ATV

Blog

  • Doli nga shtypi libri poetik “Rivali i Adamit” i Autorit Lulzim Tafa

    Doli nga shtypi libri poetik “Rivali i Adamit” i Autorit Lulzim Tafa

    “Rivali i Adamit” është libri më i ri i poetit Lulzim Tafa, i cili i shtohet listës së botimeve AAB.

    Lajmin e ka bërë të ditur vetë poeti Lulzim Tafa, i cili në faqen e tij në Facebook ka shkruar:

    “Të dashur miq, doli nga shtypi libri im më i ri, për mua si autor është gëzim kurse për lexuesit nuk e di, shpresoj!”

    Ndërsa recensenti i librit, shkrimtari dhe studiuesi Rrahman Paçarizi, ka shkruar se përmbledhja e poezive “Rivali i Adamit” e konfirmon edhe një herë, pas krejt çmimeve e çmuarjeve, poetin Lulzim Tafa.

    “Përfundimisht me këtë përmbledhje, Lulzim Tafa dëshmon siguri në të shkruarit e poezisë, guxim për trajtimin e temave në mënyra ndonjëherë tronditëse, duke shpërfillur masat dhe besimet, dhe rikonfirmon një stil krejt të veçantë të të shkruarit të poezisë, pa u kornizuar brenda teorish letrare dhe pa u ndikuar nga modele të të shkruarit”, ka shkruar Paçarizi.

    Libri do të mund të gjendet në shitje këtë javë në libraritë kryesore të Prishtinës.

  • ​Rreth pesë të vdekur nga shpërthimi me bombë në kafenenë me tifozë për finalen e Euro 2024 në Somali

    ​Rreth pesë të vdekur nga shpërthimi me bombë në kafenenë me tifozë për finalen e Euro 2024 në Somali

    Një shpërthim me bombë pranë një kafeneje në Somali, ku njerëzit po shikonin finalen e Anglisë në Euro 2024 me Spanjën, ka lënë të paktën pesë të vdekur.

    Policia tha se një makinë e ngarkuar me eksploziv shpërtheu pranë kafenesë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

    Të paktën 20 persona të tjerë u lënduan, sipas zëdhënësit të policisë, major Abdifitah Aden Hassa.

    Njerëzit ishin brenda lokalit duke parë ndeshjen drejtpërdrejt nga Berlini në një ekran në atë kohë.

    Pamjet e vendit të ngjarjes tregojnë rrënojat e djegura të disa automjeteve dhe dëme të shumta në ndërtesa.

    Shumica e viktimave ishin në rrugë në momentin e shpërthimit, shtoi një dëshmitar.

    Nuk dihet menjëherë se kush ishte përgjegjës për shpërthimin.

    Grupi kundërshton qeverinë federale të Somalisë, e cila varet nga mbështetja e trupave të huaja për të qëndruar në pushtet.

    Por Mogadishu ka qenë kryesisht paqësor gjatë muajve të fundit.

    Kjo qetësi u prish të shtunën me një tentativë për të dalë nga burgu nga të burgosurit brenda një burgu në Mogadishu.

    Në atë sulm, në të cilin u vranë të paktën tetë persona, të burgosurit e dënuar për rolet e tyre në sulmet e al Shabaab shkëmbyen zjarr me rojet përpara se të vriteshin.

    Qeveria e Somalisë po kryen një ofensivë të profilit të lartë kundër grupit ekstremist, i cili kontrollon pjesë të mëdha të Somalisë qendrore dhe jugore dhe që SHBA e ka përshkruar si një nga organizatat më vdekjeprurëse të Al Kaedës./ skynews/

  • ​Haradinaj: Gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e braktisën Kosovën

    ​Haradinaj: Gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e braktisën Kosovën

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se sipas ASK-së gjatë qeverisjes së Kurtit, mbi 200 mijë qytetarë e kanë braktisur Kosovën.

    Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka thënë se janë mbi 250 milionë euro tenderë njëburimorë.

