ATV

Blog

  • Haxhiu kërkon angazhim të shoqërisë për mbrojtjen e të drejtave të grave

    Haxhiu kërkon angazhim të shoqërisë për mbrojtjen e të drejtave të grave

    Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se bashkëpunimi dhe angazhimi i shoqërisë është thelbësore për të krijuar një shoqëri me të drejte dhe të barabarta. Me këtë rast, Haxhiu ka kërkuar që të jenë bashkërisht që të jenë në mbrojtje të grave të cilët janë cak i sulmeve në bazë gjinore, raporton EO.

    Në kuadër të konferencës “Parlamentarizmi dhe Rezoluta 1325”, Haxhiu tha se në luftën kundër këtyre dukurive duhet të jenë të bashkuar.

    “Sigurisht që angazhimi jonë i përbashkët kundër luftës në baza gjinore është edhe një detyrim moral edhe shoqërisë që nuk duhet të jetë me kufizime kulturore apo etnike. Përtej dallimeve e etniteteve ky angazhim është i domosdoshëm për të garantuar respektim dhe mbrojte të të drejtave të grave e të gjithë personave qe janë të prekur”.

    “Në një realitet ku dhuna e grave është ende një problem i hapur, bashkëpunimi e angazhimi i të gjithë individëve dhe shoqërive është thelbësore për të krijuar një shoqëri me të drejte dhe të barabarte për gjithë, duke refuzuar që të pranojmë dhunën në bazë gjinore dhe ta përforcojmë mesazhin se çdo individ meriton të jetojë në një mjedis të sigurt duke respektuar pavarësisht origjinës së tyre kulturore apo etnike në këtë kontekst promovimi edukimit dhe ndërgjegjësimit është etik për të arritur një shoqëri të drejt po ashtu të barabarte”, u shpreh Haxhiu.

  • Shqetësime për ndërhyrje në pavarësinë e KPM-së, mohohet nga pushteti

    Shqetësime për ndërhyrje në pavarësinë e KPM-së, mohohet nga pushteti

    Anëtarët e Komisionit të Pavarur për Medie (KPM), kanë raportuar sot në Komisionin parlamentar për Medie, për të tretën herë me radhë, në lidhje me vendimin e tyre për kthimin e kanaleve të “Arena Sport”-it në platforma kabllore.

    Gjatë diskutimit nga deputetët opozitarë u ngritën shqetësime për ndërhyrje në pavarësinë e KPM-së, gjë e cila u mohua nga deputetët e pushtetit.

    Në anën tjetër, u shpërfaqën edhe dallime brenda anëtarëve të KPM-së, ku mes tyre u tha se ka pasur kërkesa që çështja e “ArtMotion” dhe “DigitAlb” do të duhej dërgohej në Prokurori, por se kështu nuk kishte vepruar KPM-ja.

    Anëtari i komisionit, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, tha se nuk duhet të rrezikohet pavarësia institucionale të KPM-së, derisa përmendi edhe reagimin e Bashkimit Evropian.

    Megjithatë, kryetari i komisionit, deputeti i LVV-së, Valon Ramadani tha se është i bindur se nuk është shkelur pavarësia e KPM-së, në bazë të raportimit të anëtarëve të tyre në legjislativ.

    Në debat u përfshi edhe deputeti tjetër i LVV-së, Armend Muja, i cili nuk është anëtar i këtij komisioni, por që theksoi se KPM-ja duhet të sqarojë si e ka licencuar “ArenaSport” në Kosovë, kur e njëjta e njeh Kosovën si pjesë të Serbisë.

    Në anën tjetër, anëtarja e KPM-së, Luljeta Aliu, tha se për këtë çështje ka pasur parregullsi dhe mungesë të transparencës edhe brenda KPM-së.

    Sipas saj, çështja “ArtMotion” dhe “Digitalb” do të duhej të shkonte në Prokurori. Këtë kërkesë tha se ka mbështetur edhe anëtari tjetër i KPM-së, Fitim Veliu.

    Megjithatë, në mungesë përkthimit të materialeve të dërguara, deputetët vendosën që kjo çështje të diskutohet edhe në mbledhjen e radhës të komisionit.

