ATV

Blog

  • Nga Ukraina në Kosovë, deklaratat e ish-sekretarit të NATO-s për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

    Nga Ukraina në Kosovë, deklaratat e ish-sekretarit të NATO-s për rrezikun e ndikimit rus në Ballkan

    Sekretari i Mbrojtjes në Britani të Madhe gjatë luftës në Kosovë, George Robertson thotë se aktualisht sfida më e madhe e sigurisë me të cilën përballet bota është mposhtja e presidentit rus, Vladimir Putin.

    Robertson thekson se fitorja e Ukrainës është jetike për ndaljen e ndikimit rus në Ballkan dhe më gjerë. Në të kundërtën, shton ai, Rusia do të shkojë edhe “më larg”.

    Derisa thotë se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, në të gjithë botën e në veçanti në Ballkanin Perëndimor, ai shprehet optimist për të ardhmen e Ballkanit Perëndimor, e veçanërisht Kosovën, për të cilën shton se edhe merakoset.

    “Nuk ka dyshim se Rusia po kërkon të zgjerojë ndikimin e saj, jo vetëm në Ballkanin Perëndimor, por në fakt në të gjithë botën dhe veçanërisht në Evropën Perëndimore. Por Ballkani Perëndimor është pjesë e territorit që ata (ruset) do të donin të dominonin. Prandaj, ata janë të përfshirë në përçarje, në sabotim ekonomik, ata janë të përfshirë në sulme kibernetike, sepse kjo është mënyra në të cilën ata veprojnë, dhe ata, nëse fitojnë në Ukrainë, do të bëjnë shumë më tepër në të ardhmen. Pra, njerëzit duhet të jenë shumë të kujdesshëm në këtë rajon për atë që Rusia do të bëjë përfundimisht, veçanërisht nëse fitojnë në Ukrainë.“

    Ai gjithashtu tha se Kosova është e çliruar, por se duhet dhënë asaj të ardhmen e vet dhe të sigurohen për këtë.

    “Ne i dhamë Kosovës lirinë e saj. E çliruam nga dhuna që po bëhej ndaj saj, por nuk i dhamë asaj të ardhmen e vet, e ardhmja e saj është në duart e njerëzve si ju, të popullatës së Kosovës në tërësi, dhe ata duhet të sigurohen që të ndërtojnë mbi këtë.

    Ju e dini se fëmijët që ishin të vegjël në kohën e çlirimit 25 vjet më parë, tani do të jenë vetë prindër dhe gjyshër dhe prandaj ne dhe ju duhet të shohim shumë se çfarë duhet bërë për të krijuar një komunitet të begatë ku ka një unitet midis të gjitha vendeve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor. E dini, Madeleine Albright u pyet një herë nëse ishte pesimiste apo optimiste dhe ajo u përgjigj, unë jam një optimiste që merakoset. Kështu që unë jam optimist për Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht për Kosovën, por merakosem gjithashtu.“

  • Kritikat për aksionet e Policisë në veri, Sveçla: Partnerët nuk na kritikuan, shprehen brenga

    Kritikat për aksionet e Policisë në veri, Sveçla: Partnerët nuk na kritikuan, shprehen brenga

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, u është përgjigjur kritikave të Departamentit të Shtetit dhe vendeve të QUINT-it, të cilët shprehen indinjatën me aksionet e Policisë së Kosovës, në veri të vendit, raporton EO.

    Sveçla, në një prononcim për Ekonomia Online, i ka quajtur brenda e jo kritika, mospajtimet e partnerëve ndërkombëtarë për veprimet në komunat veriore.

    “Nuk ka kritika, ka brenga të cilat kohë pas kohë ata i shfaqin. Ne bashkëpunojmë ngushtë më të gjithë, i kuptojmë brengat e tyre, por po ashtu qeveria e Republikës së Kosovës ka obligim qoftë ndaj gjeneratave të tanishme, por edhe brezave të ardhshëm që njëherë e përgjithmonë situatën atje ta stabilizojë në të mirë dhe rendit e ligjit”, ka thënë Sveçla.

    Kreu i Ministrisë së Brendshëm thotë se në atë pjesë janë duke vepruar për rikthimin e qetësisë, rendit dhe ligjit.

    “Atje është qetë është situatë e brishtë, por Policia e Kosovës është tregu jashtëzakonisht e zonja që të menaxhojë dhe të ballafaqohet me të gjitha sfidat”, ka thënë Sveçla.

    Sveçla ka lavdëruar organet e rendit për menaxhimin e situatës në komunat veriore.

    “Me përvojën e fituar me kapacitete të angazhuara mbi të gjitha me vullnetin e pashoq të secilit pjesëtarë të Policisë së Kosovës, cilado sfidë e ardhshme do të menaxhohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Policia atje është duke siguruar rend dhe ligj për të iu shërbyer qytetarëve”, ka thënë ministri Sveçla.

