ATV

Blog

  • Inspektorati i Tregut ndalon shitjen e rreth 50 mijë paketimeve të produktit hurma

    Inspektorati i Tregut ndalon shitjen e rreth 50 mijë paketimeve të produktit hurma

    Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut ka ndaluar shitjen e mbi 49 mijë paketimeve të produktit hurma për mos përputhje të peshës së deklaruar në parapaketim.

    Bëhet fjalë konkretisht për produktin hurma, me ç’rast është ndaluar shitja e 49,352 paketimeve të këtij produkti.

    Inspektorët e Tregut në bashkëpunim me zyrtarët e Metrologjisë, pas marrjes së mostrave kanë konstatuar së produktet hurma të peshës 550 gram dhe 600 gram nuk e kanë peshën e deklaruar sikurse në parapaketim dhe të njëjtat nuk e plotësojnë kriterin e mesatares dhe atë të përmbajtjes në etiketë.

    Si rrjedhojë, subjektet ekonomike janë obliguar që të ndërmarrin veprimet e nevojshme për t’i eliminuar këto parregullsi, përkatësisht të vendosin deklaracionin me peshën e saktë të produkteve, dhe në secilin rast janë marrë masa ndëshkuese në pajtim me legjislacionin në fuqi.

  • ZRRE merr vendim për tarifat energjetike

    ZRRE merr vendim për tarifat energjetike

    Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ditë më parë, në mbledhjen e sotme të bordit ka marrë vendim që tarifat e energjisë elektrike në bllokun deri në 800kwh mbesin të njëjta, ndërsa tarifat ne bllokun mbi 800 kwh do të ulen për 8% dhe tarifat tjera për biznese, po ashtu do të ulen për 3%, raporton ATV.

    Ky vendim u mor pasi ditë më parë ZRRE i miratoi të hyrat e lejuara maksimale për operatorët energjetik për periudhën 2024-2025. /atvlive.tv

  • Clark: Nuk mendoj që Serbia është gati të anëtarësohet në NATO

    Clark: Nuk mendoj që Serbia është gati të anëtarësohet në NATO

    Wesley Clark, ish-komandant i NATO-së në kohën e bombardimeve mbi ish-Jugosllavinë, ka folur për marrëdhëniet e Serbisë me NATO.

    Sipas Clarkut, Serbia nuk është gati të anëtarësohet në NATO.

    Duke folur në A2, Clarku vlerësoi se anëtarësimi i Serbisë do të ishte befasues.

    “Mendoj se me Serbinë ka çështje politike. Nuk mendoj se është gati të anëtarësohet në NATO. Do të ishte befasuese nëse do te ndodhte. Nëse Serbia do të merrej me çështjet problematike do të ishte e mirëseardhur të anëtarësohej në NATO. Unë mendoj se kjo do të ishte një gjë e mrekullueshme. Do të doja gjithashtu të shihja Kosovën gjithashtu në NATO. Ka disa gjëra specifike që duhet të bëhen për të qenë gati për anëtarësim në aleancë, dhe do të më duhej të hyja në detaje specifike për ta vlerësuar gatishmërinë për t’u anëtarësuar, dhe nuk e kam bërë këtë. Por mendoj se në parim do të ishte një gjë e mrekullueshme nëse i gjithë Ballkani ishte në NATO” – tha ai.

  • Në Zveçan vendosen grafite nacionaliste serbe, shkruhet data dhe dita kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë

    Në Zveçan vendosen grafite nacionaliste serbe, shkruhet data dhe dita kur ndodhi sulmi terrorist në Banjskë

    Në Komunën e Zveçanit janë vendosur përsëri grafite nacionaliste serbe.

    Në këto grafite është përsëritur mbi shkrimi “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” në të cilit është vendosur edhe data 24 shtator, ku në këtë datë vitin e kaluar një grup paraushtarak serb kishte kryer sulm në Banjskë kë si pasojë e të cilit u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

    “Mos bërtisni, ne jemi këtu për t’iu ndihmuar”, është një tjetër grafit

    Për vendosjen e grafiteve ka folur edhe zëvendësdrejtori i Policisë për Veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

    Ai për teve1 ka thënë se rasti është duke u hetuar dhe se do të iniciojnë kallëzim penal.

    Zyrtarët e institucioneve të Kosovës nuk e kanë përjashtuar një sulm të ngjashëm nga ana e Serbisë, duke u i bërë thirrej BE-së e ShBA-së që Serbia të sanksionohet për veprimin e 24 shtatorit.

  • Takimi i së enjtes në Bruksel, Stano: Asociacioni s’është temë kryesore por si çështje është prezente

    Takimi i së enjtes në Bruksel, Stano: Asociacioni s’është temë kryesore por si çështje është prezente

    Të enjten në Bruksel pritet që të zhvillohet takimi i radhës drejt gjetjes së një zgjidhjeje për çështjen e dinarit në mes të kryenegociatorëve, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit.

