ATV

KRU “Prishtina” me apel urgjent për përdorim racional të ujit të pijshëm

Written by

in

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje urgjente për qytetarët që të përdorin ujin e pijshëm në mënyrë sa më racionale, për shkak të rritjes së konsumit dhe nevojës për sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm.

Sipas njoftimit, qytetarët kërkohet të shmangin përdorimin e ujit të pijshëm për larjen e automjeteve, ujitjen e sipërfaqeve të mëdha gjelbëruese dhe bujqësore gjatë orëve të pikut, si dhe mbushjen e pishinave apo përdorime të tjera jo thelbësore.

Nga kompania theksohet se kursimi i ujit është përgjegjësi e përbashkët dhe ndihmon në garantimin e furnizimit të rregullt për të gjithë konsumatorët.

Gjithashtu, theksohet se ndërtesat shumëkatëshe të ndërtuara në 20 vitet e fundit duhet të kenë të instaluara pompa të brendshme, në mënyrë që uji të arrijë në katet e larta, duke respektuar standardin e shtypjes minimale prej 1.5 bar.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *