ATV

Blog

  • Krerët shtetëror bëjnë homazhe te Monumenti i të Pagjeturve

    Krerët shtetëror bëjnë homazhe te Monumenti i të Pagjeturve

    Me rastin e ditës së Pavarësisë së Kosovës, krerët e shtetit kanë bërë homazhe tek monumenti i të pagjeturve, duke i nderuar ata për sakrificën e tyre ndaj shtetit tonë.

    Pjesëmarrës ishin Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca.

    Gjithashtu në oborrin e Qeverisë është ngritur flamuri i Republikës së Kosovës.

  • Kurti: Ne qëndrojmë krenarë, përkundër sfidave shteti jonë po zhvillohet

    Kurti: Ne qëndrojmë krenarë, përkundër sfidave shteti jonë po zhvillohet

    Qeveria ka mbajtur mbledhje festive për nderë të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

    Nga aty, kryeministri Albin Kurti, tha se Kosova do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve pa dallim, ndërsa kërkoi më shumë angazhim për siç tha idealin dhe programin qeverisës.

    “Ne qëndrojmë krenar sepse përkundër sfidave shteti jonë po zhvillohet. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, demokratik dhe i pandashëm. Ashtu sikurse u shpallë 16 vjet më parë, Kosova është dhe do të jetë shtëpi e të gjithë qytetarëve pa dallim, andaj ne urojmë jo vetëm shqiptarët por të gjithë komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha Kurti.

    “Sot është ditë feste por çdo ditë tjetër duhet të punojmë për idealin dhe programin tonë qeverisës. Të angazhohemi dhe të përkushtohemi përditë që të marrim forcë nga paraardhësit tanë e duke u frymëzuar  nga brezat e rinj të lirisë”, u shpreh ai.

  • Ky është vendi i parë që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës

    Ky është vendi i parë që e kishte njohur pavarësinë e Kosovës

    Kosova feston sot 16-vjetorin e shpalljes së pavarësisë. Por, cili ishte vendi i parë që e njohu Kosovën si shtet?

    Bazuar në listën e njohjeve të publikuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, vendi i parë që e ka njohur Kosovën si shtet është Republika e Kosta Rikës. Njohja nga ky shtet erdhi pikërisht ditën që Kosova e shpalli pavarësinë.

    Një ditë më pas, pavarësinë e Kosovës e njohën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe, Afganistani, Australia, Senegali, Gjermania, Letonia, Danimarka, Estonia, Italia, Luksemburgu, Peruja, Belgjika, Polonia, Zvicra, Austria, Iralnda, Suedia, Islanda, Sllovenia, Finlanda, Japonia dhe Kanadaja.

    Ndërkohë, shteti i fundit që e ka njohur pavarësinë e Kosovës është Izraeli.

  • Macron letër Osmanit: Vendi i Kosovës është në BE

    Macron letër Osmanit: Vendi i Kosovës është në BE

    Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka dërguar presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, një telegram urimi me rastin e 16-vjetorit të pavarësisë.

    Zyra e Presidencës përmes një komunikate për media ka zbardhur detaje nga përmbajtja e letrës, ku Macron ndër të tjera flet edhe për sfidat për Evropën në vitin 2024.

    Presidenti francez ka theksuar se javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe organizimin e zgjedhjeve të reja lokale në veri.

    Ai ka shtuar se vendi i Kosovës do të jetë brenda Bashkimit Evropian dhe ka inkurajuar që të vazhdohen reformat për forcimin e sundimit të ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

    “Javët e ardhshme do të jenë vendimtare për zbatimin e të gjitha dispozitave të marrëveshjes Bruksel-Ohër, duke përfshirë themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, e cila në veçanti përfshin organizimin e zgjedhjeve të reja lokale me pjesëmarrjen e serbëve. Unë shpresoj që Kosova të marrë veprimet e guximshme që janë të nevojshme dhe që do t’iu mundësojnë të përparojë në trajektoren e saj evropiane”, thuhet në telegramin e Macron.

  • Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë

    Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë

    Kosova feston sot 16-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt 2008, ditë e diel, në Kuvendin e Kosovës u lexua Deklarata e Pavarësisë dhe Kosova u shpall shtet i pavarur e demokratik.

    Ky përvjetor do të përcillet me shumë aktivitete institucionale.

    Krerët e shtetit do të bëjnë ngritjen e flamurit shtetëror në mëngjes, do të bëjnë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova e ai i veprimtarit Adem Demaçi dhe në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

    Ndërkohë, Kuvendi do të mblidhet në seancë solemne. Më vonë, krerët e shtetit do të mbajnë edhe pritjen shtetërore.

