ATV

Blog

  • ​Raportohet se ShBA ka konfirmuar sulmin e Izraelit ndaj Iranit

    ​Raportohet se ShBA ka konfirmuar sulmin e Izraelit ndaj Iranit

    Izraeli ka kryer një sulm brenda Iranit, thotë një zyrtar amerikan për CNN, në një lëvizje që kërcënon ta shtyjë rajonin më thellë në konflikt.

    Objektivi nuk është bërthamor, tha zyrtari.

    Përpara sulmit izraelit të premten (sipas orës lokale), pritshmëria e SHBA ishte se ata nuk do të synonin objektet civile ose bërthamore, tha një zyrtar tjetër i lartë amerikan për CNN.

    CNN ka raportuar më parë se Izraeli i tha SHBA-së se përgjigja e tij do të ishte e kufizuar në shtrirje. Inteligjenca amerikane kishte sugjeruar se Izraeli po konsideronte një sulm të ngushtë dhe të kufizuar brenda Iranit, sepse ata mendonin se duhej të përgjigjeshin me një veprim kinetik të një lloji duke pasur parasysh shkallën e paprecedentë të sulmit iranian.

    Gama e objektivave “nuk ishte specifikuar kurrë në terma të saktë, por vendndodhjet bërthamore dhe civile nuk ishin qartësisht në atë kategori”, shtoi zyrtari i dytë.

    SHBA i ka kërkuar Izraelit të mos përgjigjet ndaj sulmit iranian të fundjavës së kaluar, të cilin presidenti Joe Biden të enjten e quajti “të paprecedentë”. SHBA “nuk i dha dritën jeshile” një përgjigje izraelite, tha zyrtari i dytë.

  • ​Pak persona të dënuar për krimet e luftës në Kosovë

    ​Pak persona të dënuar për krimet e luftës në Kosovë

    “Gjatë këtij viti, Zyra e PSRK-së (Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës) ka ngritur 15 aktakuza në drejtim të veprës penale ‘krim i luftës kundër popullatës civile’. Prej 15 aktakuzave të ngritura, tetë prej tyre janë ngritur në mungesë kundër 61 pjesëtarëve të forcave serbe dhe shtatë aktakuza janë ngritur ndaj shtatë pjesëtarëve të forcave serbe të cilët janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe të cilët ndodhen në paraburgim”, kështu është bërë e ditur nga Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDHK) në tryezën e rrumbullakët të organizuar sot me temën “Perspektiva për drejtësinë për krimet e luftës – 25 vite më pas”.

    Përmes titullit të raportit “Fillimi i një Faze të Re në Gjykimin e Krimeve te Luftës”, FDHK ka transmetuar mesazh drejt publikut dhe institucioneve përgjegjëse rreth gjendjes aktuale të rasteve të krimeve të luftës.

    Në këtë takim është kërkuar edhe bashkëpunim më i madh në mes instancave më të larta shtetërore të Kosovës, teksa theks të veçantë iu dha edhe mungesës së relacioneve me shtetin e Serbisë duke e bërë të vështirë kërkimin për dënimin e dorasëve të këtyre krimeve.

    Në fjalën e tij, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka theksuar se Kosova është një storie suksesi për gjithë botën me arritjet që ka shënuar, porse ka shtuar se nuk duhet harruar e kaluara e saj. Ai është zotuar se përmes politikave të saj, do të marrin masat e duhura për gjithë ata që kanë shkaktuar krime në këtë vend.

    “Kosova është një storie suksesi për të gjithë botën për luftën e drejtë për çlirim dhe Republika jonë po avancon me ritëm dinamik për familjen euro atlantike dhe duke i dëshmuar botës suksese të larta me arritjen e qytetarëve të saj, megjithatë Kosova nuk mund dhe nuk duhet të shkeputët nga e kaluara e saj, Kosova nuk mund të harroj sakrificën që ka bërë ky populli ynë. Si rrjedhojë, Kosova duhet të avancojë edhe më tej, të avancojë në forcimin e drejtësisë dhe të angazhohet për dënimin e të gjithë atyre të krimineleve të luftës që fatkeqësisht shumica ata ende lëvizin lirshëm nëpër Serbi dhe jo vetëm. Ministria Drejtësisë në këtë drejtim është angazhuar për adresimin e shkeljeve të rënda të drejtave të njeriut, krimeve të luftës krimeve kundër njerëzimit duke zhvilluar bazën ligjore e cila kishte munguar për shumë vite njëkohësisht duke rritur kapacitetin e institucioneve për adresimin efikas të këtyre çështjeve me propozimin e qeverisë si rrjedhojë e kësaj është miratuar ligji për institutin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë”, tha ai.