    Pjesë e mbledhjes së sotme ishte edhe kryetari i Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP), Nazim Rrahimi, i cili foli për shkeljet e kushteve të kontratave nga operatorët kabllorë.

    Ai tha se në rregulloren e re i kanë dhënë të drejtë konsumatorit të shkëput kontratën, në rast se operatori ka ndryshim të kanaleve.

    Edhe kryetari i Bordit të KPM-së, Jeton Mehmeti, ka thënë se në fillim të këtij viti kanë pranuar 340 ankesa se janë ndryshuar kanalet.

    Ai ka thënë se konsumatori duhet të njoftojë 30 ditë më herët nëse ndryshojnë pakon operatorët.

  • Stano flet për ftesat për takim më 27 shkurt: Kemi bërë shpjegime të detajuara, nuk spekulojmë për skenarët

    Stano flet për ftesat për takim më 27 shkurt: Kemi bërë shpjegime të detajuara, nuk spekulojmë për skenarët

    Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, sot sërish ka folur për ftesat e dërguara për Kosovën dhe Serbinë rreth një takimi në Bruksel, të cilin e ka refuzuar kryenegociatori Besnik Bislimi.

    Stano tha se nuk e komentojnë organizimin e takimeve përmes mediave dhe domenit publik, por shtoi se ftesat janë bërë dhe se shpresojnë që palët të pajtohen për zgjidhje,

    “Ne i kemi dërguar ftesat te partnerët për t’u marrë me çështje të caktuara dhe u kemi shpjeguar në thellësi dhe tash shpresojmë që të dyja palët të jenë në gjendje të pajtohen dhe të zgjidhin çështjen që u shkaktua nga një vendim i pafat dhe i pakonsultuar nga njëra palë që ka ndikuar tek pala tjetër”.

    Ai tha se roli i BE-së është për të lehtësuar palët të arrijnë deri te zgjidhja dhe se nuk do të komentojnë se çka janë duke bërë në këtë drejtim.

    Stano u pyet edhe se çfarë pasoja mund të ketë një refuzim i ftesës për të marrë pjesë për zëvendëskryeministrin Bislimi, por refuzoi të përgjigjet.

    “Ne asnjëherë nuk spekulojmë rreth skenarëve “çka nëse”. Ne kemi dërguar ftesat, kemi vënë objektivat dhe kemi bërë publike përgatitjen tonë për të ndihmuar palët që të gjejnë zgjidhje”.

  • Policia e Kosovës shqipton 2314 gjoba në trafik në 24 orët e fundit

    Policia e Kosovës shqipton 2314 gjoba në trafik në 24 orët e fundit

    Policia e Kosovës ka shqiptuar 2314 gjoba në trafik gjatë 24 orëve të fundit.

    Ndërkaq aksidente me të lënduar në këto 24 orë janë gjithsej 18.

    Kurse 30 aksidente janë shkaktuar me vetëm dëme materiale.

  • Përfundon gjyqi ndaj Konjufcës për hedhje të gazit lotsjellës, të hënën jepet vendimi përfundimtar

    Përfundon gjyqi ndaj Konjufcës për hedhje të gazit lotsjellës, të hënën jepet vendimi përfundimtar

    Ka përfunduar seanca e së premtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në rastin ku kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca akuzohet për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend, raporton EO.

    Kështu, fjala përfundimtare do të mbahet të hënën në ora 15:00.

    Në aktakuzë thuhet se në Kuvendin e Kosovës në 10 gusht 2016, në cilësi të deputetit, Konjufca ka hedhur gaz lotsjellës në sallë, me ç’rast është pamundësuar qëndrimi në sallë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Në seancën e 25 tetorit 2023, gjykatësja Çanta tha se Konjufcës i është parashkruar vepra penale “Pengim i pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare”.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale.

    Sipas aktakuzës, i pandehuri Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, i njëjti në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, ashtu që gjatë kësaj mbledhje ka hedhur gazin lotsjellës në këtë sallë.

