht nuk është e qartë se sa do të qëndrojë në spital sekretari Austin”, u tha në deklaratën e fundit të Pentagonit, që iu referua Dr.John Maddox dhe Dr.Gregory Chesnut nga spitali Walter Reed që gjendet në Marilend.

    Muajin e kaluar, Austin kishte kërkuar falje pasi u përball me kritika se kishte mbajtur sekret shtrimin paraprak në spital.

    “Është dashur që ta njoftoja presidentin për diagnozën time me kancer”, u tha ai gazetarëve më 1 shkurt.

    Shtrimi i tij në spital po ndodh në kohën kur SHBA-ja po përballet me krizat në Lindjen e Mesme, ku forcat amerikane në Irak dhe Siri pothuajse përditë po përballen me sulme nga militantët e mbështetur nga Irani në shenjë hakmarrjeje ndaj mbështetjes së Uashingtonit për Izraelin.

    Zyrtari më i lartë i mbrojtjes në SHBA po ashtu është figurë kyçe në përpjekjet e administratës Biden për të vazhduar mbështetjen për Ukrainën në luftën e saj kundër pushtimit rus, përderisa ligjvënësit republikanë në Kongres po refuzojnë të miratojnë ndihmën e re ushtarake për Kievin.

  • Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës: Kemi marr premtim nga Qeveria e Kosovës për mbështetje

    Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës: Kemi marr premtim nga Qeveria e Kosovës për mbështetje

    Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës, pavarësisht buxhetit të vogël që iu nda, ka shpresë për një ndihmë tjetër që iu premtua nga Kosova.

    Kryetari Nevzad Lutfiu tha që kanë marr premtime nga Kurti që do të kenë mbështetje për këtë çështje.

    “Ne i kemi shkruar edhe Ministrisë për qasjen diskriminuese që e kanë pas kemi kërkuar që me shiku sa më shpejt këtë vendim të tyre, i kemi shkruar edhe ministrisë, i kemi njoftuar edhe zyrtarët ndërkombëtarë, dhe kemi kërkuar mbështetje edhe prej Kosovës me mbulu pjesën e këtij dëmi që ju ka bërë institucionit të vetëm të shqiptarëve në Serbi. Unë besoj që shumë shpejt kemi me pasë një mbështetje prej Qeverisë së Kosovës”, deklaroi ai për Front Online.

  • ​Përfshihet nga zjarri banesa kolektive në Ferizaj, 10 të lënduar

    ​Përfshihet nga zjarri banesa kolektive në Ferizaj, 10 të lënduar

    Një ndërtesë kolektive është përfshirë nga zjarri në Ferizaj.

    Sipas policisë, nëntë qytetarë dhe një zjarrfikës kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK.

    “Raportohet se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri një ndërtesë kolektive. Në vend ngjarje kanë dal njësitet e zjarrfikësve, njësitet policore dhe ato emergjente. Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar nëntë qytetar dhe një zjarrfikës. Të lënduarit janë dërguar në tretman mjekësor në QKUK”, thuhet në raportin e policisë.

  • Prokuroria kërkon të shpallet fajtor i akuzuari për vrasje në tentativë ndaj gazetarit Alban Selimi

    Prokuroria kërkon të shpallet fajtor i akuzuari për vrasje në tentativë ndaj gazetarit Alban Selimi

    Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur fjala përfundimtare ndaj të akuzuarit Arsim Limani, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj gazetarit te RTK-së, Alban Selimi.

    Nga Prokuroria e shtetit kanë thënë se tashmë është vërtetuar se i akuzuari, Arsim Limani ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

    Prokurorja, Javorka Perlinçeviq ka propozuar Gjykatës që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

    “Pas procedurës së provave, me analizimin dhe vlerësimin e provave të pranuara padyshim është vërtetuar se tash i akuzuari, Arsim Limani e ka kryer veprën penale vrasje e rënë në tentativë, dhe nga kjo prokuroria propozon gjykatës që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit. Dhe se me rastin e caktimit dhe lartësisë së dënimit që ta merr parasysh dëshmitarët qe kanë qenë të propozuar në procedurë dhe që kanë qenë në seancë dhe që të akuzuarit të shqiptojë dënimin adekuat”, tha ajo.

