ATV

Blog

  • SHBA e nis me spektakël Botërorin 2026-Thyen Paraguain dhe vendos rekord historik

    SHBA e nis me spektakël Botërorin 2026-Thyen Paraguain dhe vendos rekord historik

    Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë nisur në mënyrën më të mirë të mundshme Kupën e Botës 2026, duke mposhtur Paraguain me rezultatin bindës 4-1 në ndeshjen hapëse të turneut.

    Amerikanët e nisën furishëm sfidën dhe gjetën golin që në minutat e para të takimit. Skuadra e drejtuar nga Mauricio Pochettino dominoi plotësisht pjesën e parë, duke shkuar në pushim me avantazhin e qartë 3-0.

    Në pjesën e dytë, Paraguai reagoi dhe arriti të ngushtojë diferencën falë golit të Mauricios, duke rikthyer përkohësisht shpresat për një përmbysje.

    Megjithatë, çdo dyshim u shua në minutat shtesë të ndeshjes, kur Gio Reyna realizoi një supergol me goditje spektakolare “trivela”, duke vulosur fitoren 4-1 të vendasve.

    Përveç triumfit bindës, kombëtarja amerikane vendosi edhe një rekord historik. Për herë të parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në Kupën e Botës, SHBA-ja arriti të shënojë katër gola në një ndeshje të vetme të turneut.

    Ky sukses i jep skuadrës së Pochettinos një nisje ideale në Grupin A dhe rrit ndjeshëm optimizmin e tifozëve amerikanë për një ecuri të suksesshme në Botërorin që po zhvillohet në vendin e tyre.

  • Anglia tronditet para debutimit në Botëror-Vidhen pajisjet sportive të kombëtares

    Anglia tronditet para debutimit në Botëror-Vidhen pajisjet sportive të kombëtares

    Kombëtarja e Anglisë është përballur me një incident të pazakontë vetëm pak ditë para debutimit të saj në Kampionatin Botëror, ku do të përballet me Kroacinë. Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel ka rënë pre e një grabitjeje, gjatë së cilës janë vjedhur materiale të rëndësishme sportive dhe teknike.

    Ngjarja ndodhi gjatë transferimit të ekipit nga Palm Beach, në Florida, drejt Kansas City, ku Anglia ka vendosur bazën e saj për zhvillimin e turneut. Lajmi u raportua fillimisht nga mediat britanike BBC dhe Sky News, ndërsa më pas u konfirmua edhe nga Federata Angleze e Futbollit, e cila nuk dha shumë detaje për të mos penguar hetimet.

    Sipas informacioneve të para, furgonët që transportonin pajisjet e skuadrës drejt kompleksit sportiv Swope Soccer Village në Kansas City janë hapur me forcë në mbrëmjen e së premtes, menjëherë pas mbërritjes në qytet. Nga grabitja rezultojnë të mungojnë qindra topa stërvitorë, uniforma të stërvitjes, pajisje mjekësore dhe disa mjete teknologjike të përdorura nga trajneri Thomas Tuchel dhe stafi i tij.

    Mes sendeve të vjedhura raportohet se ndodhen edhe këpucë futbolli të personalizuara të lojtarëve, përfshirë ato të Harry Kane dhe Jude Bellingham. Gjithashtu, ka dyshime se mund të jenë zhdukur edhe disa uniforma zyrtare të ndeshjes, megjithëse ky detaj ende nuk është konfirmuar.

    Menjëherë pas incidentit, drejtuesit e Federatës Angleze të Futbollit kontaktuan furnizuesit zyrtarë për të siguruar zëvendësimin sa më të shpejtë të materialeve të humbura, me qëllim që përgatitjet e ekipit të mos ndërpriten dhe stërvitjet të zhvillohen sipas programit.

    Ndërkohë, Departamenti i Policisë së Kansas City ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në një deklaratë për mediat, autoritetet konfirmuan se po hetojnë vjedhjen e një automjeti transportues të skuadrës dhe humbjen e disa pajisjeve.

