ATV

Blog

  • Szunyog kritikon ekzekutivin për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë

    Szunyog kritikon ekzekutivin për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë

    Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog sërish ka kritikuar ekzekutivin për Ligjin për Paga dhe për Zyrtarët Publikë, ku deklaroi se nuk janë marrë parasysh komentet e BE-së.

    Kështu u shpreh ai në konferencën me temën “Reforma në Administratën Publike në Kosovë, sfidat, progresi dhe rruga përpara” nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

    Szunyog deklaroi se reforma në administratën publike është shtylla kryesore për anëtarësim në BE.

    “Është me rëndësi që të kemi një administratë të pavarur. Shërbimet sociale siç janë ata me probleme të ndryshme, është një problem. Kosova është duke punuar në funksionalizimin e agjencive të pavarura por duhet të përshpejtohet. Kosova nuk ka marrë parasysh konventat e BE-së. Ngris edhe një herë zërin për Ligjin e ri për Zyrtarët Publik por edhe të Pagave, për fat të keq nuk janë parasysh komentet”, deklaroi ai.

    Ndërkaq, zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra tha se janë të përkushtuar për një administratë efikase dhe llogaridhënëse.

    “Qeveria jonë është e përkushtuar në depolitizim të administratës publike”, përfundoi ai.

    Edhe drejtoresha e GLPS-së, Arbëresha Loxha Stublla tha se reforma është thelbësore për çdo shtet.

  • ​Shkaku i fritezes me vaj, përfshihet nga zjarri një lokal në Gjakovë

    ​Shkaku i fritezes me vaj, përfshihet nga zjarri një lokal në Gjakovë

    Një lokal është përfshirë nga zjarri në Gjakovë si pasojnë e një friteze me vaj në kuzhinë.

    Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është dëmtuar edhe një pjesë e një lokali tjetër.

    “Njësitet relevante policore kanë qenë në lokacion, dhe ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti vazhdon të hetohet.

  • Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

    Osmani: Pesë policë të Kosovës po mbahen peng nga Serbia

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se pesë policë të Kosovës “po mbahen peng” nga Serbia, shtet të cilin e cilësoi si “shovinist”.

    Në ceremoninë e diplomimit të kadetëve të Policisë së Kosovës, Osmani i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që të reagojë për këtë çështje.

    “U bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë që ta ngrenë zërin dhe t’i rrisin përpjekjet që të ndalin mizoritë dhe veprimet e tilla shoviniste kundër qytetarëve tanë dhe kundër policisë sonë. Por, jam e bindur që betimi i sotëm, dhe të gjithë këta kadetë dhe ky grup multietnik është përgjigjja më e fuqishme kundër përpjekjeve të tilla”, tha Osmani.

    “Përderisa vazhdimisht përballemi me sfida të sigurisë, mos të harrojmë edhe në këto momente pesë policë të Republikës sonë po mbahen peng nga një shtet shovinist, nga Serbia”, shtoi ajo.

    Osmani tha se “kërcënimet dhe rreziqet janë përditshmëri e jona ndaj është domosdoshmëri që Republika e Kosovës me institucionet e saj të jetë anëtare fuqiplotë e INTERPOL-it dhe e EUROPOL-it”.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës (MPB) tha të mërkurën vonë se një zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës dhe katër zyrtarë të tjerë policorë janë duke u mbajtur nga autoritetet serbe.

    Ministria tha se zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës i nacionalitetit serb, Dejan Jankoviq, është duke u mbajtur “në ndalim nga mëngjesi i sotëm pa asnjë sqarim”, tha MPB-ja.

    Jankoviq – i cili vjen nga komuna e Shtërpcës – u ndalua në pikën kufitare me Serbinë, Jarinjë, në veri të Kosovës, dhe u dërgua për intervistim në qytetin jugperëndimor të Serbisë, Rashkë.

    MPB-ja tha se fillimisht ishin ndaluar dhjetë zyrtarë policorë – shqiptarë dhe serbë – por, pesë prej tyre ishin liruar.

    Ndërkaq, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, përsëriti se ende nuk ka ndonjë arsyetim nga Serbia se pse pesë zyrtarët policorë po mbahen në Rashkë.

