ATV

Blog

  • Lushtaku: Jap dorëheqje nëse PDK bën koalicion me VV’në, për mua është e papranueshme

    Lushtaku: Jap dorëheqje nëse PDK bën koalicion me VV’në, për mua është e papranueshme

    Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku ka deklaruar se nëse PDK arrin marrëveshje bashkëpunimi me LVV-në ai jep dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj.

    Lushtaku tha se PDK nuk do duhej të bashkëpunonte me një subjekt politik që gjuhën helmuese dhe degraduese e ka në rend të parë.

    “Nëse Partia Demokratike e Kosovës arrin marrëveshje ose lidhë koalicion me LVV-në unë automatikisht jap dorëheqje nga pozita e kryetarit të degës në Skenderaj. Ata e dijnë ma mirë janë kryesia e partisë por për mua është e pa pranueshme bashkëpunimi me një subjekt politik që gjuhën helmuese e ka në rend të parë…”. /rtv21

  • KRU “Prishtina” me apel urgjent për përdorim racional të ujit të pijshëm

    KRU “Prishtina” me apel urgjent për përdorim racional të ujit të pijshëm

    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje urgjente për qytetarët që të përdorin ujin e pijshëm në mënyrë sa më racionale, për shkak të rritjes së konsumit dhe nevojës për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm.

    Sipas njoftimit, qytetarët kërkohet të shmangin përdorimin e ujit të pijshëm për larjen e automjeteve, ujitjen e sipërfaqeve të mëdha gjelbëruese dhe bujqësore gjatë orëve të pikut, si dhe mbushjen e pishinave apo përdorime të tjera jo thelbësore.

    Nga kompania theksohet se kursimi i ujit është përgjegjësi e përbashkët dhe ndihmon në garantimin e furnizimit të rregullt për të gjithë konsumatorët.

    Gjithashtu, theksohet se ndërtesat shumëkatëshe të ndërtuara në 20 vitet e fundit duhet të kenë të instaluara pompa të brendshme, në mënyrë që uji të arrijë në katet e larta, duke respektuar standardin e shtypjes minimale prej 1.5 bar.

  • Plagosja në Prishtinë, Prokuroria thotë se gjeti armë e fishekë edhe në veturën e viktimës

    Plagosja në Prishtinë, Prokuroria thotë se gjeti armë e fishekë edhe në veturën e viktimës

    Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dalë me njoftim për plagosjen e mbrëmshme në rrugën ‘’Feriz Guri’’ në Prishtinë ku pati të shtëna me armë zjarri, si pasojë e të cilave një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

    Menjëherë pas pranimit të informatës nga Policia e Kosovës, Prokuroria tha se prokurori kujdestar nga Departamenti për Krime të Rënda, së bashku me njësitet përkatëse kanë ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, si dhe sigurimin e provave materiale në vendin e ngjarjes.

    “Gjatë veprimeve hetimore të ndërmarra deri më tani, dyshohet se personi me inicialet N.B., ka kryer veprën penale ‘’Vrasje në tentativë’’, nga neni 172 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është kryer bastisja nga Policia e Kosovës, ku aty është gjetur një armë e gjatë, shtatë (7) gëzhoja dhe trembëdhjetë (13) fishekë, të cilat do të shërbejnë si prova materiale gjatë zhvillimit të procedurës hetimore”.

    Ndërkohë, gjatë ekzaminimeve përkatëse, Prokuroria tha se nga njësitet relevante është konstatuar se në automjetin e viktimës, Sh.K. është gjetur dhe sekuestruar një armë dhe 12 fishekë.

    “Prokuroria Themelore në Prishtinë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe arrestimin e personit të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre penale”.

