ATV

Blog

  • Osmani uron Sierra Leonen në Ditën e Pavarësisë

    Osmani uron Sierra Leonen në Ditën e Pavarësisë

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën e Pavarësisë ka uruar shtetin e Sierra Leones.

    Përmes një postimi në rrjetin social, X, Osmani shprehu urimet për shtetin e Sierra Leones si dhe për presidentin Julius Maada Bio.

    “Në Ditën e Pavarësisë së Sierra Leones, ne i shprehim urimet tona më të mira Presidentit Julius Maada Bio dhe popullit të Sierra Leones. E ardhmja të mbajë prosperitet, paqe dhe sukses të vazhdueshëm për kombin tuaj të gjallë”, ka shkruar Osmani në “X”.

  • Lirimi i Valon Zymberit konsiderohet i padrejtë nga pala e dëmtuar

    Lirimi i Valon Zymberit konsiderohet i padrejtë nga pala e dëmtuar

    PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ   

    Mosmarrëveshjet nuk i kishin lënë në fushën e lojës.

    Pasditen e 24 prillit, disa persona bashkë me drejtorin sportiv të Dritës, Valon Zymberin konfrontuan fizikisht udhëheqësin e tifozëve të këtij klubi, Taulant Byqmetin.

    Grushtet nuk u ndalën as kur dolën nga lokali që është në pronësi të Byqmetit.

    Kështu, policia kishte arrestuar Valon Zymberin e dy tëtjerët që kishin nisur përleshjen.

    Në seancën dëgjimore, Gjykata vendosi që treshes t’ua ndalojë t’i afrohen personave të caktuar, dhe I obligoi të lajmërohen në polici.

    Vendimi si I tillë, nuk po konsiderohet I mjaftueshëm, nga avokati mbrojtës i Taulant Byqmetit.

    “T’i hyhet njerit në vendin e punës, në prezencë tëfamiljes e publikut, është e papranueshme. Kjo shaqë hije të zezë. Të sulmohet njeri me karrige. Besoj fuqishëm se ndaj tyre duhet të caktohet masa e paraburgimit. Sepse është rast skandaloz”, deklaroi avokati Salihu.

    Pas lirimit të Valon Zymberit, Klubi Futbollistik Drita, kishte lëshuar një komunikatë zyrtare lidhur me ngjarjen.

    “Në rastin e sulmit të ndodhur, është e qartë se reagimi i Drejtorit Sportiv është ndikuar nga faktorë emocional dhe tensione të krijuara nga përballja me sharjet dhe presionin psiqik duke i përmendur ngjitjen e fotografive nëpër shtylla dhe vende publike të Valon Zymberit me sharje dhe nënqmime. Drejtori Sportiv z. Valon Zymberi është sharë me grua, motër dhe vajzë në prani të familjarëve”, thuhet në deklaratën e klubit futbollistik ‘Drita’.

    Kështu, Zymberi vazhdon të mbetet drejtor sportiv I klubit, meqë sipas deklaratës zyrtare, nuk ka shkelur statutin e klubit./atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=Bn75Bm8Vqog

  • Këto janë mëditjet e krerëve dhe ministrave, në udhëtimet jashtë vendit

    Këto janë mëditjet e krerëve dhe ministrave, në udhëtimet jashtë vendit

    PËRGATITI: KRENARE MULLIQI   

    Përveç pagesave për udhëtime zyrtare që krerët e institucioneve i bëjnë e që buxhetit të shtetit I kushtojnë mijëra euro, shuma të vogla nuk janë as mëditjet që ata i marrin.

    Mbi 8 mijë euro është shuma që Presidentja Vjosa Osmani mori para të gatshme si mëditje për udhëtimezyrtare jashtë vendit për vitin 2023.

    Në deklarimin e saj vjetor në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit, kjo shumë është me e madhe se e një viti paraprak, kur e para e shtetit mori mbi 7 mijë e 600 euro.

    Më shumë shpenzime gjatë viti 2023 kishte edhe kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i cili si mëditje mori afro 3 mijë e 600 apo gjashtëfishin e shumës tënjë viti më parë.