    Së fundmi, policia bëri të ditur se dy persona janë ndaluar dhe po merren në pyetje në lidhje me rastin, ndërsa hetimet vazhdojnë për të përcaktuar përgjegjësit dhe për të rikuperuar materialet e vjedhu

  • Shqipëri: Në pak javë janë arrestuar 46 persona me rrezikshmëri të lartë

    Shqipëri: Në pak javë janë arrestuar 46 persona me rrezikshmëri të lartë

    Drejtori i komanduar i Policisë së Tiranës, Oliger Torba dhe Ermal Haxhiu, drejtor për Kufirin dhe Migracionin, kanë dalë në konferencë për mediat, për bilancin e punës në muajin maj dhe dy javët e para të qershorit.

    Në pak javë, ata thanë se janë evidentuar 1436 raste të ndryshme të veprave penale, ndërsa janë zbuluar 92.6% e tyre.

    Sipas tyre, janë realizuar 58 operacione në fushën e narkotikëve, armëmbajtjes pa leje, goditjes së lojërave të fatit apo prostitucionit. U veçuan 4 fazat e operacionit “Zonat”, ku janë goditur rrjetet e shpërndarjes së lëndës narkotike, sidomos pranë shkollave.

    “Në pranga kanë përfunduar 46 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore, kryesisht me tendencë në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit”, shkruan KlanTV.

  • Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

    Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe ka bërë të ditura çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për ditën e sotme.

    Sipas njoftimit të ministrisë, nafta do të shitet me çmim maksimal prej 1.52 euro për litër, benzina 1.39 euro për litër, ndërsa gazi 0.67 euro për litër.

    Këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të vlejnë deri ditën e nesërme.

  • Selimi: SHBA kanë dhënë mesazh të qartë se Kosova s’është në rrugë të duhur, marrëdhëniet janë në pikën më të ulët

    Selimi: SHBA kanë dhënë mesazh të qartë se Kosova s’është në rrugë të duhur, marrëdhëniet janë në pikën më të ulët

    Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi ka thënë se raportet në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk kanë qenë asnjëherë në një pikë kaq të ulët siç janë tani.

    Selimi, deklaroi se Kosova po merr mesazhe të njëpasnjëshme nga qeveria amerikane që kjo e fundit nuk është në rrugë të mirë.

    “Marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-së kurrë në historinë moderne të Kosovës nuk kanë qenë në pikë më të ulët, ne mund ta zbukurojmë, ne mund të pretendojmë diçka tjetër, por e vërteta është brutale. Kosova është ende në procesin ku i është suspenduar dialogu për marrëveshje strategjike, SHBA-të kanë dërguar ambasadorë në shumë shtete tjera në Ballkan, por jo në Kosovë. Ambasadorja amerikane apo ushtruesja e detyrës, pak ditë para zgjedhjeve, del me një mesazh të qartë, një editorial, ku thotë që Kosovës po i ikën treni në investimet energjetike amerikane në Ballkan, pra kemi mesazhe pas mesazheve, nga qeveria amerikane që nuk jeni në rrugë të mirë dhe Kosova nuk është në rrugë të mirë. Është shumë me rëndësi. që mos ta mashtrojmë vetveten dhe kjo nuk është rezultat vetëm i ngjarjeve në Amerikë, por është rezultat edhe i sjelljeve tona në Kosovë”, tha ai për eo.

    Selimi shprehu shqetësim edhe rreth stafit të pakët në Ambasadën e Kosovës në Uashington.

    “Tash e katër vite, ambasada jonë në Uashington ka më pak staf se ajo në Sofie apo në Tiranë, vlerësojeni se a është normale që një shtet si Kosova t’i ketë vetëm dy, tre diplomatë në Uashington tash e pesë vite”, tha ai.

    Ish-ministri Selimi ka folur edhe për pjesëmarrjen e ulët të qytetarëve në zgjedhjet e së dielës duke thënë se zgjedhjet e shpeshta ndikuan në mospjesëmarrje.

    “Tri palë zgjedhje brenda një viti, megjithatë ishte e tepërt dhe ky mesazh u tha qartë edhe nga qytetarët. Besoj që edhe një temë tjetër ishte prezente në vendimin e qytetarëve mos me dalë, se kriza ekonomike, kriza shoqërore që po e krijon një amulli qytetare, një krizë edhe në besimin që kemi ndaj institucioneve ka rezultuar në pjesëmarrje më të ulët”, u shpreh Selimi.

