ATV

Blog

  • ​Gjermani-Skoci, formacionet e mundshme

    ​Gjermani-Skoci, formacionet e mundshme

    Pas shumë vitesh zhgënjimi, Gjermania do të nisë fushatën e saj në EURO 2024 me një sasi të madhe shprese. Që nga emërimi i Julian Nagelsmann-it, gjermanët kanë treguar potencial serioz.

    Koha për justifikime ka kaluar. Nagelsmann, i cili refuzoi një shans për t’u rikthyer në Bayern Munich, ka një qëllim të madh, të nxjerrë më të mirën nga lojtarët e tij, përcjellë KosovaPress.

    Aleksandar Pavlovic doli nga skuadra për EURO 2024 për shkak të lëndimit dhe u zëvendësua nga mesfushori i Borussia Dortmundit, Emre Can. Përveç kësaj, të gjithë të shpallur në listën origjinale të skuadrës në Euro janë të aftë dhe gati për të luajtur, vetëm Niclas Füllkrug është në dyshim për shkak të një problem në gju.

    Gjermanët do të përballen sonte me Skocinë në ndeshjen hapëse të Euro 2024 me fillim nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet e mundshme:

    Gjermania: Neuer; Kimmich, Tah, Rudiger, Mittelstadt; Kroos, Andrich; Musiala, Gundogan, Ëirtz; Havertz

    Skocia: Gunn; Ralston, Hendry, McKenna, Tierney, Robertson; McTominay, Gilmour, McGregor, McGinn; Adams

  • ​Ibrahimovic gëzon tifozët e Milanit

    ​Ibrahimovic gëzon tifozët e Milanit

    Këshilltari i lartë i Milanit, Zlatan Ibrahimovic këmbëngul se Rafael Leao do të mbetet te gjigantët italianë pavarësisht lidhjeve me Chelsean dhe Paris Saint-Germain.

    25-vjeçari ka qenë prej kohësh një objektiv transferimi i PSG-së dhe Chelsea-t, por klauzola e tij e raportuar e lirimit prej 150 milionë euro po i bën skuadrat që të hezitojnë. Tani, legjenda e kuqezinjve, Ibrahimovic thotë se Leao, portieri Mike Maignan dhe mbrojtësi i majtë Theo Hernandez janë të gjithë të vendosur për të qëndruar te Milani.

    “Maignan, Theo dhe Leao mbeten. Ata janë më të fortët në rolet e tyre, ata kanë një kontratë me ne dhe unë jam i lumtur për këtë. Në sajë të punës së RedBird (pronarëve të Milanit) ne mund të blejmë lojtarë të fortë, klubi ka sjellë tashmë 12 lojtarë që hedhin themelet për të ardhmen. ne kemi një sistem zbulimi në të gjithë botën dhe çdo ditë për të mbyllur një blerje ju duhet një proces”, ka thënë 42-vjeçari në një konferencë për shtyp, përcjellë KosovaPress.

    Nga treshja e lartpërmendur, Leao, në veçanti, është më i vlerësuari dhe mbajtja e tij është një domosdoshmëri për gjigantët italianë. Ai shënoi nëntë gola dhe 10 asistime në Serie A këtë sezon dhe ka edhe katër vite të mbetura në kontratën e tij. Trajneri i ri i Milanit, Paulo Fonseca me siguri do të dëshirojë ta mbajë atë për sezonin e ardhshëm, pasi ata kërkojnë të fitojnë trofe.

    Leao, i cili gjithashtu ka qenë i lidhur me një lëvizje në skuadrën e Ligës Pro Saudite, Al-Hilal, aktualisht po përgatitet për të luajtur për Portugalinë në Euro në Gjermani, me skuadrën e Roberto Martinez që fillon fushatën e tyre të martën kundër Republikës Çeke.

  • Pse duhet të konsumoni fiq në mëngjes?

    Pse duhet të konsumoni fiq në mëngjes?

    Koha më e mirë për të ngrënë fiq është në mëngjes në mënyrë që ata të mund të pastrojnë sistemin tuaj të tretjes gjatë gjithë ditës.

    Pastrimi i sistemit tretës është një nga veçoritë më unike të këtyre frutave të ëmbël të verës.

    Fiqtë janë nga frutat më të shkëlqyera për shëndetin e mëlçisë. Ata kanë një nivel të lartë të alkaneve dhe prandaj ndihmojnë në rregullimin e pehashit të tretjes.

    Fiqtë janë të pasur me antioksidantë që parandalojnë dëmtimet e shkaktuara nga radikalët e lirë.

    Kur konsumohen në mëngjes, fiqtë qetësojnë organizmin, japin energji dhe ofrojnë vetëm ëmbëlsi natyrale, lehtësisht të përthithshme nga trupi i njeriut.

