ATV

Blog

  • Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 88-të

    Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 88-të

    Akademiku i njohur shqiptar Rexhep Qosja sot feston datëlindjen e 87-të. Ai ka lindur më 25 qershor 1936 në Vuthaj te Kelmendit, Malit të Zi, shkruan KultPlus.

    Katër klasat e para të fillores i kreu në Vuthaj, kurse gjysmëmaturën në Guci.Shkollën normale e mbaroi në Prishtinë. Më 1964 diplomoi në degën Gjuhë-letërsi të Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Beogradit, Beograd ku në vitin 1971 mori titullin “Doktor i shkencave filologjike” me temën “Asdreni-jeta dhe veprat”. Ishte punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Universitetit të Prishtinës dhe drejtor i këtij Instituti prej vitit 1972 deri më 1981.

    Është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike Ka botuar recensione, vështrime, artikuj, sprova, trajtesa e studime në revista shkencore e letrare, duke trajtuar në to çështje të veçanta të letërsisë shqipe dhe të krijimtarisë letrare në përgjithësi. Disa punime dhe vepra të tij janë përkthyer në gjuhë të tjera.

    Për krijimtarinë shkencore e letrare është çmuar me: Shpërblimin e qytetit të Prishtinës, më 1968; me Shpërblimin Krahinor të Dhjetorit më 1969; me dy shpërblime të SHSH të Kosovës, më 1972 dhe 1974 dhe me Shpërblimin e RS të Serbisë – 7 Korriku, më 1975, me Çmimin “Pjetër Bogdani”, 2010 për romanin “Bijt e askujt”, Gjilani Çmimin letrar- Beqir Musliu, më 22 qershor 2012 ia dorëzoi akademikut Rexhep Qosja . Ai është marrë edhe me veprimtari politike; në periudhën 1998-2000 drejtoi një parti politike në Kosovë. Në vitin 2000 kryetari i Republikës së Shqipërisë i dha çmimin “Nderi i Kombit”. Qosja është anëtarë i rregullt i ASHA të Kosovës.

  • Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange lirohet nga paraburgimi pas marrëveshjes me SHBA-në për ta pranuar fajësinë

    Themeluesi i WikiLeaks, Julian Assange lirohet nga paraburgimi pas marrëveshjes me SHBA-në për ta pranuar fajësinë

    Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange pritet të pranojë fajësinë këtë javë, se ka shkelur Aktin e Spiunazhit të Shteteve të Bashkuara, një marrëveshje që do t’i jepte fund burgosjes së tij në Britani dhe do ta lejonte të kthehej në Australi, duke i dhënë fund një odiseje të gjatë ligjore, përcjell atvlive.tv.

    52-vjeçari Assange ka rënë dakord të pranojë fajësinë për vetëm një pikë të aktakuzës, atë të komplotit për të siguruar dhe publikuar dokumente sekrete të mbrojtjes amerikane, sipas dosjes së depozituar në gjykatë.

    Sipas mediave britanike dhe amerikane, seanca do të mbahet nesër në Gjykatën e Qarkut të Ishujve Mariana të Veriut, nga territori amerikan pranë brigjeve aziatike të Oqeanit Paqësor.
    Assange doli nga burgu Belmarsh në Britani të Madhe të hënën mbrëma, thuhet në një postim të WikiLeaks në rrjetin social X.

    Procesi i gjyqit të Assange

    WikiLeaks, i themeluar nga Julian Assange, publikoi 251 mijë dokumente sekrete që vërtetojnë krimet e kryera nga SHBA-ja në Irak dhe Afganistan më 28 tetor 2010.

    Assange u arrestua më 11 prill 2019. Nga Ambasada e Ekuadorit në Londër, ku u strehua në qershor 2012 dhe u arrestua për “shkelje të kushteve të lirimit me kusht” u dërgua në burgun Belmarsh në Londër. Gjykata vendosi që Assange, i dënuar me 50 javë burg, të mbetet i paraburgosur pas përfundimit të dënimit në kuadër të kërkesës për ekstradim.