  • Mbi 93% të votave të numëruara – Këto janë gratë më të votuara në VV, PDK, LDK dhe AAK

    Mbi 93% të votave të numëruara – Këto janë gratë më të votuara në VV, PDK, LDK dhe AAK

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, po vazhdon të numëroj votat për kandidatët nga partitë, për ulësen në Kuvendin e Kosovës.

    Deri më tani, siç njofton KQZ-ja në përditësimin e fundit, janë numëruar 92,79% e votave.

    Por cilat janë gratë më të votuara nga partitë politike.

    Gruaja më e votuar deri tani nga të gjitha partitë është kandidatja e Vetëvendosjes për deputete Albulena Haxhiu me 121 mijë e 280 vota, shkruan Reporteri.net.

    Më e votuara në listën e PDK-së është Vlora Çitaku, në listën e LDK-së Vjosa Osmani e cila ishte edhe bartëse e listës, kurse në AAK gruaja më e votuar është Time Kadrijaj.

    Pesë gratë më të votuara deri tani në VV:

    ALBULENA HAXHIU – 121,280 Vota

    DONIKA GËRVALLA- SCHWARZ – 98,968 Vota

    MIMOZA KUSARI LILA – 64,923 Vota

    SHQIPE MEHMETI SELIMI – 46,968 Vot

    SARANDA BOGUJEVCI – 30,177 Vota

    Pesë gratë më të votuara deri tani në PDK:

    VLORA ÇITAKU – 39,734 Vota

    SALA JASHARI – 37,893 Vota

    GANIMETE MUSLIU – 29,696 Vota

    BESA KABASHI RAMAJ – 21,684 Vot

    BLERTA DELIU KODRA – 18,498 Vota

    Pesë gratë më të votuara deri tani në LDK:

    VJOSA OSMANI SADRIU – 81,493 Vota

    DOARSA KICA XHELILI – 58,825 Vota

    HYKMETE BAJRAMI – 46,525 Vota

    JANINA YMERI – 23,746 Vota

    JEHONA LUSHAKU SADRIU – 22,285 Vota

    Pesë gratë më të votuara deri tani në AAK:

    TIME KADRIJAJ – 16,836 Vota

    ALBANA BYTYQI – 9,660 Vota

    TEUTA HAXHIU – 8,727 Vota

    DIELLZA KUKAJ – 6,517 Vota

    ALBULENA KOMANI – 3,070 Vota

    Për të parë përditësimet e fundit, klikoni KËTU:

  • Ish-shefi i OSBE-së: Gjykata Speciale është turp i drejtësisë, themelet e këtij tribunali janë të dyshimta

    Ish-shefi i OSBE-së: Gjykata Speciale është turp i drejtësisë, themelet e këtij tribunali janë të dyshimta

    Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Daan Everts, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale.

    Ai ka bërë me dije se kjo gjykatë është turpi i drejtësisë.

    Në konferencën “Urat e kujtimeve” organizuar nga “Liria ka emër” dhe KIPRED, ish-diplomati holandez ka thënë se themeli e këtij tribunali janë tejet të dyshimta.
    “Ky tribunal është një turp i drejtësisë. Themeli i tij është tejet i dyshimtë, mandati i tij shumë selektiv, mënyra e veprimit e diskutueshme dhe akuzat të sforcuara. Nëse këto procese përfundojnë me dënime, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe për perceptimin e aktorëve ndërkombëtarë dhe për praktikën e së drejtës penale ndërkombëtare.”, ka thënë ai.

    Ai ka vlerësuar se kjo gjykatë është duke e penguar edhe normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

    “Fatkeqësisht, 25 vjet më vonë, nuk jemi më afër një marrëdhënieje të normalizuar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndër shumë faktorët që e pengojnë këtë është edhe e ashtuquajtura Dhomë e Specializuar e Kosovës, e cila po gjykon katër ish-udhëheqës të shquar të UÇK-së, të cilët më pas u bënë figura të rëndësishme politike në Kosovën e pasluftës, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.”, është shprehur ai.

