ATV

Blog

  • Fatos Geci mbetet larg mandatit të deputetit, vetëm i 79-ti në listën e të votuarve

    Fatos Geci mbetet larg mandatit të deputetit, vetëm i 79-ti në listën e të votuarve

    Me mbi 62% të votave të numëruara në nivel vendi, kandidati i VV-së për deputet, Fatos Geci nga Llausha e Skenderajt, po përballet me një rezultat zhgënjyes në garën për Kuvendin e Kosovës.

    Sipas të dhënave aktuale, nga 179,610 vota të numëruara, Geci ka arritur të siguronte 5,229 vota, duke u renditur në vendin e 79-të në listën e kandidatëve më të votuar të VV-së.

    Me këtë rezultat, mundësitë e tij për të siguruar një mandat deputeti në këtë legjislaturë duken minimale, pasi ndodhet shumë larg zonës së kandidatëve që pritet të fitojnë ulëse në kuvend.

    Rezultati i dobët ka nxitur diskutime në opinionin publik dhe brenda elektoratit të VV-së. Një pjesë e mbështetësve të partisë vlerësojnë se deklaratat e mëhershme të Gecit për ish-presidentin Hashim Thaçi, të cilat shkaktuan reagime të shumta, mund të kenë ndikuar në mbështetjen që ai mori në këto zgjedhje.

    Megjithatë, mbetet e paqartë nëse kjo ka qenë arsyeja kryesore e rezultatit të tij, pasi votuesit mund të jenë ndikuar edhe nga faktorë të tjerë politikë dhe elektoralë. Ajo që dihet deri tani është se Fatos Geci është shumë larg garës për një mandat deputeti në Kuvendin e Kosovës.

  • PZAP gjobiti LVV-në lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore, Supremja lë në fuqi vendimin

    PZAP gjobiti LVV-në lidhur me pjesëmarrjen e një të miture në fushatë zgjedhore, Supremja lë në fuqi vendimin

    Kolegji i Gjykatës Supreme të Kosovës e ka refuzuar si të pathemeltë ankesën e subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV), të paraqitur kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

    Sipas një njoftimi për media thuhet se PZAP, me vendimin ZP.Anr.11/2026 të datës 03.06.2026, kishte pranuar si të bazuara ankesat e subjektit politik Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Organizatës Joqeveritare “Instituti i Kosovës për Drejtësi” (IKD), duke i shqiptuar subjektit politik Lëvizja Vetëvendosje (LVV) gjobë në lartësi prej 5.100 (pesëmijë e njëqind) euro për shkak të pjesëmarrjes së një fëmije në aktivitet të fushatës zgjedhore.

    “Kundër këtij vendimi, LVV kishte ushtruar ankesë në Gjykatën Supreme, duke kontestuar ligjshmërinë e vendimit të PZAP-së. Pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore, përgjigjeve në ankesë dhe të gjitha shkresave të lëndës, Gjykata Supreme gjeti se ankesa është e pathemeltë”, thuhet në njoftim.

    Tutje bëhet e ditur se nga provat e administruara rezulton se më 31.05.2026, gjatë një tubimi zgjedhor të organizuar nga LVV në Vushtrri, një vajzë e mitur 10-vjeçare kishte dalë në skenë dhe kishte recituar para pjesëmarrësve të tubimit, e veshur me veshje që përmbanin logon e subjektit politik.

    “Ankesat e paraqitura në PZAP kishin pretenduar se pjesëmarrja aktive e fëmijës në një aktivitet të organizuar zgjedhor përbën angazhim të një personi nën moshën 15-vjeçare në fushatë zgjedhore, në kundërshtim me rregullat zgjedhore në fuqi. Në procedurën para PZAP-së, LVV kishte pretenduar se e mitura nuk kishte qenë pjesë e programit të organizuar të tubimit, nuk ishte angazhuar nga subjekti politik dhe se iniciativa për paraqitjen e saj kishte ardhur nga vetë ajo, në prani të prindit të saj”, thuhet në njoftim.

    Po ashtu bëhet e ditur se Gjykata Supreme vlerësoi se këto pretendime nuk janë të bazuara. Kolegji i Gjykatës pranoi si të drejtë dhe të bazuar qëndrimin juridik të PZAP-së, duke theksuar se neni 5 paragrafi 3 i Rregullores Zgjedhore nr. 07/2024 për Fushatën Zgjedhore, Monitorimin e Fshehtë të Zgjedhjeve dhe Deklarimin Financiar përcakton se: “Asnjë subjekt politik i certifikuar nuk mund të angazhojë persona nën moshën pesëmbëdhjetë (15) vjeç në fushatën zgjedhore”.

    Sipas vlerësimit të Gjykatës, për ekzistimin e shkeljes nuk është vendimtare nëse iniciativa për pjesëmarrjen e të miturës ka ardhur nga organizatori apo nga vetë e mitura, si dhe nuk ka rëndësi nëse ka pasur koordinim apo planifikim paraprak. Fakt përcaktues është se organizatori i aktivitetit ka lejuar pjesëmarrjen aktive të një fëmije në një aktivitet zgjedhor, në kundërshtim me ndalimin e paraparë në rregulloren zgjedhore.

    “Gjykata theksoi se organizatori i tubimit ka përgjegjësi për menaxhimin e aktivitetit dhe për personat që paraqiten në skenë para pjesëmarrësve. Në rrethanat e rastit konkret, e mitura kishte marrë pjesë në mënyrë aktive në aktivitetin zgjedhor, fakt i mbështetur edhe nga provat e administruara në lëndë. Duke pasur parasysh qëllimin e dispozitave ligjore për mbrojtjen e interesit më të mirë të fëmijëve dhe ndalimin e përfshirjes së tyre në fushata zgjedhore, Gjykata Supreme konstatoi se vendimi i PZAP-së është i drejtë dhe i bazuar në ligj, ndaj refuzoi ankesën e LVV-së si të pathemeltë duke lënë në fuqi vendimin e PZAP-së”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

  • Bashkimi i Kosovës në projektin amerikan për gazin, Rexhepi: Do të krijonte siguri energjetike, ekonomike e ushtarake

    Bashkimi i Kosovës në projektin amerikan për gazin, Rexhepi: Do të krijonte siguri energjetike, ekonomike e ushtarake

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke i kërkuar hapur Kosovës që t’i bashkohet projektit amerikan të Gazit të Lëngshëm Natyror (LNG), raporton Ekonomia Online.

    Ndërsa, kjo e fundit vazhdon të mbetet vendi i vetëm në Ballkanin Jugperëndimor që nuk është përfshirë në projektet që zgjerojnë ndikimin energjetik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në rajon.

    Lidhur me këtë kërkesë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Kosovës, për Ekonomia Online ka folur kryetari i Shoqatës “Miqtë e Amerikës”, Agim Rexhepi.

    Ai, ka thënë se mos kyçja e Kosovës në këtë projekt mund të ketë pasoja direkte ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit, ndërsa pasoja indirekte ndaj institucioneve dhe popullit të Kosovës.

    “Sikurse çdo qytetar që merret pak me politikë, jam shumë i shqetësuar, ajo është një arsye e thjeshtë, përpos njëfarë forme një mosrespektim i një kërkese shumë të drejtë nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një fakt tjetër shumë shqetësues që Kosova ka mbetur vendi i vetëm në Ballkanin Jugperëndimor, e cila nuk është e kyçur në këtë projekt, andaj është një fakt që mundet me pasë elemente dhe pasoja direkte ndaj përfaqësuesit kryesor të qeverisë së Kosovës, zotit Kurti, mirëpo në mënyrë indirekte edhe ndaj institucioneve të Kosovës, mirëpo çka është më qenësorja edhe ndaj vetë popullit të Kosovës, sepse dihet që lidhmëria mes popullit amerikan dhe popullit të Kosovës është shumë e fuqishme, mirëpo për mosveprime të caktuara nga institucionet qendrore normalisht mund të ketë pasoja ose veprime ose kundraveprime nga institucionet më të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ai.

    Rexhepi tha se nëpërmjet kyçjes së Kosovës në këtë projekt, gazit rus i bllokohet hyrja përmes territoreve të SHBA-së në Ballkan, Evropë e më tutje.

    “Derisa ne sot diskutojmë, dje në SHBA ka filluar një forum global për energjinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në të cilin forum ka marrë pjesë edhe sekretari për energji të SHBA-së edhe ku po zhvillohet një debat shumë i fuqishëm për të ardhmen e zhvillimit të energjisë, jo vetëm në SHBA, mirëpo edhe në botë, çka është ndoshta edhe më qenësorja është fakti që nëpërmes këtij veprimi Shtetet e Bashkuara të Amerikës me kyçjen e Kosovës ia bllokojnë veprimet ose hyrjen e gazit rus nëpërmes territoreve ose objektivave ose synimeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Ballkan, Evropë edhe më tutje. Mirëpo, kjo është edhe një formë tjetër sepse në shikim të parë duket se është vetëm një veprim i thjeshtë, gazi, po këto janë përfitime ekonomike që munden me pasë Rusia ose aleatët e tyre, mirëpo nëpërmes përfitimeve ekonomike, Rusia mundet të bëjë veprime të caktuara, në momente të caktuara, siç është rasti i pas fillimit të luftës Rusi – Ukrainë, Evropa ishte në panik, posaçërisht Gjermania, sesi do të furnizohet me energjinë e tubacionit e Rusisë që janë në Evropë”, deklaroi ai.

    Ai po ashtu theksoi se kjo kyçje përveç sigurisë energjetike do të siguronte edhe siguri ekonomike, politike dhe ushtarake.

    “Gjithsesi, jo vetëm siguri energjetike, këtu janë shumë faktorë të kyçur. Do të siguronte një siguri ekonomike, një siguri politike, një siguri ushtarake më të fuqishme, sepse vetë fakti i hyrjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës me tubacion e fuqizon atë momentumin ose atë forcën e vetë, ose atë ndikimin e vetë, ose atë prezencën e vetë, ose atë interesin e vetë për Kosovën dhe Ballkanin, por normalisht përmes kësaj forme do ta fuqizonte prapë edhe sigurinë edhe shume elemente të tjera, domethënë është mënyrë zingjirore”, tha ai.

    Kurse, sa i përket raporteve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rexhepi tha se nuk janë të njëjta si më parë.

    “Raportet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës, te qytetari i thjeshtë, te popullsia, janë shumë të mira, shumë të fuqishme, normalisht duke hequr një numër të caktuar të njerëzve të cilët janë të painformuar, ndoshta të dirigjuar, ndoshta të papjekur për veprime politike, deklarata politike, ose kanë çka po di unë, formë tjetër të interesit. Mirëpo, raportet Kosovë – SHBA, për gjithë ata që i kanë përcjellur ngjarjet, vërehet që nuk janë ato që kanë qenë përpara, sepse ka pasur shumë gafe, edhe në të kaluarën, mirëpo posaçërisht gjatë qeverisjes së zotit Kurti, ka pasur gafe të cilat i kanë larguar insitucionet qendrore mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kosovës.”, u shpreh ai.

    Ditë më parë e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e Bashkuara përmes projektit për gazin e lëngshëm natyror (LNG), duke thënë se kjo do t’i ndihmonte ta sigurojë të ardhmen e vet energjetike.

    Prattipati tha se “së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krah”.

    Në opinionin e saj, Prattipati tha se Kosova nuk po arrin t’i përmbushë kërkesat në rritje për furnizim me energji dhe citoi të dhënat e Doganës së Kosovës, se vendi ka shpenzuar 735 milionë euro në importimin e energjisë elektrike nga vendet fqinje në katër vjetët e fundit.

    Tusk: Asnjë marrëveshje për Ukrainën pa Poloninë
    Read more

  • Mourinho i jep lamtumirën Benficas, gati për aventurën e re te Real Madridi

    Mourinho i jep lamtumirën Benficas, gati për aventurën e re te Real Madridi

    Jose Mourinho ka mbyllur zyrtarisht kapitullin e tij te Benfica, duke u përshëndetur me klubin portugez përmes një mesazhi emocional në rrjetet sociale, menjëherë pasi u konfirmua largimi i tij drejt Real Madridit.

    Trajneri portugez pritet të prezantohet së shpejti në krye të gjigantit spanjoll, në një marrëveshje që raportohet se kap vlerën e 15 milionë eurove. Para nisjes së sfidës së re në “Santiago Bernabeu”, Mourinho ka zgjedhur të falënderojë të gjithë ata që e shoqëruan gjatë qëndrimit të tij te Benfica.

    “Dua t’i shpreh mirënjohjen time presidentit Rui Costa për besimin dhe mundësinë që më dha për të drejtuar Benficën. Të përfaqësosh këtë klub ka qenë një nder i madh dhe një privilegj i veçantë”, shkroi Mourinho.

    Tekniku 63-vjeçar rezervoi fjalë vlerësimi edhe për stafin e klubit, duke theksuar profesionalizmin dhe përkushtimin e tyre gjatë bashkëpunimit.

    “Falënderoj çdo anëtar të stafit për punën e jashtëzakonshme, përkushtimin dhe profesionalizmin që treguan në çdo moment. Bashkëpunimi me ta ishte një kënaqësi e vërtetë”.

    Mourinho nuk harroi as futbollistët, me të cilët tha se krijoi një raport të veçantë në një kohë relativisht të shkurtër.

    “Jam thellësisht mirënjohës për lojtarët me të cilët punova dhe uroj që secili prej tyre të arrijë sukseset më të mëdha në karrierë dhe në jetë. Jam i bindur se kemi ndërtuar një lidhje të fortë dhe të sinqertë. Një herë lojtari im, gjithmonë lojtari im”, përfundoi ai.

    Me këtë mesazh, Mourinho mbyll një kapitull të rëndësishëm në Portugali dhe tashmë përgatitet për rikthimin e madh në Madrid, aty ku e pret një tjetër sfidë në karrierën e tij të pasur.

  • Evropa në alarm nga i nxehti ekstrem, maji 2026 ndër më të nxehtët në histori

    Evropa në alarm nga i nxehti ekstrem, maji 2026 ndër më të nxehtët në histori

    Bota përjetoi këtë vit majin e dytë me temperaturat më të nxehta të regjistruara ndonjëherë në nivel botëror. Agjencia e BE-së që monitoron ndryshimet klimatike, Copernicus, bëri me dije në buletinin e saj mujor se Europa u godit nga një valë e pazakontë të nxehti, ndërsa paralajmëroi se dukuritë ekstreme të motit po kthehen në një realitet të ri në kontinentin e vjetër.

    Termometri shënoi temperatura rekord në Britani, Francë, Irlandë dhe Portugali muajin e shkuar, kur e ashtuquajtura kupolë e të nxehtit me ajër të ngrohtë nga Afrika e Veriut i çoi temperaturat mbi nivelet normale në Europën Perëndimore.

    “Maji 2026 u karakterizua nga një kalim tejet i shpejtë nga kushte ku temperaturat ishin më të ulëta se mesatarja, tek një nga valët më intensive të të nxehtit që është vënë re ndonjëherë në këtë periudhë në Europë”, shkruhet në buletinin e Copernicus, ku vihet në dukje fakti se termometri shënoi deri në 40 gradë Celsius në pjesë të mëdha të Europës, çka pati një ndikim të ndjeshëm tek njerëzit, por edhe tek të korrat dhe ekosistemet, që patën shumë pak kohë për t’u përshtatur me këto temperatura.

    Në nivel global, temperatura mesatare e ajrit në sipërfaqe arriti në 15.81 gradë Celsius, e dyta më e lartë e regjistruar ndonjëherë pas majit të 2024-ës.

  • Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin me krimet e pretenduara

    Dosja përfundimtare: Si i lidh Prokuroria Thaçin, Veselin, Selimin dhe Krasniqin me krimet e pretenduara

    Dhomat e Specializuara të Kosovës(DhSK) në Hagë kanë bërë publike dosjen përfundimtare të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

    Në këtë dosje, Prokuroria pretendon se katër të akuzuarit formuluan, zbatuan dhe përforcuan qëllimin e tyre të përbashkët kriminal dhe veprimet e fjalët e tyre tregojnë qëllimin e tyre për të marrë pjesë në kryerjen e krimeve, raporton “Betimi për Drejtësi“.

    Përveç kësaj, thuhet se katër të akuzuarit nuk ndërmorën asnjë masë parandaluese apo ndëshkuese ndaj anëtarëve të tjerë që pretendohet se kanë qenë pjesë e të ashtuquajturës Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale. Përkundrazi, thuhet se këta anëtarë u promovuan dhe iu dhanë përgjegjësi shtesë.

    Çfarë thotë Prokuroria për Hashim Thaçin dhe përgjegjësinë e tij?

    Në dosjen e saj përfundimtare, Prokuroria pretendon se Hashim Thaçi i njohur me nofkën “Gjarpri”, ishte njëri nga themeluesit e UÇK-së dhe të Shtabit të Përgjithshëm së bashku me Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin. Ai gjithashtu personifikohet edhe si anëtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK).

    Prokuroria pretendon se Thaçi mbante përgjegjësi në Drejtorinë Politike dhe të Informimit në Shtabin e Përgjithshme, ku luante rol në operacionet e UÇK-së dhe në trajtimin e personave që perceptoheshin si kundërshtarë. Përveç kësaj, thuhet se Thaçi më vonë u bë kryeministër i Qeverisë së Përkohshme të Kosovës.

    Sipas Prokurorisë, Thaçi i paraqiste personat e perceptuar si kundërshtarë, kërcënim për ta dhe i paralajmëronte se do të përballeshin me masa ndëshkuese.

    Në mesin e shumë arsyeve për vizita nëpër komanda, thuhet se Thaçi shkoi edhe për të harmonizuar politikën e shënjestrimit të kundërshtarëve dhe për të siguruar zbatimin në terren të planit të përbashkët kriminal.

    Ndërsa për funksionin e tij në Qeverinë e Përkohshme, Prokuroria pretendon se ai integroi funksione politike, të inteligjencës dhe policisë nën autoritetin e tij përmes të cilave vazhdoi realizimin e qëllimit të përbashkët kriminal.

    “Gjatë gjithë periudhës së Aktakuzës, veprimet e Hashim THAÇI-t treguan një synim të vazhdueshëm për të realizuar qëllime politike duke urdhëruar, inkurajuar dhe marrë pjesë në mjete qartësisht kriminale për t’i arritur ato”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, e cila shton se Thaçi urdhëroi anëtarët e UÇK-së që të ndihmonin në kryerjen e drejtpërdrejtë të krimeve.

    Përveç kësaj, dosja e Prokurorisë thotë se Thaçi urdhëroi anëtarët e UÇK-së që ta ndihmonin në kryerjen e krimeve të drejtpërdrejta.