    Gjykata e Lartë më 10 dhjetor 2021 vendosi se Assange mund të ekstradohet në SHBA. Pasi Gjykata e Westminsterit vendosi për ekstradimin e tij më 20 prill 2022, atëherë Sekretarja e Brendshme britanike, Priti Patel nënshkroi vendimin për ekstradimin e Assange në SHBA më 17 qershor 2022.

    Avokatët e Assange apeluan në Gjykatën Supreme lidhur me vendimin më 1 korrik 2022. Seancat dëgjimore për çështjen e ekstradimit të Julian Assange në SHBA u zhvilluan në Gjykatën e Lartë në datat 20-21 shkurt dhe u theksua se vendimi do të jepej më vonë.

    Më 26 mars, gjykata vendosi që Assange të mos ekstradohet në SHBA nëse nuk jepeshin garanci të caktuara nga SHBA-ja.

    SHBA-ja dha një garanci për “mos ekzekutim”

    Nga SHBA-ja u kërkua garanci, si për shembull që Assange të mos dënohej me vdekje dhe t’i jepej një gjykim i drejtë, në të kundërtën thuhej se Assange mund të apelonte për heqjen e paraburgimit.

    Gjykata Supreme kishte njoftuar se pas dhënies së garancive do të vendoste nëse ato ishin të mjaftueshme apo jo. Ndërsa SHBA-ja njoftoi në prill se do të jepte garancitë e kërkuara, Stella Assange deklaroi se burri i saj nuk do të kishte disa të drejta sepse nuk ishte shtetas amerikan.

    Avokatët dhe mbështetësit e Assange thonë se ai mund të dënohet deri në 175 vjet burg nëse ekstradohet në SHBA. Pala amerikane pretendon se dënimi me burg mund të jetë nga 4 deri në 6 vjet. /atvlive.tv

  • Rusia pretendon t’i ketë rrëzuar 30 dronë ukrainas mbi dy rajone

    Rusia pretendon t’i ketë rrëzuar 30 dronë ukrainas mbi dy rajone

    Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se kundërajrorët e saj i kanë rrëzuar 29 dronë ukrainas mbi rajonin Belgorod dhe një mbi rajonin Voronezh mëngjesin e së martës.

    Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov, tha se një grua u vra dhe katër njerëz të tjerë u plagosën gjatë sulmeve me dronë në fshatin Velovskoye dhe në qytetet Stroitel dhe Yakovlevsky.

    Mediat lokale raportuan se shtëpi banimi dhe automjete u dëmtuan gjatë sulmeve.

    Ukraina nuk ka komentuar rreth pretendimeve të Rusisë, të cilat nuk ka qenë e mundur të vërtetohen në mënyrë të pavarur.

    Qytetet në pjesën perëndimore të Rusisë janë përballur me sulme të vazhdueshme me dronë prej majit 2023. Për këto sulme, zyrtarët rusë e kanë fajësuar Kievin.

    Zyrtarët ukrainas nuk marrin asnjëherë përgjegjësi për sulme në territorin rus, apo në Gadishullin e uzurpuar të Krimesë.

    Rajoni i Belgorodit në veçanti ka qenë cak i sulmeve të mëdha. Në dhjetor 2023 u vranë 25 njerëz nga një sulm në qendër të qytetit Belgorod.

    Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

    Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

    Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

    Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

  • Komisioni Ad-hoc interviston kandidatët për Bord të RTK-së

    Komisioni Ad-hoc interviston kandidatët për Bord të RTK-së

    Katër kandidatë për anëtarë të Bordit të televizionit publik janë ftuar për intervistim nga Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së, raporton EO.

    Komisioni ka zhvilluar mbledhjen pa praninë e mediave, ndërsa mediat janë lejuar të marrin pamje para takimit.

    Për procedurën e intervistimit të kandidatëve, tregoi kryetarja e Komisionit, Adelina Grainca.

