ATV

Blog

  • Në ditën e punëtorëve, SBAShK-u organizon protestë para Qeverisë

    Në ditën e punëtorëve, SBAShK-u organizon protestë para Qeverisë

    Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka njoftuar se më 1 maj, e mërkurë, do të organizojnë një protestë para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.

    Ata lajmëruan se bashkë me anëtarë të kryesive që nga çerdhet shkollat e universitetet, bashkë me kryetarët e nivelit komunal e të universiteteve e me kryesinë e SBASHK-ut do protestojnë për 11 ankesa.

  • Mund të nevojiten 14 vjet për ta pastruar Gazën nga mbeturinat, thotë një zyrtar i OKB-së

    Mund të nevojiten 14 vjet për ta pastruar Gazën nga mbeturinat, thotë një zyrtar i OKB-së

    Mund të nevojiten rreth 14 vjet për ta pastruar Rripin e Gazës nga mbeturinat, përfshirë mjetet e pashpërthyera, që janë lënë nga lufta shkatërruese e Izraelit, tha të premten një zyrtar i Kombeve të Bashkuara.

    Lufta tokësore dhe ajrore e Izraelit kundër Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet te Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e ka rrënuar shumicën e territorit të vogël bregdetar me 2.3 milionë banorë, duke i lënë shumicën e civilëve të pastrehë, të uritur dhe të rrezikuar nga sëmundjet.

    Pehr Lodhammar, zyrtar i lartë i OKB-së për veprim kundër minave (UNMAS), tha të premten në Gjenevë se lufta e ka mbushur me 37 miliardë tonë mbeturina territorin e mbipopulluar palestinez.

    Ai tha se, edhe pse nuk është e mundur të dihet numri i saktë i mjeteve të pashpërthyera në Gazë, është parashikuar se mund të nevojiten 14 vjet sipas kushteve të caktuara për t’i hequr mbeturinat, përfshirë dhe gërmadhat e ndërtesave të rrënuara.

    “Ne e dimë se ekziston një shkallë e dështimit prej 10 për qind të municioneve tokësore që po shkrepen dhe nuk po shpërthejnë”, tha ai.

    “Po flasim për rreth 14 vjet punë me 100 traktorë”, shtoi ai.

    Lufta e Izraelit në Gazë kundër Hamasit nisi pasi pjesëtarët e këtij grupi i vranë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbyen rreth 250 të tjerë gjatë atij sulmi në jug të Izraelit.

    Më shumë se 34.000 palestinezë janë vrarë, prej të cilëve dy e treta fëmijë dhe gra, si pasojë e luftës izraelite në Gazë prej atëherë, sipas zyrtarëve shëndetësorë palestinezë./REL

  • Duda Balje: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin për Kodin Civil

    Duda Balje: Jam kundër, nuk e ndryshoj qëndrimin për Kodin Civil

    Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje dhe njëherit kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, deklaron se nuk do të ndryshoj qëndrimin e saj, sa i përket votimit për lejimin e bashkëjetesës për personat e gjinisë së njëjtë.

    Për FrontOnline, deputetja Balje thotë se përkundër trysnisë së paralajmëruar nga kryeministri Albin Kurti se do të merret personalisht për sigurimin e votive për kalimin e Kodit Civil, ajo nuk do të ndryshoj qëndrim.

    “Unë nuk e ndryshoj qëndrimin tim” tha shkurt Duda Balje.

  • Shkencëtarët zbulojnë ‘shenja të jetës’ në planetin e largët dy herë më të madh se Toka

    Shkencëtarët zbulojnë ‘shenja të jetës’ në planetin e largët dy herë më të madh se Toka

    Astronomët më në fund mund t’i dëshmojnë ekzistencën e jetës jashtëtokësore në një planet të largët, pas vëzhgimeve të tyre të fundit.

    Në sistemin e yllit K2-18, i cili është 120 vite dritë larg nesh, planeti i njohur si K2-18b, i cili është dy herë më i madh se Toka, ndodhet brenda zonës së banueshme të yllit të tij, shkruan Daily Mail, përcjell atvlive.tv.

    Shkencëtarët kishin deklaruar vitin e kaluar se mendonin se kishin zbuluar një substancë në atmosferën e këtij planeti, e cila prodhohet vetëm nga forma të jetës.

    Tani, për të konfirmuar zbulimin, teleskopi hapësinor James Webb do të kryejë vëzhgime për orë të tëra të planetit K2-18b.

    Megjithatë, vërtetimi i rezultateve të këtyre vëzhgimeve deri në publikimin e tyre do të marrë kohë për disa muaj. /atvlive.tv

  • Bekim Jashari dhe Përparim Rama diskutojnë lokacionin për shtatoren e Adem Jasharit

    Bekim Jashari dhe Përparim Rama diskutojnë lokacionin për shtatoren e Adem Jasharit

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar se kryeqyteti, së shpejti do ta ketë shtatoren e heroit të kombit Adem Jashari.