    Ndërkaq, Christoph Fuchs nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë ka thënë se implementimi i rekomandimeve do të rrisë performancën dhe do të përforcojë institucionet e përfshira.

    “Çdo gjykim i suksesshëm, jo që e sjell të vërtetën në dritë por tregon që krimet e luftës nuk do të harrohen dhe kryesit do të jenë përgjegjës. Implementimi këtyre rekomandimeve pa dyshim që do të rrisë performancën dhe do t’i përforcojë këto institucione të përfshira”, tha Fuch.

    Koordinatori i projektit pranë FDHK, Amer Alija, derisa ka prezantuar raportin, ka theksuar se fillimi i gjykimeve në mungesë për krime të luftës në Kosovë shënon një kthesë të re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës.

    Ai tha se që nga përfundimi i luftës në Kosovë, institucionet gjyqësore, qoftë vendore apo ndërkombëtare kanë dënuar vetëm 74 persona për krimet e luftës në Kosovë, e në anën tjetër janë vrarë më shumë se 10.000 viktima civile.

    “Fillimi i gjykimeve në mungesë për krime të luftës në Kosovë shënon një kthesë të re në procedimin e rasteve të krimeve të luftës, duke paraqitur një sfidë të re për sistemin gjyqësor në Kosovë. Kjo fazë do të jetë një test i rëndësishëm për aftësinë dhe pavarësinë e gjyqësorit kosovar për të ofruar drejtësi në raste të tilla të ndjeshme. Që nga përfundimi i luftës në Kosovë, institucionet gjyqësore qoftë vendore apo ndërkombëtare kanë dënuar vetëm 74 persona për krimet e luftës në Kosovë, e në anën tjetër janë vrarë më shumë se 10.000 viktima civile. Gjatë vitit 2023 kanë filluar ose në faza të ndryshme janë zhvilluar procedurat penale në 26 lëndë kundër 81 pjesëtarëve të forcave serbe dhe një pjesëtar të UÇK-së”, tha ai.

    Ndërsa, Alija gjatë prezantimit të raportit ka rekomanduar që krijimi i bashkëpunimit afatgjatë mes gjyqësorit të Kosovës dhe gjyqësorin ndërkombëtar dhe rajonal me qëllim të shkëmbimit të përvijave dhe aftësimit sa më profesional në fushën e krimeve të luftës. Po ashtu një prej rekomandimeve ka qenë edhe që Këshilli Prokurorial i Kosovës duhet t’i përzgjedh edhe katër prokurorë të tjerë në kuadër të Departamentit për Krime të Luftës të PSRK-së, për të cilët që nga viti 2022 është ndarë buxheti nga Qeveria e Kosovës.

    Në anën tjetër, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, ka thënë se kjo gjykatë iu ka dhënë prioritet absolut trajtimit të rasteve të krimeve të luftës në raport me gjitha rastet tjera.

    “Gjykata Themelore e Prishtinës, trajtimit të rasteve të krimeve të luftës ju ka dhënë prioritet absolut në raport me gjitha rastet që nga momenti i krijimit të njejtit. Viteve të fundit është bërë një progres i jashtëzakonshëm, fakti që ka pas një efikasitet në trajtimin e këtyre rasteve, konsideroj se gjitha rastet që janë trajtuar kanë qenë në një afat të arsyeshëm. Fakti që prej vitit të kaluar kanë filluar të ngriten aktakuzat në mungesë është një prioritet për viktimat që të trajtohen rastet që kanë pritur me vite të tëra e që për gjykatën ka qenë sfidë, por falë bashkëpunimit janë caktuar seancat e para dhe shumë shpejt do të kemi edhe aktgjykimet e para në mungesë”, tha ajo.

  • Çka pas votimit të dielën në veri

    Çka pas votimit të dielën në veri

    Kryetarët shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës do t’i sigurojnë vetes së paku një vit qeverisje të sigurt, nëse nuk zëvendësohen nga pjesëtarë të komunitetit serb të dielën, thotë Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës.

    Ai thekson se nëse votimi për shkarkimin e kryetarëve më 21 prill nuk rezulton i suksesshëm, nisma e re për këtë qëllim nuk do të mund të merret në 12 muajt e ardhshëm.

    “Kjo rrethanë është domethënëse, sepse e bën të pamundur mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në ato komuna, sidomos nëse e kemi parasysh edhe faktin se në vitin 2025 do të mbahen zgjedhjet e rregullta lokale, të cilat zakonisht shpallen në tremujorin e dytë të vitit paraprak [në këtë rast më 2024]”, thotë Cakolli.