    Ai tha se ky është një akt i paprecedent i Serbisë, “mes shumë veprimesh e sulmesh drejtuar Policisë së Kosovës”.

    “Ky është një sulm i drejtpërdrejtë i Serbisë ndaj pjesëtarëve të vet komunitetit serb brenda Policisë së Kosovës, të cilët gjejnë vullnetin dhe guximin të bashkohen në rrugën e përbashkët që synon shërbim e siguri për të gjithë qytetarët dhe stabilitet për vendin tonë”, tha Sveçla më 18 prill në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 59 të kadetëve të Policisë së Kosovës.

    Duke folur në këtë ceremoni, ministri i Brendshëm iu drejtua veçanërisht të diplomuarve nga komunitetet joshumicë, të cilëve iu tha se “Republika jonë është edhe juaja dhe vendi ynë është i përbashkët”.

    “Në sfidat që mund të ballafaqoheni nga sot e tutje ne jemi mbështetja e juaj e cila nuk ka munguar edhe ndaj kolegëve tuaj kur janë kërcënuar në detyrën e tyre”, tha Sveçla.

    Po ashtu, më 17 prill udhëtarë dhe autobusë nga Kosova u bllokuan në kufijtë e Serbisë me Hungarinë dhe Kroacinë. Autoritetet e Kosovës thanë se ndalimi i tyre u bë në shenjë hakmarrjeje nga Serbia për shkak të votës pro mbështetjes së anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

    Serbia mohoi se ka ndaluar autobusët me udhëtarë nga Kosova, duke i cilësuar akuzat e Kosovës si “të pabaza”.

    “Po forcohet kontrolli i të gjithë pasagjerëve në pikat kufitare dhe po kryhen kontrolle të sigurisë, e gjitha kjo me qëllim të sigurisë dhe sigurisë më të madhe të qytetarëve, gjë që mund të shkaktojë një qëndrim më të gjatë në vetë pikën kufitare”, tha Ministria serbe për Punë të Brendshme përmes një reagimi të publikuar më 17 prill.

    Edhe në të kaluarën, qytetarët të Kosovës që kalojnë përmes Serbisë kanë hasur në probleme, me disa prej tyre që janë arrestuar nga autoritetet serbe nën dyshimet për krime lufte./REL

  • Kurti: Ndalimi i kosovarëve në Serbi u paralajmërua nga Vuçiqi, qindra persona u privuan nga ushqimi e mjekimi

    Kurti: Ndalimi i kosovarëve në Serbi u paralajmërua nga Vuçiqi, qindra persona u privuan nga ushqimi e mjekimi

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e konsideron si hakmarrje të Serbisë ndalimin e udhëtarëve të mërkurën në pikëkalimet kufitare në Serbi. Kjo, sipas Kurtit, është paralajmëruar edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

    Ai tha se Serbia është u hakmor kësisoj një ditë pasi Kosova ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme nga delegatët e shteteve anëtare të Këshillit të Europës, duke shtuar se qindra persona janë privuar nga ushqimi dhe mjekimi.

    “Ata janë ndaluar si rezultat i një konference për media të cilën e pati të shtunën që shkoi presidenti i Serbisë ku ai tha që në javën që vjen Serbia kudo që ushtron pushtet dhe kontroll efektiv, do të fillojë që të hakmerret. Andaj edhe ajo çfarë po ndodh në këtë javë është paralajmëruar të shtunën që shkoi kur presidenti i Serbisë vizitoi njësitet ushtarake ‘Kobra’ në ditëlindjen e tyre – një njësit të cilën ne e patëm akuzuar në mes të qershorit të vitit të kaluar që i ka rrëmbyer tre policët tanë në veri të Kosovës. Pikërisht në ditëlindjen e Njësitit Special Ushtarak, i cili i kishte rrëmbyer policët tanë, presidenti i Serbisë e paralajmëroi këtë përndjekje të të tjerëve të cilët ai i konsideron të pa dëshirueshëm, duke filluar prej shqiptarëve të Kosovës e atyre ne Luginë e deri të serbet në Kosovë të cilët janë integruar në institucionet tona. Duket që arrestimi masiv i cili është bërë dje, me ç’rast të qindra qytetarë civil janë lënë pa medikamente, pa ushqim pa ujë për pothuajse një ditë të plotë, është rezultat i suksesit të Kosovës në Asamblenë Parlamentar në KiE dhe si një hakmarrje intensive u bë kjo përndjekje e ky ndalim në masë”u shpreh Kurti pas homazheve në varrezat e dëshmorëve në Velani për nder të Ditës së Dëshmorëve të Prishtinës.