    “Mbi 250 milionë tenderë njëburimorë (vrima të lavdishme buxhetore) për dosta e miq, janë historike por aspak për të mirë dhe organet e drejtësisë heret a vonë do të kenë shumë punë”, ka thënë Ramush Haradinaj.

    Ramush Haradinaj tha se Kosova është nën sanksione të BE dhe SHBA dhe kjo sipas tij është e paparë dhe historike.

    “Dëmi deri tash, rreth 300 milionë euro, pra gropë e madhe e buxhetit dhe bajagi historike. Albini e ka implementuar marrëveshjen e 2013-tës për stickersa, targa të veturave dhe sot paska thënë edhe marrëveshjen për energji dhe kjo është historike. E ka marrë statusin e ‘Veteranit Luftëtar’ pa e veshur kurrë uniformën e UÇK dhe pa prekur kurrë armë me dorë, siç e parasheh ligji. Kjo s’ka qenë e lehtë, por është historike përnjëmend edhe goxha njëfarë grope”, ka shkruar ai.

  • ​Bebe Rexha ylli i radhës që po vjen në Sunny Hill Festival 2024

    ​Bebe Rexha ylli i radhës që po vjen në Sunny Hill Festival 2024

    Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha wshtë në mesin e yjeve kryesore që do të performojnë në edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival.

    Bebe Rexha është artistja e radhës, performuese kryesore në këtë edicionin. Këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur për hitet e saj dhe perfomancat plot gjallëri, pritet të elektrizojë atmosferën në Prishtinë.

    “Jemi shumë të lumtur që këtë vit në mesin e shumë artistëve me nam kemi edhe këngëtaren Bebe Rexha. Talenti i saj i jashtëzakonshëm dhe energjia që Bebe Rexha sjellë në skenë, do e ngjallin edhe më shumë atmosferën e këtij edicionin”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga “Sunny Hill”.

    Paraqitja e Bebe Rexhës në festival është një moment specifik për skenën vendore muzikore pasi që thekson edhe një herë ngritjen e yjeve shqiptare në skenën globale të muzikës.

    Bebe Rexha, këngëtarja shqiptare e njohur për hitet si “Meant to Be”, “I’m a Mess” dhe “In the Name of Love”, ka marrë zemrat e publikut nga mbarë bota me zërin e saj të fuqishëm dhe stilin unik.

    Në mesin e hiteve të saj është edhe “I’m Goog (Blue) në bashkëpunim me David Guetta i cili ende pa u lansuar u bë viral. Kënga ishte e para në toplistat në Britani, u shpërblye si bashkëpunimi më i mirë në MTV EMA 2022 dhe u nominua si incizimi më i mirë Dance/Electronic në Grammy dhe kënga e vitit në “BRIT Awards”. Në total këngëtarja është nominuar katër herë për çmimet Grammy.

    “Baby, I’m Jealous” (bashkë me Doja Cat) është një hit tjetër me më shumë se 161 milionë klikime e fill pas saj “No Broken Hearts” (bashkë me Nicki Minaj) me 145 milion klikime. Rexha është e njohur edhe si tekstshkruese dhe është prapa shumë hiteve si “The Monster” nga Eminem dhe Rihanna. Ajo po ashtu ka shkuar këngë për artistë të tjerë si: Madonna, Selena Gomez, Nick Jonas, Iggy Azale, Bella Thorne etj.

    Fesitvali sivjet mbahet në Bërnicë të Poshtme nga 25 deri më 28 korrik.

  • Temperatura do të arrijnë deri në 43 gradë në Maqedoninë e Veriut

    Temperatura do të arrijnë deri në 43 gradë në Maqedoninë e Veriut

    Temperatura do të arrijnë deri në 43 gradë në Maqedoninë e Veriut.

    Edhe gjatë ditës së sotme pritet që të jenë temperaturat e larta në Maqedoninë e Veriut, ku e njëjta do të jetë edhe ditët në vijim.

    Gjatë ditës së sotme, temperaturat minimale do të lëvizin prej 14 deri 23, ndërsa ato maksimale do të lëvizin prej 36 deri 43 gradë celsius.

