ATV

Blog

  • Robertson: Merakosem për Kosovën, Rusia dëshiron të zgjerojë ndikimin

    Robertson: Merakosem për Kosovën, Rusia dëshiron të zgjerojë ndikimin

    Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson thotë se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballet bota është mposhtja e presidentit rus, Vladimir Putin.

    Për The Geopost, Robertson thekson se fitorja e Ukrainës është jetike për ndaljen e ndikimit rus në Ballkan dhe më gjerë. Në të kundërtën, shton ai, Rusia do të shkojë edhe “më larg”.

    Derisa thotë se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, në të gjithë botën e në veçanti në Ballkanin Perëndimor, ai shprehet optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht Kosovën, për të cilën shton se edhe merakoset.

    Intervista e plotë:

    25 vite pasi ishit Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s, cilat janë sfidat me të cilat përballet NATO sot?

    Lord Robertson: Në samitin e Uashingtonit, në krye të axhendës do të jetë Ukraina. Duhet ta mposhtim Vladimir Putinin. Ukraina duhet të mbijetojë dhe të fitojë në këtë konflikt dhe asgjë nuk ka më shumë rëndësi se kaq.

    Është jashtëzakonisht e rëndësishme për të gjithë botën dhe veçanërisht botën perëndimore që Ukraina të mbijetojë si një vend dhe t’i rezistojë dhe zmbrapsë ata që e kanë pushtuar atë në mënyrë të paligjshme dhe pa provokime fare.

    Ju thatë (në konferencë) se sfida më e madhe është ndikimi rus në Ballkan, si e shihni problemin e ndikimit rus, veçanërisht në Serbi?

    Lord Robertson: Nuk ka dyshim se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në fakt në të gjithë botën dhe veçanërisht në Evropën Perëndimore. Por Ballkani Perëndimor është pjesë e territorit që ata (ruset) do të donin të dominonin. Prandaj, ata janë të përfshirë në përçarje, në sabotim ekonomik, ata janë të përfshirë në sulme kibernetike, sepse kjo është mënyra në të cilën ata veprojnë, dhe ata, nëse fitojnë në Ukrainë, do të bëjnë shumë më tepër në të ardhmen. Pra, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë rajon për atë që Rusia do të bëjë përfundimisht, veçanërisht nëse fitojnë në Ukrainë.

    NATO i dha Kosovës lirinë e saj, sot, 25 vjet më pas, si e shihni Kosovën dhe të ardhmen e saj?

    Lord Robertson: Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj. E çliruam nga dhuna që po bëhej ndaj saj, por nuk i dhamë asaj të ardhmen e vet, e ardhmja e saj është në duart e njerëzve si ju, të popullatës së Kosovës në tërësi, dhe ata duhet të sigurohen që të ndërtojnë mbi këtë.

    Ju e dini se fëmijët që ishin të vegjël në kohën e çlirimit 25 vjet më parë, tani do të jenë vetë prindër dhe gjyshër dhe prandaj ne dhe ju duhet të shohim shumë se çfarë duhet bërë për të krijuar një komunitet të begatë ku ka një unitet midis të gjitha vendeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. E dini, Madeleine Albright u pyet një herë nëse ishte pesimiste apo optimiste dhe ajo u përgjigj, unë jam një optimiste që merakoset. Kështu që unë jam optimist për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Kosovën, por merakosem gjithashtu.

  • Hovenier përcjell urimet më të ngrohta për Kurban Bajram

    Hovenier përcjell urimet më të ngrohta për Kurban Bajram

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, i ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit.

    Me rastin e kësaj feste ai i përcolli urimet më të ngrohta.

    “Urimet më të ngrohta me rastin e Kurban Bajramit për besimtarët që po festojnë në Kosovë dhe në mbarë botën”, thuhet në urim.