    Kurti thekson se veprimet e serbëve në Kosovë po bëhen me urdhër të Beogradit. Serbinë e konsideron fajtor edhe për situatën në veri dhe përpjekjet për ta dështuar procesin e referendumit për largimin e kryetarëve aktual të katër komunave në veri të Kosovës.

    “Që nuk mund të them që ka përfunduar dhe që duhet ta kuptoni që po ndodh në të njëjtën kohë kur në Serbi po kryhet siç besojnë ata ushtrimi më i madh ushtarak në këtë shekull dhe i cili do të vijoj edhe në ditët më vazhdim deri në fund të javës pra deri të dielën. Që të gjitha këto janë të sinkronizuara edhe me bojkotin që po bëhet votimeve në katër komunat veriore të paraparë të dielën e që do të ishte një shans për qytetar atje që ta shprehin vullnetin e tyre po për shkak të bullingut polit nga Beogradi, kërcënimeve, shantazheve, djegieve te veturave që bëhen atje, duket që nuk do të këtë pjesëmarrje të kënaqshme, ndonëse ne bëjmë gjithë përpjekjet e mundshme dhe i ndihmojmë KQZ-së që këto votime të jenë sa më të suksesshme të dielën e 21 prillit”, thotë Kurti./EO

  • Osmani në ceremoninë e diplomimit të kadetëve policorë: Tani jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës

    Osmani në ceremoninë e diplomimit të kadetëve policorë: Tani jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës

    Presidentja Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e diplomimit të 446 kadetëve të Policisë së Kosovës, raporton EO.

    Osmani kadetëve policorë me këtë rast u ka thënë se tani e tutje jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës sonë pa dallim.

    “Është tejet e rëndësishme për të gjithë ne në të njëjtën kohë shënon kurorëzimin e mundit për tu bërë gardianë të Republikës sonë. Ky diversitet që përfshin të gjitha komunat është nivelin e policisë sonë e cila është e të gjithëve. Nga sot të gjithë ju jeni policë të Kosovës. Tani e tutje jeni në mbrojtje të secilit qytetar të Republikës sonë pa dallim. Kushtetua e Kosovës është udhërrëfyese e juaja, ndaj do ti bashkoheni radhës së policisë për të siguruar siguri dhe përgjegjësi për ruajtjen e kufirit tonë. Edhe sot po përballemi me sfida, ku 5 nga policët tanë po mbahen të arrestuar nga shteti shovensit serb, i bëjmë thirrje aleatëve të ndërmarrin veprime të ndalin veprimet shovensite ndaj policëve dhe qytetarëve tanë”, ka thënë ajo.

  • ​Sulmohet me granatë shtëpia e afaristit serb në veri

    ​Sulmohet me granatë shtëpia e afaristit serb në veri

    Një shpërthim i fuqishëm që dyshohet të ketë qenë granatë, ka ndodhur mbrëmë pas orës 2:00 në shtëpinë e afaristit serb, Dragan Mllagjeviq, i njohur me nofkën Soni, në Zherovnicë të komunës së Zveçanit, bëjnë të ditur burime të KP-së.

    Mësohet se përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

    Sipas të njëjtave burime, dyshohet se Mllagjeviq është sulmuar qëllimshëm për shkak të bashkëpunimit të ngushtë në biznes me shqiptarët, ndërsa së fundi përveç tjerash kishte furnizuar veriun edhe me qumësht “Vita”.

    KosovaPress-i ka provuar të kontaktojë me u.d. së drejtorit të policisë për rajonin e veriut, por pa sukses.