    Aktakuza thotë se si pasojë e kësaj, qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën, me çka i pandehuri Konjufca ka rënë ndesh me nenin 9.1 të Rregullores nr.04/12 për armëmbajtje në Republikën e Kosovës, ku ndalohet përdorimi i armëve.

    Me këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej një deri në tetë vjet.

    Ndërsa, sipas dispozitivit të dytë të kësaj aktakuze, me datë, në kohë dhe vend të përshkruar si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, i pandehuri Konjufca gjatë përdorimit të gazit lotsjellës ka penguar personat zyrtarë si kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq në kryerjen e detyrave zyrtare, ç’rast të gjithë personat zyrtarë janë detyruar ta ndërpresin mbledhjen dhe të largohen nga salla.

    Për këtë, Konjufca po akuzohet se ka kryer veprën penale “Pengimi i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrave zyrtare” parashikuar nga neni 409, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burgim prej tre muaj deri në tre vjet.

  • NASA kërkon katër vullnetarë për në Mars

    NASA kërkon katër vullnetarë për në Mars

    A keni menduar ndonjëherë se si është të jetosh në Mars? Tani ju mund të përjetoni jetën në Planetin e Kuq në një simulim të drejtuar nga NASA, shkruan cbsnews.com.

    Agjencia hapësinore është në kërkim të pjesëmarrësve për të jetuar në një Mars dhe për t’i ndihmuar ata të përgatiten për eksplorimin njerëzor të planetit.

    ”Ky është i dyti nga tre misionet, i cili do të shohë katër vullnetarë të jetojnë në një zbulim të Marsit prej 1 700 metrash katrorë”, njoftoi NASA.

    Misionet, të quajtura CHAPEA, për Analogun e Eksplorimit të Shëndetit dhe Performancës së Ekuipazhit, zhvillohen në një habitat marsian të printuar në 3D në Qendrën Hapësinore Johnson të NASA-s në Hjuston, Teksas.

    Simulimi, i quajtur ”Mars Dune Alpha”, simulon një habitat të ardhshëm në Mars me zona të veçanta për të jetuar dhe punuar.

    Ai përfshin katër dhoma banimi për secilin vullnetar, një hapësirë ​​pune, një stacion mjekësor, zona të pritjes, një kuzhinë dhe stacione për rritjen e ushqimit.

    Ashtu si jeta në Mars, burimet do të jenë të kufizuara. Vullnetarët në simulim do të kryejnë shëtitje të simuluara në hapësirë ​​dhe do të duhet të punojnë për të ruajtur habitatin, për të rritur të korrat dhe për të punuar me robotikë.

    Ata do të përjetojnë stresorët tipikë mjedisorë të planetit, si dhe dështimet e pajisjeve dhe vonesat e komunikimit.

    Misioni tokësor do të fillojë në pranverë të vitit 2025 dhe të interesuarit kanë kohë për të aplikuar deri më 2 prill. Për t’u kualifikuar, ju duhet të jeni një shtetas i “motivuar” i SHBA ose banor i përhershëm i saj midis moshës 30 dhe 55 vjeç.

    ”Ju duhet të flisni anglisht dhe të jeni jo duhanpirës. Aplikantët duhet të kenë një dëshirë të fortë për aventura unike dhe shpërblyese dhe një interes për të kontribuar në punën e NASA-s për t’u përgatitur për udhëtimin e parë njerëzor në Mars”, thekson NASA.

    Aplikantët duhet gjithashtu të kenë përvojë pune në fushën STEM, me diplomë master në inxhinieri, matematikë, biologji ose shkenca të tjera dhe përvojë profesionale ose të paktën dy vjet punë doktorature në këto fusha ose një program pilot provë.

  • Gresa tregon për gjendjen shëndetësore të babait të saj pasi u godit nga vetura

    Gresa tregon për gjendjen shëndetësore të babait të saj pasi u godit nga vetura

    Një veturë e ka goditur bashkëshortin e këngëtares, Shkurta Fejzës, Hajrush Behlulin. Për gjendjen e tij është deklaruar vajza e tyre, Gresa Behluli.

    Gresa ka bërë me dije se gjendja e tij është e mirë.

