ATV

Blog

  • UEFA publikon formacionin më të mirë të Ligës së Kampionëve

    UEFA publikon formacionin më të mirë të Ligës së Kampionëve

    Real Madridi fitoi titullin e kampionit të Evropës në një finale emocionuese kundër Borussia Dortmundit (2-0), duke e bërë kështu trofeun e 15-të të kësaj gare.

    UEFA të hënën e ka publikuar formacionin e vitit të Ligës së Kampionëve.

  • Pas lajmeve për ndarjen nga Ben Affleck, Jennifer Lopez anullon turneun e saj, zbulohet arsyeja

    Pas lajmeve për ndarjen nga Ben Affleck, Jennifer Lopez anullon turneun e saj, zbulohet arsyeja

    Aktorja dhe këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka anuluar turneun e saj “Live Nation”, mes lajmeve për ndarjen nga bashkëshorti Ben Affleck.

    “Jennifer po merr pushim për të qenë me fëmijët e saj, familjen dhe miqtë e ngushtë,” deklaruan organizatorët e turneut për mediat e huaja.

    Turneu ishte menduar të fillonte më 26 qershor në Orlando, Florida dhe të përfundonte në Hjuston më 31 gusht, ndërsa përsa i përket biletave të shitura organizatorët njoftuan se fansave do iu rikthehen të gjitha paratë.

    Një reagim ka ardhur edhe nga vetë këngëtarja në faqen e saj zyrtare OntheJlo duke iu kërkuar ndjekës fansave të saj për vendimin e papritur.

    Jennifer Lopez dhe Ben prej kohësh janë në qendër të vëmendjes së medias rozë, për shkak të lajmeve se dyshja po pëson një krizë në marrëdhënie.

    Ndonëse çifti ka vendosur që të heshtë në lidhje me këto lajme, një nga të afërmit e tyre tha se Jennifer dhe Affleck duan të kalojnë pak kohë të ndarë, për të parë nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy.

    “Ata duan të qëndrojnë vetëm për një kohë, për të kuptuar nëse kjo marrëdhënie është e duhura për të dy”, tha burimi për US Weekly.

    Ai shpjegoi gjithashtu se stili i jetesës që secili prej tyre ka zgjedhur nuk përputhet me atë të tjetrit, ndërsa Ben Affleck thuhet se është i “presionuar” nga kërkesat e përditshme të gruas së tij.

    Jennifer Lopez, megjithatë, nuk duket aq e prirur për t’u fokusuar në problemet në marrëdhënien e tyre tani, pasi ajo është e zënë me fillimin e turneut të saj.

    “Ajo është shumë e fokusuar në punën e saj. Detyrimet e saj profesionale gjatë kësaj periudhe janë shtuar”, tha burimi, duke përfunduar.

    Çifti që u martua në vitin 2022, pasi u ribashkuan pas shumë vitesh, tregon se dalëngadalë po i drejtohen sërish drejt divorcit. E ndërsa arsyeja që çoi në ndarjen e tyre atëherë ishte ekspozimi i marrëdhënies së tyre para publikut dhe paparacëve.

  • Dyshohet për helmimin e disa qenve në Prishtinë, Policia në vendin e ngjarjes

    Dyshohet për helmimin e disa qenve në Prishtinë, Policia në vendin e ngjarjes

    Një rast mjaftë i ndjeshëm raportohet të ketë ndodhur në Prishtinë.

    Sipas informacioneve të Lajmi.net theksohet se disa qenë janë helmuar.

    Ngjarja raportohet të ketë ndodhur tek pjesa e njohur si “4 Llullat”.

    Në vendin e ngjarjes tashmë kanë arritur edhe ekipet e Policisë së Kosovës.

    Në lidhje me këtë ngjarje reagime të shumta ka nisur të ketë edhe nga Organizatat për Mbrojtjen e Kafshëve.

    Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek kjo situatë që supozohet të jetë helmim, apo se si janë helmuar qentë në fjalë.

  • Vdesin nënë e bijë në një aksident komunikacioni në rrugën Dragash-Prizren

    Vdesin nënë e bijë në një aksident komunikacioni në rrugën Dragash-Prizren

    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në rrugën Dragash- Prizren

    Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se në këtë aksident ka vdekur një grua dhe vajza e saj e mitur.