    Në anën tjetër, Kujtim Kerveshi, avokati mbrojtës i gazetarit, ka thënë se me vënien e zjarrit kishte për qëllim të ndaloj në kryerjen e punës së gazetarit.

    Ndërsa, i dëmtuari Alban Selimi, tha se i akuzuari është një recedivist me të kaluar kriminale dhe se gjykata nuk duhet që ta pranoj pendës e tij pasi ajo nuk është e sinqertë.

    Ai tha se me këtë sulm i akuzuar ka dashur që të ju marrë jetën atij dhe familjes së tij.

    Ai tha se ky sulm i ka ndryshuar jetën atij dhe familjes së tij.

    “Kjo ka qenë situatë më e rrezikshme në jetën time si gazetar. Nuk do të dëshiroja që askush ta përjetoj flakën në shtëpinë e tij”, ka thënë ai para trupit gjykues.

    Mbrojtësi i të akuzuarit, Fanol Krasniqi, tha se rasti është i ndikuar kryekëput nga mediat.

    Ndërkaq, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi tha se shpallja e aktgjykimit do të mbahet më 15 shkurt në orën 11:30, duke shtuar se prezenca nuk është obliguar.

  • Serbia ia zvogëlon buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës

    Serbia ia zvogëlon buxhetin Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë të Preshevës

    Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginë, Nevzad Lutfiu ka thënë që Serbia e zvogëloi buxhetin e tyre për 8 mijë euro më pak, pavarësisht se ka numër më të madh të popullsisë.

    E kjo sipas tij, e vështirëson ‘mbijetesën’ e këtij Këshilli.

    “Me vendimin që morën, buxheti jo që rritet por zvogëlohet për diku 8 mijë euro, që do të thotë se e vështirëson jashtëzakonisht funksionimin e Këshillit”, ka thënë ai.

    Lutfiu thotë se në vitin e kaluar i kanë marr mbi 130 mijë euro buxhet vjetor.

    E këtë herë, nuk e kanë marr parasysh kriterin e popullsisë.

    E këtë herë, nuk e kanë marr parasysh kriterin e popullsisë.

    “Në vitin e kaluar i kemi marr 15 milionë dinar, që i bie mbi 130 mijë euro. Regjistrimi i fundit ka dalë që janë diku mbi 100 mijë edhe pse enti i statistikave ka dalë me një numër të ri, por edhe me numrin e statistikave që i ka enti, buxheti është dashur që prapë me dalë me një rritje të ndjeshme, por në këtë vit nuk e kanë marrë parasysh”,, u shpreh ai për Front Online.

  • ​Vrasje në tentativë në Deçan

    ​Vrasje në tentativë në Deçan

    Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vrasjes në tentativë në Deçan.

    Në raportin 24-orësh thuhet se në një lokal pas një zënke verbale në mes të viktimës dhe të dyshuarit, kishte ardhur deri te kacafytja në mes të tyre me ç’rast viktima ka pësuar lëndime dyshohet se nga një mjet i mprehtë.

    Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor.

    “Deçan 11.02.2024-22:00. Raportohet se në një lokal pas një zënke verbale në mes të viktimës mashkull kosovar dhe të dyshuarit mashkull kosovar, kishte ardhur deri te kacafytja në mes të tyre me ç’rast viktima ka pësuar lëndime dyshohet se nga një mjet i mprehtë. Viktima është dërguar në Spitalin e Pejës për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

  • ​Bota përkujton Ditën e Darwinit, babait të evolucionit

    ​Bota përkujton Ditën e Darwinit, babait të evolucionit

    Një festë në të gjithë botën për babanë e një prej teorive më të rëndësishme shkencore në histori, atë të teorisë së evolucionit.