    Konsumimi i fiqve në mëngjes shërben edhe si rregullues dhe stabilizues i presionit të gjakut për aktivitetin e ditës në vijim.

    Falë përmbajtjes së lartë të kalçiumit dhe magnezit, fiqtë janë në gjendje të relaksojnë enët e gjakut duke siguruar mineralet e duhura për balancimin e elektroliteve.

    Sipas studimeve të cilave i referohet AgroËeb.org, fiqtë rekomandohen për t’u konsumuar herët në mëngjes edhe për të pasur fuqi dhe shëndet të mirë gjatë gjithë ditës, kjo falë fibrave, mineraleve dhe vitaminave që ata kanë.

    Fiqtë janë burim natyral i proteinës, fosforit, glukozës dhe kalçiumit.

    Ato janë të pasur edhe me vitaminat A, C, D dhe B të cilat janë thelbësore për lëkurën, kockat dhe shëndetin.

    Për shkak të këtij profili, fiqtë duhen vlerësuar si një ilaç fantastik.

    Në këtë artikull do të mësoni më shumë për vlerat dhe përfitimet që mund të merrni nga fiqtë e freskët dhe të thatë.

    Sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka

    Fiqtë janë të pasur me antioksidantë, vitaminë E, A dhe C.

    Antioksidantët eliminojnë radikalet e lira dhe parandalojnë sëmundjet e zemrës dhe gurët në veshka.

    Kocka të forta

    Fosfori, vitamina D dhe kalçiumi që gjenden tek fiqtë i bëjnë kockat më të forta.

    Një fik plotëson 3 përqind të nevojës ditore për kalçium.

    Duke e konsumuar atë çdo ditë mund të pakësoni rrezikun e shfaqjes së osteoporozës.

    Shëndeti i syve

    Vitamina A tek fiqtë përmirëson shëndetin e syve. Konsumoni 3-4 fiq në ditë për të ulur rrezikun e humbjes së shikimit si pasojë e moshës.

  • Rohde reagon pas deklaratave të Hill se “Serbia s’duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE” – rikujton çfarë kishte thënë Scholz

    Rohde reagon pas deklaratave të Hill se “Serbia s’duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE” – rikujton çfarë kishte thënë Scholz

    Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka bërë një reagim mbrëmë vonë në X pas deklaratave të Ambasadorit të SHBA në Beograd, Chris Hill, i cili ka thënë se s’mendon që Serbia duhet ta njohë Kosovën për të hyrë në BE.

    “Vetëm sa për të rikujtuar: Lexojeni deklaratën e qartë të Kancelarit gjetman Scholz gjatë vizitës në Kosovë dhe Serbi në qershor ’22 për normalizimin përfshirë njohjen reciproke. Kjo ende qëndron: Rruga është aty: Zbatim i plotë i marrëveshjeve të Brukselit/ Ohrit nga të dyja palët sa më parë”, ka shkruar Rohde.

    Me këtë postim Rohde ka shpërndarë edhe lajmin me deklaratën e Kancelarit Scholz i cili kishte deklaruar se “…është e qartë se marrëveshja duhet që përfundimisht ta zgjidhë çështjen e njohjes së Kosovës, sepse është e paimagjinueshme që dy vende që s’e njohin njëra-tjetrën të bëhen anëtare të BE’së”, kishte deklaruar Kancelari.

  • Qytetarët: Organizimi për ditën e çlirimit ishte i mirë, por munguan shumë protagonistë të lirisë së Kosovës

    Qytetarët: Organizimi për ditën e çlirimit ishte i mirë, por munguan shumë protagonistë të lirisë së Kosovës

    Qytetarët kanë shprehur mendime të ndryshme lidhur me organizimin e shënimit të 12 qershorit, ditës së çlirimit, e që këtë vit ishte jubilar, 25-vjetori i ndërhyrjes së forcave të NATO-s në Kosovë, pas 78 ditë bombardime ndaj caqeve serbe, raporton EO.

    Qytetarët e intervistuar thonë se organizimi ishte modestë, porse kanë dashur që të kishte më shumë personalitete botërore të pranishëm, sidomos ata të cilët kanë qenë protagonist të çlirimit të Kosovës.

    Vesel Veseli, thekson se organizimi ishte modest, por e rëndësishme ka qenë se i është treguar botës se Kosova tashmë është shtet.

    “Ishte një organizim modest, i mirë me tregu me shënu 25 e çlirimit nga okupatori serb, kjo ka qenë sa dokudo parakalimi i FSK-së, i Policisë, do të thotë i treguam botës se kemi shtet, se shteti mbahet duke pas një ushtri të fort e një polici profesioniste. Tek atëherë luftohet krimi, e duke e luftuar krimin atëherë zhvillohet shteti dhe demokracia do të thotë me sundim të ligjit, se pa sundim të ligjit s’ka shtet dhe demokraci”, theksoi ai.

    Ai thotë se sipas mundësive organizimi ka qenë i duhur dhe më e mira ka qenë përfundimi pa ekses.

    Derisa, për mos prezencën e Toni Blairit, ai ka thënë se mirë do të ishte të qëndronte porse e ka arsyetuar me angazhimet e ai ka mundur t’i ketë.

    “Sipas mundësive, organizimi ka qenë i duhur dhe është e mire që ka përfunduar pa kurrfarë eksesi. Populli mjafton pa marr parasysh institucionet si e kanë organizuar diçka kur botën progresive demokratike tregohet që shqiptarët janë njerëz kooperativ që e duan demokracinë që e duan paqen, përkundër fqinjëve tanë Serbisë e cila kurrë nuk punon për paqe, po vetëm për destabilitet, për terrorizëm e gjenocid ndaj popullatave tjera…Tony Blair nuk mundem ta akuzoj, ndoshta misioni diplomatik sa ka qenë i angazhuar, ndoshta tjetër kund edhe është dashtë të shkoj atje në Ferizaj ku është përuruar përmendorja tij edhe s’ka pas kohë të rri këtu. Shumë mirë i ka dhënë fjaltë se unë pajtoj me demokracinë e Kosovës, shteti Kosovës po ec përpara dhe kështu duhet të ec”, theksoi ai.

    Ndërsa, Hakif Hamiti ka thënë se ka pasur dëshirë që ish-kryeministri britanik Tony Blair të qëndronte në Kosovë për 12 qershor.

    “Shumë me ka ardhur keq që nuk qëndroi Tony Blair, është vendimi i tij, nuk e di po shumë çudi që nuk qëndroi ta zbuloi edhe tregoj që ka ardhur me zbulu përmendoren në Ferizaj….Deri diku ka qenë organizimi i mirë, unë kam qenë mezi kam dal, jam hi me shku në banesë time, i kanë mbajtë gjysmë ore gjithë atë ngarkesë ushtarët thua ata që nuk janë njerëz, ushtaret tu qëndruar në diell, ata tu nejt ulur në hije”, theksoi ai.

    Edhe Ukë stokaj, thekson se më zor është ta mbash, se ta fitosh lirinë.

    “Ma kollaj është me fitu se me majtë, na me fitu e fitum e me majt s’po dimë. S’ditëm e hongrëm për veti, vramë bëmë gjithçka u bë në këtë vend”, theksoi Stojkaj.

  • Nis sot Kampionati Evropian i futbollit

    Nis sot Kampionati Evropian i futbollit

    Sytë e botës së futbollit kthehen nga Mynihu, aty ku sonte në mbrëmje më në fund fillon Kampionatin Evropian UEFA 2024, me kombin mikpritës Gjermaninë që do të përballet me Skocinë në “Allianz Arena”.

    Ndër favoritët për të shkuar deri në fund, Gjermania duket se ka gjetur njëfarë stabiliteti nën drejtimin e trajnerit Julian Nagelsmann, pasi ka bërë së bashku një ecuri të pamposhtur prej katër ndeshjesh.

    Sfida hapëse, ajo ndërmjet Gjermanisë dhe Skocisë nis nga ora 21:00, ndërsa pjesë e këtij grupi janë edhe Zvicra dhe Hungaria, transmeton KP.

  • Sot mblidhet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore

    Sot mblidhet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore

    Komisioni Hetimor Parlamentar për procesin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore për vitin 2023/2024 do të mblidhet sot.

    Në rend të ditës do të jetë diskutimi rreth angazhimit të ekspertëve në këtë komision.

    Në mbledhjen e kaluar, anëtarët e komisionit ishin pajtuar që përzgjedhja e ekspertëve të bëhet në formë të thirrjes dhe jo të konkursit.

  • Sot Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

    Sot Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut

    Çdo vit më 14 qershor në shumë vende të botës organizohet “Dita Botërore e Dhurimit të Gjakut”.

    Në maj të vitit 2005, gjatë Asamblesë Botërore të Shëndetësisë 58 ministrat e shëndetësisë nga e gjithë bota bënë një deklaratë unanime për përkushtimin dhe mbështetjen ndaj dhurimit vullnetar të gjakut.

    Nëpërmjet Rezolutës WHA58.13, ata caktuan Ditën Botërore të Dhuruesve të Gjakut si një ngjarje vjetore që do të mbahet çdo vit më 14 qershor.

