ATV

Blog

  • ​Ngritet aktakuzë për rastin me fatalitet të trefishtë në Autostradë

    ​Ngritet aktakuzë për rastin me fatalitet të trefishtë në Autostradë

    Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve A.S., dhe I.H., të cilët gjenden në paraburgim për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”.

    Sipas aktakuzës, të pandehurit A.S., dhe I.H., me datë 16. dhjetor 2023 rreth orës 22:30, në autostradën “Ibrahim Rugova” në Prizren, nga aksi rrugor “Prizren-Veri” në drejtim të aksit rrugor “Prizren Jug” ku shpejtësia e lejuar e lëvizjes është 120 km/h, në bashkëkryerje kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Rregullat e Trafikut Rrugor duke organizuar gara të kundërligjshme automobilistike.

    “I pandehuri i parë, A.S me automjetin A rreshtohet në shiritin e majtë të rrugës, derisa i pandehuri i dytë, I.H me automjetin B rreshtohet në shiritin e djathtë të rrugës dhe fillojnë zhvillimin e garës, me ç’rast duke lëvizur paralelisht me automjetet e tyre, me një shpejtësi dukshëm më të madhe në raport me shpejtësinë e lejuar, i akuzuari i parë humb kontrollin mbi drejtimin e automjetit duke devijuar në mënyrë diagonale nga shiriti i majtë i rrugës, me ç’rast e godet automjetin C, i cili ishte i ndalur në shiritin emergjent të autostradës dhe për pasojë godet për vdekje këmbësorët, të cilët ishin duke e ndjekur zhvillimin e garës, gjegjësisht viktimat: N.B., M.D., dhe L.S., dhe në të njëjtën kohë u shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarve: M.Z., dhe B.P., si dhe lëndime të lehta trupore të dëmtuarit S.Z., të cilët gjithashtu ishin në vendin kritik duke ndjekur zhvillimin e garës së kundërligjshme”, thuhet në aktakuzë.

    Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprën penale për të cilën akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

  • Tahiri pas raportit të DASh-it: Qeveria e Kurtit ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit

    Tahiri pas raportit të DASh-it: Qeveria e Kurtit ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit

    Shefi i GP të AAK-së Besnik Tahiri, gjatë seancës së Kuvendit ku u fol për shqyrtimin e Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, ka thënë se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit, raporton EO.

    “Sot në trajtim të kësaj seance po e trajtojmë një raport i cili vjen nga një vend mik, që vjen nga DASH-i një institucion që përgjatë viteve prodhon raporte të ngjashme. Tani çka duhet ti themi sot qytetarëve të Kosovës e çka duhet ti themi anëtarëve të kësaj Qeverie. Jemi në muajt e fundit të një mandati 4 vjeçar dhe ajo çka mund të them është se Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka marrë goditjen më të madhe në vitin e fundit. Mendësia e një degradimi kurrë nuk mundet me u pa nga ata që janë pjesë e saj. Madhësia e dështimit e ka emrin autoritarizëm, pra në vend të dritës i tërë kabineti qeveritar është e rrethuar me terrin e arbitraritetin dhe arrogancën për këto tri vite”, ka thënë Tahiri.

  • Murati rreth raportit të DASh-it: Ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

    Murati rreth raportit të DASh-it: Ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri

    Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se fjala korrupsion në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023 është përmendur 12 herë, ndërsa në vitin 2019 fjala korrupsion është përmendur 24 herë. Sipas tij, ka përgjysmim të korrupsionit me këtë Qeveri, raporton Eo.

    Ai tha se ky raport është ndikuar dhe ka rënë pre e dezinformatave të mediave dhe organizatave të shoqërisë civile që sipas tij, janë pjesë e gardës së vjetër.

    “Në vitin 2023 fjala korrupsion në raportin e DASH-it përmendet 12 herë. Në vitin 2019 ka qenë 24 herë e përmendur, sipas raportit të DASH-it në suaza kuantitative ka përgjysmim së paku. Dhe ne e mirëpresim këtë vlerësim që së paku ka përgjysmim të korrupsionit. Nëse hymë në cilësi dhe shohim se çka shkruan aty, e shohim se edhe vet raportuesi apo kushdo që e ka hartuar raportin, ka ra pre edhe e dezinformatave të mediave të cilat pra edhe janë pjesë e gardës së vjetër dhe disa organizatave të shoqërisë civile të cilat thirren të tilla por në fakt janë zgjatime të gardës së vjetër”, ka thënë ai.

