ATV

Blog

  • Zhvillime në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, lirohet nga paraburgimi njëri nga të dyshuarit

    Zhvillime në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt, lirohet nga paraburgimi njëri nga të dyshuarit

    Gjykata Themelore e Prishtinës, ua ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin, Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt. Ndërkaq, personi që ia shiti armën Naim Murselit, Tom Dodaj është liruar nga paraburgimi.

    Vendimi për lirimin e Dodajt është marrë më datë 17 prill 2024, raporton Paparaci.

    Zëdhënësja e kësaj gjykate, Mirlinda Gashi ka konfirmuar zhvillimet për Paparacin.

    ”Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 23.04.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj. e cila masë iu është llogaritur nga data 28.04.2024 deri me 27.06.2024″, tha Gashi.

    Tom Dedaj, tash do të mbrohet në liri, sipas një vendimi të Gjykatës Supreme të Kosovës, me të cilin është ndryshuar vendimi i Gjykatës Themelore të Prishtinës dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës.

    Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 nëntor 2023, ku Naim Murseli, dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gruas së tij Liridona Ademaj.

    Sipas prokurorisë, derisa Naim Murseli me bashkëshorten dhe dy fëmijët ishin në makinën e tyre, papritmas del para veturës i dyshuari Granit Plava me masë në kokë dhe revole në dorë ku sipas marrëveshjes paraprake i pandehuri Naim Murseli me fëmijë ka dalë nga vetura dhe është larguar nga vendi i ngjarjes kinse për të ikur ndërsa në veturë ka mbetur tani e ndjera Liridona Murseli.

    Paparaci mëherët në dëshmitë e siguruara kishte raportuar se Tom Dodaj, ka pranuar se ia ka shitur armën e krimit Naim Murselit e Granit Plavës.

    Ai kishte mohuar të jetë i përfshirë në vrasjen e Liridona Ademajt, teksa thekson se armën ia ka shitur për 280 euro.

    “Vlera e armës ka qenë 250 Euro, ndërsa fishkët ia kam shitur për 30 Euro“, thuhet në dëshminë e Dodajt të siguruar nga Paparaci.

    Dodaj tregon mënyrën se si është bërë shit-blerja, ndërsa deklaron se Murseli e Plava e kanë provuar armën në oborrin e tij.

  • Kurti: Oda e familjes Kodra u bë bazë e rritjes së UÇK-së

    Kurti: Oda e familjes Kodra u bë bazë e rritjes së UÇK-së

    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka deklaruar se oda e familjes Kodra ishte shndërruar në bazë për rritjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton EO.

    Në seancën solemne në nderim të komandantin të UÇK-së Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorë e martirë që ranë në Drenicë për lirinë e Kosovës, Kurti theksoi se gjatë sulmit të parë në Prekaz mbi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari më 30 dhjetor 1991, Ilaz Kodra me shokë kishin rezistuar me armë ndaj forcave serbe.

    “Seancat e veçanta sikur kjo jashtë punës dhe ecurisë së rregullt të Kuvendit, e freskojnë frymën që e ka krijuar republikën tonë e që janë dëshmorët e kombit. Sot me 2 maj 2024 jemi mbledhur në Kuvendin  e Kosovës që t’i përkujtojmë 315 dëshmorëve e martirëve të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë. Po e kujtojmë sot një ditë para ditëlindjes së tij kur ai do të behej 58 vjeç. Ilaz Kodra u aktivizua politikisht qysh gjatë rinisë së tij të hershme. Në nëntor të viti 1996, Ilaz Kodra së bashku me Fadil Kodren, Adem Jasharin, Murat Jasharin, Sami Lushtakun dhe Sahit Jasharin ju bashkuan grupit të dytë të vullnetarëve që u stërviten ushtarakisht në Shqipëri nga oficerët e armatës shqiptare. Pas kthimit të tyre në Prekaz kur polica e Serbisë kreu sulmin e parë ndaj familjes Jashari në Prekaz, Ilazi ishte ndër ata që bashke më shok rezistuan atë ditë”.

    “Veçanërisht pas asaj kohë oda e familjes Kodra u bë një nga bazat e hershme të grupeve të armatosura që e rriten dhe ngritën UÇK-në. Aty u diskutuan dhe u organizuan aksione dhe aktivitete nga Ilaz Kodra, Fadil Kodra, Adem Jashari, Hamzë Jashari, Sahit Jashari, Musa Jashari, Rexhep Selimi, Sylejman Selimi, Nuredin Lushtaku, Sami Lushtaku, Fehmi Lladrovci, Ramzi Lladrovci, Shaban Shala, Gani Koci, dhe të tjera luftëtarë të grupeve të armatosura çlirimtare të Drenicës”, tha Kurti.

  • (VIDEO) Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, automjeti del në kahjen e kundërt të rrugës

    (VIDEO) Aksident në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, automjeti del në kahjen e kundërt të rrugës

    Para pak minutash ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, ku janë përfshirë dy vetura.

    Nga pamjet që ka siguruar ATV-ja shihet se dy vetura kanë pësuar dëmtimet të konsiderueshme, derisa në vendin e ngjarjes ndodhet edhe policia që po merret me rastin.

  • Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK-së

    Konjufca: Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK-së

    Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, ka thënë se heroi Kodra është ndër figurat më embelmatike të UÇK, raporton EO.

    “Jemi mbledhur në këtë senacë për të nderuar e vlerësuar figurën kombëtare të heroit të Kosovës Ilaz Kodra. Heroi Ilaz Kodra është ndër figurat më emblematike të UÇK, e cila i përket bërthamës themeluese të kësaj ushtri të lavdishme në krye me komandantin legjendar, Adem Jashari. I rritur e frymëzuar në frymë patriotike, Ilaz Kodra nuk kishte asnjë iluzion që Kosova mund të çlirohet pa luftë, për këtë arsye u bashku me Adem Jasharin, Hamëz Jashani, Zahri Pajazitin e të tjerë në njësitin e parë ushtarak që ishte bërthama e UÇK. Ky grup patriotësh e panë të parët lirinë e Kosovës prandaj sakrifikuan ëdo gjë që këtë liri ta shohë e ta gëzojë i gjithë populli ynë”, ka thënë ai.

  • Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari

    Osmani: Ilaz Kodra ishte dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne në nderim të rënies së komandantit të UÇK-së, Ilaz Kodra, dhe 315 dëshmorëve e martirëve, të rënë më 30 prill 1999 në Drenicë, ka thënë se komandanti Kodra ishte “dora e djathtë e komandantit legjendar Adem Jashari”, raporton EO.

    Ajo theksoi se sulmet e regjimit gjenocidal të Serbisë mbi fshatrat e Drenicës, kishin për qëllim shfarosjen e popullit shqiptar.

    “Përballë regjimit kriminal të Serbisë Ilaz Kodra me bashkëluftëtarët qëndruan të vendosur për të luftuar për idealet e lirisë, drejtësi dhe dinjitet shtetëror”, tha ajo.

    “Heroi Ilaz Kodra, ndoqi idealin e komandantit Adem Jashari, duke e konsideruar lirinë si të pa negociueshme dhe sublime të popullit të tij ndaj edhe u përjetësuar. Ilaz kodra ashtu siç e nisi aktivitetin e tij patriotik edhe e përfundoji duke mbrojtur dinjitetin dhe identitetin tonë kombëtar. Kauza e tij ishte liria, andaj ai ra për liri dhe shtet. Ilazi nuk u kthye ne shtëpinë e tij por Kosova e lirë dhe e pavarur mbeti shtëpia e tij e përjetshme. Heronjtë janë më shumë se sa shtatore në bronze, ata janë kujtesa jone e përhershme, janë themeli mbi të cilin është krijuar shteti jonë”, ka thënë ajo.

  • Rrahje në Fushë-Kosovë, arrestohen tre persona

    Rrahje në Fushë-Kosovë, arrestohen tre persona

    Janë arrestuar tre persona pasi që janë përleshur fizikisht mes vete. Pasditen e një majit, në Fushë Kosovë janë arrestuar tre meshkuj pas një përleshjeje fizike mes vete.

    Sipas raportit të Policisë, të dyshuarit kanë përdorur mjete të rrezikshme, thikë dhe shufër metalike.

    Si pasojë, të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor.

    “Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njeri prej të dyshuarve dërgohet në mbajtje, ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt,” thuhet në raportin e Policisë.

  • Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

    Policia shqipton mbi 1 mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

    Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1530 gjoba në trafik.

    Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 20 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 19 me dëme materiale.

    Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 32 persona, ndërkaq 24 të tjerë janë dërguar në mbajtje.

  • Dua Lipa publikon nesër albumin e ri

    Dua Lipa publikon nesër albumin e ri

    Këngëtarja me origjinë nga Kosova, Dua Lipa nesër do ta publikojë albumin e ri “Radical Optimism”.

    Albumi i ri i Lipës përbëhet nga 11 këngë, duke përfshirë dy këngët paraprake, “Houdini” dhe “Training Season”.

    “Disa vite më parë, një mik më prezantoi me termin ‘Optimizëm Radikal’. Është një koncept që më bëri jehonë dhe u bëra më kurioze pasi fillova të luaja me të dhe ta fusja në jetën time”, tha Lipa duke folur mbi albumin e ri.

  • Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

    Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

    Mentor Latifi është emëruar ambasador i ri i Kosovës në Zvicër.

    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i ka uruar suksese në detyrën e tij, gjersa është shprehur e bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës.

    “Ambasadorit të emëruar Mentor Latifi i urova suksese në detyrën e tij si ambasador i ri i Republikës së Kosovës në Konfederatën Zvicerane. Jam e bindur se ai do të vazhdojë të punojë drejt forcimit të lidhjeve ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, një aleat i vjetër dhe shtëpia e shumë qytetarëve në diasporë…”, tha Osmani.

  • Princi William tregon se si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

    Princi William tregon se si është gjendja shëndetësore e Kate Middleton

    Princi William ka dhënë detaje për shëndetin e bashkëshortes së tij Kate Middleton pas paraqitjes së tij të fundit të detyrave të tij zyrtare.

    Ai kishte bërë një ndalesë në James Place Newcastle në Anglinë verilindore kur u pyet për shëndetin e gruas së Uellsit dhe të fëmijëve të tyre.

    Princi William tha se të gjithë janë mirë me shëndet e po ashtu edhe Kate.

    “A e ke problem nëse të pyes se si janë me shëndet gruaja dhe fëmijët e tua”, e pyeti një grua. Më pas, Princi i Uellsit nuk hezitoi të përgjigjej.

    “Të gjithë jemi mirë, faleminderit”, deklaroi ai, derisa të njëjtën përgjigje e dha kur u pyet specifikisht për shëndetin e Kate.

    Kate Middleton kishte tronditur botën muaj më parë kur njoftoi se ishte diagnostikuar me kancer derisa ka filluar trajtimin me kimioterapinë parandaluese. /Telegrafi/