    “Po është goditur nga një veturë, por është në gjendje të mirë shëndetësore”, tha ajo shkurt për Telegrafin.

    Ndërkohë, në media janë publikuar pamje ku ai shihet i gjakosur derisa pranë tij ndodhet këngëtarja.

    Theksojmë se familja Behluli ka qenë në fokus të mediave ditëve të fundit, krejt kjo pas një deklarate të lëshuar nga hoxha, Shefqet Krasniqi.

    “Shkurta tekstet i ka të mira, por më dhimbet shumë se nuk është shumë fetare”, thoshte Krasniqi.

  • Edhe punëtorët e Fakultetit të Edukimit në grevë, kërkojnë pagë 405 euro “që me mujt me jetu”

    Edhe punëtorët e Fakultetit të Edukimit në grevë, kërkojnë pagë 405 euro “që me mujt me jetu”

    Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Fakultetit të Edukimit, nga e premtja e kaluar kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta. E deri në plotësimin e kushteve, paralajmërojnë se nuk do ta ndërpresin grevën.

    Violeta Jaha, në emër të punëtorëve teknikë në këtë fakultet, tha për Ekonomia Online se po kërkojnë vetëm një pagë me të cilën mund të jetohet.

    “Jemi në grevë prej të premtes. Të martën kemi punuar dhe më pas e kemi vazhduar prapë grevën deri sa të plotësohen kushtet tona. Ne nuk po lypim ekstra diçka, por vetëm një rrogë minimale, me të cilën jetohet”.

    Jaha tha se së bashku me kolegët tjerë po kërkojnë pagë prej 405 eurove.

    “Jemi gjashtë veta në pastrim, por edhe të tjerët jemi bashkë më ta në grevë. Kushti të cilin po e kërkojmë është paga 405 euro, kërkesa tjera nuk kemi, tjerat janë rregull përveç pagës, që me pas ma të mirë se nuk jetohet me këtë rrogë, paga aktuale është 255, na tjetër kushte s kemi vërejtje s kemi hiç, deri në realizim të kërkesave tona pritet greva me vazhdu”.

    Greva e punëtorëve teknikë dhe fizik ka nisur në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës. Numri i tyre në total është 250 punëtorë.

  • Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Peja, në veturë iu gjetën 11 kilogramë heroinë

    Arrestohet në Morinë 39-vjeçari nga Peja, në veturë iu gjetën 11 kilogramë heroinë

    Një 39-vjeçar nga Peja është arrestuar nga policia në Morinë pasi tentoi të transportonte lëndë narkotike të ndara në pako.

    “Sekuestrohen 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë dhe automjeti tip “Volkswagen” ku u gjet kjo lëndë”, njofton policia e shtetit shqiptar përmes rrjetit social Facebook.

    “Strukturat e DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet doganore të PKK Morinë, me shërbimet e Policisë Kufitare të Morinës dhe të Kosovës, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një rast të tentativës për të trafikuar lëndë narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Koordinimi”.  Gjatë operacionit, në hyrje të Shqipërisë, u kap në flagrancë dhe u arrestua shtetasi kosovar A. K., 39 vjeç, banues në Pejë”, thuhet tutje në njoftim.

    Gjatë kontrollit në automjetin tip “Volkswagen” që drejtonte ky shtetas, u gjetën 11 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar heroinë e ndarë në pako, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin e 39-vjeçarit.

    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

  • Biden njofton mbi 500 sanksione të reja ndaj Rusisë, ja cilët do të synohen

    Biden njofton mbi 500 sanksione të reja ndaj Rusisë, ja cilët do të synohen

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar më shumë se 500 sanksione të reja kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë dhe vdekjen në paraburgim të kreu të opozitës Alexei Navalny.

    Sanksionet do të synojnë individë të lidhur me burgosjen e Navalny dhe figurat luftarake të Rusisë, tha Presidenti Joe Biden sipas CNN.

    Kufizimet e eksportit do të vendosen për rreth 100 komoani ose individë.

    Është e paqartë se çfarë ndikimi do të kenë sanksionet në ekonominë e Rusisë.