    “Nga dhjetë pyetje gjithsej, pesë do t’iu parashtrohen kandidatëve, pyetja e parë dhe e dhjeta është standarde, pyetja e pestë dhe e tetë do të ua bëjnë atyre”, tha ajo.

    Përgjigjet kandidatët do të mund ta japin në afat kohor prej 20 minutash.

  • Çaji i cili eliminon centimetrat nga beli

    Çaji i cili eliminon centimetrat nga beli

    Receta për dobësim me vetëm tre përbërës ka nxitur një “eufori” globale, posaçërisht për shkak që janë më të shumtë ata të cilët e kanë provuar dhe kanë vetëm fjalë miradije për këtë kombinim të shkëlqyeshëm!

    Nëse dëshironi të humbni peshë, ju duhet të jeni të kujdesshëm se çfarë hani, por gjithashtu rëndësi të barabartë duhet t’i kushtoni edhe asaj çfarë pini.

    Shumë programe të humbjes së peshës janë prezantuar gjatë gjithë viteve, shumica prej të cilave përfshijnë stërvitje të fuqishme, dieta ose një rishikim të plotë në stilin e jetës.

    Pije të caktuara mund të jenë të mira për djegien e yndyrës, por ka edhe pije të tjera të cilat fshehin shumë kalori.

    Prandaj, nëse qëllimi juaj është humbja e peshës, ja çfarë duhet të pini dhe çfarë të shmangni?

    Përbërësit:

    ▪ çaj i gjelbër
    ▪ kanellë
    ▪ fletë dafine

    Përgatitja:

    Vloni 800 ml ujë, hiqeni nga zjarri, shtoni 1 shkop kanelle, 3 fletë dafine dhe një lugë supe plot me çaj të gjelbër.

    Mbulojeni dhe lëreni 15 minuta të qëndrojë, pastaj kullojeni, transmeton Telegrafi.

    Përdorimi:

    Kur është fjala për metabolizmin është me rëndësi të dini që koha më e mirë për shpejtimin e tij është herët në mëngjes, menjëherë pasi të zgjoheni.

    Pra, pini gotën e parë të këtij çaji në stomak të thatë.

    Gotën tjetër mund ta pini menjëherë pas kafjallit, ndërkaq të tretën drejtpërdrejtë para rënies në gjumë.

    Me tri gota çaj në ditë dukshëm do të dobësoheni, posaçërisht në pikat kritike të trupit, si p.sh., stomakut, kofshëve dhe vitheve, ndërkaq rezultatet e para do t’i vëreni pas 7 ditësh.

    Ata të cilët e kanë provuar këtë çaj thonë që pas javës së parë kanë humbur mesatarisht 8 centimetra në bel! /Telegrafi/

  • Lëvore bananeje për lythat: Zgjidhje e thjeshtë për problemin e shpeshtë!

    Lëvore bananeje për lythat: Zgjidhje e thjeshtë për problemin e shpeshtë!

    Bananet janë plot kalium, posaçërisht në lëvore dhe pikërisht kjo ndihmon në eliminimin e lythave

    Hulumtime të shumta kanë konstatuar që bananet sigurojnë mjaft energji për stërvitje nëntëdhjetë minutash të mundimshme. Për këtë shkak ato shpesh i rekomandojnë atletët dhe sportistët.

    Pos energjisë të cilën e jep banania, ajo ndihmon edhe te format e ndryshme të sëmundjeve dhe të gjendjes së organizmit. Prandaj, ajo duhet të jetë pjesë e menyve të përditshme.

    Mirëpo, mos e hidhni lëvoren e bananes, sepse, nëse keni probleme me lythat, vënie lëkuren e saj në lëkurë ku është shfaqur lythi (i shkaktuar nga HPV-ja), shkruan shkruan Healthylife, përcjell Telegrafi.