    Në anën tjetër, politologu nga Beogradi, Ognjen Gogiq, vlerëson se kryetarët shqiptarë që mbeten në pushtet, mund ta thellojnë krizën dhe t’i rrisin sërish tensionet në terren.

    Popullata shumicë serbe në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok nuk i pranon kryetarët shqiptarë, por ka shumë mundësi që, më 21 prill, të mos votojë për largimin e tyre. Kjo, pasi Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila mbështetet nga Beogradi – i ftoi në bojkot.

    Për shkarkimin e kryetarëve duhet që opsioni “Po” të rrethohet nga së paku 50 për qind plus një votues me të drejtë vote, në secilën nga katër komunat në veri të Kosovës.

    Një grua duke ecur para ndërtesës komunale në komunën e Leposaviqit, në veri të Kosovës, më 8 dhjetor 2023.

    Çka thonë qytetarët në veri?

    Sërgjani nga Leposaviqi thotë se nuk sheh rrugëdalje. Ai beson se situata, pas votimit të së dielës, do të mund të normalizohet vetëm me ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare.

    “Është kohë e vështirë, askush nuk e di se si do të jetë [pas së dielës]. Zgjedhjet duhet të mbahen, por si – kjo është një çështje që do marrëveshje më të madhe”, thotë ai.

    “Kjo krizë vështirë se do të ketë fund”, thotë Stojadini, gjithashtu nga Leposaviqi.

    Edhe Bogdani nga Mitrovica e Veriut beson se kriza do të thellohet dhe shton se “parashikimet për popullin serb në Kosovë nuk janë të mira”.

    Për bashkëqytetaren e tij, Marija, “gjendja e serbëve në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e keqe”.

    “Ka rryma të mëdha politike që luajnë rol këtu dhe çdo gjë do të rëndojë mbi kurrizin e qytetarëve”, thotë ajo.

    Votimi më 21 prill organizohet në bazë të Udhëzimit Administrativ që hartoi Qeveria e Kosovës, pas presionit të bashkësisë ndërkombëtare për shpalljen e zgjedhjeve të reja në komunat në veri.

    Kryetarët shqiptarë morën pushtetin atje, pasi Lista Serbe u bëri thirrje qytetarëve që t’i bojkotojnë zgjedhjet e prillit 2023, të cilat u organizuan pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës në nëntor të vitit 2022 – edhe atëherë me iniciativën e Listës Serbe.

    Kjo parti, ndërkohë, kërkoi zgjedhje të reja, mbështeti peticionin e qytetarëve për shkarkimin e kryetarëve, por, më 7 prill, njoftoi se nuk do të marrë pjesë në votimin për shkarkimin e kryetarëve.

    Si një prej arsyeve, Lista Serbe përmendi listën e vjetruar të votuesve.

    Gogiq thotë se Lista Serbe zgjodhi “vijën e rezistencës më të vogël” dhe shton se duhej të bënte më shumë përpjekje dhe t’iu shpjegonte qytetarëve përse është e rëndësishme që votimi i 21 prillit të jetë i suksesshëm.

    “Ata e panë se e kanë të vështirë të mobilizojnë njerëz në numër të mjaftueshëm dhe më pas, për të mos i dhënë legjitimitet kësaj vote, zgjodhën bojkotimin”, thotë Gogiq, duke kujtuar se ky qëndrim u kritikua edhe nga vendet e QUINT-it: SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Gjermania.

    “Problemi i vetëqeverisjes joefikase lokale”

    Gogiq thotë se pas votimit të së dielës, kryetarët shqiptarë do të ndihen “të fuqishëm”, sepse nuk do të zëvendësohen dhe do të mund të vazhdojnë të marrin vendime që popullata lokale serbe nuk i mbështet. Në këtë mënyrë, sipas tij, ata do ta thellojnë hendekun që tashmë ekziston.

    “Problemi këtu nuk është vetëm se nuk ka kryetarë komunash që e pasqyrojnë vullnetin e popullatës, por se strukturat komunale janë joefektive, marrë parasysh se edhe zyrtarët komunalë janë larguar nga institucionet [në vitin 2022] dhe nuk ka pasur zëvendësim adekuat të personelit”, thotë ai.

    Nenad Radosavleviq, drejtor i Departamentit për sport, rini dhe kulturë në Komunën e Leposaviqit, konfirmon se komunat nuk punojnë me kapacitetin e tyre të plotë.

    “Më me rëndësi është shpenzimi i buxhetit për disa projekte shumë të rëndësishme dhe ai po ec shumë ngadalë. Nuk kemi njerëz të kualifikuar për të shpallur procedura të tenderit… Kemi problem të madh, po angazhojmë njerëz nga komuna të tjera. Por, kjo nuk do të mund të vazhdojë nëse nuk reagon Qeveria e Kosovës”, thotë Radosavleviq për Radion Evropa e Lirë.