    Në lidhje me këtë takim nga Bashkimi Evropian kanë thënë se çështja e dinarit do të jetë tema kryesore e bisedimeve dhe jo ajo e Asociacionit.

    Megjithatë sipas zëdhënësit të BE-së, Peter Stano Asociacioni si çështje është prezent në secilin takim dhe se Kosova e ka obligim që ta formojë.

    “Krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe është një obligim tash e një kohë për Kosovën, kështu që duhet të përmbushet urgjentisht. Kjo është përsëritur disa herë nga Bashkimi Evropian, në nivelin më të lartë, atë të liderëve evropianë. Kështu që nëse Kosova nuk arrin që ta përmbush këtë, atëherë kjo nuk do të jetë shenjë pozitive e vullnetit për të ecur drejt normalizimit, që tani është i lidhur me rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit.  Kjo është e para. Tjetra është që takimi i kryenegociatorëve këtë të enjte, është e përqendruar në çështje të tjera, që janë diskutuar edhe në javën e kaluar dhe atë paraprake në Bruksel, për të gjetur një zgjidhje kryesisht për çështjen, implikimet ose pasojat e vendimit të BQK-së për përdorimin e dinarit. Pra, Asociacioni si i tillë nuk është një prej temave kryesore por si çështje është prezente në secilin takim, dhe të gjitha ndërveprimet tona me partnerët në Kosovë, pasi që është një prej kushteve që urgjentisht duhet përmbushur sa më shpejt, pa vonesa të tjera”, ka thënë Stano.

    Ndryshe, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dje ka thënë se në takimin e kësaj jave mes palëve në Bruksel pret të gjendet një zgjidhje për çështjen e Rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

  • Grupi i bamirësisë thotë se Izraeli ia vrau 7 punëtorë

    Grupi i bamirësisë thotë se Izraeli ia vrau 7 punëtorë

    Një grup i bamirësisë ka thënë të martën se ushtria izraelite kreu një sulm ajror ndaj punëtorëve të tij në Gazë, duke i vrarë së paku shtatë persona, përfshirë disa të huaj.

    Kuzhina Qendrore Botërore, një grup i bamirësisë i themeluar nga kuzhinieri i famshëm Jose Andres, tha të martën se shtatë punëtorët e vrarë janë nga vende si, Australia, Polonia, Britania e Madhe, si dhe një me shtetësi amerikano-kanadeze.

    Ky grup tha se do ta pezullojë menjëherë punën në këtë rajon.

    Sipas tij, punëtorët ishin duke i shpërndarë ndihmat e nevojshme ushqimore që kishin mbërritur në Gazë përmes detit të hënën, kur u goditën në mbrëmje.

    Izraeli ka thënë se është duke e hetuar këtë incident.

    Ushtria izraelite shprehu “pikëllim të sinqertë” për vdekjen e punëtorëve, por nuk e pranoi përgjegjësinë.

    Vende të ndryshme, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë filluar këtë muaj të dërgojnë ndihma humanitare edhe përmes detit në Gazën e rrënuar nga lufta.

    Kombet e Bashkuara dhe partnerët kanë paralajmëruar se uria mund të prek pjesën e shkatërruar, të izoluar të veriut të Gazës gjatë këtij muaji.

    Zyrtarët humanitarë kanë thënë se dërgesat nga deti dhe ajri nuk janë të mjaftueshme dhe se Izraeli duhet të lejojë që më shumë ndihmë të hyjë përmes rrugëve tokësore.

    Një gjykatë e lartë e OKB-së ka urdhëruar Izraelin që të hapë më shumë pikëkalime tokësore dhe të ndërmarrë masa për të adresuar krizën humanitare.

    Lufta në Gazë nisi pasi Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmoi jugun e Izraelit, duke vrarë 1.200 civilë dhe duke rrëmbyer 250 të tjerë.

    Sulmet ajrore dhe tokësore izraelite kanë lënë të vrarë më shumë se 33.000 palestinezë, sipas autoriteteve lokale në Rripin e Gazës.

    Luftimet kanë detyruar mbi 80 për qind të popullsisë së Gazës të zhvendoset dhe qindra mijëra janë buzë urisë, kanë thënë Kombet e Bashkuara dhe agjencitë ndërkombëtare të ndihmës./REL/

  • Qeveria hap thirrjen për ndihmë financiare për nxënësit dhe familjet në nevojë në Luginë të Preshevës

    Qeveria hap thirrjen për ndihmë financiare për nxënësit dhe familjet në nevojë në Luginë të Preshevës

    Qeveria e Kosovës ka hapur thirrjen për ndihmë financiare për nxënësit dhe familjet në nevojë në Luginën e Preshevës.