    Lythat janë ngjitëse dhe mund të përhapen shpejt nga kontakti me një pëson direkt, nga kontakt me një objekt që është infektuar nga personi me lytha. Zakonisht ky virus i nxit këto lytha të përhapura në pjesë të tjera të trupit.

    Bananet janë plot kalium, posaçërisht kanë në lëvore dhe pikërisht kjo ndihmon në eliminimin e lythave.

    Ju nevojiten banane të pjekura, sepse, kështu, kanë aftësinë për të luftuar qelizat jonormale.

    Një copë priteni dhe vënie në lyth. Procedurën përsëriteni çdo natë derisa të zhduket lythi.

    Kjo bimë djeg lythat më mirë se laserët dhe është e njohur mirë në mjekësinë popullore!
    Lexo po ashtu
    Kjo bimë djeg lythat më mirë se laserët dhe është e njohur mirë në mjekësinë popullore!

    Këshillë: Ky informacion nuk krijon asnjë marrëdhënie pacient-mjek dhe nuk duhet të përdoret si zëvendësim për diagnozën dhe trajtimin profesional. /Telegrafi/

  • Një shtetas i Shqipërisë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë

    Një shtetas i Shqipërisë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë

    Një shtetas i Shqipërisë është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë.

    Sipas raportit 24-orësh të policisë bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

    “Fushë Kosovë / 24.06.2024 – 07:22. Është gjetur pa shenja jete viktima mashkull shtetas i Shqipërisë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

  • Sonte përballjet e grupit C

    Sonte përballjet e grupit C

    Sonte do të vazhdojnë ndeshjet e Kampionatit Evropian.

    Pas ndeshjeve të grupit B që u zhvilluan mbrëmë, në rend sonte nga ora 21:00 janë ato të grupit C.

    Për meraklinjtë e futbollit, do të servohen dy përballje tejet interesante, Danimarka – Serbia dhe Anglia – Sllovenia, do të jenë në program.

    Në këtë grup, situata është tejet interesante.

    Aktualisht, Anglia kryeson me katër pikë, më pas renditet Danimarka me dy pikë.

    Po aq pikë i ka edhe Sllovenia në vendin e tretëm ndërkaq e fundit është Serbia me vetëm një pikë.

    Tani për tani, tutje ecin Anglia dhe Danimarka.

    Por, mundësia për kualifikim është e hapur edhe për dy skuadrat e tjera.

    Mbetet të kuptohet sonte se kush nga grupi C do të shkojë në fazën e eliminimit direkt në “EURO 2024”.

  • Arrestohet një serb në veri, u prezantua rrejshëm si doganier

    Arrestohet një serb në veri, u prezantua rrejshëm si doganier

    Policia e Kosovës e ka arrestuar një serb në Zveçan pasi kur ishte ndaluar nga njësiti policor, ishte prezantuar si doganier.

    Në raportin 24-orësh thuhet se i dyshuari kishte refuzuar t’ua jepte dokumente personale dhe t’i bëhej testi i alkoolit.

    Ai është dërguar në mbajtje, e rasti është iniciuar si “prezantim i rremë si person zyrtar”, thuhet në njoftim.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull serb për shkak se kur ishte ndaluar nga njësiti policor ishte prezantuar si doganier i Kosovës, si dhe kishte refuzuar t’ua jap dokumentet personale, kartelën identifikuese dhe ti bëhej alkotesti pasi kishte qenë nën ndikim të alkoolit. Lidhur me rastin i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

  • Një gruas i vidhen 10 dyer të ballkonit në Prishtinë

    Një gruas i vidhen 10 dyer të ballkonit në Prishtinë

    Një grua ka raportuar se i janë vjedhur 10 dyer të ballkoneve në Prishtinë.

    Sipas raportit 23-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme, në ora 13:40.

    “Ankuesja femër kosovare ka raportuar se nga person/a të dyshuar të pa njohur janë vjedhur 10 copë dyer të ballkoneve”, thuhet në raport.

    Kurse rasti është duke u hetuar.