    “THAÇI urdhëroi anëtarët e UÇK-së që ta ndihmonin në kryerjen e drejtpërdrejtë të krimeve”, thuhet në dosje, duke pretenduar se Thaçi të gjitha këto i ka bërë me ndihmën e vartësve të tij.

    Për veprime konkrete, Prokuroria e implikon Thaçin në largimin e dy të ndaluarve nga një lokacion të cilët nuk u panë më gjallë.

    Sipas Prokurorisë, Thaçi ka bërë udhëheqjen e një grupi të UÇK-së që kapi 13 civilë për shkak të bindjeve të tyre politike dhe marrjen e tyre në pyetje personalisht, pasi vartësit e tij në UÇK i kishin rrahur dhe kërcënuar me vdekje.

    Po ashtu, përmendet se Thaçi u përfshi në marrjen në pyetje të dy gazetarëve serbë të ndaluar dhe të keqtrajtuar në një lokacion të tretë.

    Prokuroria pretendon se Thaçi i inkurajoi anëtarët e UÇK-së të “luftonin” kundër kujtdo që nuk e njihte Shtabin e Përgjithshëm ose nuk respektonte urdhrat e vet Thaçit, dhe se vartësit e tij në UÇK e morën, e kuptuan dhe e zbatuan mesazhin e tij.

    Sipas Prokurorisë, Thaçi personalisht i kërcënoi kundërshtarët duke përfshirë edhe kërcënime me vdekje.

    “THAÇI përdori komunikimet e Shtabit të Përgjithshëm për të veçuar objektiva që do të përballeshin me pasoja sipas kornizës së politikës dhe ishte autor drejtpërdrejt i të paktën një komunikate me synimin për të shkatërruar plotësisht një kundërshtar të caktuar”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Për çfarë ishte në dijeni Thaçi dhe çka bëri ai, sipas Prokurorisë?

    Në dosjen e saj përfundimtare, Prokuroria pretendon se Thaçi e dinte se anëtarët e UÇK-së po kryenin krime kundër kundërshtarëve.

    Përveç kësaj, Prokuroria thotë se veprimtaria kriminale urdhërohej ose miratohej drejtpërdrejt nga Thaçi ose përmes Shtabit të Përgjithshëm.

    Rrjedhimisht, thuhet se Thaçi kishte autoritetin për të parandaluar krime të tilla, siç dëshmohet, ndër të tjera, nga autoriteti i tij për të liruar të ndaluarit. Por, pavarësisht kësaj, Prokuroria thotë se Thaçi nuk bëri asnjë përpjekje për parandalim, hetim ose ndëshkim të personave që kryen këto krime. Thuhet se Shtabi i Përgjithshëm promovoi udhëheqës të UÇK-së të përfshirë ne krime ose edhe iu caktoi atyre detyra për stërvitje dhe mobilizimin e rekrutëve të rinj.

    Ndërsa në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, Prokuroria thotë se Thaçi përdori pushtetin e tij si kryeministër për të emëruar bashkë të akuzuarit e tij dhe anëtarët tjerë të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale në pozita të larta.

    Ndërsa komunikatat, Prokuroria thotë se u përdorën nga Thaçi për të promovuar qëllimin e përbashkët tek anëtarët e tjerë të UÇK-së.

    “Për shembull, në qershor 1998, anëtari i njohur i LDK-së, Abdyl RAMA, u rrëmbye nga ushtarë të armatosur të UÇK-së dhe u dërgua te THAÇI, ku iu bë presion që të jepte një deklaratë të regjistruar për largimin nga LDK-ja dhe bashkimin me UÇK-në. Refuzimi i tij për ta bërë një deklaratë të tillë çoi në keqtrajtim nga THAÇI, përfshirë kërcënime kundër tij për mospranimin e kërkesave të THAÇI-t”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Përveç kësaj, Prokuroria pretendon se Thaçi bëri personalisht deklarata publike të projektuara për të nxitur frikë, mosbesim dhe urrejtje ndaj kundërshtarëve. Kurse, thuhet se disa media publikuan një komunikatë të hartuar nga Thaçi që përmbante të pavërteta të rrezikshme të dizajnuara për të “eliminuar” një kundërshtar.

    “THAÇI gjithashtu mbajti të fshehura informacione që kishte në dispozicion lidhur me viktimat, në përpjekje për të penguar përpjekjet hetimore të familjeve të tyre. [REDAKTUAR]. Kur përballej me pyetje lidhur me rrëmbimet dhe ndalimet nga anëtarët e UÇK-së, THAÇI në mënyrë refleksive e përshkruante UÇK-në si një ushtri të rregullt të përkushtuar ndaj ligjit të luftës. Në një takim me përfaqësues të Human Rights Watch dhe së bashku me anëtarin e emërtuar të NPK-së, Fatmir LIMAJ, THAÇI gjithashtu pretendoi në mënyrë të rreme se dy gazetarët serbë të ndaluar në Shalë kishin marrë një gjykim”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Veç kësaj, Prokuroria pretendon se Thaçi përdori autoritetin e tij brenda procesit të promovimit të Shtabit të Përgjithshëm për të shpërblyer zbatuesit kryesorë të qëllimit të përbashkët dhe për të maksimizuar kontributet e tyre kriminale.

    Prokuroria thotë se pas rolit të tij udhëheqës në vrasjen e 12 të ndaluarve në Malishevë, Haxhi Shala u ngarkua me komandën e Brigadës 121. Fatmir Limaj, i cili në atë kohë ishte eprori i Shalës, dhe Musë Jashari i cili sipas Prokurorisë, kishte përfshirje të drejtpërdrejtë në disa krime, u ngritën në pozita në Shtabin e Përgjithshëm pasi kishin mbikëqyrur një sërë ndalimesh, vrasjesh dhe abuzimesh.

    Në dosjen e saj, Prokuroria thotë se në Qeverinë e Përkohshme, Thaçi njohu besnikërinë e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm që kishin kontribuar në qëllimin e përbashkët kriminal. Për rrjedhojë, thuhet se Jakup Krasniqin e emëroi zëdhënës, Kadri Veselin si drejtues të Shërbimit Informativ (SHIK), si dhe Rexhep Selimin si ministër të Rendit Publik.

    Po ashtu, Prokuroria pretendon se edhe Sylejman Selimi i cili bën pjesë në Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale u emërua nga Thaçi për të udhëhequr Gardën Kombëtare.

    Përveç kësaj, Prokuroria përmend edhe një deklaratë të Musë Jasharit i cili pretendohet se ka marrë pjesë në disa krime, për Thaçin.

    “Musë JASHARI, i cili kishte si njohuri për krimet ashtu edhe kishte marrë pjesë në to, vuri në dukje në mënyrë specifike se “ne mund të flisnim lirshëm me [THAÇI-n]”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Përveç kësaj, thuhet se Thaçi vizitoi dhe mbajti lidhje me Lahi Brahimajn i cili ishte komandant në Jabllanicë, vend ky i cili kishte qendër ndalimi dhe po keqtrajtoheshin haptazi të ndaluarit.

    “Për të siguruar, ndër të tjera, avancimin e qëllimit të përbashkët, THAÇI vizitoi lokacione ku po kryheshin krime nga anëtarët e UÇK-së. Ai u takua me zyrtarë të lartë të UÇK-së në Likoc dhe në Zonën më të gjerë të Drenicës, Jabllanicë, Drenoc, Malishevë, Budakovë, Kleçkë, Bajgorë, Zonat e Shalës dhe Llapit, si dhe në Kukës në Shqipëri, duke demonstruar kontrollin e tij të drejtpërdrejtë mbi ata që do të zbatonin politikën në terren”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Çfarë thotë Prokuroria për Kadri Veselin, në duart e të cilit pretendohet se ishte inteligjenca?

    Përveç si themelues i UÇK-së, Shtabit të Përgjithshëm dhe pjesëmarrës në sulmet e hershme të UÇK-së, Kadri Veseli identifikohet nga ZPS edhe si drejtues i Drejtorisë së Inteligjencës e njohur edhe si G2 e po ashtu edhe si ZKZ.

    Për Veselin, Prokuroria thotë se nofka e tij ishte “Luli” ose “7”, i cili drejtonte një aparat përgjegjës për identifikimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar, në mbledhjen dhe analizimin e informacioneve për ata. Thuhet se ai në Drejtorinë Politike kishte edhe përgjegjësi diplomatike si dhe shërbente si ndërlidhës kryesor në negociata dhe në kontakte me ndërkombëtarët.

    “Veprime të tilla demonstronin se vendimet e Shtabit të Përgjithshëm—pasi merreshin—ishin detyruese në të gjitha zonat dhe se VESELI mund të fliste dhe të vepronte në emër të Shtabit të Përgjithshëm”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Përveç kësaj, Prokuroria thotë se roli diplomatik i Veselit dhe koha e kaluar jashtë shtetit nuk e shkëpuste atë nga e ashtuquajtura Ndërmarrje e Përbashkët Kriminale, të cilës iu bashkua me vullnetin e tij.