  • Mediat në Serbi, policia e Kosovës i demanton shkrimet se janë maltretuar disa të rinj serbë në Leposaviq

    Mediat në Serbi, policia e Kosovës i demanton shkrimet se janë maltretuar disa të rinj serbë në Leposaviq

    Policia e Kosovës ka reaguar pas shkrimeve në disa mediume serbe se kinse janë keqtrajtuar disa të rinj serbë në Leposaviq.

    Organet e rendit i konsiderojnë këto shkrime të pavërteta dhe tendencioze.

    “Policia e Kosovës, njësitë policore të rendit, reagimit të shpejtë në DRP Mitrovicë Veri, gjatë realizimit të detyrave të rregullta policore, kanë reaguar në një rast të prishjes së rendit dhe qetësisë publike te një kafiteri, ku ndaj dy personave ka shqiptuar gjobë për prishje të rendit publik”, thuhet në reagim.

    Tutje në këtë reagim, theksohet se Policia e Kosovës udhëhiqet nga parimet më demokratike dhe të gjitha masat dhe veprimet policore i ka ndërmarrë në funksion të ruajtjes së rendit e qetësisë publike si dhe garantimit të sigurisë ndaj të gjithë qytetarëve pa dallim.

    “Andaj, deklarimet e tilla tendencioze, nuk iu shërbejnë qytetarëve e as sigurisë publike, pasi veprimet policore janë mbështetur në procedurat e parapara ligjore përfshirë atë të ruajtjes së rendit e qetësisë publike. Për informacione zyrtare ftojmë mediat dhe të gjitha palët që ti referohen informacioneve zyrtare të Policisë se Kosovës”, thuhet ndër të tjera në reagim.

  • Zbulohet shuma që Messi refuzoi për t’u transferuar në Inter Miami

    Zbulohet shuma që Messi refuzoi për t’u transferuar në Inter Miami

    Në qershor të vitit 2023, u dha njoftimi se njëri nga futbollistët më të mirë të të gjitha kohërave, Lionel Messi, do të largohet nga Paris Saint-Germaini pas dy vitesh në Francë.

    Përkundër se shënoi 21 gola dhe dhuroi 20 asistime në sezonin e tij të fundit për klubin francez, tifozët ia kthyen shpinën argjentinasit, duke bërë që trajneri Christophe Galtier të jap njoftimin se klubi nuk do ta rinovojë kontratën e Messit.

    Thashethemet filluan të qarkullojnë se fituesi i Kupës së Botës do t’i bashkohet rivalit të tij Cristiano Ronaldo, duke nënshkruar për një klub të Superligës së Arabisë.

    Në vend të kësaj, Messi vendosi të nënshkruajë një kontratë dy vjeçare me ekipin amerikan, Inter Miami që është në pronësi të David Beckham.

    Por tani është zbuluar se ai ka refuzuar një ofertë zyrtare për t’u transferuar në Superligën e Arabisë, e cila kapte vlerën e 1.4 miliardë eurove.

    Anmar Al Hilali, presidenti i Al Hilalit, ka zbuluar detajet e marrëveshjes e cila në fund dështoi.

    “Ne në fakt kontaktuam Messin kur mbaroi kontrata e tij me Parisin. Ne i prezantuam atij një ofertë prej 1.4 miliardë eurosh, por lojtari e refuzoi sepse familja e tij donte Amerikën”.

    “Ishte një befasi se si lojtari mund të refuzonte një ofertë kaq të madhe për hir të familjes së tij. Ishte e mundshme që ai ta bindë familjen e tij, por nuk hezitoi që ta refuzojë ofertën”.

    Në rast se Messi do të pranonte ofertën e klubit arab, ai do të ribashkohej edhe një herë tjetër me Neymar Jr, me të cilin ka luajtur së bashku tek Barcelona dhe PSG-ja.

    “Ne e respektojmë këtë, pasi familja është më e rëndësishme se sa paratë”, përfundoi presidenti i Al Hilalit.