    Kritikat e faktorit ndërkombëtarë, erdhën pas një aksioni të Policisë së Kosovës, në veri të vendit ku u mbyllen disa filiale të bankës së Serbisë që operonte në katër komunat e asaj pjese.

    Sveçla këtë aksion e vlerësuar si të duhur për largimin e mekanizmave të Serbisë nga Kosova.

    Në këtë aksion të policisë së Kosovës, ishin konfiskuar rreth 1.6 milion euro, mbi 74 milionë dinarë (rreth 630 mijë euro), mbi 19 mijë franga e mbi 13 mijë dollarë amerikanë, si prova materiale.

  • Parashikimi i motit për sot

    Parashikimi i motit për sot

    Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira.

    Gjatë pasdites ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar, kryesisht në zonat malore, njofton Meteo Kosova, transmeton Sinjali.

    Temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri në 16°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 32°C.

    Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-38 km/h.

  • Vdes personi që ishte goditur nga një veturë para 5 ditësh në Gjakovë

    Vdes personi që ishte goditur nga një veturë para 5 ditësh në Gjakovë

    Një person që ishte goditur nga vetura në Gjakovë më 12 qershor, ka vdekur dje.

    Ai ishte dërguar në QKUK por nuk ka arritur t’iu bëjë ballë lëndimeve të marra.

    “AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME TË RËNDA TRUPORE-FATALITET- Rr. Hysni Dobruna, Gjakovë / 12.06.2024-18:20. Viktima mashkull kosovar i cili ishte goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga i dyshuari mashkull kosovar, ishte dërguar në QKUK për tretman mjekësor i cili duke mos u përballuar lëndimeve të marra, me 16.06.2024 ka ndërruar jetë, vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pjete është dërguar në IML për obduksion.”

  • Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

    Vdes meteorologu Sylë Tahirsylaj

    Meteorologu i njohur kosovar Sylë Tahirsylaj ka vdekur të dielen pasdite.

    Lajmin e kanë bërë të ditur vajza e tij. Donika Tahirsylaj ka shkruar se babai i saj ka ndërruar jetë papritur.

    Në njoftimin e familjes thuhet se për detajet e varrimit do të njoftohet me kohë.

  • 14 të vdekur gjatë pelegrinazhit në Mekë, temperaturat deri në 47 gradë

    14 të vdekur gjatë pelegrinazhit në Mekë, temperaturat deri në 47 gradë

    Gjatë pelegrinazhit në Mekë, 14 qytetarë jordanezë kanë humbur jetën, disa prej tyre si pasojë e goditjes së të nxehtit, ndërsa 17 të tjerë konsiderohen të zhdukur, njoftoi sot Ministria e Jashtme jordaneze.

    Të paktën gjashtë vdekje ishin të lidhura me nxehtësinë, tha ministria të shtunën, duke shtuar se temperaturat në Mekë nesër do të arrijnë 47 gradë Celsius.

    Nuk u specifikua nëse numri më i madh i vdekjeve të dielën ishte pasojë e vapës. Haxhi, i cili do të përfundojë të mërkurën, është një nga tubimet masive më të mëdha në botë dhe më shumë se 1.8 milionë haxhinj pritet të marrin pjesë në të këtë vit, njoftoi Autoriteti kryesor i Statistikave saudite.

    Rrëmuja, zjarret në tenda, nxehtësia dhe faktorë të tjerë kanë shkaktuar qindra vdekje gjatë kësaj ngjarjeje të rëndësishme fetare në 30 vitet e fundit.

    Ministria saudite e Shëndetësisë lëshoi ​​një paralajmërim për temperaturë të lartë të enjten dhe i këshilloi pelegrinët të pinë shumë lëngje dhe të shmangin qëndrimin jashtë gjatë pjesës më të nxehtë të ditës nga ora 11:00-15:00.

    Ministria e Jashtme jordaneze njoftoi sot se ka koordinuar me autoritetet saudite procedurën në rastin e vdekjes së pelegrinëve dhe në rastin e transportimit të trupave të të vdekurve në përputhje me dëshirat e familjeve të tyre.

    Në vitin 2015, të paktën 2.070 njerëz u vranë në një rrëmujë të madhe dhe turmë që shpërtheu gjatë haxhit pranë Mekës.

