ATV

Blog

  • “Do gjak u derdhë, po u pagu ata gjak” – Rifat Jashari i emocionuar, thotë se asnjëherë s’ka qenë kaq i lumtur e krenar

    “Do gjak u derdhë, po u pagu ata gjak” – Rifat Jashari i emocionuar, thotë se asnjëherë s’ka qenë kaq i lumtur e krenar

    Përfaqësuesi i familjes Jashari, Rifat Jashari, është shprehur i lumtur me rastin e 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit. Jashari për EO, ka thënë se për këtë ditë është derdhur shumë gjak.

    Ai ka thënë se më i kënaqur nuk ka qenë asnjëherë pasi ka arritur ta gëzojë çlirimin e Kosovës.

    “Qysh më mirë, më i kënaqur nuk jam kanë kurrë qe e arritëm edhe çlirimin e Kosovës është derdhur gjak por është paguar ata gjak, dhimbje s’ka veç krenari. Urime gjithë shqiptareve kudo qe janë”, ka thënë Jashari.

  • ​Epoka e rizgjimit të vlerave kombëtare nëpërmjet ekspozitës

    ​Epoka e rizgjimit të vlerave kombëtare nëpërmjet ekspozitës

    Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë, kanë hapur ekspozitën “Rizgjimi në vlerat Kombëtare, Kosova Republikë”, në të cilën janë prezantuar dokumente të demonstratave nga viti 1981.

    Drejtori ekzekutiv i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bislim Bislimi derisa ka treguar më shumë për këtë ngjarje, ka theksuar se këtu paraqiten edhe materiale që lidhen me relacionin e shtypit amerikan të vendit tonë.

    “Sot Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës bashkë me arkivin e Shqipërisë në kuadër të shënimit të përvjetorit jubilar të çerekshekullit të parë të lirisë së Kosovës, sjell para publikut ekspozitën e radhës me titull “Rizgjimi në vlerat Kombëtare, Kosova Republikë”, që përmes materialeve e fakteve dokumentare që gjenden në institucionet tona arkivore, që d.m.th të vërtetat burimore të pakontestueshme rikthejmë për kujtim, vlerësim e rivlerësim një pjesë të shkëmbimeve e aktiviteteve politike, mediatike, kulturore, që paraprin epokës së rizgjimit tonë që nga demonstratat e vitit 1981 e tutje deri në arritjen e lirisë sonë. Po ashtu, paraqiten materiale që lidhen me relacionin e shtypit amerikan të vendit tonë, shkrime e artikuj të botuar, dokumente të ambasadës shqiptare në Beograd dhe takimet që ndodhen ”, tha ai.

    Ndërsa, Lorenc Agalliu nga drejtoria e përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, ka thënë se kjo ekspozitë që po prezantojnë së bashku është vetëm një copëz e gjithë sasisë të madhe dokumentare që arkivat disponojnë për historinë e Kosovës.

    “Kjo ekspozitë që po prezantojmë së bashku është vetëm një copëz e gjithë sasisë të madhe dokumentare që arkivat disponojnë për historinë e Kosovës. Çlirimi i Kosovës nuk do të ishte iniciuar pa këtë ngjarje që po ekspozojmë sot, sepse pikërisht në këto data në vitet 70-81 janë nisur nder revoltat e para të popullit shqiptar të Kosovës për shpalljen e Kosovës të pavarësuar në masë”, tha ai.

  • Përurohet obelisku me shkronjat ‘UÇK’ në Prizren

    Përurohet obelisku me shkronjat ‘UÇK’ në Prizren

    Në Leskovec të Prizrenit është përuruar sot obelisku gjigant me shkronjat e arta ‘UÇK’.

    Qindra qytetarë figura të shquara kanë qenë prezentë në këtë ngjarje.

    Zbulimi i obeliskut lidhet me 25-vjetorin e çlirimit të vendit.

