ATV

Blog

  • ​Digjet një shtëpi e pabanuar në Lipjan

    ​Digjet një shtëpi e pabanuar në Lipjan

    Një person në Lipjan ka bërë të ditur se i është djegur shtëpia e tij e pabanuar.

    Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

    “Më 03.03.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i është djegur shtëpia e tij e pabanuar. Njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit rasti inicohet si më lartë, i cili është duke u hetuar”, thuhet tutje në raportin e policisë.

  • Dronët Bayraktar, Rama njofton se sot do ta bëjnë fluturimin e parë

    Dronët Bayraktar, Rama njofton se sot do ta bëjnë fluturimin e parë

    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa pamje duke njoftuar se dronët Bayraktar do ta bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e hapjes së bazës së e ajrore të NATO-s.

    “Mirëmëngjes dhe me disa momente nga montimi i dronëve Bayraktar, që do të bëjnë fluturimin e parë në ceremoninë e çeljes së bazës së re ajrore të NATO-s sot në Kuçovë, ju uroj një javë të mbarë,” ka shkruar Rama në rrjetin social, Facebook.

    Në ceremoninë për përurimin e bazës ajrore do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të shtetit shqiptar, të NATO-s dhe të SHBA-së.

    Baza ajrore e Kuçovës është ndërtuar në vitet 1950, por doli jashtë përdorimit në vitet e 90-ta.

  • Profesori estonez: Rusia përpiqet të ndryshojë historinë, investon miliarda euro në propagandë

    Profesori estonez: Rusia përpiqet të ndryshojë historinë, investon miliarda euro në propagandë

    Rusia përpiqet të falsifikojë historinë dhe të manipulojë faktet duke përdorur popullatën rusofone në Estoni, thotë profesori estonez Vladimir Sazonov ku bën thirrje për unitet në Evropë në luftën kundër dezinformatave dhe prpagandës ruse.

    Ai thekson se Rusia investon me miliarda euro në shtrirjen e ndikimit të saj, duke qenë shumë aktive edhe në sulme kibernetike.

    “Për fat të keq kemi edhe spiunë rusë, dhe gjithashtu kemi një numër agjentësh rusë me ndikim ndoshta në politikë dhe në mjedisin e biznesit që mundohen të shtrijnë ndikimin rus… Dhe është shumë e rëndësishme që ne të gjithë në Evropë të investojmë, të jemi të bashkuar”, thotë ai mes tjerash.

    Duke folur për dezinformimin rus dhe luftën në Ukrainë, Sazonov thotë se Rusia po përdor të njëjtat metoda që ka përdorur kundër Estonisë për 20 vitet e fundit, derisa shton se për tu përballë me këtë nevojitet rritja e edukimit medial e mendimi kritik.

    “Ne ende përballemi me një aktivitet të ndikimit rus, kemi masa aktive ruse, kemi presion informacioni rus, kemi fushata informative ruse kundër Estonisë, ne ballafaqohemi me atë se si Rusia përpiqet të falsifikojë historinë ose të abuzojë me historinë, të manipulojë faktet e historisë, sepse ne kemi këtë përshtypje të përbashkët, trashëgimia imperialiste dhe trashëgimia sovjetike, e cila është gjithashtu imperialiste, dhe Estonia ishte nën pushtimin sovjetik që nga viti 1940 dhe më pas nga viti 1944 deri 1991. Ne kemi sulme kibernetike ruse që janë shumë aktive dhe për fat të keq kemi edhe spiunë ruse, dhe gjithashtu kemi një numër agjentësh rusë me ndikim ndoshta në politikë dhe në mjedisin e biznesit dhe gjithashtu “idiotë” të dobishëm me Rusinë ose shërbimet e inteligjencës ruse ose njerëz të lidhur me to që përpiqen të gjejnë përmes mediave sociale”. /TheGeopost

  • Fillimi i punimeve në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, Kurti thumbon qeveritë e kaluara si i kanë kryer punët

    Fillimi i punimeve në rrugën Prishtinë -Mitrovicë, Kurti thumbon qeveritë e kaluara si i kanë kryer punët

    Kryeministri Albin Kurti dhe i ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu kanë përcjellë nga afër punimet në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.