    Radsoavleviq ka thënë më herët se ka pranuar të jetë drejtor i Departamentit për sport, rini dhe kulturë në Komunën e Leposaviqit, në mënyrë që të shfrytëzohet buxheti i planifikuar, derisa kriza në veri të vazhdojë.

    Tani, ai shfaq besimin se do të gjendet një mënyrë për t’i shpallur zgjedhjet e reja në komunat në veri dhe se çdo gjë “do të kthehet në normalitet”.

    Përgatitjet e fundit para votimit

    Edhe pse duket se votimi i së dielës do të jetë i pasuksesshëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës është duke i bërë përgatitjet e fundit.

    Sipas udhëzimeve të publikuara, qytetarët mund të përgjigjen me “Po” ose “Jo” në pyetjen se a pajtohen që kryetari i njërës prej katër komunave në veri të Kosovës të shkarkohet.

    Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 07:00 deri në 19:00.

    Por, ajo që nuk dihet ende, është se ku do të hapen qendrat e votimit.

    Zgjedhjet e fundit lokale, në prill të vitit 2023, u mbajtën në kontejnerë, për shkak se drejtorët e institucioneve arsimore nuk dhanë leje që qendrat e votimit të hapeshin në ambientet e tyre – gjë që ishte praktikë më herët. Institucionet arsimore në mjediset me shumicë serbe në Kosovë punojnë nën sistemin serb.

    KQZ-ja tha se 33 institucione arsimore refuzuan t’i ofrojnë objektet e tyre për votimet për ose kundër largimit të kryetarëve shqiptarë në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

    Gjithashtu, u tha se po punohet në mënyrë intensive për gjetjen e lokacioneve të reja alternative, që do të shërbejnë si qendra votimi më 21 prill, ndonëse ligji “i detyron komunat dhe drejtorët e shkollave t’i ofrojnë ambientet publike për qëllime votimi”.

    Ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, tha më 18 prill se policia apo Ministria e Brendshme janë të gatshme t’i ndihmojnë KQZ-së për të organizuar një votim të mirë dhe paqësor./REL

  • Bakoyannis: S’mund të ndërlidhen Qiproja me Kosovën

    Bakoyannis: S’mund të ndërlidhen Qiproja me Kosovën

    Dora Bakoyannis, shefja e Delegacionit grek në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), e cila është po ashtu raportuese për pranimin e Kosovës në Këshill të Evropës, ka thënë se nuk mund të ndërlidhet çështja e Qipros me atë të Kosovës në asnjë mënyrë, duke theksuar se ato janë dy çështje të ndryshme.

    Bakoyannis, në një bisedë për gazetën greke “Politis” hodhi poshtë kritikat se krijimi i një precedenti për “entitetet e tjera separatiste” pas miratimit nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) të propozimit të saj lidhur me pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës ishte absolutisht i pabazë, duke deklaruar se ajo është sulmuar nga ekstremi i djathtë dhe shtoi se presidenti Nikos Christodoulides i Republikës së Qipros “e di mirë se çështja nuk ka lidhje me Qipron”.

    Referuar vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për Kosovën, Bakoyannis tha se nuk mund të lidhet çështja e Qipros me atë të Kosovës, duke theksuar se janë dy çështje të ndryshme.

    Ish-ministrja e jashtme e Greqisë argumentoi se në Qipro ka një “pushtim dhe invadim” dhe se Kosova nuk ka asnjë lidhje historike me të.

    Bakoyannis ka thënë se nëse do të kishte një vendim për statusin e Kosovës, ajo nuk do të ndërmerrte një raport të tillë, pasi qëndrimi i saj përputhet me atë të vendit të saj që nuk e njeh Kosovën.

    Ajo po ashtu ka theksuar se raporti për Kosovën ka të bëjë vetëm me të drejtat e njeriut.

    Duke iu përgjigjur një pyetjeje në lidhje me çështjen e Qipros, raportuesja për pranimin e Kosovës në KiE iu drejtua Ankarasë, duke deklaruar se “negociatat mund të rifillojnë bazuar në rezolutat e OKB-së”.

  • BE: Themelimi i Asociacionit është urgjencë, dështimi nënkupton pasoja

    BE: Themelimi i Asociacionit është urgjencë, dështimi nënkupton pasoja

    Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në 11-vjetorin e marrëveshjes së parë Kosovë – Serbi, ka thënë se të gjitha marrëveshjet arritura në kuadër të dialogut duhet të implementohen, duke shtuar se moszbatimi i tyre sjell pasoja serioze për të gjithë popullatën e dy palëve.