  • Kusari-Lila: Dramatike gjetjet e opozitës për raportin e DASh-it, ka lëshime dhe pasaktësi

    Kusari-Lila: Dramatike gjetjet e opozitës për raportin e DASh-it, ka lëshime dhe pasaktësi

    Shefja e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se për herë të parë po kërkohet të diskutohet për raportin e Departamanetit të Shtetit Amerikan (DAsH), në Kuvendin e Kosovës. Ndërsa gjetjet e opozitës, ajo i ka quajtur “dramatike”, raporton EO.

    Në seancën ku po diskutohet raporti i DASh-it, Kusari-Lila tha se po flitet për numër të madh për kallëzime penale në Qeveri, por jo për aktakuza, pasi që nuk ka të tilla.

    “Sot po debatojmë për një raport të rregullt që u publikua javën që lamë pas. I njëjti raport, është publikuar rregullisht edhe në vitet parprake, por është hera e parë që po kërkohet të diskutohet me arsyetimin se gjetjet janë dramatike. Tek korrupsioni, në raportin e vitit 2023 përfshihet korrupsioni në Qeveri për numrin e madh të kallëzimeve penal, nuk flitet për aktakuza, sepse nuk ka të tilla. Këto kallëzime mund të bëhen nga individë jashtë sistemit, opozita, apo trupa të kontrolluar prej tyre” tha Kusari-Lila.

    “Ndërsa për ministren Hajdari dhe Liza Gashin, kemi të bëjmë me vonim të deklarimit të pasurisë, bëhet fjalë për vonesë dy tre ditë, përderisa gjoba që është shqiptuar, aktualisht është gjobë e cila shqiptohet nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit”, tha Kusari-Lila, teksa arsyetoi edhe Rozeta Hajdarin e Liza Gashin.

    “Ndërsa për ministren Hajdari dhe Liza Gashin, kemi të bëjmë me vonim të deklarimit të pasurisë, bëhet fjalë për vonesë dy tre ditë, përderisa gjoba që është shqiptuar, aktualisht është gjobë e cila shqiptohet nga Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit”.

    Sipas shefes së deputetëve të VV-së, DASh-i në raport nuk e ka bërë ndarjen cilësore për të cilët, sipas saj “pretendohet” se kanë sulmuar gazetarët.

    “Fatkeqësisht, tek liria e mediave, DASh nuk e bën ndarjen cilësore të akterëve për të cilët AGK-ja pretendon se janë sulmuar gazetarët. Akterët janë grupe të komunuteteve, grupe fetare, stafi gjyqësor e qeveritar etj. Kjo lidhet në masë të madhe me ngjarjet në vei të vendit, AGK-ja regjistroi një numër të madh të gazetarëve që po bënin punën në veri. Më 16 qërshor persona të maskuar ndoqën 9 gazetarë, gazetarët pretenduan se disa prej sulmeve ishin të drejtuara nga udhëheqja politike e asaj kohe në veri” u shpreh Kusari-Lila.

  • Hapet thirrja për praktikë me pagesë në Agjencinë e Punësimit, Ministria tregon kriteret

    Hapet thirrja për praktikë me pagesë në Agjencinë e Punësimit, Ministria tregon kriteret

    Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, ka njoftuar se është hapur thirrja për praktike në punë praktike me kompensim për gjashtë muaj në Agjencinë e Punësimit.

    Të drejtë aplikimi kanë të rinjtë deri në moshën 29-vjeçare, të jenë në vitin e vitin e fundit të studimeve apo të diplomuar në Bachelor apo Master në fusha sociale dhe të kenë notë mesatare në studime mbi 8.0.

    “Aplikacionet dërgohen në email 📧: [email protected] .⏳ Afati i fundit për aplikim: 12 maj 2024”, thuhet në njoftim.

  • Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Turqi gjatë kësaj vere

    Vedat Muriqi pritet të rikthehet në Turqi gjatë kësaj vere

    Vedat Muriqi pritet të rikthehet në futbollin turk gjatë kësaj vere.

    Kështu po raporton gazeta turke Aksam, e cila thotë se Muriqi është shumë afër që ta veshë sërish fanellën e Fenerbahces.

    Thuhet nga ky medium se edhe ylli i Kosovës e ka dëshirën për t’u rikthyer në Turqi tek Fenerbahce nëse palët bien dakord.

    Tek skuadra turke, Muriqin e shohin si zëvendësues ideal të sulmuesit Edin Dzeko, i cili mund të largohet në fund të sezonit drejt Arabisë Saudite.

