ATV

Blog

  • ​5 vjet nga dorëheqja e kryeministrit Haradinaj

    ​5 vjet nga dorëheqja e kryeministrit Haradinaj

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje më 19 korrik të vitit 2019.

    Këtë vendim ai e bëri publik gjatë një mbledhje të rregullt të Qeverisë së Kosovës. Arsyeja e dorëheqjes ishte sepse ai kishte marrë ftesë nga Gjykata Speciale në Hagë, në cilësinë e të dyshuarit.

    “Arsyeja e këtij vendimi është se kam marrë thirrje të paraqitem për t’u marrë në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Hagë si i dyshuar”, tha Haradinaj.

    Ai tha se nderi i postit të kryeministrit duhet të ruhet dhe se ai do të paraqitet në Hagë për intervistim.

    “Shteti im është Kosova, Kosova e paprekshme, me multi-etnicitet, me shumëgjuhësi, me territor e kufij. Kosovës i bëhet presion i padrejtë për çmimin e njohjes nga Serbia, ndarja apo ‘Dodik Republika’ janë të papranueshme”, tha Haradinaj.

    Haradinaj tha se dorëheqja e tij është e parevokueshme dhe se për këtë vendim, do t’i informojë edhe krerët e institucioneve të Kosovës.

  • ​Dy vjet nga hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë në BE

    ​Dy vjet nga hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë në BE

    Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut para dy vjetësh hapën zyrtarisht negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

    Gjatë konferencës së parë ndërqeveritare me BE-në, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pati thënë se Evropa mundëson që Ballkani Perëndimor të jetë një vend me paqe dhe prosperitet.

    Ndërsa kryeministri maqedonas, Dimitar Kovaçevski, pati deklaruar se pas 17 vjetësh të marrjes së statusit kandidat, po hapet një perspektivë e re për qytetarët e vendit të tij dhe shteti po i bashkohet BE-së.

    Hapja e bisedimeve për Shkupin dhe Tiranën erdhi pasi më 16 korrik 2022, Kuvendi i Maqedonisë Veriore miratoi një propozim francez që mundësoi heqjen e vetos së Bullgarisë për nisjen e bisedimeve me Shkupin.

    Maqedonia e Veriut mori statusin e shtetit kandidat më 2005. Më 2009, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave për anëtarësim, me kusht që vendi të zgjidhte mosmarrëveshjet rreth emrit me Greqinë fqinje.

    Pas zgjidhjes së çështjes së emrit më 2018, nisja e procesit u vendos fillimisht nga Franca që kërkoi ndryshimin e metodologjisë në negociatat e anëtarësimit. Në fund, Bullgaria bllokoi negociatat duke e kushtëzuar hapjen e procesit me zgjidhjen e mosmarrëveshjes për gjuhën dhe historinë.

    Shqipëria mori statusin e kandidatit më 2014 dhe nga viti 2018 ka pasur rekomandim për nisjen e negociatave, por ajo u fut në paketën e njëjtë me Shkupin dhe iu desh të priste që Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria të arrinin pajtim për dallimet.

  • ​Dy fshatra ishin në rrezik, KFOR-i amerikan ndërhyri me dy helikopterë për ta shuar zjarrin

    ​Dy fshatra ishin në rrezik, KFOR-i amerikan ndërhyri me dy helikopterë për ta shuar zjarrin

    Aviacioni i SHBA-së nga Komanda Rajonale në Lindje e Forcave Kosovare të udhëhequr nga NATO ka ndihmuar dje departamentin e Zjarrfikësve të Klinës në shuarjen e zjarrit në zonë.

    Meqenëse fshatrat Vidajë dhe Jagodë ishin në rrezik për t’u prekur nga zjarri, aviacioni amerikan ndërhyri me dy helikopterë të pajisur me kova uji.

    Sipas KFOR-it, ata vazhduan të ofrojnë ndihmën e tyre deri në eliminimin e rrezikut nga zjarri.

  • ​Kurti shijon nga afër spektaklin e basketbollit 3×3 në Prishtinë

    ​Kurti shijon nga afër spektaklin e basketbollit 3×3 në Prishtinë

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen zyrtare të ngjarjes “3×3 Prishtina”. Për katër ditë radhazi, sheshi ”Zahir Pajaziti” në Prishtinë do të jetë arenë e ndeshjeve ndërkombëtare në 3×3 për burra dhe gra.

    Në fjalën e tij, ai tha se organizimi i këtyre garave po dëshmon që Kosova di të organizojë ngjarje sportive ndërkombëtare dhe të mirëpresë sportistë mysafirë, dhe të jetojmë me sportin.

    “Termi i “3×3” përshkruan edhe neve si shtet por edhe këto momente në të cilat me Ministrinë tonë të Kulturës, Rinisë dhe Sportit, jemi të përqendruar në tri drejtime. E para është me sportistët tanë më të mirë që tashmë janë nisur drejt Lojërave Olimpike Paris 2024 e atje me synime të qarta për medalje. E dyta, me angazhimet tona për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, përgatitjet për të cilën tashmë kanë filluar. Dhe e treta, po vazhdojmë të jemi nikoqir të ngjarjeve të rëndësishme sikurse kjo e sotmja, pra ngjarje ndërkombëtare sportive.” vijoi fjalën e tij kryeministri.

  • ​Po “fluturonte” me makinën e tij, Rashfordit i ndalohet vozitja

    ​Po “fluturonte” me makinën e tij, Rashfordit i ndalohet vozitja

    Yllit i Mançester Junajtid, Marcus Rashford, raportohet se i është ndaluar të drejtojë makinën për gjashtë muaj pasi voziti me 104 km/h me Rolls Royce-in e tij që ka vlerën 560,000 eurosh.