    Stano ka theksuar se çështja e Asociacionit është thelbësore dhe urgjente për zbatim.

    “Në historinë e dialogut, kemi një sërë përvjetorësh. Jo shumë kohë më parë, shënuam përvjetorin e parë të Marrëveshjes së Ohrit, dhe në rastin e kësaj marrëveshjeje, e kemi qartësuar se zbatimi është çelësi, çka vlen edhe për marrëveshjet e tjera. Duhet të zbatohen. Çështja e Asociacionit, është një prej çështjeve thelbësore dhe urgjente, dhe BE-ja së bashku me partnerët ndërkombëtar, kemi qenë dhe mbetemi të qartë me Kosovën se ata duhet t’a implementojnë atë sepse dështimi për ta bërë këtë, nënkupton pasoja”, ka deklaruara ai.

    Ai ka thënë se progresi në zbatimin e këtyre marrëveshjeve është i lidhur drejtpërdrejt me përparimin e Kosovës dhe Serbisë në rrugën e anëtarësimit në BE.

    Nëse shtetet nuk përmbushin detyrimet e tyre, Stano paralajmëroi se do të ketë pasoja serioze dhe se populli i Kosovës dhe Serbisë do të jetë i vetmi që do të pësojë.

    Ai ka shtuar se përmbushja e zotimeve të marrëveshjeve është e rëndësishme për qytetarët e këtyre vendeve, dhe moszbatimi i tyre do të sjellë vetëm dëm për ta.

    “Dhe nëse shtetet nuk bëjnë hapa në zbatimin e detyrimeve të tyre, do të ketë pasoja serioze dhe të vetmit që do ta pësojnë, do të jenë populli që ata pretendojnë se e mbrojnë ose veprojnë në interes të tyre. Të vetmit që do të paguajnë për këtë, do të jenë njerëzit në Kosovë e Serbi, nëse nuk ka lëvizje në përmbushjen e zotimeve që janë marrë në kuadër të dialogut”, ka deklaruar Stano.

  • Presidentja Osmani publikon foto nga diplomimi i gjeneratës së 59’të të Policisë: Edhe 445 gardianë të Republikës sonë

    Presidentja Osmani publikon foto nga diplomimi i gjeneratës së 59’të të Policisë: Edhe 445 gardianë të Republikës sonë

    Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka publikuar foto nga ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59’të të Policisë së Kosovës.

    Osmani ka thënë se edhe 445 gardianë iu shtuan Kosovës.

    “Gjenerata e 59-të e Policisë së Kosovës! Edhe 445 gardianë të Republikës sonë”, ka shkruar Osmani.

  • ​Zyrtare: Nagelsmann nënshkruan kontratë të re me Kombëtaren e Gjermanisë

    ​Zyrtare: Nagelsmann nënshkruan kontratë të re me Kombëtaren e Gjermanisë

    Julian Nagelsmann ka nënshkruar një kontratë të re me Kombëtaren e Gjermanisë, lajm ky që nënkupton që ai nuk do të rikthehet te Bayern Munichu.

    Nagelsmann së fundmi thuhej se mund të rikthehej te Bayerni, pasi që Tuchel të largohet në fund të sezonit, por kjo gjë nuk do të ndodhë, raporton KP.

    Tani, Nagelsmann foli pas rinovimit të kontratës me Gjermaninë.

    “Ky është një vendim nga zemra. Është krenari që e kam mundësinë të jem trajner i kombëtares dhe të punojë me lojtarët më të mirë të shtetit. Me paraqitje plot sukses dhe pasion ne kemi shansin që të inspirojmë të gjithë shtetin, gjithashtu edhe dy fitoret kundër Francës dhe Holandës në muajin mars më prekën mua. Ne duam të luajmë ndeshjet si vendas në Evropian së bashku, më pas jam duke shikuar përpara drejt një sfide në Kupën e Botës së bashku me stafin tim të trajnerëve”, tha Nagelsmann.

  • ​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

    ​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është deklaruar në lidhjet me ushtrimet ushtarake të Serbisë, që do të zhvillohen sot në Peshter të Sanxhakut.

    Ai tha se Serbia është faktori kryesor i përpjekeve për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe se këto ushtrime janë dëshmi e kësaj.

    Kurti tha se këto ushtrime po mbahen 30 kilometra larg kufirit me Kosovën dhe 3 kilometra larg kufirit me Malin e Zi dhe se si të tilla janë destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor.

    Përveç tjerash, duke ironizuar Kurti tha se këto ushtrime paraqesin gjithashtu edhe ndotjen më të madhe të ajrit e tokës në Sanxhak.

    Kurti këtë deklarim e bëri gjatë nisjes së punimeve në rrugën Kjevë – Dollc.