    Aksidenti me fatalitet ka ndodhur pak momente më parë, dhe deri në publikimin e këtij lajmi, policia nuk ka dhënë ndonjë deklaratë zyrtare.

  • Deputetja e VV-së: Përveç institucioneve, edhe shoqëria duhet të angazhohet që të përkujdesemi për viktimat e dhunës seksuale

    Deputetja e VV-së: Përveç institucioneve, edhe shoqëria duhet të angazhohet që të përkujdesemi për viktimat e dhunës seksuale

    Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, thotë se i kanë kërkuar Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, që të ketë vëmendje për gjendjen emocionale të grave të cilat kanë qenë viktimë e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, raporton EO.

    Anëtarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut Barazi Gjinore, për Personat të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, ka thënë për Ekonomia Online se një barrë e madhe sa i përket kësaj, i mbetet edhe shoqërisë kosovare që të kontribuojë në këtë aspekt.

    “Është shumë e rëndësishme se përveç atyre kritereve formale që janë të domosdoshme, pra të ketë vazhdimisht vëmendje Komisioni për gjendjen emocionale të viktimës. Kjo është edhe kërkesa jonë, si Komision dhe sigurisht se këtë e kemi diskutuar në të gjitha takimet, mirëpo edhe në anën tjetër edhe ne si shoqëri mendoj që duhet të angazhohemi më shumë në këtë drejtim. Ne folëm edhe për mundësinë që në si institucione të marrim më shumë përgjegjësi dhe të angazhohemi më shumë, më saktë ne si Komision edhe njëherë shprehëm gadishmërinë që të bashkëpunojmë dhe të angazhohemi në mënyrë që të përkujdesemi për këtë kategori”, tha Fejza për EO.

    Deputetja e Vetëvendosjes shtoi se kanë vazhdimisht takime me organizata të cilat punojnë me këto kategori dhe diskutojnë në hollësi për procesin që të zbatohet si duhet.

    “Ne si Komision për të Drejtat e Njeriut, kemi pas takim edhe me organizatat të cilat janë edhe të licencuara, mirëpo edhe me ato që nuk janë të licencuara dhe që punojnë me këto kategori. Bashkë edhe me Komisionin kemi diskutuar në hollësi për procesin i cili ndodh qoftë intervistimit qoftë faza e dorëzimit të dokumenteve, qoftë i gjithë procesi”, tha ajo.

    Një shtytje të madhe që i jepet Komisionit në trajtimin e këtyre rasteve më në detaje dhe në përgjithësi është edhe miratimi i protokollit.

    “Që atëherë kur kemi pas këtë takim, akoma nuk ka qenë i miratuar protokolli, mirëpo tani që është i miratuar protokolli ne insistojmë që ai të zbatohet në përpikshmëri dhe sigurisht së thirrja kërkesa dhe obligimi në fakt përveç thirrjes dhe kërkesës tonë obligimi i Komisionit është që të jenë maksimalisht të kujdesshëm për gjendjen emocionale dhe nga raportimi që kemi marrë ata e kanë parasysh këtë element dhe sigurisht çfarëdo shqetësimi që ne e kemi si deputetë normalisht se e adresojmë tek ta dhe kërkojmë përgjigje dhe informim se qysh ka shku procesi”, tha ajo për Ekonomia Online.

    Komisioni për të Drejtat e Njeriut Barazi Gjinore, për Personat të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione, të hënën diskutoi me Komisionin Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, rreth numrit të aplikimeve për përfitimin e statusit të personit të dhunuar gjatë luftës.

    Sipas kryetares së këtij Komisioni, Leonora Selmani, deri me tani janë dorëzuar 2 mijë e 83 aplikime, prej tyre 1650 janë pranuar.

  • Opozita thotë se dallimet në mes presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti janë të dukshme

    Opozita thotë se dallimet në mes presidentes Osmani dhe kryeministrit Kurti janë të dukshme

    Opozita në vend, e sheh si shpërfaqje të dallimeve që gjithmonë kanë ekzistuar, përplasjen ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe Qeverisë, pasi këta të fundit nuk e kontaktuan fare Osmanin kur dërguan letrën në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Sipas tyre, tyre këto dallime tregojnë që ka probleme serioze të funksionimit të shtetit.