     

  • Stoltenberg thotë se Hungaria u pajtua të mos e bllokojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

    Stoltenberg thotë se Hungaria u pajtua të mos e bllokojë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën

    Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Hungaria është pajtuar se nuk do ta bllokojë përkrahjen e aleancës për Ukrainën, por ka vendosur të mos ofrojë ushtarë apo fonde për ta ndihmuar vendin e rrënuar nga lufta.

    Stoltenberg është takuar me vendet anëtare të NATO-s gjatë një turneu së voni në përpjekje për të grumbulluar mbështetje, para samitit të muajit të ardhshëm në Uashington, për zgjerimin e rolit të aleancës në përkrahjen ushtarake për Ukrainën.

    Hungaria ka pasur mosmarrëveshje me vendet e tjera të NATO-s për shkak se kryeministri i saj, Viktor Orban, ka ruajtur vazhdimisht marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe nuk ka pranuar t’i dërgojë armë Ukrainës për t’u mbrojtur kundër pushtuesit rus.

    “Hungaria nuk merr pjesë në këto përpjekje të NATO-s dhe unë e pranoj qëndrimin e saj”, tha Stoltenberg për gazetarë në Budapest, pas takimit me Orbanin më 12 qershor.

    “Njëkohësisht, kryeministri më ka siguruar se Hungaria nuk do t’i kundërshtojë këto përpjekje, duke ua mundësuar aleatëve të tjerë të ecin përpara. Ai ka konfirmuar se Hungaria do të vazhdojë t’i plotësojë plotësisht detyrimet e veta në NATO”, shtoi ai.

    Në të njëjtën konferencë për media, Orbani konfirmoi se Hungaria nuk do ta bllokojnë mbështetjen e NATO-s për Ukrainën.

    Prej se Rusia e nisi pushtimin e plotë të fqinjit të vet Ukrainës në shkurt 2022, Orbani ka kultivuar marrëdhënie të ngushta me Kremlinin, dhe e ka zemëruar Brukselin duke mos pranuar t’iu bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Moskës, apo ta lejojë, siç bëjnë vendet e tjera të NATO-s, dërgimin e armëve Ukrainës.

    Qeveritë perëndimore janë të pakënaqura me marrëdhëniet e vazhdueshme të ngrohta të Orbanit me Moskën, si dhe me vonesat në ratifikimin e pranimit të Suedisë në NATO, megjithëse Budapesti e dha pëlqimin për pranimin e saj në fund.

    Hungaria i kishte kërkuar aleancës ushtarake që ajo të mos merrte pjesë në dhënien e mbështetjes ushtarake për Ukrainën, në shkëmbim të lejimit të marrjes së vendimeve, që do të thotë se nuk do ta përdorë veton.

    NATO-ja i merr të gjitha vendimet e veta me konsensus.

    NATO-ja synon ta krijojë një plan për t’i dhënë Ukrainës më shumë mbështetje ushtarake në vitet në vijim, për ta zmbrapsur pushtimin rus, sepse forcat ruse, të armatosura më mirë, kanë kontrollin në fushëbetejë.

    Aleanca do ta mbajë një samit muajin e ardhshëm në Uashington, ku liderët e saj synojnë ta finalizojnë planin./REL/

  • Emocione e krenari, në Ditën e Çlirimit parakalojnë njësi të FSK-së dhe Policisë

    Emocione e krenari, në Ditën e Çlirimit parakalojnë njësi të FSK-së dhe Policisë

    Në sheshet e Prishtinës ka nisur parakalimi i trupave të FSK-së dhe atyre të Policisë së Kosovës, me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të vendit.

    Në ceremoninë me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të pranishëm janë edhe miq të Kosovës, si William Walker, George Robertson, Stipe Mesiq e shumë të tjerë.

    E në parakalimin e njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe të Policisë së Kosovës do të ekspozohen sisteme armatimi që deri më tash nuk janë parë nga publiku.

  • Ish-sekretari i NATO’s: Mosveprimi do të lejonte vazhdimin e spastrimin etnik të shqiptarëve nga Millosheviqi

    Ish-sekretari i NATO’s: Mosveprimi do të lejonte vazhdimin e spastrimin etnik të shqiptarëve nga Millosheviqi

    Sot për nder të 25 vjetorit të çlirimit të Kosovës, në sheshet e Prishtinës kanë parakaluar njësitet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe policisë.

    Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Roberson, tha se mosveprimi i forcave ndërkombëtare do të lejonte vazhdimin e spastrimit të shqiptarëve nga ana e Millosheviqit.

    “Pas 78 ditë të bomardimeve, ne e pamë objektivitin tonë të plotësuar. Ushtria e Millosheviqit u largua, NATO hyri dhe refugjatët u kthyen në shtëpi. Jam krenar për atë se çka bëmë atëherë, dhe krenar që jam sot këtu, në Kosovën multietnike dhe paqësore në zemër të Evropës”, tha ai.

    Më 12 qershor 1999-të, trupat e NATO-s hyjnë në Kosovë duke çliruar përfundimisht vendin nga okupatori serb.

  • ​Uji në Deçan është brenda normave, dalin mostrat e IRSHP-së, nga Lluka e Gramaçeli

    ​Uji në Deçan është brenda normave, dalin mostrat e IRSHP-së, nga Lluka e Gramaçeli

    Zyra për Media e KRU ‘Hidrodrini’-Pejë, ka bërë me dije se kanë pranuar rezultatet nga mostrat e ujit nga fshatrat Llukë e Gramaçel të komunës së Deçanit nga ana e IKSHPK-së, gjegjësisht IRSHP-së.

    Sipas njoftimit të njejtat rezultojnë se uji në Deçan është brenda normave.

    “Pas shqetësimeve të shfaqura me një ankesë qytetare, me datë 09.06.2024 (ditë e Diel) për cilësi të ujit në fshatrat LLukë dhe Gramaçel të komunës së Deçanit, ekipet e specialistëve të KRU ‘Hidrodrini’ menjëherë i janë përgjigjur vendngjarjes dhe kanë marrë mostrat e ujit në fshatrat e lartëcekura. Mostrat janë dërguar në IKSHPK (IRSHP) Instituti Rajonal e Shëndetit Publik-Pejë për kryerjen e analizave fiziko-kimike dhe bakterologjike. Pas analizave të kryera nga IKSHPK (IRSHP) Instituti Rajonal i Shëndetit Publik, brenda normave kohore, IRSHP ka kthyer rezultatet e mostrave në fjalë, të cilat sipas Udhëzimit Administrativ UA 10/ 2021, rezulton se i plotësojnë standardet e ujit të pijes”, thuhet në reagimin e Hidrodrinit.

    Në komunikatë është apeluar tek të gjithë personat dhe komuniteti që të mos bien pre e individëve të papërgjegjshëm, me tendencë për të krijuar panik tek popullata, me thirrje të lloj-llojshme për ‘helmime’, pasi sipas njoftimit të njëjtit do të ndiqen edhe përmes organeve kompetente të ligjit dhe rendit.

  • Kurti lavdëron FSK-në: Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja

    Kurti lavdëron FSK-në: Ushtria e Kosovës e ka origjinën nga UÇK-ja

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Forca e Sigurisë së Kosovës, ka bërë përparim të madh, ndërsa ka përmendur edhe dyfishimin e buxhetit për armatim, ndërsa ka thënë se FSK-ja e ka origjinën nga UÇK-ja, raporton Ekonomia Online.

    Duke folur për funksionimin e FSK-së, Kurti ka ka përmendur blerjen e dronëve “Bayraktar”, ndërsa ka premtuar që do t’i shtohen sistemi amerikan raketor anti-tank, “Javelin”. Ai ka thënë se liria e Kosovës ka ardhur nga lufta e drejtë e UÇK-së dhe nga ndihma e NATO-s.

