ATV

Blog

  • Barcelona do të nderojë Lionel Messin, Laporta konfirmon ceremoninë në Camp Nou

    Barcelona do të nderojë Lionel Messin, Laporta konfirmon ceremoninë në Camp Nou

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se klubi do të organizojë një ceremoni të veçantë për të nderuar Lionel Messin, pasi të përfundojnë punimet në “Spotify Camp Nou”.

    Sipas “Mundo Deportivo”, Laporta e bëri këtë të ditur gjatë Asamblesë së Përgjithshme të klubit, ku foli edhe për mundësinë e një rikthimi të Messit te Barcelona.

    “Siç kemi thënë tashmë, kur stadiumi të përfundojë, do të organizojmë një nderim për të”, deklaroi Laporta.

    Presidenti i Barcelonës zbuloi gjithashtu se klubi kishte shqyrtuar më herët mundësinë e rikthimit të yllit argjentinas, por sipas tij, Messi kishte marrë një tjetër vendim.

    Njoftimi vjen në një periudhë kur raportohen marrëdhënie të tensionuara mes Lionel Messit dhe drejtimit aktual të Barcelonës.

    Messi u largua nga Barcelona si lojtar i lirë në vitin 2021, pasi klubi nuk ishte në gjendje t’i rinovonte kontratën për shkak të kufizimeve financiare.

    Pavarësisht largimit, Barcelona duket se synon t’i japë një nderim të veçantë legjendës së saj në rikthimin e tij në “Camp Nou”.

  • Granit Xhaka mohon certifikatën e falsifikuar të vaksinimit, pritet të merret në pyetje

    Granit Xhaka mohon certifikatën e falsifikuar të vaksinimit, pritet të merret në pyetje

    Granit Xhaka, kapiteni i kombëtares së Zvicrës dhe mesfushori i Sunderlandit, ka mohuar dyshimet se ka përfituar nga një certifikatë e falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19.

    Përfaqësuesi i tij, Andreas Bantel, ka deklaruar se futbollisti po bashkëpunon plotësisht me autoritetet. Sipas mjekut të Xhakës, ai ka marrë dy doza vaksine, më 25 janar dhe 11 nëntor 2022.

    Çështja lidhet me një hetim të Prokurorisë së Kantonit të Lucernës ndaj një mjeke, klinika e së cilës u kontrollua nga policia në vitin 2023, nën dyshimin se mund të kishte lëshuar certifikata vaksinimi pa kryer vaksinimet.

    Avokati i mjekes, Cornel Borbely, pretendon se klientja e tij e ka vaksinuar personalisht Xhakën. Ndërkohë, deri tani nuk është bërë publik ndonjë dokument që të kundërshtojë versionin e futbollistit.

    Sipas informacioneve të raportuara, Xhaka pritet të merret në pyetje nga autoritetet në fillim të tetorit. Më pas, Prokuroria e Kantonit të Lucernës do të vendosë për vijimin e procedurës.

  • Zgjedhja e Erblin Osmanit për të luajtur për Kosovën zë ballinat e mediave në Gjermani

    Zgjedhja e Erblin Osmanit për të luajtur për Kosovën zë ballinat e mediave në Gjermani

    Mesfushori Erblin Osmani ka zgjedhur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës,dhe për më tepër është ftuar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

    Vendimi i talentit të Bayern Munich u komentua mjaft shumë edhe në Gjermani,ku mediat gjermane e vlerësuan si humbje të madhe për kombëtaren e Gjermanisë.

    Përndryshe gazeta e njohur BILD ka shkruar se zgjedhja e Osmanit është një goditje për Gjermaninë,dhe në anën tjetër shpresojnë se Foda të mos e aktivizojë në 4 ndeshjet kundër Irlandës,Izraelit dhe dy herë ndaj Austrisë.

    Më tutje në Gjermani ende besojnë se Erblin Osmani do e zgjedhë kombëtaren gjermane,duke shpresuar se ftesa e Kosovës nuk e vendos përfundimisht tek “Dardanët”.

    Kujtojmë që Kosova do të luaj katër ndeshje të Ligës së Kombeve kundër Irlandës,dy herë ndaj Austrisë dhe Izraelit.

  • Teuta Sadiku humbë motren në moshë të re, lajm trishtues

    Teuta Sadiku humbë motren në moshë të re, lajm trishtues

    Aktorja Teuta Sadiku ka dhënë lajmin e dhimbshëm se motra e saj, e cila ishte gjithashtu aktore, ka ndërruar jetë në moshë të re.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sadiku përmes një shkrimi, ku ka shprehur dhimbjen për humbjen e motrës së saj.