  • Procesi drejt fundit – Numërohen mbi 97% të votave me Postë dhe 28% me Kusht, VV’ja ruan 53 mandate

    Procesi drejt fundit – Numërohen mbi 97% të votave me Postë dhe 28% me Kusht, VV’ja ruan 53 mandate

    218 kuti, nga 223 sa janë të votave me postë, ose ndryshe, 97,76% , janë numëruar deri tani nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Siç njoftohet në faqen e KQZ’së, nga këto vota, Lëvizja Vetëvendosje radhitet partia e parë, e cila pasohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, më pas nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

    Nga rezultatet aktuale, vetëm nga ato me postë, VV’ja ka 73.08% ose 58,712 Vota; LDK’ja ka marrë 11.98% ose, 9,625 Vota; PDK’ja ka 8.25% ose, 6,630 Vota; dhe, AAK’ja ka 4.09% ose, 3,284 Vota.

    Pos këtyre, tashmë KQZ ka nisur edhe me numërimin e votave me kusht, ku deri me tani, janë numëruar 28,85%. Nga këto të fundit, VV’ja ka 40.99% ose, 671 Vota; PDK’ja ka 24.62% ose 403 Vota; LDK’ja ka 14.84% ose, 243 Vota: AAK’ja ka 9.84% ose, 161 Vota.

    Ndërkaq, pa numëruar dhe ku procesi ende s’ka filluar, janë votat e personave me nevoja të veçanta.

    Ndryshe, nga rezultatet e përmbledhura, VV’ja deri më tani merr 53 mandate, PDK ka 22 ulëse, LDK 18 deputetë, dhe AAK’ja 7.

  • E rëndë: Humb jetën një 17-vjeçar në aksidentin në rrugën Carralevë–Komoran

    E rëndë: Humb jetën një 17-vjeçar në aksidentin në rrugën Carralevë–Komoran

    Një aksident tragjik trafiku i ka marrë jetën një të mituri në rrugën Carralevë–Komoran.

    Viktima është një 17-vjeçar, i cili fillimisht kishte mbetur i lënduar rëndë si pasojë e aksidentit, por më pas nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

    Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë një veturë të shkatërruar nga përplasja, ndërsa qytetarët kanë tentuar t’i ofrojnë ndihmën e parë të riut para mbërritjes së ekipeve emergjente.

    Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

    “Sot rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Carralevë–Komoran ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet”, ka deklaruar Ahmeti.

    Ajo ka bërë të ditur se si pasojë e aksidentit, ngasësi i automjetit nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

    “Si pasojë e aksidentit ngasësi i automjetit nuk ka arritë të përballojë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull), i mitur, është konstatuar nga ekipi mjekësor në QKUK”, thuhet në konfirmimin e Policisë.

    Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po hetojnë rrethanat që çuan në këtë aksident fatal.

  • Rahoveci shembull, bën sigurim shëndetësor për nxënësit parafillor në çerdhe

    Rahoveci shembull, bën sigurim shëndetësor për nxënësit parafillor në çerdhe

    Komuna e Rahovecit e udhëhequr nga kryetari Smajl Latifi është komuna e parë në nivel vendi që ka bërë sigurimin shëndetësor për nxënësit parafillor.

    Latifi ka theksuar se ky projekt është pjesë e zotimeve të programit qeverisës, me qëllim që fëmijëve t’u sigurohet mbulim i shpenzimeve eventuale shëndetësore gjatë qëndrimit në institucionet parashkollore.

    “Unë e kam pas synim dhe e kam shpalos si pjesë thelbësore të programit qeverisës për këto 4 vite edhe sigurimin shëndetësor për fëmijët meqë ne nuk po arrijmë sepse nuk është edhe kompetencë e jona me realizu sigurim shëndetësor për të gjithë qytetarët sepse është kompetencë më të larta shtetërore, qeverisë, parlamentit, zbatimit të një ligji i cili ka ngelë. Ne kemi dashur që së paku fëmijëve t’iu sigurojmë dhe t’iu mbulojmë shpenzimet eventuale dhe t’i mbulojmë si komunë, kjo do të jetë së paku për 4 vite sa do të jem unë këtu”, ka thënë Latifi për IndeksOnline.

    Nga ky projekt përfitojnë përafërsisht rreth 350 nxënës. Vlera e parashikuar e kësaj kontrate ka qenë 78,000 euro, ndërsa ajo është finalizuar në shumën prej 69,600 eurosh.