    “Parakalimi juaj sot këtu na mbush me krenari dhe na jep ndjena të sigurisë. Jam shumë i gëzuar të shoh bashkë me ju përparimin e madh dhe të shpejt të FSK-së. Kjo është si rezultat i investimeve dhe punës sonë shumëvjeçare e veçanërisht të tri viteve të fundit. Kjo është arritur fal dyfishimit të buxhetit, trefishimit të armatimit. Tani janë pajisur edhe me armë të rënda deri me dronët ‘Bayraktar’ e që së shpejti do t’i shtohet edhe sistemi amerikan raketor anti-tank, ‘Javelin’. Një e treta e ushtarëve do të parakalojnë sot. Do të doja që në këtë ditë të rëndësishme kjo paradë të na shërbejë si një nxitje për t’i ripërtërirë ndjesitë tona për liri. Liria  e Kosovës ka ardhur përmes gjakut të dëshmorëve dhe martirëve të rënë. Liria e Kosovës erdhi nga lufta e drejtë e UÇK-së, përfaqësuesit politik i të cilës ishte baca Adem. Liria e Kosovës erdhi nga forcat e NATO. Lë të punojmë për çdo ditë që ta bëjmë lirin tonë sa më cilësore”, u shpreh Kurti.

  • Osmani: Guximi i UÇK-së është një histori heroizmi që do të tregohet brez pas brezi

    Osmani: Guximi i UÇK-së është një histori heroizmi që do të tregohet brez pas brezi

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, para shumë qytetarëve, në paradën e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka thënë se dita e çlirimit të Kosovës tregon për të kaluarën e dhimbshme të popullit, raporton Ekonomia Online.

    Ajo tha se festa e kësaj dite, tregon për të tashmen dhe synimin për një të ardhme me prosperitet.

    “Kjo është një ditë për ta kujtuar të kaluarën tonë të dhimbshme po ashtu për të festuar të tashmen tonë dhe për të synuar një të ardhme me prosperitet. UÇK-ja ishte shtylla jonë më e fuqishme e rezistencës dhe shpresës, gratë dhe burrat trimat morën armen për ta mbrojtur të drejtën tonë për të ekzistuar. Guximi i UÇK-së është një histori heroizmi që do të tregohet brez pas brezi. Por udhëtimi ynë drejtë lirisë nuk ishte i vetëm, ne u mbështetëm nga aleat tanë”, ka thënë ajo.

  • Krasniqi përmend Thaçin dhe të tjerët: Ata janë burra të thinjur, ndërsa lufta e tyre për liri po vazhdon ende

    Krasniqi përmend Thaçin dhe të tjerët: Ata janë burra të thinjur, ndërsa lufta e tyre për liri po vazhdon ende

    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se pa sakrificën e njerëzve të vendit, Kosova s’do ta gëzonte lirinë që e ka, raporton EO.

    Në seancën solemne në shënim të 25-vjetorit të Ditës së Çlirimit, Krasniqi s’ka lënë pa përmendur figurat e UÇK-së, të cilat po mbahen në gjykim në Hagë, duke ia uruar 25-vjetorin e çlirimit. Ai i ka cilësuar si heronj të luftës e të paqes.

    “Është e paktë të thuhet ajo që dihet se pa sakrificën e tyre asnjë nga ne s’do të ishim këtu, e as Kosova s’do të ishte e lirë. Të nderuar veteranë e invalidë të UÇK-së faleminderit që pa menduat dy herë vutë jetërat e juaja në rrezik për një Kosovë pa robëri dhe një qiell pa re, duke i kthyer kufinjtë e ëndrrave të fëmijëve tanë”, ka thënë Krasniqi, teksa ka vazhduar të falënderoj personalitete të ndryshme që kontribuuan për lirinë e vendit.

    “Lufta e tyre nuk u ndal kurrë. Sot jemi në vitin 2024, tashmë ata janë burra të thinjur, ndërsa beteja e tyre për lirinë tonë po vazhdon ende. Ata janë testament i gjallë i sakrificave dhe përpjekjeve të pandalshme që kërkon liria dhe shteti”, ka thënë ai.