    “30 kilometra larg kufirit të Kosovës, në Peshter të Sanxhakut, është duke u zhvilluar dita, mbase kryesore, e ushtrimit të tyre ushtarak të quajtur “Vihor 2024”. Ata sot do të bëjnë ushtrime me dronë luftarakë kamikaz dhe vendi ku do të bëhen këto ushtrime përveç se është 30 kilometra larg kufirit të Kosovës është vetëm 3 kilometra larg kufirit të Serbisë me Malin e ZI. Kjo është edhe një dëshmi se Serbia është autoriteti, instanca e faktori kryesor i përpjekjeve destabilizuese për rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe paraqet kërcënim për republikën tonë të cilën ata nuk e njohin. Meqenëse jemi këtu me Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Insfrastrukturës, mund të themi se këto ushtrime paraqesin edhe ndotjen më të madhe të ajrit e të tokës në Sanxhak”, tha Kurti.

  • ​”Faleminderit Kosovë!”, ulqinakët premtojnë mikpritje në bregdet

    ​”Faleminderit Kosovë!”, ulqinakët premtojnë mikpritje në bregdet

    Me moton “Faleminderit Kosovë”, ulqinakët organizuan darkën tradicionale për të shprehur falënderimet ndaj Kosovës për besnikërinë që për vite me radhë i jep vendi ynë Ulqinit dhe viseve përreth. Ulqinakët, Kosovën e konsiderojnë partnerë të pazëvendësueshëm në të gjitha aspektet, turistike, kulturore, arsimorë, biznesore si dhe ato familjare.

    Në gala mbrëmjen falënderuese ndaj Kosovës me mbi 500 të pranishëm që u mbajt të enjten, ulqinakët premtuan mikpritje të vazhdueshme për turistët kosovarë, përfshirë edhe diasporën. Theks të veçantë ulqinakët i vënë edhe investimeve të përbashkëta në mes pronarëve të hoteleve të Kosovës dhe atyre të Ulqinit.

    Për këtë vit u premtua përplot risi në ofrimin e shërbimeve turistike si dhe në plotësimin e kërkesave të turistëve kosovarë.

    Me këtë rast, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se turizmi mbetet shtylla kryesore e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Ulqinit. Ajo tha se Kosova është shtëpia e dytë e Ulqinit, ashtu siç Ulqini ka qenë gjithmonë shtëpi e Kosovës.

    “Kosova dhe Ulqini kanë ndarë shekuj me radhë jo vetëm tregtarë dhe artizanë por edhe poet dhe mendimtarë, dhe ata që kanë punuar në fuqizimin e vazhdueshëm në ndërtimin e një respekti të pashoq në mes të qytetarëve tonë. Në veçanti turizmi mbetet shtylla kryesore të këtyre marrëdhënieve vizitat e shpeshta e qytetarëve të Kosovës dhe Ulqin janë një dëshmi e gjallë e kësaj lidhje të veçantë, plazhet e Ulqinit dhe çdo cep i kësaj komune janë bërë shtëpi e dytë për çdo Kosovarë, ku ata gjejnë jo vetëm relaksimin dhe argëtimin por mbi të gjitha mikpritjen e ngrohët të vëllezërve dhe motrave të tyre. 25:34 Nga të gjitha vendet që kam vizituar, Ulqini zë vendin e parë dhe është vendi i preferuar i familjes tonë. Besoj që ky është vlerësimi më i sinqertë dhe këtë mund të konfirmojnë edhe vajzat e mia që mezi presin të vizitojnë Ulqinin sërish. Prishtina dhe e gjithë Kosova do të jenë njëjtë, shtëpi e dytë, siç është Ulqini gjithnjë dhe e ka dëshmua rendë në kohë luftë për të gjithë kosovarët”, theksoi Osmani.

    Edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se bashkëpunimi i vazhdueshëm me Malin e Zi do të ndërtojë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Ai tha investimet politike, ekonomike dhe ato kulturore duhet të shtohen në mes të dy shteteve.

    “Riviera e mrekullueshme e Ulqinit është një destinacion i preferuar për Kosovarët të cilët e vlerësojnë dhe paqen që ofron deti. Edhe mikpritjen e ngrohët banorët e këtij qyteti dhe trashëgimin e tij aq të pasur historike dhe kulturore, Ulqini është më shumë se sa një qytet bregdetarë. Bashkëpunimi me Malin e Zi është dëshmi e përpjekjeve tona për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët. Duke shtuar investimet dhe bashkëpunimin në fusha të ndryshme si politika, ekonomia dhe kultura synojmë të thellojnë marrëdhëniet tona. Me Ulqinin unë kam një raport të ngushtë familjarë, për mua Ulqini ishte deti i fëmijërisë deri në moshën 30 vjeçare unë nuk kam shkuar për pushime në ndonjë bregdet tjetër. 32:30 Shpresoj që në Ulqin si komunë do të shtohet autobusët lokal dhe dyqanet në fshatrat e anës malit. Edhe më shumë së në Ulqin unë fëmijërinë e kam kaluar në Sukobinë, edhe autobusin që e vozitë “Bahria i Rrusllës”, dhe dyqani i “Dyni Dilit”, vlenin jo më pak se plazhi”, shtoi Kurti.

    Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari theksoi se shumë investime madhore në bregdet janë investime kosovare.

    “Ulqini po përjeton kohën e vet të transformimit të turizmit, ne vlerësojmë se turizmi i qëndrueshëm është qasje që do të balancojë ruajtjen e mjedisit, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. Në Ulqin janë duke u bërë investime madhore në infrastrukturë, ujësjellës dhe kanalizim që nuk janë bërë në dekada të tëra. Në ndërtimin e hotelit superior pjesën më të madhe të realizmit do të bëjnë pjesë investitorë nga Kosova. Po ashtu edhe hotelin “Jagra” një projekt tjetër i madh ku po ashtu investitori do të jetë nga Kosova, këto dhe shumë projekte tjera do të forcojnë lidhjet tona dhe do të bëjnë Kosovën që të jenë më pranë nesh. Ne edhe këtë vit ju ftojmë që të vini në Ulqinin tuaj, atje siç e din ju prej mikpritja tradicionale e Ulqinakëve. Ne e kemi mirëpritur me gëzim liberalizimin e vizave, por ne jemi të sigurt se ju kudo që shkoni nuk mundeni pa ardhur në Ulqin”, tha Bajraktari.

    Po ashtu, drejtori i Organizatës Turistike në Ulqin, Qazim Hoxhiq tha se numri i vizitorëve të Kosovës në Ulqin është në rritje dhe për këtë arsyeje në pjesën bregdetare të Ulqinit është duke u punuar në plotësimin e kërkesave.

    Ai tha se po punohet në plotësimin e kërkesë së kamotshme për ndërtimin e hoteleve me pesë yje.

    “Mund të konstatoj se numri i mysafirëve nga Kosova dhe këtë vit ishte mbresëlënës dhe arrit në 22% nëse shtojmë edhe diasporën atëherë përqindja do të ishte edhe më e madhe. Ne e dimë se numri është shumë i madh se sa tregojnë statistikat. 36:56 Po punohet për sezonin veror turistik, të gjithë kontaktet e përhershme që kemi me hotelier që kërkesa ndaj Ulqinit po rritet nga viti në vit dhe kjo na inkurajon dhe na bënë që edhe në të rrisim cilësinë në çdo aspekt. Këtë vit do të ketë një sërë risish në ofrimin e shërbimeve nga ana e Organizatës Turistike po ashtu ndërtimi i objekteve me pesë yje është kërkesë e kohës”, tha Hoxhiq.

    Sezoni turistik ditëve të ardhshme do të nis me festivalin “May Fest”, për të vijuar më pas edhe me shumë koncerte të tjera pranë bregdetit ulqinak.

  • Kurti në fillimin e punimeve të rrugës nacionale Kijevë-Dollc: Kushtoi rreth 21 milion euro

    Kurti në fillimin e punimeve të rrugës nacionale Kijevë-Dollc: Kushtoi rreth 21 milion euro

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marr pjesë në fillimin e punimeve të projektit “ Zgjerimi i rrugës nacionale N9-Segmenti Kijevë-Dollc”, raporton Ekonomia Online.

    Kryeminsitri Kurti ka thënë se ky zgjerim i rrugës do të bëhet në tri llote me gjithsej 10.9 kilometra gjatësi dhe e cila do të kushtoi rreth 21 milion euro.

    “Në rrugën nacionale N9 që qonë në Peje dhe e cila po zgjerohet, po inaugurojmë fillimin e punimeve për tri llote, llotin 2, 3 dhe 4 që gjithsej e kanë gjatësinë 10.9 kilometra me një kosto të gjithmbarshme me pak se sa 21 milion euro. Ndërkaq për segmentin tjetër pas këtij Kijev Dollc, vjen Dollc-Ramun i cili do të bëhet hapja e procesit për të në muajin e ardhshëm në muajin maj. Ndërkohë që për llotin e parë organi shqyrtues i prokurimit OSHP-ja e ka rikthyer me vendimin e vet në ritenderim, andaj ajo është spostuar ca në kohë, për llotet 2-3-4 gati 11 km për ma pak se 21 milion euro po i inagurojmë me shumë gëzim të gjithë bashkë sot. Më erdh mirë që u njoftova që do të kemi edhe punëkryes e mbikëqyrës të punëve të kryera”, ka thënë Kurti.