  • OKB: 58 shtete dhe territore janë të kontaminuara nga minat tokësore

    OKB: 58 shtete dhe territore janë të kontaminuara nga minat tokësore

    Një raport nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut zbuloi se të paktën 58 shtete dhe territore ishin të mbushura me mina tokësore në vitin 2025.

    “Është thellësisht shqetësuese që, pothuajse 30 vjet pas miratimit të Traktatit për Ndalimin e Minave Kundër Personelit, këto armë shpërthyese vazhdojnë të vrasin dhe plagosin njerëz, shpesh dekada pasi janë vendosur ”, tha Komisioneri i Lartë Volker Turk në një njoftim për shtyp.

    “Është e nevojshme që të gjitha shtetet të angazhohen për t’i dhënë fund prodhimit, përdorimit dhe transferimit të këtyre armëve dhe për të intensifikuar bashkëpunimin për të hequr minat që janë vendosur tashmë”, shtoi ai.

    Sipas këtij raporti, i cili bazohet në informacione nga agjencitë qeveritare, OJQ-të, organizatat humanitare dhe shoqëria civile, të paktën 1,945 persona u vranë dhe 4,325 u plagosën nga minat tokësore dhe mbetjet shpërthyese të luftës në vitin 2024.

    Në njoftimin e saj, Fushata Ndërkombëtare për Ndalimin e Minave Kundër Personelit (ICBL) raporton më shumë se 5,000 vdekje dhe lëndime në vitin 2025 në 40 vende.

    90% e viktimave janë civilë.

    Midis vendeve të prekura nga minat tokësore janë Myanmari, Siria, Afganistani, Ukraina, Nigeria, Mali, Jemeni dhe Burkina Faso.

  • “100 për qind karton i kuq”, ish-futbollisti beson se Lionel Messi duhej të ishte përjashtuar nga loja

    “100 për qind karton i kuq”, ish-futbollisti beson se Lionel Messi duhej të ishte përjashtuar nga loja

    Ish-sulmuesi i Venezuelës, Alejandro Moreno, ka kritikuar ashpër vendimin e gjyqtarit për të mos e përjashtuar Lionel Messin në fitoren 3-0 të Argjentinës ndaj Algjerisë në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës 2026.

    Incidenti i diskutueshëm ndodhi në minutën e 31-të, kur Messi ndërhyri nga prapa ndaj mbrojtësit algjerian Aissa Mandi, duke e goditur në pulpë me taka.

    Gjyqtari polak Szymon Marciniak akordoi faull, por nuk ndëshkoi kapitenin argjentinas as me karton të verdhë, ndërsa VAR-i nuk e ftoi për rishikim të aksionit. Vendimi shkaktoi debat të madh mes tifozëve dhe analistëve sportivë.

    Moreno ishte i bindur se ndërhyrja meritonte karton të kuq.

    “Ky është karton i kuq 100 për qind për Lionel Messin. Duhej të jepej, duhej të jepej”.

    “Ka edhe diçka tjetër që ngre dyshime. Kjo përputhet me narrativën se lojtarët e jashtëzakonshëm marrin trajtim të veçantë. Kur Messi ishte pranë het-trikut dhe portieri e priti goditjen, kamerat treguan Gianni Infantinon duke buzëqeshur, sikur po thoshte: ‘Ah, ishte afër, ishte afër’”.

    Moreno vazhdoi kritikat ndaj mosndërhyrjes së VAR-it.

    “Nëse e sheh incidentin drejtpërdrejt, menjëherë duket si faull. Pastaj e shikon përsëritjen dhe po, është një ndërhyrje që duhet rishikuar. Pse nuk u thirr Szymon Marciniak te monitori? Duhej të ishte karton i kuq për Lionel Messin”.

    “Pavarësisht sa shumë e vlerësoj Lionel Messin, ai ishte një kontakt i ashpër dhe i gabuar. Kur zbret mbi pjesën e pasme të pulpës së një lojtari, nga gjuri deri te kyçi i këmbës, duhet të përjashtohesh për këtë”, deklaroi Moreno.

