ATV

Blog

  • OKB: Pastrimi i Gazës nga rrënojat e luftës do të marrë vite

    OKB: Pastrimi i Gazës nga rrënojat e luftës do të marrë vite

    Një flotë prej më shumë se njëqind kamionësh do të kërkonte 15 vjet për të pastruar Gazën prej gati 40 milionë ton rrënoja në një operacion që kushton midis 500 milionë ose 600 milionë dollarë, ka gjetur një vlerësim i OKB-së.

    Përfundimet do të nënvizojnë sfidën e madhe të rindërtimit të territorit palestinez pas muajsh të një ofensive të ashpër izraelite që ka çuar në shkatërrim masiv të shtëpive dhe infrastrukturës, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.

    Sipas vlerësimit, i cili u publikua muajin e kaluar nga Programi i OKB-së për Mjedisin, 137 mijë e 297 ndërtesa ishin dëmtuar në Gaza, më shumë se gjysma e totalit. Nga këto, pak më shumë se një e katërta u shkatërruan, rreth një e dhjetë e dëmtuar rëndë dhe një e treta e dëmtuar mesatarisht.

  • AKP-ja me aksion humanitar për dhurimin e gjakut

    AKP-ja me aksion humanitar për dhurimin e gjakut

    Agjencia Kosovare e Privatizimit do të organizojë sot një aksion humanitar.

    Ky organizim ka të bëjë me dhurimin e gjakut nga zyrtarët e kësaj agjencie.

    Kjo ngjarje do të zhvillohet në zyrat qendrore të AKP-së.

  • Osmani sot ia dorëzon flamurin ekipit olimpik të Kosovës

    Osmani sot ia dorëzon flamurin ekipit olimpik të Kosovës

    Presidentja Vjosa Osmani do të organizojë sot ceremoninë e dorëzimit të flamurit për ekipin olimpik të Kosovës.

    Ky ekip do të udhëtojë këtë muaj në Paris të Francës ku do të zhvillohet edicioni i radhës i Lojërave Olimpike.

    Këto lojëra do të fillojnë më 26 korrik dhe do të vijojnë deri më 11 gusht.

  • Këmbimi valutor, si qëndron leku në raport me euron

    Këmbimi valutor, si qëndron leku në raport me euron

    Dollari amerikan këtë të hëne korriku, blihet me 91.7 lekë dhe shitet me 92.6 lekë.

    Ndërkaq, monedha evropiane, euro vijon të qëndrojë në nivele të ulëta, ajo blihet me 100.0 lekë dhe shitet për 100.6 lekë, shkruan euronews.al.

    Paundi britanik blihet me 118.6 lekë dhe shitet me 119.5 lekë.

    Ndërkaq, franga zvicerane blihet me 102.1 lekë dhe shitet për 103.1 lekë.

  • Vazhdon procesi gjyqësor në rastin e krerëve të UÇK-së

    Vazhdon procesi gjyqësor në rastin e krerëve të UÇK-së

    Edhe gjatë së së hënës (sot) do të vazhdojë procesi gjyqësor që po mbahet në Hagës në rastin e krerëve të UÇK-së.

    Dëshmitari me numër W04501 ka qenë i fundit që ka dëshmuar në Hagë.

    Zyra e Prokurorit të Specializuar pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, kanë kryer krime lufte gjatë luftës së fundit në Kosovë.

  • ​Kampioni i Evropës drejt Milanit

    ​Kampioni i Evropës drejt Milanit

    Alvaro Morata ngriti në qiell trofeun e EURO 2024 për Spanjën, por të martën ai pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore për transferimin në Milano. Sulmuesi mbush 32 vjeç në tetor dhe ishte kapiteni i skuadrës që mundi Anglinë 2-1 në finalen e “Olympiastadion” të Berlinit të dielën.

    Duke folur për “RAI Sport” pas ndeshjes, ai u pyet nëse do të jetë në Itali sezonin e ardhshëm.

    “Më lejoni të shijoj fillimisht këtë trofe, pastaj do të shkoj me pushime me familjen time. Do ta shohim”, theksoi Morata, përcjellë KosovaPress. Ai pritet të largohet nga Atletico Madrid këtë verë, veçanërisht pasi ai ka një klauzolë lirimi të vendosur në 13 milionë euro për klubet jashtë Spanjës.

    Ndërsa Juventus dhe Al-Qadsiah FC kishin shfaqur interes, burime të shumta janë të bindur se Morata ka dhënë fjalën e tij për t’u bashkuar me Milanin. Ai do të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me vlerë 5.5 milionë euro në sezon dhe ishte i bindur që ta bënte këtë lëvizje nga Zlatan Ibrahimovic.

    Çuditërisht, Ibrahimovic dhe drejtori i Milanit, Geoffrey Moncada ishin në tribunat në Berlin për të parë Morata-n duke ngritur trofeun.

    Sipas kryesore në Itali, testet mjekësore janë rezervuar në Madrid të martën.

  • ​“Kombësia e Mohuar”, sot diskutohet në tryezën shkencore në Institutin Albanologjik

    ​“Kombësia e Mohuar”, sot diskutohet në tryezën shkencore në Institutin Albanologjik

    Këshilli Integrues Kombëtar i Kosovës ka organizuar tryezën shkencore e cila do të mbahet sot në Institutin Albanologjik të Kosovës me temën “Kombësia e Mohuar”.