  • ​Bashkimi Demokratik në pushtet i Kroacisë fiton zgjedhjet e përgjithshme

    ​Bashkimi Demokratik në pushtet i Kroacisë fiton zgjedhjet e përgjithshme

    Partia e djathtë qendrore e Kroacisë, Bashkimi Demokratik Kroat (HDZ) fitoi zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të mërkurën, njoftoi Komisioni Shtetëror Zgjedhor (DIP) të enjten herët.

    Pas 95.54% të votave të numëruara, HDZ fitoi 60 ulëse për parlamentin kombëtar nga 151 ulëse, më pak se 64 ulëse që kishte më parë.

    Koalicioni opozitar i kryesuar nga Social Demokratët (SDP) fitoi 42 ulëse, ndërsa Lëvizja e djathtë për Atdheun doli e treta me 14 ulëse.

    Parlamenti kombëtar do të përfshijë gjithashtu 8 deputetë nga partitë e pakicave dhe tre nga diaspora kroate.

    “E rëndësishme është që HDZ të fitojë bindshëm zgjedhjet parlamentare për të tretën herë radhazi. Ne do të fillojmë të formojmë një shumicë të re parlamentare që nga orët e mëngjesit për të formuar qeverinë për të tretën herë”, tha kryetari dhe kryeministri i HDZ-së, Andrej Plenkoviç.

    Pritet të krijohet një qeveri koalicioni pasi asnjë parti politike apo aleancë nuk mund të marrë e vetme shumicën e kërkuar.

    Kroacia, anëtarja më e re e BE-së, mban zgjedhje të përgjithshme çdo katër vjet.

    HDZ fitoi gjithashtu zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2016 dhe 2020.

    Votuesit në Kroaci hodhën votat e tyre të mërkurën për të zgjedhur anëtarët e rinj të parlamentit të saj prej 151 ulësesh nga 2,302 kandidatë, me 42% prej tyre gra./AA/

  • ​Bellingham tregon sekretin e Realit për ta mposhtur Cityn

    ​Bellingham tregon sekretin e Realit për ta mposhtur Cityn

    Jude Bellingham zbuloi salcën sekrete të Real Madridit për të mposhtur Manchester Cityn pasi “Los Blancos” kaluan ën gjysmëfinale pas ekzekutimit të penalltive në “Etihad”.

    Pavarësisht se Manchester City dominoi me posedimin e topit dhe kontrollin e lojës në ndeshjen e dytë, Real Madridi tregoi elasticitetin e tij për t’iu përmbajtur ndaj sulmeve të skuadrës angleze dhë në fund bën një tjetër hap të madh në këtë kompeticion.

    Ndërsa fliste për çelësin e suksesit të Real Madridit, Bellingham tha për “TNT Sports” se të mposhtësh kampionin në fuqi është një arritje shumë e madhe, përcjellë KosovaPress.

    “Është lehtësim. Ti ke dhënë aq shumë në lojë, unë kam luajtur më parë kundër Cityt kur je afër dhe mendon se do të marrësh diçka dhe më pas ata e rrëmbejnë atë. Unë isha i vdekur në këmbë në fund të lojës, kështu që është një shpërblim i madh. Është shumë e vështirë të mbash fokusin, ata të lëvizin dhe të vendosin në pozicione ku nuk dëshiron të jesh. Ju duhet ta shihni fanellën e Realit si një përgjegjësi, jo një presion. Duhet të jeni të gatshëm të jeni nën vëzhgim dhe në qendër të vëmendjes. Nëse jeni këtu do të thotë që mund ta përballoni atë, kështu që besoni në proces. Është e pabesueshme t’i eliminosh kampionët në fuqi. Sot ka të bëjë me mentalitetin, vrapimin e lojtarëve”, tha Bellingham.

    Sezoni debutues i Bellinghamit në Spanjë mund të kulmojë me një arritje të jashtëzakonshme, me klubin që gjithashtu konkurron për titullin në La Liga. Duke reflektuar mbi vendimin e tij për t’u bashkuar me Real Madridin, Bellingham lavdëroi menaxherin Carlo Ancelotti për rolin e tij në integrimin e ekipit në një njësi kohezive dhe në të njëjtën kohë duke u dhënë lojtarëve lirinë e tyre shumë të nevojshme.