    Me këtë rast Kurti ka thënë se është një lajm mirë për gjithë qytetarët e kësaj ane dhe me gjerë nisja e punimeve në këtë segment rrugorë.

    “Do të përpiqemi që punimet të shkojmë mbarë, mirë e shpejt. Nga një rrugë në dy korsi, do të kemi rrugë nacionale me dy drjetime secila me nga dy korsi, dhe do të ketë edhe një korsi ndihmëse anëshe”, tha Kurti.

    Por, kryeministri ka thumbuar edhe qeveritë e kaluara për mënyrën e ndërtimit të rrugëve.

    “Në të kaluarën ka pasur plane të dobëta, përgatitje të pakta e zvarritje të gjata, dhe me qeverisjen tonë kemi shumë përgatitje, plane të hollësishme dhe punët janë të rregullta sipas procedurave, ligjit me mbikëqyrje dhe me shpejtësi ku nuk do të mungojë angazhimi ynë, por edhe mbikëqyrja e këtyre kompanive si operatorë ekonomik që i zbatoijnë punët”, tha Kurti.

  • Një burrë në Prishtinë raporton në polici se është rrahur nga dy gra

    Një burrë në Prishtinë raporton në polici se është rrahur nga dy gra

    Një burrë ka raportuar pranë Policisë së Kosovës së dy gra, pjesë e familjes së tij, kanë ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj tij.

    Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, njëra nga to është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Prishtinë 03.03.2024, 12:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuarat femra kosovare kanë ushtruar dhunë psiqike dhe fizike ndaj tij. Lidhur me rastin është arrestuar njëra e dyshuar dhe e njëjta pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK’së.

  • Gjendet pa shenja jete një 70-vjeçar në Sllovi të Lipjanit

    Gjendet pa shenja jete një 70-vjeçar në Sllovi të Lipjanit

    Një burrë i moshës 70-vjeçare është gjetur pa shenja jete në Sllovi të Lipjanit.

    Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë, ka konfirmuar se rreth orës 17:00 Policia është njoftuar se trupi i pajetë i një personi është gjetur në rrugë dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

    Lidhur me rasti është njoftuar edhe prokurori dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Hoxha bëri të ditur se Policia është duke i vazhduar hetimet dhe rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.

  • Për gjashtë vjet ekipi i Speciales takoi 3 500 persona në gjithë Kosovën

    Për gjashtë vjet ekipi i Speciales takoi 3 500 persona në gjithë Kosovën

    Dhomat e Specializuara të Kosovës njoftojnë se që prej 2018-s Ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i DHSK-së është takuar me mbi 3 500 persona në gjithë Kosovën.

    Sipas Speciales, ky ekip ka dhënë informacione për gjykatën, ka dëgjuar pikëpamjet e njerëzve dhe u është përgjigjur pyetjeve të tyre.

    “Ekipi i Programit për Komunikim dhe Ndërgjegjësim i DHSK-së këtë javë ndodhet në vizitë në Kosovë ku po takohet me studentë të drejtësisë dhe përfaqësues të shoqërisë civile në Prishtinë, Mitrovicë dhe Hoçë të Madhe”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

  • Kurti dhe Aliu sot bashkë në terren për të shënuar fillimin e punimeve në rrugën Prishtinë- Mitrovicë

    Kurti dhe Aliu sot bashkë në terren për të shënuar fillimin e punimeve në rrugën Prishtinë- Mitrovicë

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot bashkë me ministrin e Infrastrukturës Liburn Aliu, do të jenë në terren.

    Ata do të shohin nga afër punimet në rrugën Prishtinë-Mitrovicë.