    “Roli i VESELI-t si drejtues i Inteligjencës përfshinte përcjelljen e informacionit nga Zonat lidhur me ndalimin e bashkëpunëtorëve të dyshuar te persona të tjerë në nivel kombëtar të UÇK-së. Siç vuri në dukje W04752: “Detyra e tij ishte të pranonte raporte të tilla [nga komandantët e zonave], pastaj të informonte sektorin juridik”. VESELI u jepte informacion inteligjence drejtpërdrejt anëtarëve të tjerë të Shtabit të Përgjithshëm, duke dëshmuar më tej funksionimin kolektiv të tij”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Duke thënë se kishte hierarki në UÇK, Prokuroria pretendon se oficerët e inteligjencës ishin përfshirë në zbatimin e qëllimit të përbashkët kriminal. Sipas Prokurorisë, njëri prej tyre ishte edhe Sabit Geci i cili thuhet se keqtrajtoi të ndaluar në disa vende që tashmë janë të përfshira në aktakuzë.

    Sipas Prokurorisë, Geci vazhdoi funksionimin në UÇK dhe kreu krime edhe pse u bë gjerësisht i njohur se ai po keqtrajtonte personat e perceptuar si kundërshtarë.

    Prokuroria thotë se në mënyrë të ngjashme ishte edhe Latif Gashi, oficer i inteligjencës në Zonën Operative të Llapit i cili luajti rol qendror në kryerjen e krimeve.

    Ndërsa, në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës, sipas Prokurorisë, Veseli u bë shef i Shërbimit Informativ (SHIK) dhe i raportonte kryeministrit.

    “Si shef i SHIK-ut, ai drejtoi të njëjtin operacion me autoritet më të madh forma dhe mandatet e përgjithshme të G-2 dhe SHIK-ut ishin të ngjashme. Synimi i deklaruar i VESELI-t ishte të zbulonte “manipulimin” serb dhe të siguronte informacione mbi pozicionet e armikut. Marrja në pyetje e bashkëpunëtorëve të dyshuar ishte thelbësore për arritjen e këtij objektivi – një objektiv që u zbatua gjatë gjithë luftës, përfshirë me përfshirjen e VESELI-t”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Në cilat krime pretendohet se u përfshi personalisht Veseli?

    Sipas Prokurorisë, Kadri Veseli emëroi Xhemë Gashin si drejtues të një njësie në Drenoc e cila sipas fjalëve të mbrojtjes së Selimit, drejtonte një operacion torturë.

    Prokuroria pretendon se Veseli ishte personalisht i përfshirë në largimin e dy të ndaluarve nga Drenoci të cilët nuk u panë më kurrë.

    Përveç kësaj, thuhet se Veseli personalisht transferoi një të ndaluar i cili ishte keqtrajtuar në Kleçkë. Thuhet se ai ishte i pranishëm shpesh në qendrën e ndalimit aty dhe kishte autoritetin që të urdhëronte lirimin e të ndaluarve që po mbaheshin atje.

    “Vetë VESELI deklaroi nën betim se ishte emëruar si drejtues i SHIK-ut në fund të marsit 1999 dhe para kësaj ishte drejtues i G-2, se një nga segmentet e veprimtarisë së tij kishte të bënte me bashkëpunëtorët serbë, se e njihte shumë mirë W04743 dhe se W04743 ishte anëtar i SHIK-ut dhe “një nga djemtë më të mirë që dolën nga lufta”. W04743 ishte një anëtar i lartë i policisë ushtarake dhe inteligjencës së UÇK-së i përfshirë në ndalimin dhe keqtrajtimin e Kundërshtarëve në Kleçkë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Tutje, Prokuroria pretendon se kjo sjellje e Veselit s’ishte rastësore dhe se këta shembuj të pjesëmarrjes së tij në krime janë të rëndësishme për arsye se zbulojnë vetëdijen dhe pranimin me vullnet të lirë të ishte pjesë e Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale.

    Rrjedhimisht, Prokuroria pretendon se Veseli dështoi që të parandalonte, hetonte ose të ndëshkonte ndonjë prej krimeve të kryera pavarësisht rolit që ka pasur në Shtabin e Përgjithshëm.

    Përveç kësaj, thuhet se Veseli nuk ndëshkoi as oficerët e zonave ku po kryheshin krime, si Latif Gashin, Sabit Gcin dhe Xhavit Elshanin.

    Tutje, Prokuroria thotë se Veseli nuk veproi mbi informacionet që mori nga viktimat për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur me të afërmit e tyre që ishin zhdukur në Drenoc.

    Prokuroria pretendon se prania e Veselit dokumentohet në afërsi të qendrave të ndalimit të UÇK-së në kohën kur kryheshin krimet e përfshira në aktakuzë, megjithatë ai nuk përdori pozitën e tij të autoritetit për të parandaluar, hetuar ose ndëshkuar kryerjen e krimeve.

    “VESELI ishte personalisht i pranishëm ose është parë në afërsi relative të vendeve të pretenduara të ndalimit të UÇK-së në ZO të Drenicës (Likoc) ZO të Dukagjinit (Jabllanicë); dhe ZO të Pashtrikut (Llapushnik, Drenoc, Rahovec, Malishevë, Kleçkë, dhe Budakovë)”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Çfarë pretendohet se ka bërë “Dhjetëshi” i UÇK-së, Rexhep Selimi?

    I njohur si “Dhjetëshi” ose “Agroni” i UÇK-së, për Rexhep Selimin, Prokuroria thotë se ishte njëri prej anëtarëve të hershëm të Shtabit të përgjithshëm dhe koordinoi operacione luftarake kundër kundërshtarëve, duke ndihmuar, ndër të tjera, në strukturimin dhe inspektimin e njësive që më vonë do të përfshiheshin drejtpërdrejt në krimet e përfshira në aktakuzë.

    Prokuroria thotë se si Inspektor i Përgjithshëm, Selimi ishte mbi drejtoritë në nivelin e Komandantit të Përgjithshëm dhe mbikëqyrte zbatimin e kuadrit rregullator të Shtabit të Përgjithshëm.

    “Dokumentet bashkëkohore, përfshirë shënimet e shkruara me dorë të hartuara nga SELIMI dhe të sekuestruara prej tij, që përmbanin lista individësh të emërtuar si bashkëpunëtorë të dyshuar, dëshmojnë se monitorimi dhe zbatimi i qëllimit të përbashkët, përfshirë “luftën speciale”, ishte një pjesë e rëndësishme e rolit të SELIMI-t si Inspektor i Përgjithshëm”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Sipas Prokurorisë, Selimi personalisht dhe së bashku me të bashkë-akuzuarit monitoronte zbatimin dhe përforcimin e politikës kundër kundërshtarëve, duke u takuar me anëtarë të emërtuar të NPK-së, si Fatmir Limaj, Latif Gashi dhe Rrustem Mustafa, gjatë gjithë periudhës së aktakuzës, si dhe duke marrë raporte prej tyre dhe njësive të tjera vartëse, duke përcjellë rëndësinë e qëllimit të përbashkët.

    Me krijimin e Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, sipas Prokurorisë, Selimi u bë ministër i Rendit Publik, organ ky i cili gjatë verës së 1999-ës në kundërshtim me marrëveshjen e demilitarizimit për “të mos sulmuar, ndaluar apo frikësuar asnjë civil në Kosovë dhe as […] të sulmojë, konfiskojë apo cenojë pronën e civilëve në Kosovë” vazhdoi të shënjestrojë kundërshtarët në funksion të qëllimit të përbashkët kriminal.

    Prokuroria pretendon se Selimi ishte prezent në vendndalime

    Gjatë gjithë periudhës së aktakuzës, Prokuroria thotë se Selimi vazhdimisht ka qenë i pranishëm në disa vende të rëndësishme në të cilat janë kryer krime si Qirezi, Kleçka, Likoci dhe Drenoci.

    Sipas Prokurorisë, Selimi mori pjesë në marrje në pyetje, pyeti për arsye se pse njerëzit mbaheshin të ndaluar dhe ka konfirmuar se ishte në dijeni se ndalimet po ndodhnin. Thuhet se ai ishte dëshmitar i drejtpërdrejtë si dhe mori pjesë në keqtrajtimin e të ndaluarve.

    Pavarësisht se kishte fuqinë për të liruar të ndaluarit, Prokuroria pretendon se Selimi nuk ndërmori asnjë hap për të parandaluar, hetuar ose ndëshkuar krimet e përfshira në aktakuzë.

    Sipas Prokurorisë, Selimi dhe bashkë të akuzuarit e tjerë kishin fuqinë t’i referonin krimet e ushtarëve të UÇK-së te UNMIK-u dhe KFOR-i, por në mënyrë aktive kundërshtuan informimin e ndërkombëtarëve për ndalimet.

    Shumë prej anëtarëve të Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, sipas Prokurorisë u bënë pjesë e Policisë së Ministrisë së Rendit Publik.

    Këta persona, sipas Prokurorisë, ishin Nexhmi Krasniqi, Selim Krasniqi, Milaim Latifi dhe Sahit Jashari, të cilët thuhet se dihej se ishin të përfshirë në ndalimin dhe keqtrajtimin e kundërshtarëve. Sipas Prokurorisë, kjo tregon se një sjellje e tillë shpërblehej në vend që të ndëshkohej.

    Në anën tjetër, Prokuroria pretendon se Selimi ishte pjesë e një grupi të kufizuar që kontrollonte emërimet, përfshirë ato të komandantëve të zonave, duke siguruar që personat e dëshmuar si zbatues të besueshëm të qëllimit të përbashkët të merrnin emërime dhe promovime.

    Pjesëmarrja e tij, sipas Prokurorisë, siguroi që komandat operative të drejtoheshin nga kuadro të rreshtuara me të dhe me të akuzuarit, siç ishte zëvendësimi i Komandantit Drini si Komandant i Zonës së Pashtrikut dhe emërimi i anëtarit të emërtuar të NPK-së, Sylejman Selimi, si Komandant i Zonës së Drenicës.