    Ndërkaq, për kryeministrin Albin Kurti nuk ka asnjë tëdhënë sa i përket mëditjeve. Nga APK, thonë se mungesa e informacionit të Kurtit për mëditje ndodh nëdy raste, kur ai nuk ka pranuar të marr mëditje për udhëtime jashtë vendit, ose i njëjti ka shpenzuar nën 3 mijë euro gjë e cila nuk e penalizon atë, edhe nëse nuk e deklaron.

    Në anën tjetër, Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, mëditje për udhëtime jashtë vendi mori afro 5 mijëeuro shumë kjo pothuajse e njëjtë më një vit paraprak.

    Buxhetit të shtetit mëditjet e Ministrit të Mbrojtjes Ejup Maqedonci i kushtuan mbi 3 mijë euro.

    Shumë gati të njëjtë mori edhe Ministri i BujqësisëFaton Peci mbi 2 mijë e 500 euro.

    Ndërkaq Ministri i Punëve të Brendshëm Xhelal Sveçla, gjatë viti 2023, shpenzoi mbi 2 mijë e 200euro, shumë kjo më e vogël se në vitin 2022 ku i mori afro 3 mijë e 600 euro.

    E shefi i kuletës, Hekuran Murati u tregua mëkursimtar. Ai mori mëditje mbi 1 mijë euro shumë kjo e njëjtë më një vit paraprak.

    Shumë përafërsisht të njëjtë mori edhe Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu si dhe Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli.

    Për më klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=b_FI0BXg5_c

     

     

  • Ueb-faqet e papërditësuara të institucioneve, rrezik nga sulmet

    Ueb-faqet e papërditësuara të institucioneve, rrezik nga sulmet

    PËRGATITI: HARIS ADEMI

    Ueb-faqja e Policisë së Kosovës nuk është përditësuar nga viti 2021. Ajo e qeverisë dhe e Ministrisë së Punëve të jashtme, nga 2022-ta, ndërsa e Presidencës dhe e Prokurorit të Shtetit, nga viti i kaluar.

    Kjo është njëra nga çështjet për të cilën edhe vetë Ministria e Punëve të Brendshme e pranon se ka mangësi. Por thotë se ka plan.

    “Ueb-faqet e institucioneve shtetërore janë zhvilluar nga institucionet përkatëse dhe disa prej tyre kanë pasur mangësi në mirëmbajtjen e tyre, duke mos u përmirësuar në përputhje me trendet e fundit të zhvillimit të teknologjisë informative. ASHI/MPB ka planifikuar një platformë të re të ueb-faqeve për të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës, për t’i adresuar këto probleme. Projekti është në proces të implementimit”, thuhet në përgjigjen e MPB-së.

    Eksperti i sigurisë kibernetike, Kastriot Fetahaj, thotë se mospërditësimi i uebfaqeve i bën ato fragjile ndaj sulmeve.

    “Teknikisht, çdo ueb-faqe që nuk është update për ma pak se tre muaj, ajo ka potencial dhe rrezik të madh që të ketë rrezik të sigurisë”, tha Fetahaj.

    Përmes një analize pasive në dhjetë faqe të institucioneve kryesore, Fetahaj thotë se ka vërejtur edhe defekte të tjera. Sidomos në mbrojtje nga ndalimi i shërbimit dhe përdorimi i identiteteve të rreme.

    “Nuk kanë mekanizma mbrojtës ndaj Denial Service dhe nuk e kanë të siguruar vjedhjen e identitetit, gjithkush mundet me dërgu emaile sikur ata”, shtoi tutje ai.

    Gjithashtu, shton se këto faqe nuk i posedojnë edhe disa certifikata tjera të sigurisë. Megjithatë, vlerëson se më së miri nga to qëndron platforma E-Kosova.

    Në MPB thanë për ATV-në se gjatë vitit të kaluar janë përballur me disa sulme të vogla kibernetike.

    “Ka pasur sulme kibernetike të përmasave të vogla në infrastrukturën shtetërore, duke përfshirë sulmet “phishing” dhe “DDoS”. Parandalimi i këtyre sulmeve kërkon një përgjigje të përhershme dhe të specializuar për të mbrojtur infrastrukturën kibernetike nga këto rreziqe”, u përgjigjën nga MPB-ja për ATV-në.

    Më 2022, Kosova u përball me sulme të vazhdueshme të llojit DDoS, që bllokuan disa herë shërbimet online. Për këtë arsye, qeveria hartoi Projektligjin për Siguri Kibernetike.