    Në këtë tryezë ligjërues do të jenë historianë, albanologë, diplomatë e njohës të së drejtës natyrore.

    Organizatorët kanë paralajmëruar se do të dëgjohen argumentet e munguara deri tani për identitetin e vërtetë kombëtar.

  • ​Biden pas atentatit kundër Trumpit: Urrejtja nuk duhet të ketë port të sigurt

    ​Biden pas atentatit kundër Trumpit: Urrejtja nuk duhet të ketë port të sigurt

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u bëri thirrje amerikanëve që të refuzojnë dhunën politike dhe të riangazhohen për zgjidhje paqësore të mosmarrëveshjeve.

    Biden foli nga Zyra Ovale një ditë pas atentatit kundër ish-presidentit republikan, Donald Trump, i cili pritet të jetë rival i tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

    “Të shtënat në mitingun e Donald Trumpit në Pensilvani na bëjnë thirrje të gjithëve që të bëjmë një hap prapa”, tha Biden.

    “Në Amerikë nuk ka vend për këtë lloj dhune – për asnjë lloj dhune”, theksoi ai.

    Biden tha se Partia e tij Demokratike dhe republikanët mund të konkurrojnë fuqishëm mbi vizione të ndryshme politike, por se këtë duhet ta bëjnë në një mënyrë të qytetëruar.

    Në Amerikë, tha ai, “ne i zgjidhim mosmarrëveshjet në kutitë e votimit, e jo me plumba”.

    Sipas tij, “fuqia për të ndryshuar Amerikën, duhet të qëndrojë gjithmonë në duart e njerëzve, e jo në duart e vrasësve të mundshëm”.

    “Urrejtja nuk duhet të ketë një port të sigurt”, tha Biden.

    Politika, sipas tij, duhet të jetë “një arenë për debat paqësor”.

    “[Ajo] nuk duhet të jetë kurrë një fushë beteje dhe – Zot na ruaj – një fushë vrasjesh. Pavarësisht se sa të forta janë bindjet tona, ne kurrë nuk duhet të rrëshqasim në dhunë”, sipas presidentit amerikan.

    Ai kërkoi nga amerikanët që të mbështesin demokracinë, ku “argumentet bëhen me mirëbesim” dhe ku “respektohet shteti i së drejtës”.

    “Një demokraci amerikane, ku mirësjellja, dinjiteti dhe loja e ndershme nuk janë thjesht nocione të çuditshme, por realitete të gjalla. Ua kemi borxh këtë atyre që erdhën para nesh, vetes, fëmijëve tanë dhe nipërve tanë”, tha Biden në fjalimin rreth 6-minutësh.

    Kjo ishte hera e tretë që ai e shfrytëzoi Zyrën Ovale për të komentuar çështje me rëndësi të madhe për amerikanët, që kur mori pushtetin në vitin 2021.

    Tetorin e kaluar, ai mbajti një fjalim për konfliktet në Gazë dhe në Ukrainë, ndërsa në qershor të vitit 2023 iu drejtua amerikanëve për një marrëveshje me republikanët lidhur me buxhetin.

    Këtë herë, adresimi u bë më pak se katër muaj para zgjedhjeve të 5 nëntorit.

    Biden nuk i adresoi kritikat e bëra ndaj tij nga disa republikanë, të cilët e akuzuan për përforcim të retorikës përçarëse kundër rivalit të tij, Donald Trump.

    Më herët, Trump, i cili u qëllua në vesh gjatë një tubimi në Pensilvani të shtunën, u bëri thirrje amerikanëve që të “qëndrojnë të bashkuar”.

    Ai do të marrë pjesë në Konventën Kombëtare Republikane, e cila nis të hënën dhe zgjat katër ditë.

    Shërbimi Sekret tha se “nuk po parashikon asnjë ndryshim operacional” për sigurinë.

    Sulmuesi i dyshuar i Trumpit, Thomas Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret, por motivi i tij mbetet i paqartë.

    Nga të shtënat u vra një spektator, ndërsa dy të tjerë u plagosën rëndë./REL/

  • Ambasadori Hovenier sot në Gjakovë

    Ambasadori Hovenier sot në Gjakovë

    Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, Jeffrey Hovenier do të vizitojë sot Gjakovën, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Ardian Gjini, do të mbajnë një konferencë për media.

    Konferenca do të mbahet në njërin nga hotelet e qytetit, duke nis nga ora 12:50.

  • ​Moti me diell, këshillohet konsumimi i shpeshtë i ujit

    ​Moti me diell, këshillohet konsumimi i shpeshtë i ujit

    Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

    Sipas njoftimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s.

    “Këto temperatura të parashikuara në vende urbane do të jenë për 2-3 gradë më të larta, varësisht nga ekspozimi i materjeve të metalta, asfaltit, materjeve inerte dhe pozitës së objekteve ndaj kupës së qiellit. Parashihen edhe netë tropike në këto vende urbane , ku merkuri në termometër edhe gjatë natës dhe orëve të hershme nuk do të bie nën 20 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë shumë i lartë , parashihen rreth 64 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit”, thuhet në njoftim.

    Instituti rekomandon se personat me sëmundje kronike t’iu shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë, rroba me ngjyrë të lehta.

    “Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm”, ka njoftuar instituti.