    Polemikat nuk e penguan Messin të shkëlqente në vazhdim të takimit. Sulmuesi argjentinas realizoi het-trik, duke i dhuruar Argjentinës fitoren 3-0 dhe duke barazuar rekordin e Miroslav Klose me 16 gola në historinë e Kupave të Botës.

  • Marrja e mendve, ja se kur duhet të shqetësoheni

    Marrja e mendve, ja se kur duhet të shqetësoheni

    Të paktën njëherë e kemi provuar të gjithë marrjen e mendve dhe humbjen e ekuilibrit.

    Sipas studimeve ka shumë njerëz që ankohen tek mjeku i familjes që ankohen për këtë problem.

    Shkaqet, të cilat mund të jenë fizike dhe emocionale, janë po aq të ndryshme sa edhe simptomat.

    Marrja e mendve në vetvete nuk është sëmundje, por shenjë se diçka nuk është në rregull.

    Presioni i ulët i gjakut mund të jetë shkaktar i kësaj gjendjeje.

    Kjo ndodh përgjithësisht kur ngriheni nga divani apo nga krevati në mëngjes.

    Në shumë raste, shkaktar për këtë është presioni i ulët i gjakut.

    Zakonisht nuk ekziston rreziku i pasojave fizike afatgjata, pasi ndryshe nga tensioni i lartë, në këtë rast nuk pritet dëmtim i enëve të gjakut apo organeve.

    Ajo që duhet të bëni është të pini 0.5 litra ujë shpejt, dhe gjërat e kripura janë gjithashtu të dobishme.

    Ju gjithashtu duhet të shtriheni dhe të ngrini këmbët tuaja.

    Trupi ynë përbëhet nga 70 për qind ujë.

    Prandaj, nuk është çudi që trupi ynë del jashtë ekuilibrit kur ka shumë pak lëngje.

    Duhet të pini të paktën dy deri në tre litra ujë në ditë edhe më shumë nëse është shumë nxehtë.

    Kjo siguron që gjaku ynë të mos trashet dhe që organet tona të furnizohen në mënyrë n e duhur.

    Miliarda baktere jetojnë në gojën tonë dhe ato sigurojnë florën orale të paprekur dhe largojnë mikrobet e rrezikshme.

    Nëse flora e gojës është jashtë ekuilibrit, zhvillohet inflamacioni i mishrave të dhëmbëve dhe bakteret hyjnë në trup përmes enëve të gjakut.

    Pasojat e mundshme të paralajmëruara nga marrja e mendve mund të jenë inflamacioni i muskulit të zemrës, sulm në zemër apo edhe goditje në tru.

    Kini kujdes me dhëmbët që janë trajtuar në kanalet e rrënjës dhe bakteret shpesh vendosen atje, pa u vënë re.

    Ngarkesa të forta dhe të parregullta tendosin muskujt dhe tendinat tona.

    Rezultati është tensioni.

    Mund të shkaktojë gjithashtu marrje mendsh për shkak të shtrëngimit të nervave ose enëve të gjakut.

    Ndonjëherë mund të jetë pasojë edhe një hernie diskale pas saj.

    Kjo vitaminë luan një rol kyç në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.

    Ato transportojnë oksigjen përmes trupit dhe kështu e mbajnë zemrën në punë.

    Përveç kësaj, vitamina B12 zbërthen toksinën qelizore homocisteinë, e cila dëmton sistemin tonë kardiovaskular dhe enët e gjakut.

    Për parandalim duhet të hani mish viçi, peshk, produkte qumështi dhe vezë, për veganët janë një zëvendësues i mirë dhe preparate nga farmacia.

    Trishtimi dhe shqetësimi e dëmtojnë trupin tonë në planin afatgjatë.

  • Nis numërimi i votave me kusht, këto janë rezultatet e para

    Nis numërimi i votave me kusht, këto janë rezultatet e para

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, ka nisur numërimi i votave me kusht.

    Sipas përditësimeve të fundit në platformën e KQZ-së, deri më tani janë numëruar pesë nga 52 kutitë e vendndvotimeve.

    Nga këto rezultate, VV renditet e para, Aleanca e dyta, e treta LDK dhe PDK e katërta.