    Më keq kishte pësuar Shqipëria. Pas sulmeve kibernetike në këtë shtet, ishte konfirmuar se qëndroi Republika Islamike e Iranit./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    https://www.youtube.com/watch?v=GJMwFUzwefw

  • Fushë-Kosova ende pa shesh, premtimi i kryetarit larg realizimit

    Fushë-Kosova ende pa shesh, premtimi i kryetarit larg realizimit

    PËRGATITI: DRITON SADIKU 

    Kalimin nëpër këtë rrugë iu duhet ta bëjnë me kujdes të shtuar, se mos goditen nga ndonjë veturë.

    Por më lirshëm do të mund të ecnin nëse komuna e Fushë-Kosovës do ta realizonte premtimin, që rrugën Dardania ta shndërronte në shëtitore.

    Megjithatë, kur jemi në vitin e tretë të qeverisjes, realizimi i këtij projekti duket ende larg.
    Komuna arsyetohet se ka arsye për këtë.

    “Arsye pse nuk kemi kontratë ende për realizimin e këtij premtimi ka qenë buxheti, siç e dini ne jemi të penalizuar për shkak të regjistrimit të popullsisë. Ne i humbim 6 milionë euro në vit, për shkak se banorët rezidentë janë të regjistruar vetëm 33 mijë, derisa në të vërtetë janë mbi 60 mijë. Arsyeja e dytë ka qenë sepse intensiteti i lartë i ndërtimeve ka qenë në kulminacion gjatë këtyre viteve”, deklaroi drejtori i shërbimeve publike në këtë komunë, Ardit Sekiraça.

    Me gjithë arsyetimet e komunës, qytetarët e shohin si mjaft të nevojshëm një investim të tillë, ndonëse kanë fare pak shpresa.

    Shesh jo, por disa investime tjera në këtë rrugë thonë se do t’i bëjnë së shpejti.

    “Ne tash e kemi një kontratë e cila ka të bëjë me rregullimin e mjedisit. Kjo nënkupton mbjelljen e drunjve dekorativë, kanë me u mbjellë diku 1500 trupa të cilët kanë me ndiku në rregullimin e mjedisit për banorët e lagjes Dardania dhe atyre përreth”, tha tute drejtori Sekiraça.

    Për mbjelljen e këtyre drunjve komuna do të shpenzojë afro 700 mijë euro, derisa projekti për rregullimin e sheshit sipas komunës do të kushtonte rreth 2 milionë euro./atvlive.tv/

    Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

    https://www.youtube.com/watch?v=dtegGd5tlTE

  • 25 vjet nga masakra e Mejës, kujtohen 376 civlët e vrarë

    25 vjet nga masakra e Mejës, kujtohen 376 civlët e vrarë

    PËRGATITI: BENITA ZENELI

    Kujtesa për 27 prillin e 25 viteve më parë është ende efreskët për Kacoli Igrisha.

    Dhimbja vazhdon edhe pas këtyre viteve, derisa kujton dy djemtë e saj të vrarë.

    Malli për djalin nuk shuhet as për Xhafer Ramën e bashkëshorten e tij.

    Për të përkujtuar masakrën e Mejës në “Lëndinën e Pikëllimit” u mblodhën edhe krerët institucional.

    Masakrën e Mejës, e kanë përkujtuar edhe liderët e partive opozitare. Edhe ata kërkojnë drejtësi, duke thënë se Meja flet për viktimën dhe agresorin më fuqishëm dhe më drejtë se cilado gjykatë.

    Atë ditë u vranë 376 civilë, në mesin e tyre nxënës e arsimtarë.

    Ndërkaq, trupat e 13 viktimave të kësaj masakre ende nuk janë gjetur.

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=ntIvLsCprUI

  • I dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile që u arrestua sot është nga komuniteti boshnjak

    I dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile që u arrestua sot është nga komuniteti boshnjak

    Prokuroria Speciale, dhe Policia e Kosovës, njoftojnë opinionin publik se, sot, në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.Š., i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

    Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

    ATV mëson se i arrestuari është Jusuf Šujak, i nacionalitetit boshnjak.