    Dallimet ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe Qeverisë, opozita i sheh si shpërfaqje të dallimeve që këto institucione kanë ndërmjet vete. Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, në një prononcim për Radio Kosovën ka thënë se për të janë të habitshme dallimet ndërmjet presidentes dhe ministrisë së Jashtme, pasi siç thotë ai, kompetencat e politikës së Jashtme bien të Presidenca. Ndërkaq, Haziri ka thënë se mosdakordimi institucional, tregon që shteti ka probleme serioze.

    “Ka qenë obligim që Kuvendi dhe Qeveria të koordinohen, në mënyrë që letra e zotimeve që presidentja, kryeparlamentari dhe kryeministri e kanë bërë të jetë një letër më e fuqishme si garanci, si siguri që kanë për t’i zbatuar obligimet, por ndodhi e kundërta. Kjo tregon qartë se ka probleme serioze në kuptim të funksionimit të shtetit dhe shumica prej tyre e kanë Republikën e Kosovës të përkohshme, fatkeqësisht”, ka deklaruar Haziri.

    Sipas deputetes së Aleancës për Ardhmërisë së Kosovës, Time Kadrijaj, deri më tani presidentja ka qenë e heshtur edhe përballë gabimeve që sipas saj, i ka bërë kryeministri Albin Kurdi, ndërkaq, ka thënë se reagimet e saj të fundit janë të befasishme.

    “Edhe pse kryeministri Kurti ka bërë gabime të njëpasnjëshme, është deshtë presidentja që t’i evidentojë ato të bëma të kryeministrit, por megjithatë ka qëndruar e heshtur dhe tani befasisht po del që po e kundërshton. Do të thotë u shpërfaqen dallimet ndërmjet Presidencës dhe Qeverisë”, ka deklaruar Kadrijaj.

    Radio Kosova ka tentuar të marrë edhe opinionin e Partisë Demokratike të Kosovës për sa i përket përplasjeve ndërmjet presidentes Vjosa Osmani dhe Qeverisë, mirëpo PDK-ja nuk ka dashur të deklarohet për këtë çështje.

  • Slobodna Dalmacija: Kjo video tregon më së miri se në çfarë është kthyer Serbia

    Slobodna Dalmacija: Kjo video tregon më së miri se në çfarë është kthyer Serbia

    “Nëse mendoni se keni parë gjithçka në jetën tuaj… Dhe më pas vjen kjo video. Një grua e manipuluar dukshëm nga mediat e Vuçiqit, merr ujin e shenjtë dhe bekon billbordet me imazhin e tij. Po, kjo është Serbia sot”, shkruan Slobodna Dalmacija.

    Një grua e varfër mendon se ai është një shpëtimtar, ndërsa Serbia normale ka frikë për të ardhmen e saj për shkak të një diktatori që ka skllavëruar të gjitha mediat dhe po e shtyn vendin nga BE-ja dhe po e shtyn vendin në duart e Kinës dhe Rusisë, shkruan Slobodna Dalmacija.

    “BE-ja, siç thonë analistët, nuk i përshtatet atij, sepse ai do të duhej të futte ligje të shumta në legjislacionin e tij që do ta pengonin atë dhe shokët e tij nga kryerja e grabitjes,” thotë Slobodna Dlamacija.

    @levaobala1970 Država ispranih mozgova🇰🇵🇰🇵🇰🇵🇰🇵🇰🇵🇰🇵🥪🥪🥪🥪🥪. #srbija #sns #vucic #serbia #fyp #foryou ♬ original sound – Lud Na Biber

  • Arrestohet në Shqipëri kosovari që akuzohet për vjedhje në Belgjikë, do të ekstradohet

    Arrestohet në Shqipëri kosovari që akuzohet për vjedhje në Belgjikë, do të ekstradohet

    Policia në Shqipëri ka njoftuar se në aeroportin e Tiranës ka arrestuar një 35-vjeçar kosovar, i cili ka qenë i shpallur në kërkim nga autoritete belge për veprën penale “vjedhje me dhunë”.

    I arrestuari thuhet se është D.R., banues në Kosovë.

