ATV

Blog

  • Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët ndërsa nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb

    Haradinaj: Absurde të gjykohen çlirimtarët ndërsa nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në nderim e kujtim të të rënëve në Celinë, Fortesë e Brestoc.

    Haradinaj ka thënë se është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët, e ende nuk ka drejtësi për shumë masakra.

    “Është absurde që sot në liri po gjykohen çlirimtarët ndërsa ende nuk është vendosur drejtësia mbi shumë masakra të kryera nga shteti fashist serb, në civilë të pambrojtur”, ka thënë Haradinaj.

  • Gërvalla: Rusia përpiqet të ngrejë paralele absurde midis ndërhyrjes në Kosovë dhe luftës së saj në Ukrainë

    Gërvalla: Rusia përpiqet të ngrejë paralele absurde midis ndërhyrjes në Kosovë dhe luftës së saj në Ukrainë

    Ministrja e Punëve të Brendshme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se me thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Rusia po përpiqet të ngjallë një paralele midis ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë dhe luftës agresive ruse në Ukrainë.

    Ajo këtë tentativë të Rusisë për të krijuar një paralele midis ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, që ndaloi veprimet gjenocidale të Serbisë, dhe veprimeve të Rusisë në Ukrainë e sheh si absurde dhe të papranueshme.

    Ajo këtë deklaratë e ka bërë teksa ka përkujtuar masakrën në Krushë të Madhe të Rahovecit, dhe fshatrat përreth, ku Serbia vrau 241 shqiptarë civilë.

    “25 vite pas, Rusia ka thirrur për sot një seancë të jashtëzakonshme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke tentuar të ngrejë një paralele absurde dhe të papranueshme mes ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë, e cila ndaloi fushatën gjenocidale të Serbisë, dhe luftës së saj agresive për aneksimin e territorit të Ukrainës”, ka shkruar Gërvalla në Facebook.

  • Krasniqi në 25-vjetorin e masakrave në Rahovec: Sot dhe gjithmonë, i kujtojmë me nderim dhe respekt ata që u flijuan për këtë ideal

    Krasniqi në 25-vjetorin e masakrave në Rahovec: Sot dhe gjithmonë, i kujtojmë me nderim dhe respekt ata që u flijuan për këtë ideal

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar masakrat në fshatrat e Rahovecit, ku mbeten të vrarë 68 civilë në Fortesë, 75 në Celinë, 49 në Brestoc.

    Krasniqi ka shkruar se në mesin e të vrarëve ishte edhe gjyshi i tij, Hysni Zhuniqi.

    “25 vite më parë, regjimi gjenocidal serb filloi masakrat ne fshatrat e Rahovecit, duke vrarë 68 civilë në Fortesë, 75 në Celinë, 49 në Brestoc, e ku ranë edhe pesë dëshmorë në mbrojtje të popullatës shqiptare.
    Në mesin e martirëve të Fortesës ishte edhe gjyshi im, Hysni Zhuniqi, bashkë me familjarë të shumtë.
    Sakrificat, vuajtjet dhe dhembja e popullit tonë në rrugën e çlirimit kanë qenë të mëdha – por akoma më e madhe ishte vendosmëria për liri dhe pavarësi. Prandaj, sot dhe gjithmonë, i kujtojmë me nderim dhe respekt ata që u flijuan për këtë ideal.
    Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit”, ka shkuar Krasniqi.

  • Hovenier takon udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës e Serbisë, flasin si të përmirësohet bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve

    Hovenier takon udhëheqësit e odave ekonomike të Kosovës e Serbisë, flasin si të përmirësohet bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve

    Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka njoftuar se ka zhvilluar takim me kryetarin e Odës Ekonomike në Kosovë, Lulzim Rafuna, dhe kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë, Marko Çadezh.

    Hovernier ka thënë se me ta ka biseduar për mënyrat se si të përmirësohet bashkëpunimi mes bizneseve të dy vendeve.

    “Diskutim i mirë me liderët e Odës Ekonomike të Kosovës dhe asaj të Serbisë për mënyrat për të përmirësuar bashkëpunimin mes komuniteteve të biznesit kosovar dhe serb në Kosovë dhe Serbi. Normalizimi i marrëdhënieve mes dy vendeve do ta rrisë stabilitetin dhe prosperitetin rajonal”, ka shkruar Hovenier.

  • Kusari- Lila: Nuk mbështesim një mocion mosbesimi nga një parti

    Kusari- Lila: Nuk mbështesim një mocion mosbesimi nga një parti

    Shefja e Grupit Parlamentar të LV-së Mimoza Kusari-Lila, pas mbledhjes së Kryesisë ka thënë se gjatë kësaj jave do të mbahen dy seanca plenare.

    “Sot u morën disa vendime. Në agjendën e seancave plenar për këtë javë më 28 mars në ora 10 seanca e jashtëzakonshme me të njëjtën temë me javën e kaluar, seancë kjo që synon themelimin e Komisionit Parlamentar për kontrata një burimore. Në orën 12 seanca me vazhdimin e pikave të pa përfunduar. Më datë 11 prill do të mbahet edhe një seancë e veçantë për përvjetorin e Koshares”.

    Ajo ka thënë se nuk do ta mbështesin mocionin e mosbesimit përderisa nuk ka konsensus mes partive politike.

    “Ne jemi deklaruar në raport për kërkesën e mocion mos besimi. Nuk mbështesim një mocion mosbesimi nga një parti, ende nuk ka konsensus mes partive politike”, ka thënë ajo.