    Aktualisht, vlera e Vedat Muriqit në treg është 15 milionë euro.

    Ai u largua nga Fenerbahce në verën e vitit 2020, me Lazion që pagoi plotë 21 milionë euro për yllin prizrenas.

    Sulmuesi 30-vjeçar, i cili ka luajtur në 83 ndeshje me fanellën e Mallorcas për dy sezone, ka kontribuar deri tani me 27 gola dhe 9 asistime.

  • Edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë

    Edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë

    Gjykata Themelore e Prishtinës ua ka vazhduar edhe për dy muaj të tjerë masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilët dyshohen për vrasjen e Liridona Ademajt.

    Kjo është bërë e ditur për “Betimi për Drejtësi” nga Zyra për Informim e Gjykatës Themelore të Prishtinës.

    “Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve N.M, G.P dhe K.K, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda me datë 23.04.2024 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit tre të pandehurve iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj. e cila masë iu është llogaritur nga data 28.04.2024 deri me 27.06.2024”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

    Ndërsa, për të dyshuarin e katër, T.D, Gjykata Supreme ka marrë vendim që t’i ndërpritet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri pasi ai kishte paraqitur ankesë kundër vendimeve të dy gjykatave më të ulëta të cilat e lenin në paraburgim.

    “Pas kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë të mbrojtësit të të pandehurit T.D, të paraqitur kundër vendimit të Gjykatës Themelore Prishtinë dhe kundër vendimit të Gjykatës së Apelit të Kosovës, Gjykata Supreme e Kosovës me datë 17.04.2024 ka marr vendim dhe ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit të Kosovës, ashtu që të pandehurit T.D i është ndërprerë masa e paraburgimit dhe i njëjti është lëshuar të mbrohet në liri”, thuhet në përgjigje.

    Tre të dyshuarve, Gjykata Themelore në Prishtinë më 3 dhjetor 2023, ua kishte caktuar masën e paraburgimit në kohë zgjatje prej 30 ditësh, të cilin vendim e kishte lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit.

    Themelorja, në fund të dhjetorit të vitit 2023, ua kishte vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës, të cilët dyshohen për vrasjen e 30-vjeçares.

    Të dyshuarit të katërt në këtë rast, T.D., më 11 dhjetor 2023 i është caktuar masa e paraburgimit. Ai u arrestua më 9 dhjetor, nën dyshimin se ia shiti armën dorasit.

    Liridona Demaj u vra më 29 nëntor të vitit të kaluar në periferi të Prishtinës. Edhe nuk dihen motivet. Ajo kishte nënshtetësi suedeze bashkë me burrin dhe dy djemtë.

    Në këtë rast të dyshuar për vrasjen e Ademajt, janë bashkëshorti i saj Naim Murseli si i dyshuar se organizoi vrasjen, Granit Plava, Kushtrim Kokalla, si dhe T.D.

  • Tahiri: Kuvendi duhet të mblidhet dhe të diskutojë datën e zgjedhjeve

    Tahiri: Kuvendi duhet të mblidhet dhe të diskutojë datën e zgjedhjeve

    Shefi i GP të PDK-së Abelard Tahiri, në seancën plenare ku është duke u shqyrtuar Projekt-rezoluta për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH, ka thënë se një e treta e kësaj Qeverie janë nën hetime për afera korruptive, raporton Ekonomia Online.

    Tahiri ka theksuar ky Kuvend duhet që të mblidhet dhe të diskutojë datën e zgjedhjeve.

    “ Një e treta e kësaj Qeverie janë nën hetime për afera korruptive. 5 ministra të kësaj Qeverie  dhe një zëvendëskryeministre dhe zëvendësministre të dënuar nga kapitulli i veprave për korrupsion. Pra e gjithë kjo situatë në vendin tonë që është krijuar si rezultat i kësaj Qeverisje me nivel të lartë të korrupsionit e dëshmon edhe një herë atë që kemi kërkuar në vazhdimësi si PDK. Ky Kuvend duhet që të mblidhet dhe të diskutojë datën e zgjedhjeve. Ku Kuvend është shndërruar edhe në një barrierë për të mbrojtur të korruptuarit në vendin tonë. Asnjëherë nuk ka pasur një Qeveri që bën rezistencë më të madhe për të themeluar Komisionet Hetimore për aferat korruptive. Këto dy raporte i kanë dhënë një goditje të madhe imazhit tonë ndërkombëtar. Pra ju bëj thirrje që sa më parë ta kemi konsensusin ta shpërndajmë këtë Kuvend dhe ta dërgojmë në zgjedhje. Ti japim vendit një Qeveri që e nxjerr vendin nga sanksionet”, ka thënë ai.