    “Nuk mund ta ëndërroja kurrë, jo vetëm golat, por ndjenjën e të luajturit për klubin çdo ditë, distinktivi në gjoksin tënd çdo ditë është i mahnitshëm dhe shpresoj se do të ketë më shumë netë si kjo”, tha ai.

    “Ne kishim disa role të ndryshme sonte në skuadër, por duhet të bëni rregullime dhe sakrifica në lojën tuaj. Forca jonë më e madhe është se Ancelotti gjen një mënyrë për t’i lënë djemtë të luajnë lirshëm. Ekipet e tjera janë të strukturuara me modelet e tyre të lojës, por ne jemi ndryshe. E kapa atë duke u menduar para ndeshjes dhe ai tha duhet të shkosh dhe të më emocionosh. Kjo është qetësia që ai sjell”, shtoi anglezi.

    Duke parë përpara ndeshjen e ardhshme gjysmëfinale kundër Bayern Munich, Bellingham shprehu besimin në aftësinë e Real Madridit për të ruajtur formulën e tyre të fitores.

    “Ne nuk kemi asgjë për t’u shqetësuar me Bayernin, por ne i respektojmë ata dhe do t’i qasemi njësoj si sot”.

    Megjithatë, para se të luajnë me Bayernin, Madridi ka një përplasje në El Clasico me Barcelonën për t’u përballur në fundjavë në La Liga.

  • Kryhet një intervenim i madh kirurgjik te një pacient 61-vjeçar me tumor në Spitalin e Pejës

    Kryhet një intervenim i madh kirurgjik te një pacient 61-vjeçar me tumor në Spitalin e Pejës

    Në javën e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, është kryer me sukses edhe një intervenim i madh kirurgjik.

    Sipas njoftimit, ky operim kompleks është kryer tek një pacientë 61 vjeçar ku është intervenuar për një tumor të kokës të pankreasit, përmes metodës: pancreaticoduodenectomy : PEJA- procedure për sec A.Recordare, e patentuar me këtë emërtim për shkak për shkak të metodës unike që kryhet nga Kirurgu Italian Alfonso Ricordare dhe ekipi i Mjekëve të Spitalin e Pejës.

    “Intervenimi është kryer nga ekipa e Kirurgëve Dr. Alfonso Recordare, Dr.Fazli Shala , Dr.Rifat Dreshaj dhe anesteziologet Dr.Emine Shala dhe Dr.Ardita Nushi. Ky intervenim kirurgjik është vazhdimësi e gjatë e bashkëpunimit profesional në mes të kirurgëve të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe Kirurgëve nga Italia me qëllim të përfitimit te njohurive dhe shkathtësive kirurgjike për procedurat e komplikuara kirurgjike. Këto intervenime kërkojnë kosto te mëdha, prandaj kryerja e këtyre intervenimeve në Institucionet tona shëndetësore siç është rasti në Spitalin Përgjithshëm në Pejë është një ndihmesë tepër e madhe për pacientët. Një falënderim i madh shkon edhe për ekipin mjaft te përgatitur të teknikëve të Anestesionit dhe Instrumentareve të cilët nuk hezituan të punojnë në ditë vikendi vetëm me qëllimin që të kontribuojnë në kryerjen e këtij operimi dhe operimeve të ngjashme për pacientët tonë. Gjendja e pacientit të operuar është e mirë”, thuhet në njoftim.

  • Drejtoi veturën pa regjistrim 4 vjet, policia gjobit shoferin

    Drejtoi veturën pa regjistrim 4 vjet, policia gjobit shoferin

    Policia në Ferizaj ka ndaluar shoferin me iniciale B.S., i moshës 44-vjeçare në fshatin Babush, i cili po drejtonte veturën me afat të skaduar të regjistrimit që nga data 07.08.2020.

    Sipas njoftimit të policisë, ndaj tij është shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro dhe iu konfiskua vetura.

    “Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacion, të mos drejtojnë automjetet e tyre më afat të skaduar të regjistrimit , ndërsa ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë”, thotë policia tutje në njoftim.