    Në zonë të tjera, sipas Prokurorisë, Rexhep Selimi udhëtoi gjerësisht për të inspektuar dhe ndihmuar njësitë, për të caktuar detyra, për të trajtuar çështje logjistike, për të vlerësuar përputhshmërinë me urdhrat, dhe për të transmetuar objektivat strategjikë të Shtabit të Përgjithshëm te komandat në terren, duke siguruar kështu që zbatimi i politikës së Shtabit të Përgjithshëm ndaj kundërshtarëve të ishte efektiv.

    “Duke udhëtuar në misione të Shtabit të Përgjithshëm – përfshirë vizitat e tij në Shalë dhe Llap në vitin 1998 – SELIMI përcolli udhëzime mbi identifikimin dhe trajtimin e “luftës speciale”, duke lidhur shprehimisht kundërshtarët politikë me këtë kategori dhe duke udhëzuar strukturat lokale në përputhje me këtë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë për Rexhep Selimin.

    ZPS: Krasniqi ishte kujdestar i mesazhit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së

    Dosja përfundimtare e Prokurorisë, Jakup Krasniqin e personifikon si themelues të UÇK-së, anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, anëtar i Drejtorisë Politike dhe më vonë zëvendëskomandant.

    Sipas Prokurorisë, ai ishte pjesë e një grupi vendimmarrësish me autoritet për të formuluar dhe për të mbikëqyrur zbatimin e planeve dhe politikave të UÇK-së.

    “KRASNIQI ishte prandaj thelbësor si për zhvillimin e strategjisë së brendshme të UÇK-së, ashtu edhe për mënyrën se si ajo u komunikua te vartësit, publiku dhe vëzhguesit ndërkombëtarë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Krasniqi përshkruhet nga Prokuroria si personi që përgatiti rregulloren e përkohshme në emër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Sipas tyre, kjo rregullore parashikonte që Policia Ushtarake të ndihmonte dhe bashkëpunonte me Drejtorinë e Shërbimit të Inteligjencës.

    Kjo rregullore thuhet se specifikonte se Policia Ushtarake do të duhej që të ishte e pamëshirshme me armiqtë dhe me të gjithë ata që përpiqen të pengojnë ose sabotojnë luftën.

    “Kjo arkitekturë rregullative ndikoi drejtpërdrejt mënyrën se si politika ndaj kundërshtarëve u zbatua në terren nga anëtarët e Policisë Ushtarake dhe aparatit të inteligjencës që vëzhgonin, arrestonin, ndalonin dhe keqtrajtonin kundërshtarët e perceptuar”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Përmes shpërndarjes së këtyre rregullave dhe komunikimit të rregullt me vartësit e tij, Prokuroria thotë se Krasniqi nguliti respektin për Shtabin e Përgjithshëm si organi më i lartë komandues i UÇK-së tek strukturat më të ulëta. Aty thuhet se ai jepte urdhra dhe merrte raporte nga zonat dhe i thërriste për takime.

    Prokuroria e personifikon Krasniqin si hartues dhe redaktor i komunikatave dhe deklaratave të lëshuara në emër të UÇK-së që prej kohës kur ai u paraqit publikisht si zëdhënës i UÇK-së.

    “KRASNIQI ishte kujdestar i mesazhit të UÇK-së, të cilin e përdorte për të drejtuar vëmendjen dhe veprimet kundër kundërshtarëve, në përputhje me politikën e Shtabit të Përgjithshëm. KRASNIQI jo vetëm që publikoi këto politika përmes fjalimeve, intervistave dhe komunikatave, por gjithashtu siguroi drejtpërdrejt zbatimin e tyre. Për shembull, KRASNIQI ishte në dijeni të ndalimit dhe lirimit të W03880 dhe W04828 në Shalë”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Përveç kësaj, Prokuroria thotë se si zëvendëskomandant, Krasniqi nënshkroi urdhër që i drejtohej Policisë Ushtarake që të arrestojë të gjithë ata qytetarë që tregojnë besnikëri ndaj okupatorit dhe që janë të uniformuar në policinë serbe.

    Për Krasniqin, Prokuroria pretendon se ishte drejtpërdrejt i përfshirë në arrestimin dhe ndalimin e personave të konsideruar “të dyshimtë”. Kështu, Prokuroria përmend rastin e Blerim Kuqit i cili thuhet se Krasniqi e urdhëroi atë të paraqitej në Shtab e i cili më pas u arrestua dhe u ndalua në praninë e tij.

    Përveç kësaj, thuhet se Krasniqi ishte i informuar për incidente të shumta të ndalimeve dhe vrasjeve, por nuk ndërmori hapa për t’i parandaluar, hetuar apo ndëshkuar këto krime.

    Tutje, thuhet se Krasniqi kishte autoritet mbi ndalimet e UÇK-së dhe këtë Prokuroria e argumenton me pretendimin se ka pasur rol negociues për lirimin e 8 ushtarëve serbë të kapur më 1999-ën.

    Ndërsa, sa i përket politikës së shënjëstrimit të personave që perceptoheshin si kundërshtarë, Prokuroria pretendon se Krasniqi së bashku me anëtarë të tjerë e përshtati komunikimin publik për ta fshehur këtë politik.

    Thuhet se ai mbajti procesverbalet dhe dokumentet që tregonin se emërimet kërkonin miratim të Shtabit të Përgjithshëm dhe vepronte si urë lidhëse midis Shtabit të Përgjithshëm dhe komandantëve në terren, duke transmetuar urdhra dhe raporte.

    ZPS: Të akuzuarit shprehën dhe manifestuan në mënyrë të nënkuptuar dhe të drejtpërdrejtë qëllimin e tyre

    Në dosjen e saj përfundimtare, Prokuroria pretendon se katër të akuzuarit formuluan, zbatuan dhe përforcuan qëllimin e tyre të përbashkët dhe veprimet e fjalët e tyre tregojnë qëllimin e tyre për të marrë pjesë në kryerjen e krimeve.

    Ky qëllim, sipas Prokurorisë, manifestohet përmes deklaratave publike të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe Qeverisë së Përkohshme të Kosovës, rregullave, strukturave dhe urdhrave që u përgatitën, u lëshuan ose u mbikëqyrën nga të akuzuarit, si dhe fjalëve dhe veprimeve të drejtpërdrejta të të akuzuarve, përfshirë pjesëmarrjen e tyre në krimet e akuzuara.

    Një rast që përmend Prokuroria për Thaçin, është për kërcënimin që pretendohet se ai i ka bërë delegacionit parlamentar të shqiptarëve në Qirez dhe Baicë duke e ditur që disa prej tyre ishin rrahur.

    Në një rast tjetër, thuhet se Thaçi i tha një aktivisti të LDK-së se ai dhe të tjerët do të arrestonin këdo që mbështeste Ibrahim Rugovën para se të luftonin kundër Serbisë.

    Tutje, thuhet se aparati i inteligjencës dhe personeli i Veselit luajtën rol qendror në identifikimin, marrjen në pyetje dhe keqtrajtimin e kundërshtarëve.

    Thuhet se vetë Veseli ishte personalisht i përfshirë në largimin e dy të ndaluarve, njëri prej të cilëve ishte rrahur rëndë dhe asnjëri prej të cilëve nuk u pa më i gjallë, nga një vend ndalimi në vitin 1998.

    Ndërsa, për Selimin, Prokuroria shkon edhe më larg, duke përmendur daljen e parë publike të UÇK-së me 1997-ën.

    “SELIMI tregoi qëllimin e tij gjatë paraqitjes së parë publike të UÇK-së në nëntor 1997, kur kërcënoi se UÇK-ja do t’u “jepte goditje” “bashkëpunëtorëve shqipfolës, bashkëpunëtorëve” dhe dënoi ata që “përpiqen të përbuzin luftën tonë të shenjtë me qëndrimet e tyre pacifiste”. Në prill 1999, SELIMI goditi [REDAKTUAR] me tuba plastikë ndërsa [REDAKTUAR] ishte i ndaluar në Kleçkë, duke injoruar lutjet e anëtarëve të tjerë të UÇK-së për të ndaluar. KRASNIQI, i cili sipas vetë deklarimeve të tij përfaqësonte dhe publikonte politikën e Shtabit të Përgjithshëm, pohoi publikisht se UÇK-ja do të vriste bashkëpunëtorët. Gjatë një bisede të janarit 1999 [REDAKTUAR], KRASNIQI deklaroi se “[REDAKTUAR]”, dhe se “[REDAKTUAR]”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Ndryshe, Prokuroria pretendon se provat që u përmenden më sipër vërtetojnë se të akuzuarit kishin qëllimin e përbashkët kriminal dhe se kishin dijeni se krimet po kryheshin edhe nga anëtarë të UÇK-së. Përveç kësaj, pretendohet se një njohuri e tillë është pranuar edhe nga disa prej të akuzuarve.

    Si shembull, Prokuroria përmend një intervistë të korrikut 1998, në të cilën pretendohet se Krasniqi pranoi se “bashkëpunëtorët” po rrëmbeheshin dhe ekzekutoheshin, dhe përmendi lirimin e fundit të dy serbëve të ndaluar në Llapushnik.

    Veç kësaj, Prokuroria pretendon se Thaçi ka pranuar se në nëntor 1998 ishte në dijeni të ndalimeve nga anëtarët e UÇK-së, përfshirë atë të dy gazetarëve serbë.