  • Messi u bë lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit

    Messi u bë lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit

    ionel Messi e pati një gëzim të dyfishtë mbrëmë.

    Ylli i Inter Miamit e fitoi trofeun e Copa Americas, të dytin me radhë me Kombëtaren e Argjentinës.

    E në ndërkohë, ish-futbollisti i Barcelonës dhe i Inter Miamit e bëri një tjetër arritje historike pas finales së luajtur në Miami të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Në fakt, 37 vjeçari u bë lojtari më i trofeshëm në histori të futbollit.

    Kampioni i botës arriti në kuotën e 45 trofeve me klube dhe me Kombëtare duke e kaluar rekordin që e mbante paraprakisht ish-bashkëlojtari i tij tek Barça, Dani Alves.

    Argjentina e mposhti Kolumbinë pas vazhdimeve 1:0 dhe kjo ia mundësoi Messit që ta thyejë rekordin e trofeve, ndërsa ai u detyrua ta linte fushën në pjesën e dytë pas një lëndimi që e pësoi, teksa u pa me lot në sy.

    Sidoqoftë, fundi kishte rëndësi për atë që po konsiderohet si futbollisti më i mirë në histori pasi e fitoi trofeun e Copa Americas dhe kështu e shijoi trofeun e 45-të në karrierë.

    Krahas Botërorit, dy Copa America dhe Finalissima, Messi e kishte fituar katër herë Ligën e Kampioëve dhe 10 herë titullin në La Liga me Barcelonën.

    Në aspektin individual, ai e ka fituar tetë herë Topin e Artë dhe gjashtë herë Këpucën e Artë.

    Messi i ka regjistruar 1,212 gola dhe asistime në 1,068 ndeshje, më saktësisht 838 gola dhe 374 asistime.

    Prej 45 trofeve të fituar, Messi 39 prej tyre i ka shijuar në nivelin e klubeve.

    Që nga mosha 17 vjeçare, kur nisi të fitonte trofe, argjentinasi nuk është ndalur.

    E ka fituar titullin e kampionit shtetëror 12 herë (10 me Barcelonën e 2 me Paris Saint-Germainin), katër herë Ligën e Kampionëve (me Barcelonën), dhe i ka fituar 17 trofe vendorë (15 me Barcelonën dhe nga një me PSG-në e me Inter Miamin).

    Gjithashtu, e ka fituar tri herë Superkupën e Evropës dhe tri herë Botërorin e Klubeve, shkruan Gazeta Express.

    Me Argjentinën, fitoret e Messit i përfshijnë Botërorin U-17 në vitin 2005, Lojërat Olimpike 2008, Copa America 2021, Finalissima 2022 dhe më e madhja dhe më e paharrueshmja, Kupa e Botës 2022.

  • Vdes ylli i ‘Beverly Hills’, Shannen Doherty

    Vdes ylli i ‘Beverly Hills’, Shannen Doherty

    Aktorja Shannen Doherty, e njohur më së shumti për rolet në shfaqje televizive si Beverly Hills 90210 dhe Charmed, vdiq të shtunën nga kanceri në moshën 53-vjeçare, raporton BBC.

    “Me zemër të rëndë konfirmoj vdekjen e aktores Shannen Doherty”, tha publicisti i saj, Leslie Sloane, në një deklaratë. “Vajza, motra, halla dhe shoqja e përkushtuar ishte e rrethuar nga të dashurit e saj si dhe nga qeni i saj, Bowie”.

    Doherty kaloi më shumë se katër dekada si aktore. Ajo është më e njohur për rolin e Brendas në katër sezone të 90210.

    Aktorja u diagnostikua me kancer gjiri në mars të vitit 2015 dhe iu nënshtrua mastektomisë, rrezatimit dhe kimioterapisë.

    Në vitin 2017 kishte menduar se ia kishte dalë mbanë, por kanceri i ishte kthyer dy vjet më vonë.