    Deri tani, pavarësinë e Kosovës e kanë njohur 117 vende. Shteti i fundit që ka njohur është Izraeli.

    Programi i plotë i manifestimeve shtetërore për shënimin e 16-vjetorit të Pavarësisë:

    Në orën 08:00, Qeveria e Kosovës do të mbajë Mbledhje Festive. Në orën 08:20, do të bëhet ngritja e Flamurit të Republikës së Kosovës.

    Më pas do të bëhen nderime te Monumenti i të Pagjeturve, nga ora 08:30. Në 08:45, do të bëhen homazhe te varri i ish-Presidentit Dr.Ibrahim Rugova, e më pas te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

    Në 09:50, do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Do të bëhen edhe nderime te Monumenti “Heroinat”, te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë, si dhe te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, që ndodhet në oborrin e Kuvendit.

    Ndërkohë, seanca solemne e Kuvendit do të mbahet me fillim nga ora 12:00. Nga ora 17:00, mbahet pritja shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.

    Dy aktivitetet e fundit të kësaj dite janë Koncerti i Pavarësisë që do të mbahet në orën 18:00 në shesh, si dhe Koncerti solem i Filharmonisë së Kosovës.

    Më pas do të bëhen nderime te Monumenti i të Pagjeturve, nga ora 08:30. Në 08:45, do të bëhen homazhe te varri i ish-Presidentit Dr.Ibrahim Rugova, e më pas te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

    Në 09:50, do të bëhen homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

    Do të bëhen edhe nderime te Monumenti “Heroinat”, te Monumenti i Policëve të rënë në detyrë, si dhe te pllaka e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, që ndodhet në oborrin e Kuvendit.

    Ndërkohë, seanca solemne e Kuvendit do të mbahet me fillim nga ora 12:00. Nga ora 17:00, mbahet pritja shtetërore nga Presidentja Vjosa Osmani, Kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe Kryeministri Albin Kurti.

    Dy aktivitetet e fundit të kësaj dite janë Koncerti i Pavarësisë që do të mbahet në orën 18:00 në shesh, si dhe Koncerti solem i Filharmonisë së Kosovës.

  • Kosova shënon 16-vjetorin e Pavarësisë, Begaj uron Osmanin: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës

    Kosova shënon 16-vjetorin e Pavarësisë, Begaj uron Osmanin: Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka uruar Kosovën për 16 vjetorin e Pavarësisë së saj përmes një telegrami, dërguar presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

    Begaj tha se Kosova sot është jo vetëm realitet i pakundërshtueshëm por edhe një shembull se si shqiptarët janë kontribuues aktivë për paqen dhe sigurinë në rajon e më gjerë.

    “E vlerësoj intensifikimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve tona, sidomos në kuadër të bashkëpunimit të natyrshëm strategjik, si dy republika të një kombi, fatet e të cilit janë të lidhura pashmangshmërit me qytetërimin euroatlantik”, tha Begaj në letrën e tij.

    Më tej, presidenti shqiptar tha se Shqipëria do të jetë gjithmonë krah Kosovës, në çdo hap të saj, për përballimin e çdo kërcënimi a sfide si dhe për anëtarësimet e reja në organizata ndërkombëtare dhe rajonale.

  • Sot emërohet trajneri i ri i Kosovës

    Sot emërohet trajneri i ri i Kosovës

    Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) e ka konfirmuar se sot do të bëhet emërimi i trajnerit të ri të Kosovës.

    Burime brenda FFK-së konfirmuan dje se trajneri i ri i “Dardanëve” veçse ka arritur në Kosovë, dhe gjendet në Prishtinë.

    “ Ju njoftojmë se nesër, Federata e Futbollit e Kosovës do të bëjë prezantimin e përzgjedhësit të ri të Kombëtares”, shkruhej në njoftimin e FFK-së.

    Prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet me fillim nga ora 14:00 në hotel “Emerald”.

  • Pesë muaj nga sulmi në Banjskë, Prokuroria ende po heton e disa prova po ekzaminohen jashtë vendit

    Pesë muaj nga sulmi në Banjskë, Prokuroria ende po heton e disa prova po ekzaminohen jashtë vendit

    Përgatiti: Arian Hajdaraj

    Ankesa në Organin Shqyrtues të Prokurimit, lidhur me projektin e master-planit për kompleksin Adem Jashari, iu refuzua si e pabazuar. Kështu, Instituti për Shkencë dhe Teknologji që nuk u zgjodh fitues, ka dorëzuar padi në Gjykatën Komerciale ndaj Ministrisë së Kulturës dhe OSHP-së.