    Po ashtu, thuhet se Thaçi dhe Selimi kanë pranuar të dy se ishin në dijeni për rastin e Fadil Syleviqit, i cili ishte ndaluar në Bajgorë.

    Ndërkohë për Selimin, Prokuroria pretendon se ishte në dijeni për pretendimet për zhdukjen e personave dhe se ka pranuar se gjatë konfliktit e dinte se civilët po ndaloheshin nga ushtarët e UÇK-së dhe nuk bëri asgjë në lidhje më këtë.

    Prokuroria pretendon se Bisilim Zyrapi rreth janarit të 1999-ës e kishte telefonuar Krasniqin për ta informuar lidhur me ndalimin e pesë civilëve serbë. Ndërkohë, Prokuroria pretendon se Krasniqi kishte autoritetin për të urdhëruar lirimin e tyre pasi që ishte zëvëndëskomandant i Shtabit të Përgjithshëm në atëkohë.

    Në anën tjetër, thuhet se Selimi ishte i pranishëm në Likoc gjatë ndalimit dhe keqtrajtimit të një personi atje emri i të cilit ishte i redaktuar.

    “Midis majit dhe korrikut 1998, të paktën 38 persona u ndaluan nën roje të armatosur në Drenoc, Rahovec, dhe u rrahën ashpër. THAÇI, VESELI dhe SELIMI vizituan Drenocin gjatë kësaj periudhe”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Në korrik të 1998-ës, Prokuroria pretendon se pas ekzekutimit të 12 burrave në Malishevë, Selimi dhe Veseli morën pjesë në një takim pranë stacionit të policisë ku po mbaheshin të ndaluar.

    Ndërsa për Jabllanicën, Prokuroria pretendon se ky vend ku po mbaheshin të ndaluar u vizitua nga katër të akuzuarit. Kurse, tre të akuzuarit përveç Veselit thuhet se e vizituan edhe Bajgorën kur po mbaheshin dhe keqtrajtoheshin të ndaluar.

    Në anën tjetër, Thaçi dhe Krasniqi thuhet se e vizituan Kukësin në kohën kur u kryen ndalime dhe keqtrajtime.

    “Më tej, media, përfshirë media të aksesueshme në Kosovë, raportonte në mënyrë të vazhdueshme për krimet e UÇK-së, përfshirë ndalimet dhe vrasjet, shpesh me detaje si vendi dhe emrat e viktimave. Gjatë konfliktit, media lokale raportonte edhe deklarata të anëtarëve të lartë të UÇK-së që pranonin masa ndëshkuese ndaj “tradhtarëve”. Anëtarët e UÇK-së, përfshirë të akuzuarit, e ndiqnin median gjatë konfliktit”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Veç kësaj, Prokuroria thotë se nuk ka prova që të akuzuarit kanë marrë masat e nevojshme për të parandaluar krimet ose për të ndëshkuar anëtarët e UÇK-së të cilët kanë kryer krime.

    Tutje, thuhet se në vend që anëtarët që kanë kryer krime të përjashtohen, ata u promovuan dhe iu dhanë përgjegjësi shtesë.

    “Arsyeja e veprimeve dhe mosveprimeve të të Akuzuarve është e qartë: të Akuzuarit kishin për qëllim kryerjen e krimeve të akuzuara”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    Krejtësisht në fund të kësaj pjese, Prokuroria thotë së të akuzuarit janë individualisht përgjegjës për krimet e kryera dhe se autoriteti i tyre buronte nga statusi i tyre si anëtarë themelues ose të hershëm të UÇK-së.

    “Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, ku bënin pjesë të Akuzuarit, ishte në majë të hierarkisë së UÇK-së dhe pritej të respektohej me “fanatizëm”, thuhet në dosjen e Prokurorisë.

    “Betimi për Drejtësi” do të raportojë mbi detaje të tjera të dosjes përfundimtare të Prokurorisë në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

    Ndryshe, fjala përmbyllëse e Prokurorisë filloi të hënën e 9 shkurtit 2026, dhe përfundoi një ditë më pas, më 10 shkurt, ku kryeprokurorja e specializuar, Kimberly West, kërkoi dënim unik me nga 45 vjet burgim për secilin nga katër të akuzuarit. Po më 10 shkurt u dha fjala përfundimtare edhe nga mbrojtësi i viktimave, Simon Laws.

    Ndërsa, më 11 shkurt 2026, dha fjalën e tij përfundimtare mbrojtja e Hashim Thaçit dhe e filloi mbrojtja e Veselit, e vazhdoi edhe më 12 shkurt. Po atë ditë e nisi fjalën përfundimtare mbrojtja e Selimit dhe e përfundoi me 13 shkurt, datë në të cilën më pas i nisi deklarimet mbrojtja e Krasniqit. Kjo e fundit përfundoi deklaratat përmbyllëse më 16 shkurt, seancë e cila vazhdoi me pyetjet e trupit gjykues dhe përgjigjet e mbrojtjes dhe Prokurorisë.

    Ndërsa, me 18 shkurt dhanë fjalën e tyre të akuzuarit. Hashim Thaci tha se i vetmi pushtet që kishte ishte ai i zërit të tij dhe se UÇK-ja nuk ishte shteti, ishte organizim popullor për mbrojtje nga agresori. Kurse, Kadri Veseli tha se nuk ka asnjë provë që tregon se ai ka kryer krim dhe se e ka ndërgjegjen e pastër.

    Gjatë fjalës së tij, Rexhep Selimi tha se akuzat ndaj tyre janë tërësisht të pabazuara dhe të padrejta si dhe janë përpjekje për të njollosur luftën e tyre. Përveç kësaj, ai tha se shpreson që drejtësia do i kthej në atdhe.

    Kurse, Jakup Krasniqi u shpreh se i është mohuar e drejta për liri si një njëri në fazën e fundit të jetës. Ai shtoi se ka kaluar rreth 16 vjet burg vetëm se luftoi për popullin e tij. Veç kësaj, Krasniqi tha se “nëse dashuria për liri gjykohet si krim, atëherë vetë historia do të dënohet”.

    Ndryshe, Zyra e Prokurorit të Specializuar, më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit.

    Më 29 prill 2022, Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte dorëzuar një aktakuzë të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit, ku pretendohet se katër të akuzuarit kanë kryer krime lufte edhe në Gjilan, Budakovë e Semetishtë.

    Më 9 nëntor të vitit 2020, në paraqitjet e tyre të para, Jakup Krasniqi e Hashim Thaçi janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë. Njëjtë është deklaruar edhe Veseli në paraqitjen e tij më 10 nëntor, sikurse edhe Rexhep Selimi më 11 nëntor.

    Aktakuza ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor 2020. /BetimipërDrejtësi/

  • Makina e parë që prodhoi një megavat energji

    Makina e parë që prodhoi një megavat energji

    Koenigsegg pëlqen t’i referohet makinave të saj, si të reja ashtu edhe të vjetra, si “Megamakina”.

    Ndërsa i etiketon të gjitha modelet e saj si të tilla, përgjithësisht pranohet se një “megamakinë” e vërtetë prodhon më shumë se 1,341 kuaj fuqi, ekuivalenti i kuajve të një megavat fuqi, të cilin shumë nga modelet e saj më të hershme nuk e arrijnë, pavarësisht se shumë prej tyre janë mbajtës rekordesh. Megjithatë, të gjitha modelet në katalogun e saj aktual e bëjnë.

    Koenigsegg ishte prodhuesi i parë i makinave që ofroi një makinë prodhimi me një megavat fuqi, pas së cilës vazhdoi të prodhonte makina me më shumë kuaj fuqi.

    Megamakina e parë që prodhoi Koenigsegg u dallua jo vetëm nga fuqia e saj e prodhuar, por edhe nga mënyra se si kjo fuqi përputhej me peshën e saj, një tipar përcaktues i Koenigsegg One:1.

    Përpara Koenigsegg One:1, ishte Koenigsegg Agera. Agera ishte një ofertë krejt e re nga prodhuesi suedez i megamakinave pas linjës fillestare të bazuar në CC që pamë gjatë viteve 2000.

    Bazuar në një platformë të re dhe të pajisur me një motor që nuk ishte një njësi e modifikuar ndjeshëm derisa u huazua nga Ford, Agera e përforcoi më tej markën Koenigsegg në ballë të performancës automobilistike.

    Duke lënë mënjanë përmbledhjet e gjata, Agera ishte një ofertë inovative nga Koenigsegg, e cila paraqiste teknologji të brendshme që eliminonte vonesën e turbokompresorit, një transmision me shtatë shpejtësi të personalizuar dhe sistemin e ndriçimit “fantazmë” tashmë ikonik.

    Ishte një nga hipermakinat më të mëdha të viteve 2010, duke shërbyer si bazë për një numër modelesh të shkëputura, secila e dalluar për performancën e saj.

    Pasi Koenigsegg Agera bëri debutimin e saj, u prezantuan Koenigsegg Agera R dhe më pas Koenigsegg Agera S. Të dyja ishin më të fuqishme se modeli që doli më parë, duke pasur efikasitet më të madh aerodinamik.

    Në rastin e Agera S, ajo përdori teknologjinë e karburantit fleksibël për ta lejuar atë të ofrohej në më shumë tregje sesa Agera R. Në kohën kur prodhimi i Agera S mbaroi, një degë e re e Agera u prezantua në Gjenevë 2014 që, ndryshe nga paraardhësit e saj, nuk komandonte më shumë fuqi për hir të më shumë fuqisë, por përkundrazi komandonte më shumë fuqi për të plotësuar drejtpërdrejt peshën e saj të makinës. Ky ishte Koenigsegg One:1.