  • 13 komuna aplikojnë për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm

    13 komuna aplikojnë për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm

    PËRGATITI: ARTON HAMITI  

    Vetëm 13 komuna kanë aplikuar në thirrjen e Qeverisë për përcaktimin e lokacionit për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm.

    Thirrjes publike që qëndroi hapur një muaj i janë përgjigjur komunat: Podujeva, Kamenica, Peja, Malisheva, Rahoveci, Lipjani, Drenasi, Ferizaj, Gjilani, Obiliqi, Vushtrria, Istogu dhe Komuna e Shtimes.

    Megjithatë, jo në të gjitha mund të fillojë implementimi i projektit.

    “Komunat që i plotësojnë kriteret dhe janë të gatshme do të jenë përfituese të programit, ndërkaq zhvillimi dhe implementimi i programit do të bëhet me faza. Fillimisht startohet me tri komuna dhe më pas vazhdohet me komunat tjera të cilat janë të gatshme dhe gjatë kësaj kohe i kanë plotësuar kushtet e parapara. Duhet pasur parasysh se ka Komuna të cilat janë në procese të hartimit dhe aprovimit të dokumenteve te planifikimit dhe në momentin që ato janë të gatshëm, vazhdohet edhe me ato komuna me Programin e Banimit të Përballueshëm dhe Social”

    Njëra nga komunat që shpreson të jetë fituese e programit qeveritar për banim të përballueshëm është edhe komuna e Lipjanit.

    Fshati Magure është paraparë si vend adekuat për ndërtimin e objektit.

    Derisa Qeveria iu bëri thirrje komunave të aplikojnë për përcaktimin e lokacionit, projektligji për banimin social dhe të përballueshëm nuk është votuar akoma nga ekzekutivi. Madje, ky projektligj ishte në konsultim publik deri para një jave. /atvlive.tv/

    Për më shumë klikoni në linkun e mëposhtëm:

    https://www.youtube.com/watch?v=7IFsKgmK_To

  • Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile

    Arrestohet një person i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile

    Prokuroria Speciale njoftoi se në pikën kufitare të Republikës së Kosovës me Serbinë, konkretisht në Bërnjak, është ndaluar një person me inicialet J.Š., i dyshuar se gjatë viteve 1998 – 1999, në Komunën e Gjakovës, ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

    Me aktvendim të Prokurorisë Speciale, i njëjti është ndaluar për 48 orë, dhe brenda afateve kohore ligjore ndaj të njëjtit kjo prokurori do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile”.

  • Policia identifikon 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria

    Policia identifikon 76 lëmoshë kërkues nga Kosova dhe Shqipëria

    Policia e Kosovës ka identifikuar gjithsej 54 lëmoshëkërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 të moshës madhore, dhe 32 fëmijë. Janë identifikuar gjithsej 22 lëmoshë kërkues nga Republika e Shqipërisë, prej te cilëve 15 persona te moshës madhe dhe 07 fëmijë”.

    Policia e Kosovës, në vazhdën e aktiviteteve për parandalimin e trafikimit të qenieve njerëzore e në veçanti fëmijëve, ka hartuar Planin Operativ “Identifikimi i fëmijëve në situatë rruge si viktima të mundshme të trafikimit Prill 2024”.

    Ky plan operativ është zbatuar në të gjithë territorin e RKS-së, në periudhën kohore 15.04.2024 deri me datë 27.04.2024 nga të gjitha Njësitet Rajonale të DHTQNJ-së dhe akterët tjerë relevant si: Prokuroritë ne rajonet përkatëse, Qendrën për punë sociale, Drejtorinë për Migrim dhe të Huaj etj.

    “Aktiviteti përmbyllës është zhvilluar më datë 27.04.2021 ku edhe janë realizuar aktivitetet si në vijim: Janë identifikuar gjithsejtë 54 lëmoshë kërkues nga Republika e Kosovës, prej të cilëve 22 të moshës madhore, dhe 32 fëmijë. Janë identifikuar gjithsejtë 22 lëmoshë kërkues nga Republika e Shqipërisë, prej te cilëve 15 persona te moshës madhe dhe 07 fëmijë”.

    Gjatë implementimit të këtij plani janë iniciuar gjithsejtë 18 raste penale, me 16 persona të dyshuar, si dhe një person te dëbuar.