    “Motra jem ma e bukra na la sot, si jetohet pa ty nuk e di”, ka shkruar ajo. Për detajet rreth varrimit, aktorja ka bërë të ditur se do të informojë më vonë, shkruan “Kosovarja”.

    Familjarët dhe të afërmit e saj po përballen me këtë humbje të rëndë. Ngushëllime familjes për humbjen e më të dashurës së tyre.

  • Granit Xhaka nën hetime nga Prokuroria zvicrane për certifikatat e COVID-19

    Granit Xhaka nën hetime nga Prokuroria zvicrane për certifikatat e COVID-19

    Një ngjarje që ka tronditur opinionin publik sportiv dhe jo vetëm ka dalë në dritë në Zvicër. Futbollisti i njohur shqiptar dhe kapiteni i kombëtareve zvicerane, Granit Xhaka, është përfshirë zyrtarisht në një hetim të udhëhequr nga Prokuroria Publike e Lucernës.

    Lajmi është konfirmuar zyrtarisht për median prestigjioze zvicerane Blick nga zëdhënësi i Prokurorisë Publike të Lucernës, Simon Kopp. Sipas autoriteteve, fokusi i këtij hetimi është zbardhja e plotë e rrethanave dhe përcaktimi nëse ka pasur veprime që përbëjnë vepër penale lidhur me certifikatat e vaksinimit.

    Në qendër të kësaj çështjeje që ka marrë përmasa të mëdha janë dyshimet mbi përdorimin ose sigurimin e mundshëm të certifikatave të falsifikuara të COVID-19. Burimet raportojnë se dokumentet në fjalë dyshohet se janë lëshuar nga një mjeke brenda territorit të kantonit të Lucernës.

    Prapaskenat e këtij rasti datojnë më herët. Hetimet kanë nisur prej një kohe të gjatë, ndërsa kulmi u shënua në vitin 2023, kur policia zvicerane ndërmori një kontroll të papritur në ordinancën e mjekes së dyshuar, duke sekuestruar prova materiale që lidhen drejtpërdrejt me dosjen hetimore.

    Nga ana e tij, Granit Xhaka ka reaguar duke mohuar me vendosmëri çdo akuzë dhe çdo përfshirje të mundshme në falsifikimin apo sigurimin e paligjshëm të certifikatave.

    Ndërkohë që procedimet vijojnë rrugën e tyre ligjore, pritet që autoritetet zvicerane të analizojnë provat e mbledhura për të vendosur nëse ekzistojnë elemente të mjaftueshme për ngritjen e përgjegjësisë penale ndaj personave të hetuar, të cilët deri në një vendim të formës së prerë gëzojnë prezumimin e pafajësisë.

  • Forma e shkëlqyer e Baton Zabërgjës vazhdon në Ukrainë, sulmuesi merr ftesën nga Kombëtarja e Kosovës

    Forma e shkëlqyer e Baton Zabërgjës vazhdon në Ukrainë, sulmuesi merr ftesën nga Kombëtarja e Kosovës

    Sulmuesi kosovar Baton Zabërgja ka vazhduar formën e tij fantastike këtë edicion në elitën e futbollit ukrainas.

    Zabërgja ishte njëri ndër protagonistët kryesorë për ekipin e tij, Metalist 1925 Kharkiv (apo skuadrën e Kharkiv-it), në fitoren e pastër 2-0 në shtëpi ndaj Bukovynas, në kuadër të javës së shtatë të kampionatit. Disa minuta në këtë ndeshje mori gjithashtu edhe Ermir Rashica, i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 85-të, duke zëvendësuar pikërisht Zabërgjën.

    Kujtojmë se Zabërgja ka marrë ftesën nga Kombëtarja e Kosovës për katër ndeshjet e radhës që ‘Dardanët’ do t’i zhvillojnë në kuadër të Ligës së Kombeve.

  • Kosova U21 bën publike listën për ndeshjet e Euro 2027

    Kosova U21 bën publike listën për ndeshjet e Euro 2027

    Kombëtarja e Kosovës U21 ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet kualifikuese të kampionanit evropian që do të mbahet vitin e ardhshëm.

    Përzgjedhësi Hekuran Kryeziu ka ftuar gjithsej 23 lojtarë për tre sfidat e fundshtator-it dhe fillimtetor-it,ku “Dardanët”do të takohen kundër San Marinos,Qipros dhe Finlandës.

    Kosova U21 synon që nga këto ndeshje të marrë rezultate pozitive nga këto ndeshje të mbetura,kjo për faktin që skuadra e përzgjedhësit Hekuran Kryeziu ka humbur gjasat për kualifikim pasi ka 8 pikë në pozitën e 4-të në grupin A.

    Kujtojmë që Kombëtarja e Kosovës U21 zhvillon ndeshjen ndaj San Marinos në udhëtim më 24 shtator,teksa më 30 shatotor e pret Qipron në Prishtinë kurse kampanjën kualifikuese e përmbyllë poashtu në Prishtinë më 6 tetor ndaj Finlandës.