    Rama në Facebook ka bërë të ditur se sot ka takuar Bekim Jasharin, me të cilin kanë diskutuar për zgjedhjen e lokacionit për vendosjen e shtatores së heroit kombëtar.

    “Për kryeqytetin, është njëkohësisht një privilegj dhe përgjegjësi e madhe të kemi shtatoren e heroit tonë dhe të nderojmë sakrificën e familjes Jashari për lirinë që ne sot gëzojmë”, ka shkruar Rama në Facebook.

  • Të shtëna me armë zjarri në Dragash, një i plagosur

    Të shtëna me armë zjarri në Dragash, një i plagosur

    Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Dragash, ku një person ka mbetur i plagosur.

    Siç mëson Sinjali, viktima është dërguar për trajtim mjekësor me urgjencë, ndërsa i dyshuari tashmë është arrestuar.

    Akoma nuk dihen detajet e incidentit, por që tashmë Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po ndërmerren veprimet e nevojshme. Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

  • ​11 vdekje dhe 330 aksidente në vendin e punës gjatë vitit 2023

    ​11 vdekje dhe 330 aksidente në vendin e punës gjatë vitit 2023

    Vetëm gjatë vitit 2023 kanë ndodhur 11 vdekje dhe 330 aksidente në vendin e punës, derisa janë bërë 8114 inspektime dhe janë trajtuar 53 mijë e 330 punëtorë në Republikën e Kosovës.

    Kështu u tha me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ku është mbajtur një konferencë e organizuar nga Organizata Botërore e Punës, Inspektorati i Qendror i Punës, me ndihmën e ambasadës Suedeze dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë. Aty u tha se aktualisht janë mbi 60 inspektorë të punës në inspektoratin e punës.

    Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kanë synuar fuqizimin e inspektoratit të punës, ashtu që ky i fundit të jetë dera e parë, ku punëmarrësit dhe punëdhënësit trokasin për të marrë përgjigje të nevojshme, ku adresohen ankesat e tyre për çështje të sigurisë dhe shëndetit në punë.

    “Kemi synuar fuqizimin e inspektoratit të punës, ashtu që ky i fundit të jetë dera e parë, ku punëmarrësit dhe punëdhënësit trokasin për të marrë përgjigje të nevojshme, ku adresohen ankesat e tyre për çështje të sigurisë dhe shëndetit në punë. Kemi dyfishuar buxhetin e apeluar për inspektoratin e punës, kemi siguruar hapësira të rinovuar dhe mjete të reja të punës si hapa thelbësor drejt forcimit të kapacitetit operacional dhe kemi rritur edhe numrin e inspektorëve, ku tashmë inspektorati i punës numëron edhe 41 inspektorë të rinj. Si rezultat, përgjatë vitit 2023 është trefishuar numri i inspektimeve të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe së bashku me rritjen e numrit të inspektorëve kemi synuar rritjen edhe të cilësisë të inspektimeve.. Ne synojmë që roli i inspektoratit të jetë më aktiv po edhe reaktiv dhe këtë synojmë ta bëjmë përmes ndryshimeve ligjore të nevojshme,” ka thënë Murati.

    Ndërsa, Ambasadori Suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, është shprehur se kjo është një temë e rëndësishme për mirëqenien e popullatës në Kosovë.

    “Rritja e aksidenteve në vendin e punës me fatalitet, kërkon veprim të menjëhershëm… Në 2022 ka pasur 15 vdekje dhe 394 lëndime, kjo është një temë e rëndësishme për mirëqenien e popullatës në Kosovë. Roli i inspektoratit të punës është i pazëvendësueshëm në këtë drejtim… Besojmë që është kërkuar ofrimi i sigurisë i punëdhënësve. Ka edhe përfitime monetare, që lidhen ngushtë me zvogëlimin e kostove dhe rritjen e proaktivitetit…Miratimin urgjent të programit qeveritar për siguri dhe shëndet në punë, meqë Qeveria po i trajton dhe tejkalon këto sfida”, është shprehur ai.

    Po ashtu, Johannes Madsen, shef i Operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë ka theksuar se mbështesin Qeverinë për hartimin e legjislacionit të punës dhe pasi që të përgatiten draftet shpresojnë që të miratohen së shpejti nga Qeveria dhe Kuvendi.

    “Siguria dhe shëndeti në punë është e rëndësishme dhe prioritet i shteteve anëtare të BE-së… Ka korniza ligjore në mbarë botën. Ne e mbështesim qeverinë për hartimin e legjislacionit të punës dhe pasi që të draftet shpresojmë që ato të miratohen së shpejti nga qeveria dhe kuvendi. Fatalitetet në vendet e punës janë përkujtues i qartë për nevojën urgjente për veprim të menjëhershëm. Mbrapa çdo fataliteti qëndron një jetë…16:15 Pajisjet për punëtorë nuk janë opsionale, janë të domosdoshme dhe besojmë në parandalim”, ka theksuar ai.