    Sa i përket dështimit të disa prej bizneseve që janë duke u prekur nga zgjerimi i kësaj rruge, Kurti tha se bashkë me ministrin e Financave, Hekuran Murati dhe ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli, do të diskutojnë brengat e tyre.

    “Nuk kemi pasur diskutime me ta, mirëpo edhe me ministren e ekonomisë edhe me ministrin e financave ne do ta diskutojmë këtë çështje duke i trajtuar kërkesat e tyre. Ne dëshirojmë që t’ ju ndihmojmë edhe qytetarëve edhe bizneseve, nuk dëshirojmë që ta dëmtojmë askënd mirëpo nuk do ta lëmë këtë rrugë pa zgjeruar”, tha Kurti.

    Zëvendësministri Hysen Durmishi, tha se zgjerimi i rrugës parashihet që të përfundojë pas 260 ditëve, por sipas tij, duke parë trendin e punimeve, ato mund të përfundojnë pra afatit.

    Durmishi sa i përket kundërshtimeve të pronareve të bizneseve, ka thënë se janë takuar disa herë me pronarët e bizneseve dhe se para tyre ka paraqitur arsyet e këtij devijimi.

    “Janë tri llote që afati më i gjatë është 260 ditë për llotin më të madh, por duke e parë angazhimin edhe të kompanive por edhe të mbikëqyrjes së jashtme të cilën e kemi kontraktuar, unë jam i bindur që do ta realizojmë para këtij afati që të trija llotet. E kemi marr vendimin për shpronësim për vazhdimin e rrugës në drejtim të Pejës që në fillim të majit do të fillojë procedura që gjatë këtij viti të fillojnë punimet edhe në të gjitha llotet tjera edhe në Zahaq. Dëshiroj t’ ju njoftoj se jemi në përfundim të hartimit të projektit kryesor për zgjerimin e rrugës Istog-Pejë-Deqan-Gjakovë- Prizren, që për vitin e ardhshëm do të ndajmë buxhet që ndonjëri nga segmentet e kësaj rruge ta fillojmë, kështu që ta përmbyllim ndërtimin e rrugëve nacionale dhe regjionale në rajonin e Dukagjinit”, ka thënë Durmishi.

    Zv. Ministri ka folur edhe rreth protestës së organizuar nga banorët e kësaj zone deri sa ka potencuar se pronaret e këtyre biznesevë i ka takuar disa herë në zyre. Ai ka thënë se kanë diskutuar edhe me ta por edhe brenda departamenteve në Ministri.

    “Të gjithë pronarët e këtyre bizneseve i kam takuar disa herë në zyrën time me kërkesat që ata i kanë parashtruar, i kemi diskutuar edhe me ta por edhe brenda departamentev tona në Ministri. Ky projekt është hartuar shumë më herët. Devijimi i kësaj rruge ka filluar shumë më herët, ju e shihni deri në Kijevë është rruga e devijuar nga rruga ekzistuese dhe komplet elaborimi i parahartimit të projektit kryesor. Unë ua kam dhënë përfaqësuesve të këtyre bizneseve ku aty është arsyeshmëria pse ka ndodhur ky devijim, ka shumë arsye pse ka ndodhur ky devijim këtu. Një ndër arsyet kryesore është se zgjerimi i rrugës me vendbanime i dëmton vendbanimet. Kur bëhet rruga me 4 korsi ngritet niveli i rrugës në njërën anë dhe i pamundëson kyçjet e objekteve që ndodhin aty afër. Të gjitha këto janë të elaburuauar në mënyrë perofesionale në dokumentin të cilin ja kam dorëzuar përfqësueseve të atyre bizneseve”, ka thënë ai.

    Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, ka thënë se si Qeveri projekteve rrugore u kanë kushtuar rëndësi të veqantë shpronsimit të pronave, cilësisë së projektimit dhe realizmit të projektit.

    “Ajo çka i kemi kushtuar rëndësi projekteve që tani po zhvillohen brenda këtij mandati, tani po i kushtojmë rëndësi që shpronësimet të gjitha të kryehen në kohë dhe të mos kemi problem shpronësimet. Të mos na dalin befasi në infrastrukturën nëntokësore, me probleme të tjera të cilat pastaj na krijohen pengesa në realizim të projektit. I kemi kushtuaur rëndësi cilësisë së projektimit që në fazën e dizajnimit e po ashrtu edhe në pjesën e realizmit të punimeve”, ka thënë ai.