    Nëse, deri në fillim të viteve 2010, nuk kishit dëgjuar për Koenigsegg ose ndonjë nga megamakinat e tij, kjo ka të ngjarë të ndryshoi me debutimin e Koenigsegg One:1. Është një nga modelet më ikonike që ka mbajtur ndonjëherë stemën e skuadronit Ghost, dhe kjo ishte kryesisht për shkak të raportit të tij unik fuqi-peshë.

    Në fakt, ishte tipari përcaktues i One:1, nga i cili u frymëzua edhe emri i tij. “Ëndrra” ishte të prodhohej një makinë me një raport fuqi-peshë 1:1, të cilin asnjë makinë prodhimi nuk e kishte arritur më parë.

    Në atë kohë, arritja e një raporti fuqi-peshë 1:1 dukej e pamundur për një makinë të ligjshme për përdorim në rrugë. Si i tillë, Koenigsegg One:1 ishte dukshëm i ndryshëm nga vëllai i tij, Koenigsegg Agera R.

    Ndryshimet e Koenigsegg ndryshuan tre aspekte kryesore: fuqinë, peshën dhe efikasitetin aerodinamik.

    Në thelb të Koenigsegg One:1 ishte i njëjti motor V8 me 5.0 litra me turbo të dyfishtë i përdorur nga Koenigsegg Agera R, pak a shumë.

    Motori V8 i përdorur në One:1 kishte një prodhim fuqie dukshëm më të lartë kur punonte me E85, për shkak të ndryshimeve të tilla si presioni pak më i lartë i rritjes, një diametër i rishikuar dhe shtimi i një sistemi fleksibël të karburantit, i cili nuk kishte qenë i pranishëm në një makinë tjetër rrugore Koenigsegg që nga Koenigsegg CCXR.

    Ndërsa fuqia u rrit, pesha e saj u ul ndjeshëm në përpjesëtim me prodhimin e saj. Agera R peshonte 1,435 kg, por falë shtimit të disa copave të fibrave të karbonit, prodhuesi suedez i makinave e uli peshën e makinës në 1,360 kg.

    Një tjetër aspekt dallues i Koengisegg One:1 ishte paketa e tij aerodinamike, e cila përfshinte disa krahë, tunele më të gjata venturi, një krah aktiv të pasmë dhe hyrje të reja anësore të ajrit.

    I ndihmuar nga një sistem i përmirësuar pezullimi dhe duke veshur rrota të reja me fibra karboni Airecore, Koenigsegg One:1 ishte shumë më i aftë në një pistë garash sesa vëllezërit e motrat e tij.

    U prodhuan vetëm shtatë njësi të Koenigsegg One:1 dhe sot mbahet mend si një nga modelet më të fuqishme të Koenigsegg bazuar në Koenigsegg Agera.

    Rëndësia e raportit fuqi-peshë të Koenigsegg One:1 nuk mund të mbivlerësohet. Asnjë makinë tjetër prodhimi rrugore nuk ka arritur të njëjtin raport fuqi-peshë si One:1.

    Disa nga makinat më të fuqishme të prodhimit të ligjshme për përdorim në rrugë, si SSC Tuatara, Hennessey Venom F5 dhe një nga krijimet më të fundit të Koenigsegg, Koenigsegg Gemera, nuk arrijnë një raport fuqie-peshe një me një.

    Koenigsegg One:1 ishte një hap i rëndësishëm përpara ndaj Agera R, të cilën e tejkaloi në pothuajse çdo metrikë, nga fuqia e prodhuar deri te performanca.

    Ekuilibri unik i fuqisë së prodhuar dhe peshës së makinës i lejoi Koenigsegg One:1 të përshpejtonte nga vendi i ndalur në 100 kmh në 2.5 sekonda, ndërsa Agera R ka nevojë për 2.8 sekonda për të njëjtin sprint.

    Ishte gjithashtu i aftë të përshpejtonte nga njëri skaj i një piste prej një çerek milje në tjetrin në më pak se 10 sekonda dhe thuhet se arriti një shpejtësi maksimale prej 440 kmh.

    Është interesante se, ndërsa Agera R nuk ishte aq e fuqishme sa One:1, ajo kishte pothuajse të njëjtin raport fuqi-peshë, megjithëse kjo ishte në konfigurimin e saj më të lehtë.

    Përveç Agera R, One:1 debutoi si versioni më i fuqishëm i çdo Koenigsegg të bazuar në platformën Agera në atë kohë. Megjithatë, ndërsa ishte varianti më i fuqishëm i Agera kur debutoi, ky titull nuk do të ishte i pakontestueshëm.

    Në fakt, do të barazohej me dy nga Koenigsegg Agera-t e fundit, Koenigsegg Agera RS dhe Koenigsegg Agera Final Edition. Varianti RS debutoi menjëherë pas One:1 në Gjenevë në vitin 2015.

    U lavdërua si shprehja përfundimtare e platformës Agera, duke shfrytëzuar shumë inovacione të fituara gjatë zhvillimit të Agera-s.

    Në formën e saj bazë, Koengisegg Agera RS ishte një armë e fuqishme e aftë për të dominuar në rrugët publike dhe në pistat e garave, e cila do të shndërrohej në makinën artistike më të shpejtë në botë vite pas debutimit të saj.

    Por, prapëseprapë, në formën e saj bazë, nuk ishte aq e fuqishme sa One:1. Klientët do të duhej të zgjidhnin paketën “përmirësim MW” që e bënte prodhimin e fuqisë së saj të ishte në të njëjtin nivel me One:1.

    Megjithatë, nuk do të kishte të njëjtën prani në shkallë si One:1, me RS që do të ishte pak më i rëndë.

    Sa i përket Koenigsegg Agera Final Edition, ai përdori të njëjtin konfigurim motori si Koenigsegg One:1, duke ofruar të njëjtën fuqi dalëse dhe duke qenë modeli i fundit i Koenigsegg Agera që mbante stemën Koenigsegg.

    Kishte disa degë unike të Koenigsegg Agera, por asnjëra nuk zotëronte më shumë fuqi se Koenigsegg One:1, dhe asnjëra nuk kishte të njëjtin raport fuqi-peshë.

    Koenigsegg gjithashtu mund të bëjë magji me motorë të vegjël. Gemera fillimisht u ofrua me një V8, ose TFG, Tiny Friendly Giant. Ishte një motor 2.0 litra me tre cilindra me turbo me teknologjinë e aktivizimit të valvulave pa kamë Freevalve të Koenigsegg.

    Nëse do të vihej në prodhim, do të kishte qenë motori me dendësinë më të madhe të fuqisë me një diferencë të konsiderueshme. Pavarësisht se ishte kaq i vogël, prodhonte 600 kuaj fuqi dhe 443 lb-ft çift rrotullues.

    Fatkeqësisht, TFG nuk arriti kurrë në prodhim. Duket se klientët e Gemera zgjodhën unanimisht motorin V8, kështu që TFG nuk kishte çfarë të bënte. Mund ta shohim përsëri në të ardhmen, por për momentin mbetet një nga shpikjet më të shkëlqyera të Koenigsegg.

    Makina më e fundit nga prodhuesi suedez është një homazh për një kalë legjendar garash, të quajtur Sadair’s Spear, dhe është ultra-ekskluzive: do të prodhohen vetëm 30 ekzemplarë.

    Megamakina përdor një motor V8 me turbo të dyfishtë 5.0 litra të prodhuar nga Koenigsegg, që prodhon 1,602 kf (1,625 metrikë) në E85 dhe 1,282 kuaj-fuqi me karburant të rregullt. Sadair’s Spear përmban Transmisionin inovativ të Shpejtësisë së Dritës për të cilin marka është e famshme dhe dërgon fuqinë në rrotat e pasme.

    “[Ajo] përfaqëson një përparim natyror për Koenigsegg – një ekuilibër i përsosur i fuqisë së papërpunuar, aerodinamikës së rafinuar dhe pranisë së jashtëzakonshme në rrugë. Kjo makinë është e destinuar të vendosë rekorde. Arritja e një dominimi të tillë në pistë në një automjet plotësisht të ligjshëm për rrugë është thjesht e jashtëzakonshme”, tha Christian von Koenigsegg

    Secila prej 30 makinave Spear të Sadair u ishte shitur klientëve të Koenigsegg para se kjo makinë të lansohej – dhe ne mund ta kuptojmë pse.

  • Manchester United ndahet me tre lojtarë të ekipit të parë, klubi konfirmon largimet

    Manchester United ndahet me tre lojtarë të ekipit të parë, klubi konfirmon largimet

    Manchester United ka zyrtarizuar largimin e tre futbollistëve të ekipit të parë pas përfundimit të kontratave të tyre me klubin. Jadon Sancho, Casemiro dhe Tyrell Malacia nuk do të jenë më pjesë e “Djajve të Kuq” nga sezoni i ardhshëm.

    Sancho iu bashkua skuadrës nga Borussia Dortmund në vitin 2021, ndërsa Casemiro dhe Malacia mbërritën në “Old Trafford” gjatë verës së vitit 2022. Të tre futbollistët kanë mbyllur kapitullin e tyre me klubin anglez pas disa sezoneve në fanellën e Unitedit.

    Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate zyrtare të publikuar nga Manchester United, ku klubi falënderoi lojtarët për kontributin e tyre dhe u uroi suksese në sfidat e ardhshme.

    “Të gjithë në klub dëshirojnë të falënderojnë Casemiron, Tyrell Malacian dhe Jadon Sanchon për kontributin e tyre te Manchester United dhe t’u urojnë atyre çdo të mirë për të ardhmen”, thuhej në deklaratën e klubit.

    Mesazhi u shoqërua edhe me sloganin tradicional të Unitedit: “Një herë i kuq, gjithmonë i kuq”, së bashku me fotografitë e tre futbollistëve.

    Përveç ndryshimeve në ekipin e parë, Manchester United konfirmoi edhe largimin e disa lojtarëve nga akademia, përfshirë Sonny Aljofree, James Nolan dhe Malachi Sharpe, të cilëve gjithashtu u kanë përfunduar kontratat.

  • Ganimete Musliu e vetmja nga PDK që e mori 1 votë në këtë komunë

    Ganimete Musliu e vetmja nga PDK që e mori 1 votë në këtë komunë

    Qendrat Komunale të Numërimit po vazhdojnë procesin e numërimit të votave për kandidatët për deputetë, ndërsa të dhënat po publikohen në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

    Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, pas numërimit të mbi 60% të kutive të votimit, ka arritur të mbledh plot 18,596 vota.

    Megjithatë, interesante mbetet vota e vetme që ajo ka fituar në Partesh, ndërsa asnjë kandidat tjetër nga PDK nuk ka ‘rrëmbyer’ votë në këtë komunë.

  • Nëse injektohen gabimisht në fytyrë, preparatet estetike mund të shkaktojnë nekrozë të indeve

    Nëse injektohen gabimisht në fytyrë, preparatet estetike mund të shkaktojnë nekrozë të indeve

    Silikoni i lëngshëm, biopolimerët dhe produktet e paregjistruara mund të shkaktojnë migrim të materialit, granuloma, inflamacion kronik, dëmtime të enëve të gjakut dhe deformime të përhershme

    Preparatet e papërshtatshme dhe të pasigurta në mjekësinë estetike, si silikoni i lëngshëm dhe biopolimerët, mund të jenë jashtëzakonisht të rrezikshme. Kur injektohen në fytyrë, sidomos në buzë, faqe apo zona të tjera të ndjeshme, ato mund të shkaktojnë komplikime serioze, disa prej të cilave mbeten të përhershme.

    Bëhet fjalë për materiale që nuk shpërbëhen lehtë nga organizmi dhe që, në shumë raste, nuk janë të miratuara për përdorime të tilla estetike. Për këtë arsye, specialistët i konsiderojnë si një lloj “bombe me sahat” në trup. Pasojat mund të shfaqen menjëherë, por edhe pas disa muajsh apo vitesh, duke lënë deformime, nyje të forta, dhimbje, inflamacion dhe shenja të dukshme në fytyrë.

    Sipas U.S. Food and Drug Administration, rreziku më serioz i fillerëve dermalë është injektimi i paqëllimshëm në enë gjaku. Në raste të tilla mund të bllokohet qarkullimi, të zvogëlohet furnizimi i indeve me gjak dhe të shfaqet nekroza, pra vdekja e indit. Në raste të rralla, por shumë serioze, janë raportuar edhe dëmtime të shikimit, verbëri dhe goditje në tru.

    Pse janë të rrezikshme preparatet e pasigurta?

    Silikoni i lëngshëm dhe biopolimerët mund të lëvizin nëpër inde. Kjo do të thotë se materiali i injektuar në buzë, me kalimin e kohës, mund të përfundojë në mjekër, në faqe apo në zona të tjera të fytyrës. Graviteti, lëvizjet e muskujve dhe mimika e përditshme mund ta shtyjnë materialin nga vendi ku është injektuar fillimisht, duke krijuar asimetri dhe deformime.

    Organizmi, nga ana tjetër, i njeh këto substanca si të huaja. Meqë nuk mund t’i shpërbëjë, ai përpiqet t’i izolojë duke krijuar granuloma, që janë nyje të forta dhe të ngritura nën lëkurë. Këto nyje mund të jenë të dhimbshme, të skuqura, të dukshme dhe shpesh shfaqen shumë kohë pas ndërhyrjes.

    Preparatet e pasigurta, por edhe injektimi nga persona të pa kualifikuar, mund të shkaktojnë inflamacion të vazhdueshëm në fytyrë, infeksione që përsëriten dhe reaksione që vështirë qetësohen. Nëse preparati futet në enë gjaku ose krijon presion të madh mbi indet përreth, mund të ndërpritet qarkullimi, gjë që çon në nekrozë. Pasojat e nekrozës mund të jenë plagë, shenja të përhershme dhe defekte të dukshme në fytyrë.

    Dallimi mes acidit hialuronik dhe materialeve të përhershme

    Fillerët me acid hialuronik, kur përdoren në mënyrë profesionale dhe me produkte të certifikuara, kanë një avantazh të rëndësishëm: në raste të caktuara mund të shpërbëhen me enzimën hialuronidazë. Kjo nuk do të thotë se janë pa rrezik, por nëse shfaqet ndonjë problem, mjeku ka mundësi të ndërhyjë më shpejt.

    Ndryshe ndodh me silikonin dhe biopolimerët. Këto materiale nuk “shkrihen” dhe nuk largohen lehtë nga organizmi. Shpesh, mënyra e vetme për t’i hequr është ndërhyrja kirurgjikale. Edhe atëherë, kirurgu nuk mund ta largojë gjithmonë të gjithë materialin, sepse ai mund të shpërndahet nëpër muskuj dhe inde të shëndosha si rrjetë e hollë.

    Pacienti duhet ta shohë preparatin para përdorimit

    Në mjekësinë estetike ka preparate që përdoren gjerësisht dhe në mënyrë të sigurt, si fillerët me acid hialuronik, toksina botulinike e tipit A dhe biostimulatorët, por vetëm kur aplikohen nga mjekë të trajnuar, me produkte të regjistruara dhe me teknikë të saktë.

    Pacienti duhet ta dijë çfarë po i injektohet në fytyrë. Para ndërhyrjes, mjeku duhet ta hapë preparatin para pacientit, të tregojë ambalazhin, emrin e produktit, afatin e përdorimit dhe numrin serik. Çdo preparat cilësor ka etiketë dhe të dhëna identifikuese, të cilat duhet të ruhen në dokumentacionin mjekësor.

    American Academy of Dermatology thekson se efektet serioze anësore janë më të mundshme kur fillerët injektohen nga persona pa përgatitje të mjaftueshme mjekësore ose në ambiente jo mjekësore, si sallone, hapësira private apo vende të pakontrolluara. Prandaj, fillerët nuk duhet të trajtohen si një shërbim i thjeshtë kozmetik, por si procedurë mjekësore.

    Teknika e injektimit është po aq e rëndësishme sa preparati

    Edhe një produkt cilësor mund të shkaktojë komplikime nëse injektohet gabimisht. Mjeku që kryen procedurën duhet ta njohë shumë mirë anatominë e fytyrës, rrjedhën e enëve të gjakut, thellësinë e injektimit, sasinë e preparatit dhe mënyrën se si sillet materiali në inde.

    Komplikimet nuk janë të pamundura në mjekësi. Ato mund të ndodhin edhe kur procedura kryhet nga profesionistë. Por dallimi i madh është se një mjek i trajnuar di t’i njohë shenjat e para të rrezikut dhe të reagojë në kohë. Dhimbja e fortë gjatë ose pas injektimit, zbardhja, nxirja apo ndryshimi i ngjyrës së lëkurës, çrregullimet e shikimit dhe mpirja janë shenja që kërkojnë vlerësim të menjëhershëm mjekësor.

    Problemi bëhet shumë më i madh kur procedurat kryhen nga persona që kanë ndjekur vetëm kurse të shkurtra dhe nuk kanë njohuri të mjaftueshme mjekësore. Nëse komplikimi nuk njihet dhe nuk trajtohet me kohë, dëmtimi i indeve mund të mbetet i përhershëm.

    Çfarë mund të shkaktojnë produktet e pasigurta në fytyrë?

    Produktet e pasigurta që injektohen në fytyrë mund të shkaktojnë asimetri, deformim të buzëve, nyje të forta, inflamacion kronik, infeksione, dhimbje, skuqje, migrim të materialit dhe dëmtime të indeve. Në rastet më të rënda mund të shfaqet nekroza, e cila lë shenja dhe defekte të përhershme.

    Kjo ndodh sidomos me silikonin dhe biopolimerët. Këto produkte janë përdorur shumë në të kaluarën, por fatkeqësisht ende përdoren në disa vende, madje ndonjëherë pa i treguar pacientit se çfarë po injektohet. Pas disa vitesh, te pacientët mund të shfaqen ndryshime të mëdha në buzë dhe fytyrë, granuloma dhe probleme që shpesh nuk mund të zgjidhen pa kirurgji.

    Prandaj këshilla kryesore është e thjeshtë: zgjidhni mjekun me kujdes, kërkoni informacion për preparatin, mos pranoni produkte të hapura më parë ose pa etiketë, mos u trajtoni në ambiente jo mjekësore dhe mos e vendosni çmimin para sigurisë. Në fytyrë nuk injektohet vetëm një produkt estetik, por një substancë që mund të ndikojë drejtpërdrejt në shëndetin dhe pamjen tuaj për shumë vite.