  • Përfaqësuesi i serbëve në Kroaci i këshillon serbët e Kosovës për Asociacionin: Mësoni nga gabimet tona

    Përfaqësuesi i serbëve në Kroaci i këshillon serbët e Kosovës për Asociacionin: Mësoni nga gabimet tona

    Serbët në Kosovë duhet të mësojnë nga gabimet e serbëve në Kroaci, tha kryetari i Këshillit Popullor Serb përfaqësuesi i serbëve në Kroaci, Milorad Pupovac. Ai tha se serbëve në Kroaci iu mundësohet vetëqeverisja, por në praktikë është reduktuar në nivelin e një organizate joqeveritare, pa financim të përcaktuar.

    “Përvoja jonë në Kroaci është se kemi vetëqeverisje të pakicave, por statusi dhe pozita e tyre nuk janë të rregulluara në mënyrë adekuate në sistemin kroat. Kjo do të thotë se Këshilli i Përbashkët i Komunave, edhe pse vetëqeverisës, para së gjithash ka statusin formal të një organizate joqeveritare, megjithëse nuk ka marrëveshje ndërkombëtare, statuset e organizatave joqeveritare nuk janë të rregulluara”, tha Pupovac për mediumin serb “Kosovo Online”.

    Nga kjo, ai bën thirrje që të marrin mësim serbët në Kosovë.

    “Sipas kësaj, ato nuk mund të jenë organizata joqeveritare, por duhet të jenë diçka tjetër. Por, fatkeqësisht, kjo nuk është siguruar në Kroaci deri më sot. Ky duhet të jetë mësim për bashkatdhetarët tanë në Kosovë kur merret parasysh statusi i Asociacionit të Komunave Serbe. Ai status duhet të përcaktohet paraprakisht, se sigurisht që nuk duhet të jetë status i një organizate joqeveritare dhe se kushtet e financimit do të duhej të përcaktoheshin, kushtet e financimit varen nga rrethanat politike” tha Pupovac.

  • Policia shqipton mbi 1,500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

    Policia shqipton mbi 1,500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

    Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1506 gjoba në trafik.

    Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 20 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 34 me dëme materiale.

  • Policia qëllon një person që kërcënoi me sëpatë në paradën e tifozëve në EURO 2024 në Hamburg

    Policia qëllon një person që kërcënoi me sëpatë në paradën e tifozëve në EURO 2024 në Hamburg

    Policia gjermane ka shtënë kundër një personi, i cili i kishte kërcënuar oficerët me një sëpatë dhe një mjet zjarrvënës, të dielën gjatë paradës së tifozëve në Kampionatin Evropian të futbollit 2024 në Hamburg.

    Policia njoftoi në rrjetin social X se e ka nisur një operacion të madh dhe se sulmuesi është duke i mjekuar plagët.

    Incidenti ndodhi në rrethinën St Pauli në Hamburg, pak para ndeshjes mes Polonisë dhe Holandës e cila do të zhvillohet në orën 15:00 në stadiumin Volksparkstadion.

    Marshimet e tifozëve caktohen para çdo ndeshjeje, ndërsa gjatë kohës së incidenti po mbahej një paradë e tifozëve të Holandës, që nisi në orën 12:30.

    Gjermania është nikoqire e edicionit të 17-të të Kampionatit Evropian, i cili nisi të premten mbrëma.

  • Është nga Kosova, tifozi që hyri në fushë në ndeshjen Itali – Shqipëri e zbulon arsyen pse e bëri

    Është nga Kosova, tifozi që hyri në fushë në ndeshjen Itali – Shqipëri e zbulon arsyen pse e bëri

    Shqipëria mbrëmë (15 qershor) zhvilloi ndeshjen hapëse të tyre në Kampionatin Evropian 2024 ndaj Italisë.

    Ndonëse “Kuqezinjtë” morën avantazhin pas vetëm 23 sekondave lojë pas golit të shënuar nga Nedim Bajrami, ata nuk ia dolën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar.

    Italia arriti që ta përmbysë rezultatin duke shënuar dy gola me anë të Alessandro Bastonit dhe Nicolo Barellas për të “rrëmbyer” tri pikët.

    Sidoqoftë, një ndër momentet që mori vëmendjen gjatë kësaj ndeshje ishte momenti kur një tifoz hyri në fushë dhe bëri që ndeshje të ndërpritej për disa minuta.

    Tashmë është mësuar se tifozi që ka hyrë në fushë është shqiptar i Kosovës dhe banon në Skenderaj.

    Sami Rexhepi ishte personi që arriti ta evitojë sigurimin dhe të hyjë në fushë për disa minuta duke i përshëndetur disa lojtarë.

    Rexhepi tashmë ka treguar arsyen që fshihet prapa këtij veprimi që bëri bujë në rrjetet sociale.

    ”Kam vënë bast me djalin tim. Kjo ka qenë arsyeja”, ka thënë Rexhepi.

    Përndryshe, Shqipëria do të rikthehet në aksion sërish të mërkurën, ku kësaj radhe do të ketë kundërshtar Kroacinë.