    “Ka pasur parregullsi dhe ndërhyrje nga palët e treta…”, tha Qëndrim Arifi, avokat i INSI Sh.P.K.

    Shkeljet gjatë procedurës të cilat u hodhën poshtë nga OSHP-ja, sipas avokatit të kompanisë dhe pronarit ishin disa.

    “Instituti nuk është pajtuar me vlerësimin për dy arsye kryesore…”, tha Arifi.

    Po ashtu me refuzimin e ankesës, OSHP sipas ligjit, kompanisë ankuese ia ka konfiskuar taksën prej 5 mijë euro. Projekti për kompleksin memorial ‘Adem Jashari’, udhëhiqet nga komiteti ndërministror në udhëheqje të së cilit është kryeministri Albin Kurti.

    Vetëm tenderi për master-planin i shpallur në muajin maj të 2023-të, kapte vlerën prej 3 milionë euro.

  • Podujevë, vendimi për telefonat respektohet nga nxënësit, por jo nga mësimdhënësit

    Podujevë, vendimi për telefonat respektohet nga nxënësit, por jo nga mësimdhënësit

    Përgatiti: Pranvera Krasniqi

    Më të filluar ora e parë, vëmendjen e kanë në mësime. Qetësinë në klasë nuk mund ta prish as ndonjë thirrje apo mesazh meqë asnjë nga këta nxënës te klasës së 10 në shkollën e mesme “Fan Noli” në Podujevë nuk i kanë telefonat me vete.

    “Vendimi i cili parasheh ndalimin e përdorimit të telefonave në shkolla, te shkolla jon po respektohet mjaftë mirë, gjë e cila po vërehet edhe në cilësinë e mësimit…”, tha zëvendësdrejtoresha në shkollën teknike “Fan S. Noli”, Selvie Hoxha.

    Një numër i madh nxënësish po e respektojnë vendimin i cili tashmë është ne dyert e shkollave, por jo edhe të gjithë mësimdhënësit. Andaj Drejtoria e Arsimit në këtë komunë parasheh gjoba për ta.

    “Një pjesë e madhe e nxënësve është duke e respektuar por kemi telashe me mësimdhënësit… andaj kemi paraparë disa masa fillimisht ndalesë në pagë mandej komisione…”, tha drejtori i Arsimit në Podujevë, Avni Fetahu.

    Por, sipas njohësit të arsimit Rinor Qehaja, gjobat nuk janë zgjidhje.
    “Gjoba apo një pjesë e cila do ndahet nga rroga nuk është zgjidhje, duhet të jenë të përgjegjshëm që vet të dijnë pasojat sidomos në cilësinë e mësimit”, tha Qehaja.

    Vendimi për mospërdorimin e telefonave në klasa në komunën e Podujevës erdhi disa ditë pas rrahjës brutale të një 18-vjeçari nga dy nxënës të shkollave të mesme, që përfundoi me fatalitet.

    Vendimi është marrë bazuar në udhëzuesin nr. 20/2018 të Ministrisë së Arsimit.

  • Ndahen Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2023, Anton Nikë Berisha merr çmimin “Azem Shkreli”

    Ndahen Çmimet Vjetore për Letërsi për vitin 2023, Anton Nikë Berisha merr çmimin “Azem Shkreli”

    Përgatiti: Krenare Mulliqi

    Autorit, Anton Nikë Berishës i është dhënë çmimi për vepër jetësore “Azem Shkreli”. Berisha ishte vetëm njëri prej të shpërblyerve në ceremoninë e çmimeve vjetore për letërësi të organizuar nga Ministria e Kulturës.

    Këtë vlerësim Autori Berisha e konsideroi arritje të madhe.

    Ndërkaq shkrimtari, Azem Deliu, ministrit të kulturës i rekomandoi që shpërblimet të përcillen edhe me vlerë materiale.

    Ndërkaq çmimi për prozë i është dhënë, Afrim Demirit, çmimi për poezi, Halil Matoshit, çmimi për kritikë i është dhënë Kujtim Shalës dhe Nysret Krasniqit.

    Çmimi për përkthim Blertë Ismailit, kurse çmimi për krijimtari për fëmijë sivjet nuk është i dhënë askujt, ani pse ka pasur propozime.