    “I akuzuar nga autoritetet belge, për vjedhje me dhunë, ndalohet në dalje, me qëllim ekstradimin në Belgjikë, 35-vjeçari. Si rezultat i kontrolleve të detajuara në hyrje/dalje të RSH-së dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional ‘Sundimi i ligjit’, u finalizua operacioni policor i koduar ‘Gate’, gjatë të cilit shërbimet e Komisariatit të Policisë Rinas ndaluan në dalje, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar: D. R., 35 vjeç, banues në Kosovë”, thuhet në njoftim.

    Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi thuhet se autoritetet belge i kishin caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprën penale “vjedhja me dhunë”.

    Sipas njoftimit të Policisë janë duke vazhduar procedurat për ekstradimin tij në Belgjikë.

  • Kurti takohet me ministrin e Tregtisë së Turqisë, flasin për marrëdhëniet e përbashkëta ekonomike

    Kurti takohet me ministrin e Tregtisë së Turqisë, flasin për marrëdhëniet e përbashkëta ekonomike

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Turqi është mirëpritur nga ministri turk i Tregtisë, Ömer Bolat.

    Gjatë takimit, Kurti dhe Bolat kanë diskutuar për marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare dhe u trajtuan mundësitë dhe hapat e mundshëm përpara për thellimin e më tejmë të tyre dhe rritjen e investimeve të dyanshme.

    “Forumi Ekonomik që po mbahet sot në Stamboll dhe nënshkrimi i Deklaratës së Përbashkët për Themelimin e Komisionit të Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar (JETCO), nesër në Ankara ndërmjet ministrit Bolat dhe ministres së Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, janë disa prej hapave konkretë në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

    Kryeministri Kurti, që ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministrja Emilja Rexhepi, ambasadori i Kosovës në Turqi, Agon Vrenezi, Shefi i Stafit, Luan Dalipi, dhe zëvendësministri i Industrisë, Tregtisë dhe Ndërmarrësisë, Mentor Arifaj, falënderoi ministrin Bolat dhe shtetin turk për mikpritjen përgjatë gjithë vizitës së tij dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës që ka përshkruar etapa të ndryshme, nga çlirimi deri te shpallja e pavarësisë dhe rritjen e subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

    Në Stamboll sot po mbahet Forumi i parë Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

    Krahas kryeministrit Kurti, aty po marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë nga kabineti qeveritar, në mesin e tyre, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, zëvendësministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.

  • KDI ndan çmimet për anëtarët e kuvendeve komunale me performancën më të mirë, çmimet kryesore i fiton Gjilani

    KDI ndan çmimet për anëtarët e kuvendeve komunale me performancën më të mirë, çmimet kryesore i fiton Gjilani

    Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në bashkëpunim me DEMOS ka mbajtur ceremoninë e ndarjes së çmimeve për anëtarët e kuvendit komunal me performancën më të mirë në rolin përfaqësues, legjislativ dhe mbikëqyrës, të komunës së Gjilanit, Prizrenit, Malishevës, Istogut, Kllokotit dhe Rahovecit, raporton EO.

    Çmimet për asambleistët e komunave u ndanë si çmimi “Anëtari i kuvendit komunal më aktiv”, çmimi “Anëtarja e kuvendit komunal më aktive” si dhe çmimi “Anëtari i ri i kuvendit komunal më aktiv”.

    Gentrit Murselin nga komuna e Gjilanit, fitoi çmimin si “Anëtari më aktiv i kuvendit komunal” nga gjashtë komunat monitoruese.

    Gresa Avdiu, nga komuna e Gjilanit, fitoi çmimin si “Anëtarja e kuvendit komunal më aktive” nga gjashtë komunat monitoruese.

    Besnik Shala, nga komuna e Gjilanit ka marrë çmimin si “Anëtari më aktiv me mandat të parë në Kuvendim Komunal”, nga gjashtë komunat monitoruese.

    Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Avdula Djesevic, tha se kjo ministri është duke bëtë gjithçka për të përmirësuar qeverisjen komunale dhe së është në interes të Kosovës për të përmirësuar administratën vendore.

    “Ministria si institucion është përgjegjës për pasqyrimin e performacës së komunave. Ministria është duke bëtë gjithçka për të përmirësua qeverisjen komunale, është interes i Kosovës për të përmirësuar administratën në Kosovë dhe ka nevojë për shumë punë. Duhet të përfshihemi në shërbimet e komunave pa dallim. Suksesi i komunave varet nga zhvillimi i anëtarëve të komunave, e vlerësoj aktivitetin e DEMOS dhe KDI, puna e tyre ka ndikuar në rritjen e punës së anëtarëve të komunave në mandatin e tyre”, tha ai.