  • Meriton Korenica zë vendin e Rrudhanit te Kosova

    Meriton Korenica zë vendin e Rrudhanit te Kosova

    Meriton Korenica do të jetë pjesë e Kosovës për katër ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve.

    29-vjeçari ka zënë vendin e Donat Rrudhanit, i cili ka pësuar lëndim gjatë stërvitjes dhe nuk do të mund t’u bashkohet “Dardanëve”, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.

    Korenica ishte pjesë e listës së zgjeruar të përzgjedhësit Franco Foda. Ai aktualisht është pjesë e klubit rumun FCSB, të cilit iu bashkua nga CFR Cluj.

    Në 12 paraqitje këtë sezon, në të gjitha garat me Clujin dhe FCSB-në, Korenica ka realizuar katër gola dhe ka kontribuar me një asistim.

    Ndërkohë, Rrudhani aktivizohet te Sioni në Zvicër. Në 15 ndeshje këtë edicion, ai ka shënuar tri gola dhe ka dhuruar dy asistime.

  • Joan Laporta kërkon 300 milionë euro për përshpejtimin e punimeve në Camp Nou

    Joan Laporta kërkon 300 milionë euro për përshpejtimin e punimeve në Camp Nou

    Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka shpjeguar gjatë Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të klubit arsyet përse Barcelona ka nevojë për një hua të re prej 300 milionë eurosh, me qëllim përshpejtimin e punimeve për rinovimin e “Spotify Camp Nou”.

    Laporta deklaroi se vitin e ardhshëm klubi parashikon të arrijë në 1.195 miliardë euro të ardhura, ndërsa përfundimi i “Spotify Camp Nou” konsiderohet vendimtar për rritjen ekonomike të Barcelonës. Sipas tij, projekti do të sjellë një zhvillim të paprecedentë në historinë e klubit.

    Presidenti i Barcelonës theksoi se stadiumi i ri synohet të shndërrohet në epiqendrën e klubit dhe në një burim të rëndësishëm të ardhurash.

    Laporta shpjegoi se punimet nisën të përballeshin me vonesa dhe rritje të kostove që nga prilli i vitit 2023. Në kontratën fillestare ishin parashikuar rreth 800 ndërhyrje, por numri i tyre përfundoi në rreth 3,000 ndërmjet katit të parë dhe të dytë.

    Sipas tij, konfliktet e armatosura në botë sollën gjithashtu rritje të kostove të materialeve, duke ndikuar në ecurinë e projektit.

    Një tjetër faktor që ka rënduar financat e klubit janë kostot e krijuara nga pamundësia për t’u rikthyer në “Spotify Camp Nou”. Për këtë arsye, Barcelona është detyruar të zhvillojë ndeshjet në stadiumin olimpik “Lluís Companys”, në Montjuïc.

    Laporta bëri të ditur se klubi po kërkon aktualisht miratimin për përditësimin e financimit të projektit Espai Barça me 300 milionë euro. Ai sqaroi se kjo shumë do të përdoret për përfundimin e stadiumit dhe për përshpejtimin e krijimit të të ardhurave.

    Sipas presidentit të Barcelonës, financimi i ri nuk do të prekë llogaritë e klubit apo politikën sportive, pasi fondet do të jenë të dedikuara për përfundimin e “Spotify Camp Nou”.

  • Shqipëria publikon listën për ndeshjet e Nations League

    Shqipëria publikon listën për ndeshjet e Nations League

    Kombëtarja shqiptare ka bërë publike listën për ndeshjet e Ligës së Kombeve,ku kuqezinjët do të takohen dy herë kundër ndaj San Marinos si dhe kundër Bjellorusisë dhe Finlandës.

    Përzgjedhësi Roland Maran ka ftuar gjithsej 29 futbollistë për këto 4 ndeshje,ku në mesin e tyre janë përfshirë emra të rinj si mesfushori Sabah Kerjota dhe mbrojtësi Samuele Sina.

    Në anën tjetër në listë është rikthyer portieri Etrit Berisha,i cili është grumbulluar pas dy vitesh në kombëtaren shqiptare,teksa në anën tjetër figurojnë mungesa të lojtarëve të tjerë të njohur si: Nedim Bajrami, Jasir Asani dhe Armando Broja.

    Kujtojmë që Shqipëria e nis së pari kundër Bjellorusisë më 26 shtator,kurse në anën tjetër do e presë në “Air Albania”San Marinon më 29 shtator,teksa tre ditë më vonë do të luaj në udhëtim kundër Finlandës dhe në fund më 6 tetor luan sërish kundër San Marinos në udhëtim.