  • ‘‘S’kam mendu kurrë që kam me varrosë Sahir Jasharin’’ Sami Lushtaku përlotet derisa flet për vdekjen e shokut të luftës

    ‘‘S’kam mendu kurrë që kam me varrosë Sahir Jasharin’’ Sami Lushtaku përlotet derisa flet për vdekjen e shokut të luftës

    Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, është deklaruar lidhur me vdekjen e ish-komandantit të UÇK’së, Sahit Jasharit.

    Lushtaku, në lidhje direkte në Frontal në T7, ka thënë se ai, asnjëherë s’e ka menduar se do ta varroste Sahitin Jasharin.

    ‘’Ka pas momente të vështira, edhe para luftës edhe gjatë luftës, asnjëherë nuk e kam mëndu që unë kam me varros Sahitin, asnjëherë, por ja që vdekja është padrejtë shumë herë. Ajo që kemi kalu me Sahitin, vërtetë, sa është vështirë e dhimbshme, por është edhe krenare’’, ka thënë Lushtaku

  • Qytetarja gjen portofolin me para dhe dokumente në Viti, e dorëzon në polici

    Qytetarja gjen portofolin me para dhe dokumente në Viti, e dorëzon në polici

    Policia e Kosovës, ka njoftuar se në Viti, një qytetare ka dorëzuar në stacionin e PK’së, një portofol me dokumente dhe para.

    Në njoftimin e PK’së, shtohet se, policia ka dërmarrë veprimet e nevojshme operative, ku pas verifikimit të dokumentacionit në bazë të procedurave të rregullta ligjore, është arritur të identifikohet dhe të kontaktohet pronari legjitim, të cilit i janë kthyer të gjitha gjërat e humbura.

    Postimi:

    Dorëzohet në polici portofoli me dokumente dhe para të gjetura

    Gjilan, 12 qershor 2026

    Më datë 12.06.2026 në Stacionin Policor në Viti është paraqitur një qytetare e ndërgjegjshëm, e cili ka njoftuar se kishte gjetur një portofol. Brenda portofolit ndodheshin dokumente personale, karta bankare si dhe një sasi e parave të gatshme.

    Pas pranimit të portofolit, zyrtarët policorë nga Njësiti i Sektorit të Stacionit Policor në Viti menjëherë kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme operative, ku pas verifikimit të dokumentacionit në bazë të procedurave të rregullta ligjore, është arritur të identifikohet dhe të kontaktohet pronari legjitim, të cilit i janë kthyer të gjitha gjërat e humbura.

    Drejtori Rajonale e Policisë në Gjilan shpreh falënderimin për qytetaren në fjalë. Ky rast dëshmon edhe një herë se bashkëpunimi i ngushtë dhe besimi i ndërsjellë ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës është shtylla kryesore e sigurisë dhe mirëqenies në komunitet.

  • Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

    Murati njofton se të hënën ekzekutohen shtesat për sektorin privat: Për studentët do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati

    Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ekzekutimi i 100 eurove për punëtorët e sektorit privat do të bëhet të hënën e javës së ardhshme.

    Murati, ka shkruar edhe se, komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar.

    Postimi:

    Që në fillim të kësaj jave, komisionet vlerësuese kanë filluar punën për shqyrtimin e aplikimeve për dy masat e mbetura nga Pakoja për Përballje me Inflacion 2.0, konkretisht mbështetjen për punëtorët e sektorit privat, dhe studentët.

    Puna e komisionit për masën e sektorit privat është drejt përfundimit, dhe ekzekutimi i pagesave pritet të bëhet në fillim të javës që vjen, pra të hënën.

    Kurse komisioni për masën e studentëve do ta përfundojë punën sapo të ketë marrë konfirmimet përkatëse nga institucionet e arsimit të lartë, për studentët që kanë aplikuar. Edhe për këtë do t’ju njoftojmë me kohë sapo listat për pagesa të jenë gati për ekzekutim.

    Qeveria për të gjithë!