    Kjo thirrje është hapur për t’i ndihmuar fëmijët pa asnjë prind ose ata që kanë vetëm një prind, si dhe për familjet me 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor.

    Kështu ka bërë të ditur këshilltarja politike e Kryeministrit për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, Ardita Sinani.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar, është në një mision për të ndihmuar nxënësit që përballen me sfida të mëdha financiare. Këtë herë, drejtohemi drejtpërdrejtë te të gjithë nxënësit e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës pa prindër, si dhe te ata që kanë vetëm një prind. Po ashtu, ofrojmë ndihmë financiare të menjëhershme për familjet me 3 ose më shumë fëmijë në procesin edukativo-arsimor, për të siguruar që të gjithë kenë mundësi të barabarta”, ka shkruar Sinani.

  • Pas vdekjes së djalit 32 vjeçar nga kanceri, kjo është gruaja që hapi fondacion dhe po i ndihmon të prekurit me të njëjtën sëmundje

    Pas vdekjes së djalit 32 vjeçar nga kanceri, kjo është gruaja që hapi fondacion dhe po i ndihmon të prekurit me të njëjtën sëmundje

    Shemsije Ibrahimi ka themeluar fondacionin “Arbër Ibrahimi” pas vdekjes së djalit të saj 32 vjeçar, i cili e humbi betejën kundër kancerit.

    Këtë fondacion ajo e themeloi me qëllimin që t’iu ndihmojë njerëzve që përballen me sfidat e kancerit dhe për të diskutuar për këtë çështje, në LIBERO ishte e ftuar Shemsije Ibrahimi, e cila tha se fondacionin e ka themeluar për hir të djalit të saj Arbërit dhe dëshirës së tij për t’iu ndihmuar njerëzve.

    “…Fondacioni u formua menjëherë pasi e kam përcjellë Arbërin, pas dy javësh… m’u duke që s’po e përmbushi atë dëshirën e Arbërit me ju ndihmu njerëzvee… Ju kam ndihmu disa njerëzve…”, theksoi Ibrahimi.

    Shemsije Ibrahimi bëri thirrje edhe nëpërmjet emisionit që kushdo që e ka mundësinë ta ndihmojë Fondacionin ta bëjë një gjë të tillë, për t’i ndihmuar më pas të gjithë ata që vuajnë nga sëmundja e kancerit.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë nga Shemsije Ibrahimi, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Ekskluzive: Filmi i parë shqiptar i vetëm në Hollywood “Mundije”, do të shfaqet në kinema në muajin maj

    Ekskluzive: Filmi i parë shqiptar i vetëm në Hollywood “Mundije”, do të shfaqet në kinema në muajin maj

    Producenti i filmit Fatmir Bardhoci, ishte i ftuar në emisionin “LIBERO” dhe rrëfeu prapaskenat e filmit “MUNDIJE” – projekti i parë shqiptar që u xhirua në Hollywood.

    Ky film sipas producentit Bardhoci ka lidhje me historinë e fshirë të popullit shqiptar dhe xhirimet e këtij filmi krahas në Amerikë, u realizuan edhe në Shqipëri e Kosovë.

    Ekskluzivisht në Libero ai tha se filmi do të shfaqet në kinema, në muajin maj.

    “…Besoj se do të arrijmë në maj që ta kemi (filmin) në përfundim të plotë…”, deklaroi Bardhoci.

    Vlen të theksohet se në filmin “Mundije” do të luajnë aktorë të mëdhenj botërorë si Michael Pare, Eugenia Kuzmina, e gjithashtu edhe James Bond i cili luan rolin e Joe Biden.

    Për ta dëgjuar intervistën e plotë nga Fatmir Bardhoci, klikoni në linkun e mëposhtëm:

  • Aksidenti tragjik në Shqipëri, Konjufca: Qëndrojmë pranë familjeve të viktimave

    Aksidenti tragjik në Shqipëri, Konjufca: Qëndrojmë pranë familjeve të viktimave

    Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka reaguar ndaj aksidentit tragjik në Shqipëri, ku si pasojë humbën jetën 8 persona.

    Konjufca shprehi ngushëllime familjarëve por si dhe shtetit të Shqipërisë.

    “Me shumë pikëllim dhe dhimbje të thellë morëm lajmin për aksidentin tragjik në Shqipëri, ku humbën jetën 8 qytetarë. Në këto momente kaq të vështira qëndrojmë pranë familjeve të viktimave, të cilët lutemi ta gjejnë forcën ta përballojnë këtë tragjedi, e cila na ka tronditur dhe prekur të gjithëve. Shpreh ngushëllimet më të sinqerta ndaj familjarëve dhe miqve të viktimave, por edhe ndaj shtetit të Shqipërisë, po aq sa edhe popullit tonë, sepse sot është një ditë e trishtë për të gjithë shqiptarët”, ka shkruar Konjufca.