    “Me rastin e fillimit të punimeve për Projektin ”Zgjerimi i Rrugës Nacionale M2″, të rrugës Prishtinë – Mitrovicë , organizuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, do të bëhet vizitë ku do të marrin pjesë Liburn Aliu, minister i MMPHI-se, dhe kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti”, thuhet në njoftim e Ministrisë së Infrastrukturës.

  • ​Clinton para 27 vjetësh ndaloi kërkimet për klonim të njeriut

    ​Clinton para 27 vjetësh ndaloi kërkimet për klonim të njeriut

    Ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton në vitin 1997 ndaloi kërkimet për klonim të njeriut.

    Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka konsideruar miratimin e legjislacionit për ndalimin e klonimit të njerëzve.

    Mundësia për klonimin e njeriut, doli kur shkencëtaret skoceze në Institutin Roslin krijuan delen e shumëpërfolur “Dolli” (gjeni 385, 810-13, 1997), që rriti interesin dhe shqetësimin në gjithë botën për shkak të komplikimeve të saj shkencore dhe etike.

    Bëma e përcaktuar nga revista Science si revolucioni i 1997-es, gjithashtu solli pasiguri mbi kuptimin e ”klonimit” – një term mbrojtës i përdorur tradicionalisht nga shkencëtaret për të përshkruar proceset e ndryshme për dyfishimin e materialit biologjik.

    Mjekët nga Shoqata Mjekësore Amerikanë dhe shkencëtare nga Shoqata Amerikane për Avancimin e Shkencës kanë botuar deklarata formale publike duke kundërshtuar klonimin riprodhues human. Kongresi i Shteteve të Bashkuara e ka konsideruar miratimin e legjislacionit për ndalimin e klonimit të njerëzve.

    Lidhur me jo efikasitetin e klonimit të kafshëve vetëm një ose dy pasardhës të gjallë për çdo 100 eksperimente dhe mungesat në kuptimin e plote të klonimit riprodhues, shumë shkencëtare dhe mjekë këmbëngulin shumë fort se do të që jo etike të provohej të klonohej njeriu.

    Jo vetëm që shumica e përpjekjeve për klonimin e gjitarëve dështojnë, por rreth 30 për qind e kloneve të lindur të gjallë janë të prekur me sindromën e “pasardhësve me përmasa të mëdha” dhe kushte të tjera dobësuese.

    Një numër i madh i kafshëve të klonuara kanë ngordhur para kohe nga infeksionet dhe komplikimet e tjera. Të njëjtat probleme duhet të priten në klonimin e njerëzve. Për më tepër, shkencëtarët nuk e dinë si do të ndikonte klonimi në zhvillimin mendor. Ndërsa intelekti dhe gjendja shpirtërore mund të mos jenë aq të rëndësishme për një lope ose për një mi, ato janë vendimtare për zhvillimin e humaneve të shëndetshëm. Me kaq shumë të panjohura për klonimin riprodhues, përpjekja për të klonuar njeriun për momentin konsiderohet fuqishëm e rrezikshme dhe e papërgjegjshme nga ana etike.

  • ​Shtatë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

    ​Shtatë vjet nga protesta gjithëpopullore për lirimin e Haradinajt

    Para shtatë vjetësh në Prishtinë u mbajt protesta gjithëpopullore kundër mbajtjes peng të Ramush Haradinajt në Francë.

    Protesta ishte thirrur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), lider i së cilës është Haradinaj, ndërsa u përkrah edhe nga partitë tjera opozitare dhe shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së.

    Kryeministri i atëhershëm Haradinaj ishte ndaluar më 4 janar 2017 nga policia franceze, për shkak të fletarrestit nga Serbia për kinse krime lufte, gjë e cila çoi në protesta të mëdha në të gjitha qytetet shqiptare dhe qytetet e mëdha evropiane.

    Haradinaj u lirua nga gjykata franceze e Colmar, më 27 prill 2017. /KP