    Ambasadori i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomás Szunyog, tha se roli i anëtarëve të kuvendeve komunale është rol thelbësor për përfaqësimin e interesit të qytetarëve.

    “Përpjekja e juaj e përbashkët ka qenë instrumentale për rezultate që po i festojmë sot. Në procese vendimmarrëse ju luani rol thelbësor për përfaqësimin e interesit të qytetarëve. Ju luani rol krucial në monitorim e efiçiencës së shërbimeve, progresin e projekteve kapitale dhe efikasitetin e programeve komunale. Përkushtimi juaja për të shërbyer komuniteteve dhe për të mbajtur vlera demokratike është i shkëlqyeshëm, kontributet tuaja janë vitalë në avancimin dhe zhvillimin e prosperitetit të Kosovës. Mirënjohja shkon edhe për qeverinë dhe MAPL. BE-ja është e gatshme që të ju ndihmojë për të siguruar qeverisë efektive”, ka thënë ai.

    Jürg Sprecher, ambasador i Zvicrës në Kosovë, ka thënë se Demokracia lulëzon kur qytetarët në mënyrë aktive përfshihen në mirëqenien e komuniteteve dhe marrin përgjegjësi.

    “Dedikim juaj drejt komuniteteve dhe përkushtimi juaja i palëkundur drejt shërbimeve publike është shumë i rëndësishëm. Demokracia lulëzon kur qytetarët në mënyrë aktive përfshihen në mirëqenien e komuniteteve dhe marrin përgjegjësi. Në këtë rrugë që e ngrit jetën e demokracisë është thelbësorë që ta mbajmë me vete shpirtin e demokracisë. Vendimet duhet të merren sa më afër njerëzve. Kjo qasje e vendimmarrjes, decentralizmit është thelbi i demokracisë zvicerane. Përfshirja jonë në Kosovë është bërë në këtë parim. Me shumë së një dekadë i kemi mbështetur komunat e Kosovës për të krijuar institucione funksionale. Ju jeni më së afërmi me qytetarët, mund t’i identifikoni shqetësimet dhe interesat dhe mund t’i përfshini në politika. Kjo jo vetëm që dërgon në rrugë të mira por forcon edhe komunitetin. Duke bëtë këtë ju kontribuoni për të ndërtuar një komunitet dhe për të adresuar sfidat e përbashkëta”, ka thënë ai.

    e ambasadori i Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, ka thënë se anëtaret e kuvendeve komunale kanë siguruar që iniciativat që ndërmerren nga komunat të jenë në linjë me nevojat e qytetarëve.

    “Si anëtarë të kuvendeve komunale ju shërbeni si kujdestarë të interesit të komuniteteve përmes përpjekjeve tuaja. Keni siguruar që iniciativat janë në linjë me nevojat e qytetarëve. Jemi të lumtur dhe të impresionuar nga përformanca e dhënë nga anëtarët e kuvendeve komunale. Vlerësimi i rregullt drejt progresit është fondamental për ta pasur një qeverisje efektive. Duke nxitur dialogun e hapur dhe bashkëpunimin e hapur, keni siguruar që iniciativa lokale reflekton e aspirojnë dhe prioritet e njerëzve më të cilët ju merreni”, ka thënë ai.

    Në këtë ngjarje u bë edhe shfaqja e video dokumentarit të shkurtër për anëtarët e KK-ve, prodhuar nga DEMOS.

    Naim Cahanaj nga KDI, ka thënë se qëllimi i këtij raporti është rritja e llogaridhënies dhe nxitja ë një përformance më të mirë të anëtarëve të kuvendeve komunale.

    “I kemi pasur tri kategori që janë vlerësuar; anëtare e kuvendeve komunale, roli përfaqësues, roli legjislativ dhe roli mbikëqyrës”, ka thënë ai.

    Po ashtu çmimet si “Anëtari i kuvendit komunal më aktiv”, çmimet si “Anëtarja e kuvendit komunal më aktive” si dhe çmimet si “Anëtari më aktiv me mandate të parë në Kuvendim Komunal”, u ndanë për 14 anëtarë të kuvendeve komunale nga këto gjashtë komuna.