    Rezoluta u kërkon shteteve anëtare të zbatojnë dhe mbështesin programe gjaku të organizuara mirë, të koordinuara në nivel kombëtar dhe të qëndrueshme me mbikëqyrjen e duhur rregullatore, në mënyrë që të mund të mblidhet mjaftueshëm gjak i sigurt për të përmbushur nevojat e pacientëve.

    Slogani i këtij viti përkujton momentin historik të 20-vjetorit dhe ndikimin e thellë të dhurimit të gjakut në jetën e pacientëve dhe dhuruesve. Fushata shërben si një mundësi për të shprehur mirënjohjen ndaj plazmës së gjakut dhe donatorëve të trombociteve në botë për dhurimet e tyre jetëshpëtuese.

    Për më tepër, ai bën thirrje për veprim, duke motivuar më shumë individë që t’i bashkohen lëvizjes globale të dhurimit të gjakut.

    Gjaku, përveçse një përbërës i rëndësishëm i trupit tonë, është edhe një lëndë kuruese që nuk mund të prodhohet nga industria farmaceutike, ndaj i vetmi burim i tij është dhurimi nga njerëzit me vullnet të mirë në mënyrë të herëpashershme dhe pa pagesë.

    Nevojat për gjak janë shumë të mëdha pasi transfuzioni i gjakut apo përbërësve të tij, shërben shpesh për t’i shpëtuar jetën dikujt që pëson aksident apo ndërhyrje kirurgjike.

  • Rikthehet freskia, ky është parashikimi i motit për sot

    Rikthehet freskia, ky është parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit e deri në orët e mëngjesit të kemi depërtimin e frontit të ftohtë, i cili do të sjellë destabilizim të motit.

    Nën këto kushte, gjatë kësaj periudhe kohore, do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe pritet të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

    Dita do të vijojë me diell dhe vranësira, me tendenca që më vonë gjatë ditës vranësirat të tërhiqen në pjesën më të madhe të vendit.

    Përndryshe, nuk përjashtohet mundësia edhe për ndonjë reshje të izoluar në zona të caktuara.

    Era do fryjë kryesisht nga kuadrati i veriperëndimit, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-45 km/h.

    Temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, me minimale që do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 21 deri në 26°C.

  • Gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit drejt fundit

    Gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanoviqit drejt fundit

    Përgatiti: Nora Luta

    I akuzuari në rastin e vrasjes së Oliver Ivanovicit, Rade Basara, ka hequr dorë nga dhënia e mbrojtjes, një ditë pasi kishte filluar të deklarohet para trupit gjykues.

    Seanca ishte ndërprerë, pasi avokati Dejan Vasiq, i cili mbron Dragisha Markoviqin kishte dërguar praktikantin e zyrës së tij, ta zëvendësojë.

    Për këtë ai është dënuar nga gjykata të enjten me 350 euro meqë e pranoi gabimin.

    “I nderuar gjykatës, unë dje e kam bërë një gabim. Unë kam menduar që vepra penale është e dënueshme deri në 5 vite dhe praktikanti im ka mundur të më zëvendësojë. Por, unë e pranoj që ai nuk ka mundur të më zëvendësojë në seancën e djeshme dhe është ekskluzivisht gabimi im që seanca dje ka dështu. Unë do të pranoj vendimin e gjykatës pa asnjë lloj ankese”, tha Vasiq.

    Trupi gjykues shqiptoi vërejtje edhe ndaj avokatit të Silvana Arsoviqit, Musa Damati, për shkak të vonesës. Ndërkohë, Rade Basara i cili kishte filluar të mërkurën deklarimin rreth ngjarjes, tha se nuk mund të vazhdojë për arsye shëndetësore, për çka avokati paraqiti edhe raporte mjekësore.

    “Dje nuk jam ndier mirë dhe mjeku më tha se për shkak të tensionit të gjakut dhe aritmisë. 3-4 muajt e fundit kisha probleme me zemër dhe nga ky moment do të mbrohem në heshtje, sepse nuk jam në gjendje që ta përcjell këtë proces”, tha Basara.

    Prokuroria ngriti si çështje nëse Basara mund të ketë pasur presion për ta ndryshuar vendimin.

    “I nderuar gjykatës, unë i kam 66 vjet, për mua më e rëndësishme është shëndeti im, nuk ka pasur asnjë presion mbi mua”, tha Basara.

    Duke u thirrur edhe në Kodin e Procedurës penale, avokati Tomë Gashi dha sqarime tutje rreth vendimit të klientit të tij.

    Gjykimi për vrasjen e Oliver Ivanovicit do të vazhdojë javën e ardhshme me fjalën përfundimtare.