    26-vjeçari pranoi se kishte tejkaluar kufirin e shpejtësisë prej 70 mph në një autostradë në fillim të këtij viti dhe tani, sipas “The Sun”, Rashford u kap duke vozitur me 104 mph në M60 në Cullinan Blue Shadoë dhjetorin e kaluar.

    Raporti shton se sulmuesi i United është ndaluar të drejtojë makinën për gjysmë viti dhe është dënuar me një gjobë prej 1,666 euro. Ky incident dhjetorin e kaluar erdhi më pak se dy muaj pasi Rashford u përfshi në një aksident me një tjetër Rolls Royce të tij, diçka që e la atë të tronditur, përcjellë KosovaPress.

    Rashford, i cili u la jashtë skuadrës së Anglisë për Euro 2024, është rikthyer në stërvitjet parasezonale pas pushimit të tij veror. Produkti i akademisë së Djajve të Kuq mund të shfaqet në ndeshjen e tyre përgatitore kundër Rangers të shtunën pasdite.

  • Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ishte i sëmurë

    Vdes një i burgosur në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, ishte i sëmurë

    Shërbimi Korrektues i Kosovës(SHKK) ka njoftuar se në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan ka ndërruar jetë i burgosuri K.S.

    Sipas njoftimit të SHKK-së, K.S është pranuar në burg me histori të sëmundjes paraprake.

    “K.S është pranuar në burg më datë 24.06.2024, me histori të sëmundjes paraprake. Me urdhëresë të organit kompetent gjyqësor është dërguar në IPFK për ekspertizë më datë 05.07.2024 dhe ka qëndruar atje deri më datë 18.07.2024. Terapinë e përshkruar në fletëlëshim, i burgosuri e ka marrë me kohë dhe nuk ka pasur asnjë shqetësim apo simptomë për ndonjë përkeqësim të gjendjes psikike apo organike”, bëhet e ditur në njoftim.

    Në njoftimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës thuhet se organet kompetente janë duke zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa bazuar në ligjet në fuqi, autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

  • Portieri serb përplaset me lojtarët e Partizanit dhe provokon tifozët me 3 gishta

    Portieri serb përplaset me lojtarët e Partizanit dhe provokon tifozët me 3 gishta

    Partizani arriti të kualifikohej në turin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi mundi në Maltë skuadrën e Marsaxlokk me rezultatin 1-2, vetëm në minutat e fundit. Gjithsesi, fundi i takimit u shoqërua me skena të turpshme nga portieri serb i kundërshtarëve, Marko Drobnjak.

    Ai nuk u duk tepër i lumtur me këtë rezultat, i cili pasi u përplas me disa nga lojtarët e Partizanit, provokoi tifozët e “demave” me simbolin e tre gishtave.

    Tashmë pritet që më tej të merret një vendim dhe nga komisioni disiplinor i UEFA-s për këtë veprim të 29-vjeçarit serb, nëse duhet të dënohet për veprimin e tij ose jo. /tch

  • Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi dy shtetas të huaj

    Arrestohet një person në Prishtinë, sulmoi dy shtetas të huaj

    Policia ka arrestuar një person të dyshuar në Prishtinë, pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dy burra shtetas të huaj.

    Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë përleshjes viktimave u është vjedhur edhe një telefon.

    Viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar.

    “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj shtetas të huaj. Gjatë përleshjes sipas viktimave atyre u ishte vjedhur edhe një telefon. Viktimave u është ofruar tretmani mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë.

  • Në Serbi edhe sot po vazhdojnë kërkimet për vrasësin e policit serb

    Në Serbi edhe sot po vazhdojnë kërkimet për vrasësin e policit serb

    Kërkimi për njeriun që vrau policin kufitar Nikolla Krsmanoviq dhe plagosi rëndë kolegun e tij Vjekoslav Iliq në Loznicë është ende në vazhdim.

    Të shtënat kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar një automjet me targa turke. Në bregun e majtë dhe të djathtë të Drinit po kontrollohen dhe në kërkim janë përfshirë helikopterë dhe dronë.

    Në bregun e majtë dhe të djathtë të Drinit po kontrollohen, pasi dyshohet se sulmuesi është drejtuar drejt lumit. Në kërkim janë përfshirë helikopterë dhe dronë.

    Të shtënat kanë ndodhur kur policët gjatë një kontrolli rutinë kanë ndaluar një automjet me targa turke. Në vend është gjetur një pasaportë e Kosovës dhe një letërnjoftim gjerman në emër të Artan Hajrizi.

    Ministri i Punëve të Brendshme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se informacionet për deklaratën e supozuar të Antan Hajrizit se vëllai i tij i ka marrë dokumentet janë të rreme, sepse nëse vëllai i tij tashmë kishte ardhur në Gjermani, pse do të kthehej në Preshevë.

    Daçiq ka thënë se ka qenë sulm terrorist, andaj rastin është duke e marrë përsipër Prokuroria për Krim të Organizuar, sepse ka qenë sulm ndaj një polici në detyrë.

    Një i dyshuar është arrestuar në Bijelinë për transportimin e sulmuesve nga Presheva në Loznicë.

  • Moti sot me diell, priten edhe riga shiu e shkarkime rrufesh

    Moti sot me diell, priten edhe riga shiu e shkarkime rrufesh

    Sot në Kosovë do të mbizotërojë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, ku nuk mungon mundësia për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat do të shkojnë deri në 33 gradë Celsius.

    “Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen , duke krijuar mundësi për riga shiu me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15 – 19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31 – 33gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.