    Ndërkaq, kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi, ka vijuar se janë përmirësuar kushtet e punës duke avancuar në blerjen e veglave të punës, dhe duke përmirësuar ambientin e punës ku ata punojnë.

    “Inspektorati i Punës në qershor të vitit 2022, kishte një numër të vogël të inspektorëve, që ishte e pamundur të bëhet mbikëqyrja e zbatimi të ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës. Përgjatë vitit 2023 kemi vepruar, për të iniciuar procesin për inspektorë të rinjë, dhe nga ky proces kemi arritur të punësojmë 38 inspektorë të rinj…Kemi përmirësuar dhe kushtet e punës duke avancuar në blerjen e veglave të punës, dhe përmirësuar ambientet e punës ku ata punojnë. Numri i vdekjeve dhe lëndimeve gjatë vitit 2022 ka qenë 15 vdekje dhe lëndime 450, ndërsa gjatë vitit 2023, 11 vdekje dhe 330 aksidente. Kjo është si rezultat i shtuar të numrit të inspektimeve, ku janë arritur 8 mijë e 114 inspektime dhe të trajtohen 53 mijë e 330 punëtorë në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka vijuar Nikqi.

    E në këtë konferencë u prezantuan edhe dy panele për ndikimet e ndryshimeve klimatike në sigurinë dhe shëndetin e punës.

  • Akil Gjakova mbetet pa medalje, mposhtet nga xhudisti bullgar

    Akil Gjakova mbetet pa medalje, mposhtet nga xhudisti bullgar

    Xhudisti kosovar, Akil Gjakova ka përfunduar garën në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë.

    Ai pësoi humbje nga xhudisti bullgar Mark Hristov më Waza-ari, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

    Ndryshe edhe xhudisti Dardan Cena është eliminuar pasi pësoi humbje në luftën e parë nga Manuel Parlati, në kategorinë deri në 73 kilogramë.

     

  • Ndalohet 24-vjeçari kosovar në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

    Ndalohet 24-vjeçari kosovar në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

    Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se në vendkalimin kufitar “Bllacë” është ndaluar një shtetas i Kosovës.

    I njëjti, sipas njoftimit, po kërkohej nga Interpoli.

    “Dje në ora 17:20 në vendkalimin kufitarë “Bllacë” në hyrje të RMV-së, zyrtarët policorë kanë ndaluar 24-vjeçarin V.I. nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në evidencat operative është konstatuar se është regjistruar me masën “arrest” me kërkesë të Interpolit të Suedisë”, njoftojnë nga MPB.

    Ai i është dorëzuar punonjësve të stacionit të policisë Kisella Vodë për procedim të mëtejshëm.

  • “Termokosi” përmbyll sezonin e ngrohjes

    “Termokosi” përmbyll sezonin e ngrohjes

    Ndërmarrja publike “Termokos” ka njoftuar se e ka përmbyllur sezonin e ngrohjes 2023-2024.

    Sipas njoftimit furnizimi me ngrohje ka zgjatur 195 ditë.

    “Në harmoni me parashikimet meteorologjike për përmirësimin e motit, NP “Termokos” SH.A. ka marrë vendim, që të përmbyllë sot sezonin ngrohës 2023/2024.Pas 195 ditësh furnizim të mjaftueshëm dhe cilësor me ngrohje për rreth 30 mijë konsumatorë, përfundon një nga sezonet më të suksesshme ngrohëse, në kuadër të cilës ndërmarrja ka shënuar një varg arritjesh në të gjitha fushat”, thuhet në njoftim.

    Sipas “Termokosit” në këtë sezon është prodhuar 7 për qind më shumë energji termike se në sezonin e kaluar.

    “Gjatë sezonit ngrohës 2023/2024 janë prodhuar rreth 328 mijë MWh energji termike apo 7% më shumë se sezonin e kaluar, nga KEK-u janë ekstraktuar 303.15 GWh energji, që në raport krahasues me sezonin ngrohës paraprak ka një rritje prej 14.6%, ashtu sikur edhe tek liferimi i energjisë termike, që ka qenë 270 GWh. Rrjeti i ngrohjes është zgjeruar edhe për 317 objekte banesore me 13.313 njësi banimi dhe me një sipërfaqe totale prej 1,122,538.00 m²”, thuhet në njoftim.

    Ky sezon ngrohës thuhet se ka qenë fazë testuese para fillimit të aplikimit të metodës së re të faturimit sipas konsumit.

    “Si rrjedhojë e testimeve, analizave e krahasimeve, që janë realizuar, tanimë mbi 1 mijë konsumatorë i kanë marrë faturat e para testuese sipas konsumit, bazuar në të cilat 33% e konsumatorëve si rezultat i kursimit të energjisë ngrohëse kanë pranuar fatura më të ulëta se ato që kanë marrë më parë”, thuhet në njoftim.