  • ​Komuna e Prishtinës ristrukturon drejtoritë, shkak rritja e efikasitetit për realizimin e projekteve

    ​Komuna e Prishtinës ristrukturon drejtoritë, shkak rritja e efikasitetit për realizimin e projekteve

    Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka bërë ristrukturim me qëllim të rritjes së efikasitetit të realizimit të projekteve.

    Sipas një komunikate të lëshuar nga kjo komunë për shkak të rëndësisë së planifikimit dhe organizimit të Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 dhe Fshatit Olimpik, si dhe rritjes së vëllimit të punës në Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor me procesin e digjitalizimit përmes E-Leja, Arbër Sadiki do të përqendrohet në pjesën e planifikimit ndërsa Florent Maliqi do të mbulojë fushën e urbanizmit në veçanti të aspekteve ligjore dhe zbatimit të E-Leja.

    “Gjithashtu, ekipit sot i janë bashkuar Valbona Vitija-Ajeti dhe Kushtrim Mushica për të udhëhequr punën në drejtoritë e administratës, përkatësisht të sportit”, thuhet në komunikatë.

    Derisa Bardh Krasniqi së bashku me Vigan Kastratin sipas komunës do ta vazhdojë punën me një rol të rëndësishëm në strukturat planifikuese dhe organizative të Lojrave Mesdhetare 2030.

  • Liria prezanton trajnerin e ri

    Liria prezanton trajnerin e ri

    Granit Begolli do të jetë kryetrajner i Liris për edicionin e ri garues të Ligës së Parë 2024/25. Kështu është bërë e ditur nga klubi prizrenas përmes një njoftimi në faqen zyrtare të skuadrës.

    “FC Liria ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarizimin e Granit Begollit si trajnerin tonë të ri për sezonin e ardhshëm! Begolli po rikthehet te Liria pas dy sezonesh, duke sjellë me vete përvojën, njohurinë dhe pasionin e tij për futbollin”, thuhet në njoftimin e klubit, përcjellë KosovaPress.

    Liria edicionin e kaluar ishte pjesë e Superligës së Kosovës në futboll, por pati një ecuri shumë të dobët të rezultateve dhe u kthye në Ligën e Parë.

  • Kane i mërzitur: Një tjetër mundësi e lëshuar, një humbje që dhemb

    Kane i mërzitur: Një tjetër mundësi e lëshuar, një humbje që dhemb

    Harry Kane vazhdon të mbetet pa trofe, njëjtë si Anglia e tij.

    Kapiteni i “Tre Luanëve” e ka komentuar humbjen e tij me shokë në finale të Euro 2024 nga Spanja, ndërsa dukej i mërzitur dhe i dërrmuar pasi e humbi finalen e dytë radhazi të Europianit me anglezët.

    Është e vështirë ta përshkruash me fjalë se si ndihemi në këtë moment. Ishte një ndeshje e vështirë, ishim në gjendje të ktheheshim në lojë, por hasën në vështirësi të vazhdonim të ndërtonim. Të pësosh gol në fund është me të vërtet e vështirë që ta pranosh”, deklaroi sulmuesi i Bayern Munichut për “ITV”.

    “Kemi bërë përmbysje gjatë tërë kampionatit, por në këtë ndeshje nuk e bëmë hapim pasues për të fituar. Në pjesën e parë kemi hasur në vështirësi. Nuk mund të arrinim ta merrnim posedimin. Pjesa e dytë ishte më e mirë dhe kemi shënuar. U bëfasuam nga një harkim dhe ky ishte fundi”, vazhdoi ish-futbollisti i Tottenhamit.

    “Është një mundësi e humbur. Nuk është e lehtë të arrish në kësi finale. Duhet ta shfrytëzosh rastin kur të të vijë dhe ne nuk e bëmë këtë sërish. Na vjen ekstremisht keq dhe kjo do të na lëndojë shumë gjatë. Të gjithë dëshironim të fitonim”, përfundoi Kane, i cili nuk e ka fituar asnjë trofe në karrierë deri tash.