  • Deliu-Kodra: Ilaz Kodra ishte sinonim i shpirtit liridashës

    Deliu-Kodra: Ilaz Kodra ishte sinonim i shpirtit liridashës

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, e ka quajtur sinonim i shpirtit liridashës, komandantin e UÇK-së, Ilaz Kodra, raporton EO.

    Në seancën solemne për nderë të rënies së komandantit Kodra, ajo tha se është obligim i tyre që ta ndërtojnë Kosovën siç e deshën çlirimtarët.

    “Sot, më shumë se një emër, ne po kujtojmë dhe nderojmë një epokë, e cila edhe falë Heroit Ilaz Kodra dhe bashkëluftëtarëve të tij, është periudha që më shumë sesa dhembjen formëson dhe lartëson krenarinë tonë kombëtare. Ilaz Kodra është sinonim i guximit dhe shpirtit liridashës të popullit tonë. Kjo letër. Ky mesazh. Ky fat. Kjo e vërtetë – është e vërteta e Kosovës. Është e vërteta e luftës tonë çlirimtare. Është e vërteta e heronjve tanë të luftës. Kjo është e vërteta edhe Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tyre që padrejtësisht po mbahen në Hagë. Prandaj, para se gjithash, nëse është një reflektim të cilin duhet ta bëjmë sot – ai është vetëm ky: Çfarë do të thonë Liria dhe Shteti? Si t’i respektojmë njërën dhe tjetrën? Liria, ashtu sikur shteti, nuk janë statike: Të dyja, janë testamente të përjetshme që duhet kultivuar, ruajtur dhe mbrojtur vazhdimisht. Si shoqëri, si institucione, si politikanë – është përgjegjësia jonë e thellë të ndërtojmë shtetin për të cilin u derdh kaq shumë gjak”.

    “Detyrimi ynë shtrihet përtej këtyre përkujtimeve dhe homazheve. Ilaz Kodrës, të gjithë dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të Kosovës, u detyrohemi që të krijojmë një shtet që mishëron idealet e tyre. Një shtet të drejtë, të zhvilluar, të sigurt dhe që respekton dinjitetin e të gjithë qytetarëve të saj. Është obligimi ynë t’u lëmë fëmijëve tanë një Kosovë me ekonomi më të fuqishme, arsim më të avancuar, shëndetësi më efikase, institucione më të fuqishme e kredibile, më tepër miq e aleatë – si parakushte për një të ardhme më të mirë për ta. Gjithmonë, ama gjithmonë, të vendosim shteti para pushtetit”, ka thënë ajo.

    “Nuk ka më të vlefshme sesa jeta, e nuk ka më të çmueshme se liria. Prandaj për liri do ta jap edhe jetën”, citoi ajo heroin Ilaz Kodra.

  • ​Gërvalla takon homologun nga Estonia, në fokus fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale

    ​Gërvalla takon homologun nga Estonia, në fokus fuqizimi i marrëdhënieve bilaterale

    Bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Estonisë në fushën e digjitalizimit, e-qeverisjes, shërbimeve online, shkëmbimin e eksperiencave dhe fuqizimin e marrëdhënieve në fushat me interes të përbashkët ishin temat kryesore të takimit që Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, pati me Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna, në margjina të takimit të ministrave të BE-së me ministrat e shteteve që kanë një perspektivë të anëtarësimit në BE, pra të Ballkanit Perëndimor, Turqisë, Ukrainës, Gjeorgjisë dhe Moldavisë.

    Në njoftim thuhet se dy ministrat biseduan rreth situatës së sigurisë në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor, rreziqeve që kërcënohen nga Rusia dhe satelitët e saj si Serbia si dhe nevojën e ndërmarrjes së veprimeve të përbashkëta në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe me gjerë.

    “Gjatë këtij takimi Ministrja Gërvalla e njoftoi Ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Margus Tsahkna rreth progresit që Republika e Kosovës ka shënuar në shumë fusha duke përfshirë sundimin e ligjit, demokratizimin e vendit dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve, fusha këto të cilat janë konfirmuar nga raporte të ndryshme ndërkombëtare por edhe nga raporti i Raportueses për Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis”, thuhet në komunikatë.

    Më tej ministrja Gërvalla e falënderoi homologun e saj estonez për mbështetjen e madhe që Estonia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe tani në hapin e fundit për anëtarësim në Këshillin e Ministrave.