  • Tahiri: Qeveria po i bën temë çështjet e brendshme, po i shkaktohet dëm të madh Kosovës

    Tahiri: Qeveria po i bën temë çështjet e brendshme, po i shkaktohet dëm të madh Kosovës

    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë që çështjet e brendshme të Kosovës janë duke u diskutuar në Bruksel, raporton Ekonomia Online.

    Ai ka thënë se me këtë çështje Kosovës është duke iu shkaktuar një dëm i madh.

    “Një çështje puro e brendshme të cilën e rregullon një institucion kushtetues, e ai është BQK-ja. Unë po e shoh dëmi që po i shkaktohet Kosovës më këtë temë. Në vend se me u diskutua gjërat ndërkombëtare, ne jemi duke u marr me çështje e brendshme që zgjidhet shumë shpejt”, ka thënë ai.

  • Policia konfiskon 21 paketime me marihuanë në Skenderaj

    Policia konfiskon 21 paketime me marihuanë në Skenderaj

    Policia e Kosovës gjatë kontrollit në automjet të të dyshuarit mashkull kosovar, ka gjetur dhe konfiskuar një sasi substancë e dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

    Sipas Policisë, ai është ndalur mbrëmë në Skenderaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar 21 paketime në qese plastike dhe dy koka të Marihuanës, të gjitha në peshë 14.4 gram i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

  • Të enjten seancë e jashtëzakonshme, PDK-ja kërkon themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore

    Të enjten seancë e jashtëzakonshme, PDK-ja kërkon themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore

    Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka njoftuar se ka dorëzuar kërkesë për seancë të jashtëzakonshme për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore, raporton Ekonomia Online.

    Sipas Tahirit, Qeveria Kurti ka keqpërdorur mbi 150 milionë euro përmes kontratave njëburimore. Këto sipas tij janë burim i korrupsionit.

    “Sot dorëzova kërkesën për seancë të jashtëzakonshme në emër të 40 deputetëve të Kuvendit për të enjten e kësaj jave. Kjo seancë do të shqyrtojë propozimin për themelimin e komisionit hetimor parlamentar për kontratat njëburimore që grupi ynë parlamentar e ka parashtruar të premten e javës së shkuar. Pushteti i Albin Kurtit, vetëm në shtatë institucione, ka keqpërdorur mbi 150 milion euro taksa të qytetarëve përmes kontratave njëburimore që janë burim i korrupsionit. Ky skandal duhet dhe do të hetohet deri në fund. Jo vetëm këto kontrata por edhe miliona eurot e tjera, shpenzimi i të cilave është bërë në mënyrë të kundërligjshme”, ka shkruar Tahiri.

    “Shumica parlamentare e ka mundësinë që të votojë këtë komision e të dëshmojë vullnetin për t’u bashkuar në kërkesën për llogaridhënie që duhet ta ushtrojë Kuvendi. Në të kundërtën, çdo tentim për bllokim ose refuzim të themelimit të këtij komisioni është dëshmi e qartë e panikut dhe frikës për t’u ballafaquar me faktet dhe të vërtetën e cila herët ose vonë do të triumfojë. Hetimi do të ndodhë patjetër”, ka shkruar tutje Tahiri.

  • Gjashtë raste të dhunës në familje brenda pak ditësh në Ferizaj

    Gjashtë raste të dhunës në familje brenda pak ditësh në Ferizaj

    Gjashtë raste të dhunës në familje janë raportuar nga data 18 deri më 24 mars në drejtorinë rajonale të policisë në Ferizaj.

    Sipas njoftimit nga policia, katër raste janë raportuar në Ferizaj, një në Shtime dhe një rast në Han të Elezit.

    Ndërsa me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, një person pasi është intërvistuar nga policët hetues të dhunës në familje është ndaluar në mbajtje, ndërsa pesë persona tjerë janë liruar në procedurë të rregullt hetimore.

    “Policia Rajonale e Ferizajt rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje”, thuhet në njoftim.

  • Gjykata e Moskës urdhëron paraburgim për katër të dyshuarit e sulmit në sallën e koncerteve

    Gjykata e Moskës urdhëron paraburgim për katër të dyshuarit e sulmit në sallën e koncerteve

    Gjykata e Qarkut Basmanny të Moskës të dielën miratoi kërkesën e hetuesve për paraburgim, si masë e zgjedhur parandaluese, për të katër të pandehurit në rastin e sulmit në bashkinë e qytetit Crocus.

    Të katër burrat do të jenë në paraburgim deri më 22 maj, tha Gjykata e Qytetit të Moskës përmes Telegramit, raporton CNN.

    Të gjithë ata akuzohen për kryerjen e një akti terrorist, sipas gjykatave të juridiksionit të përgjithshëm të qytetit të Moskës, i cili sipas Kodit Penal rus dënohet deri në burgim të përjetshëm.

    Secili nga katër të pandehurit u soll në gjykatë individualisht të dielën.

    Tre u deklaruan fajtorë për të gjitha akuzat, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve TASS, transmeton Klankosova.tv

    Emrat e katër të akuzuarve në këtë rast janë Dalerdzhon Mirzoyev, Saidakrami Rachabalizoda, Shamsidin Fariduni dhe Mukhammadsobir Faizov, njoftuan gjykatat e qytetit të Moskës përmes Telegramit.

    Të katër janë nga Taxhikistani, një ish-republikë sovjetike, dhe kanë qenë në Rusi ose me viza të përkohshme ose të skaduara.

    Gjykata mbajti seanca të mbyllura për secilin nga të akuzuarit pa lejuar anëtarë të publikut, raportoi TASS, duke cituar shërbimin për shtyp të gjykatës.