    Charles Darwin u lind më 12 shkurt 1809 dhe me teorinë e tij revolucionarizoi imazhin që kemi për veten dhe origjinën tonë.

    “Evolucioni ka pasur një ndikim të madh sepse ka të bëjë me jetën e gjithsecilit, ai trajton pyetjen se çfarë jemi ne, qenia jonë njerëzore dhe nga vijmë”, komenton Chiara Fabi, drejtuese e Njësisë së Koordinimit Shkencor të Muzeut të Historisë Natyrore të Milanos.

    Për të përkujtuar ndikimin e jashtëzakonshëm të teorisë së evolucionit, lindja e natyralistit britanik që formuloi teorinë e tij në moshën 50-vjeçare është festuar për 20 vjet në të gjithë botën, më shumë se 20 vjet pas kthimit nga udhëtimi i gjatë në bordin e anijes “Beagle”.

    “Kur balenat kishin këmbë” është titulli i një prej iniciativave të planifikuara në hapësirat e Muzeut të Detit të Lashtë dhe Biodiversitetit, në Salsomaggiore Terme (Parma), i projektuar për fëmijët për të shpjeguar se si, të nxitura nga mutacione gjenetike të rastësishme dhe presioni selektiv, të gjitha speciet e gjalla në planet kanë pësuar transformime të thella gjatë miliona viteve.

    Kjo ishte pikërisht një nga intuitat e mëdha të Darvinit në bazën e teorisë së evolucionit, mekanizmat më të thellë të së cilës, veçanërisht mungesa e një specieje superiore, nuk janë ende të lehta për t’u pranuar sot.

    Një teori që, kur u propozua nga Darvini dhe paralelisht edhe nga Alfred Russel Wallace, ngjalli menjëherë polemika të hidhura.

    Për këtë arsye, një nga objektivat e ditës ndërkombëtare është gjithashtu të frymëzojë njerëz nga e gjithë bota për të reflektuar dhe vepruar mbi parimet e guximit intelektual, kuriozitetit të përhershëm, të menduarit shkencor dhe urisë për të vërtetën, të mishëruara nga Charles Darwin.

  • Festa e Pavarësisë së Kosovës, poeti Lulzim Tafa ftohet nga Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë

    Festa e Pavarësisë së Kosovës, poeti Lulzim Tafa ftohet nga Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë

    Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa, festën e Pavarësisë së Kosovës do ta kalojë në Sarajevë, si i ftuar nderi nga Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Përmes një postimi në profilin e tij në facebook, Tafa ka njoftuar se në Festën e Pavarësisë në Sarajevë, do të marrin pjesë edhe autoritetet shtetërore të Bosnjës dhe intelektual të shumtë.

    Postimi i plotë i tij në facebook:

    Të dashur miq,

    Festën e Pavarësisë së Kosovës, 17 shkurtin, këtë vit do ta kaloj në Sarajevë, si i ftuar nderi nga Bashkësia Shqiptare në Bosnje dhe Hercegovinë.

    Atje më kanë ftuar që t’i lexoj disa poezi në gjuhën shqipe dhe atë boshnjake. Në festën e pavarsisë, do të marrin pjesë edhe autoritetet shtetërore të Bosnjës dhe intelektual të shumtë, miq të mi, Sarajli të vjetër e të rinj, adhurues të artit e lexues të poezisë.

    Komuniteti shqiptar në Sarajevë është mjaftë i organizuar dhe udhëhiqet nga Kryetarja Elvira Dushi, një promuvuese e madhe e vlerave tona në Bosnje.

    Përndryshe shqiptarët janë komunitet shumë i respektuar në Bosnje dhe Hercegovinë.
    Sarajeva❤️feston me Poezi.