  • Abdixhiku nga selia e BIK-ut: Një shoqëri që beson në zot, përkujdeset për familjen, atdheun dhe vendin është shoqëri që ka prosporitet

    Abdixhiku nga selia e BIK-ut: Një shoqëri që beson në zot, përkujdeset për familjen, atdheun dhe vendin është shoqëri që ka prosporitet

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ua ka uruar festën e Kurban Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, nga selia e BIK-ut.

    Abdixhiku tha se kjo festë kujton vlerat e larta njerëzore ndaj krijuesit.

    “Sot me bashkëpunëtor të LDK-së urova myftiun Tërrnava dhe të gjithë qytetarët e Kosovës, kjo festë na kujton vlerat me të larta njerëzore, sakrificen ndaj krijuesit,solidaritetin ndaj njerëzve dhe mirësinë ndaj njëri tjetrit. Një shoqëri që beson në ZOT e që perkujdeset për familjen e për njëri tjetrin për atdheun vendin është shoqeri që ka prosporitet”.

  • Ambasadorja izraelite në Kosovë uron “Bajramin e vogël”

    Ambasadorja izraelite në Kosovë uron “Bajramin e vogël”

    Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamara Ziv, i ka uruar besimtarët myslimanë për Kurban Bajram apo siç njihet edhe ndryshe “Bajramin e vogël”.

    Ziv urimin e saj përveç në shqip, e ka bërë edhe në gjuhën e disa komuniteteve joshumicë që jetojnë në Kosovë.

    “Gëzuar festën e Bajramit të Vogël të gjithë miqve që po festojnë në Izrael, Kosovë dhe anekënd botës!

    Me fat Bajramin e Vogël!

    Bajram Šerif Mubarek Olsun!

    Bayramınız kutlu olsun!

    Bahtalo o Kurban Bajrami!

    Eid Mubarak!”, ka shkruar ajo në rrjetin social X.

  • Palestinezët falin Bajramin në rrënojat e xhamisë së shkatërruar në Khan Younis

    Palestinezët falin Bajramin në rrënojat e xhamisë së shkatërruar në Khan Younis

    Pavarësisht luftimeve të ashpra dhe të vazhdueshme mes forcave izraelite dhe Hamasit në Rripin e Gazas, palestinezët nuk i ndali kjo që të dalin dhe të falin Bajramin në rrënojat e xhamisë Al Rahma në Khan Younis.

    Ajo është shkatërruar nga forcat izraelite gjatë sulmeve ajrore, por palestinezët nuk i pengoi kjo që të shënojnë festën e Bajramit.

    Ndryshe në këtë rajon izraelitët po vazhdojnë të shënjestrojnë grupet e armatosura të Hamasit, për të cilët IDF-ja thotë se do të jenë cak i vazhdueshëm i sulmeve, raporton Rueters.

    Në anën tjetër, tetë ushtarë izraelitë kanë humbur jetën të shtunën në jug të qytetit Rafah nga një shpërthim dhe po konsiderohet si dita më vdekjeprurëse për ushtrinë izraelitë që nga janari, kur 21 ushtarë humbën jetën kur dy ndërtesa u shembën në pjesën qendrore të Gaza.

    Nga ministria e Shëndetësisë në Gaza që drejtohet nga Hamasi, kanë njoftuar se 37 mijë palestinezë janë vrarë nga ushtria izraelite që nga tetori i vitit të kaluar.

  • Votim digjital në këshillat lokal në Prishtinë

    Votim digjital në këshillat lokal në Prishtinë

    Për herë të parë në këshillat lokal të organizuara nga Komuna e Prishtinës, ka filluar të bëhet votimi në mënyrë të fshehtë digjitale, i cili përbëhet përmes një softueri që ka ndërtuar komuna dhe i cili është pritur mirë nga qytetarët.

    Drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës Vigan Kastrati, ka thënë për KosovaPress, se ky është një hap i madh për të gjithë Kosovën sepse ka shumë shtete të Evropës dhe botës të cilët votojnë në mënyrë digjitale, andaj reagimet e qytetarëve kanë qenë të mira.

    “Kjo është një votim i cili kemi filluar tani për këshilla lokalë, është votim digjital i cili përbëhet përmes një softueri të cilin e kemi ndërtuar. Gjithashtu, është edhe një aparaturë të cilën vetëm se e kemi pasur në komunë edhe e kemi rishfryëtzuar për këtë metodë. E mira e kësaj është që qytetarët po i besojnë votimit digjital, kjo është një hap i madh në përgjithësi për të gjithë Kosovën sepse ka shumë shtete të Evropës dhe botës të cilët votojnë në mënyrë digjitale, andaj reagimet e qytetarëve kanë qenë të mira. Kemi pasur edhe shumë kërkesa prej qytetarëve që besojnë se votimet e nivelit lokal apo qendrorë duhet me qenë në pjesën digjitale”, ka thënë Katrati.

    Kastrati ka theksuar se nuk po ka probleme me qytetarët, vetëm disa incidente të vogla teknike.

    Gjithashtu, ai ka paralajmëruar për një projekt të ri në bashkëpunim me USAID në Kosovë, të cilët janë duke e ndërtuar një aplikacion që do të jetë në shërbim të qytetarëve, përmes të cilit ata do mund të informohen rreth shfaqjeve artistike, informata për bashkësi lokale, për rrugë të mbyllura, gropa dhe përmbajte tjera të shumta.

    Kastrati është shprehur se përmes këtij aplikacioni qytetarët do mund të komunikojnë në njëfarë mënyre me Komunën e Prishtinës, duke lënë komentet e tyre.

    Ky aplikacion pritet që të përfundojë brenda dy muajve.

  • Tri sfida interesante sot në Euro 2024

    Tri sfida interesante sot në Euro 2024

    Kampionati Evropian i futbollit do të vazhdojë rrjedhën e tij sot në ditën e tretë me tri ballafaqime mjaftë interesante

    Sfida e parë do të zhvillohet nga ora 15:00 në stadiumin “Volkspark” në Hamburg, aty ku Polonia, në mungesë të sulmuesit kryesor Robert Lewandowski do të ballafaqohet me Holandën në ndeshjen vlefshme për grupin D.

    Pastaj nga ora 18:00 stadiumi “MHP Arena” do të pres duelin ndërmrjet Sllovenisë dhe Danimarkës në kuadër të grupit C, tranmseton kp.

    Dita mbyllet me sfidën ndërmjet Serbisë dhe Anglisë që zhvilohet me filllim nga ora 21:00 në stadiumin “Veltins Arena”.

    Ndryshe, në Euro 2024 mbrëmë debutoi edhe Kombëtarja Shqiptare e cila pësoi disfatë nga Italiae rezultat 2-1.

  • Deputetja Saranda Bogujevci uron festën e Kurban Bajramit

    Deputetja Saranda Bogujevci uron festën e Kurban Bajramit

    Deputetja e LVV, Saranda Bogujevci ka uruar festën e Kurban Bajramit, nga selia e BIK-ut.

    “Qoftë kjo ditë e mbushur me mirësi me shumë gëzime, së bashku me familjet e juaja,na përcjellt vitet e ardhshshme vetëm me gjëra të mira “, tha ajo.

    “Ishtë kënaqësi dhe nder të jem këtu me myftiun Tërnava, është një ditë shumë e rëndësishme, festa Kurban Bajramit ndërlidhet me sakrificen por edhe me mirësinë që ne si popull kemi kaluar në momente të vështira. Me shumë sakrifica dhe falë Zotit jemi këtu, kemi tejkaluar një pjesë të madhe, andaj edhe do doja që këtë ditë të ua uroj festen e Kurban Bajramit”.