ATV

Blog

  • KEDS njofton për reduktime të planifikuara në shumë vende për sot dhe të hënën e javës së ardhshme

    KEDS njofton për reduktime të planifikuara në shumë vende për sot dhe të hënën e javës së ardhshme

    KEDS përmes një komunikate për media ka njoftuar për reduktimet e rrymës për shkak të punimeve në rrjet nëpër disa qytete të ndryshme të Kosovës. Reduktime do të ketë gjatë ditës së sotme dhe të hënën.

    njoftimi i plotë:

    04.07.2026

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Prishtinë

    1.

    Nga NS 110/20 kV Prishtina 7 do të ndërprehet:
    Dalja 20 kV J06 Dalja nr. 1 (kodi: 19000072) nga ora 10:00 deri në ora 14:00
    Vendet: Rr. Gazmend Zajmi, rr. Mitrovica, rr. Anton Qeta, rr. Rexhep Mala, rr. Tringë Smajli.
    Arsyeja: Testimi i sistemit SCADA në stabilimentin Arif Dermishi.
    Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 2 do të ndërprehet:
    Dalja 20 kV J03 Dalja nr. 1 (kodi: 11000072) nga ora 10:00 deri në ora 14:00
    Vendet: Rr. Rrustem Statovci, rr. Adrian Krasniqi, rr. Jashar Salihu, rr. Latif Berisha.
    Arsyeja: Testimi i sistemit SCADA në stabilimentin Arif Dermishi.

    Prizren

    1.
    Nga NS 110/10 kV Theranda do të ndërprehet:
    Dalja 10 kV J06 Gjinovci (kodi: 32000003) nga ora 10:30 deri në ora 15:00
    Vendet: Fshatrat: Gjinoc, Greikoc, Leshan (një pjesë), Sallagrazhdë, Shirokë (një pjesë), Topliqan (një pjesë) dhe Gelancë.
    Arsyeja: Instalimi i përçuesit në projektin M.26.01.028 – “TS Lapidari Grikovc 3 – 32000003035”.

    06.07.2026

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Pejë

    1.

    Nga NS 110/10 [kV] Deçani do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] J32 Barani (kodi: 53000002) nga ora 09:30 deri në orën 14:30
    Vendet: Berani, Prapaqani, Berliqi, Krushevci i Ri, Rashiqi, Gjocajt, Turjaka e Ulët, Vranoci i Madh, Vranoci i Vogël, Barani i Ulët, Qallapeku, Kusoriqi, Llugagjit, Buqani.
    Arsyeja: Ndërprerje për siguri. Pastrim i trasesë, kontrollimi i rrjetit.

    Prishtinë

    2.
    Nga NS 35/10 kV Mazgiti do të ndërprehet:
    Dalja 10 kV J09 Qyteti (Obiliq) (kodi: 15019001) nga ora 09:00 deri në ora 14:00
    Vendet: Mazgit te Tyrbja, Prestresht, Boshnjakt, Klinakt, Ujësjellësi, Berisht dhe Fakulteti i Gazetarisë
    Arsyeja: Ndërprerje për shkaqe sigurie. Vendosja e trafos së re Qerdhja Mazgit.

    Punime në projekte investive

    Ferizaj

    1.

    Nga NS 110/35/10 [kV] Ferizaj II do të ndërpritet:
    Dalja 20 [kV] Driton Islami J15 (kodi: 40041042) nga ora 08:30 deri në orën 18:00
    Vendet: Rr. Driton Islami, Talinoc i Jerlive, rr. Reçakut, KOSOVA BRIKET PELET, Fehmi Ilmi Sojeva, TS pllaci i Krasniqëve, Jezerci (Xhamprerës).
    Arsyeja: Projekte investive. Zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në Magjistralen Ferizaj.

    2.

    Nga NS 110/35/10 [kV] Ferizaj 1 do të ndërpritet:
    Dalja 20 [kV] J20 Vëllezërit Gërvalla 1 (kodi: 40000031) nga ora 08:30 deri në orën 18:00
    Vendet: Vëllezërit Gërvalla, Magjistralja Prishtinë-Shkup (pjesa prej urës deri te HIB Petroli), 28 Nëntori, Astrit Bytyqi, Haki Braha, Emin Duraku (një pjesë), Rruga e Talinovcit dhe Lagjja e Re.
    Arsyeja: Projekte investive. Zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në Magjistralen Ferizaj.

    3.

    Nga NS 110/35/10 [kV] Ferizaj 1 do të ndërpritet:
    Dalja 20 [kV] J24 Rexhep Bislimi 1 (kodi: 40000033) nga ora 08:30 deri në orën 18:00
    Vendet: Rr. Rexhep Bislimi, rr. Vezir Jashari, Shaban Vata, rr. e Tiranës, Gursel e Bajram Sylejmani, Bibaj, Magj. Ferizaj-Prishtinë, rr. Ismet Jashari.
    Arsyeja: Projekte investive. Zhvendosja e kabllove ekzistuese në kanalin e ri sipas projektit të Ministrisë në Magjistralen Ferizaj.

    Gjakovë

    1.
    Nga NS 110/35/10 kV Rahoveci do të ndërprehet:
    Dalja 10 kV Opterusha (kodi: 82000010) nga ora 09:00 deri në ora 17:00
    Vendet: Fshatrat: Bellacërkë, Brestoc, Celinë, Hoçë e Vogël, Hoçë e Madhe, Nagavc, Opterushë, Velika Hoça, Zoçishtë.
    Arsyeja: Projekte investive. Ndërrimi i përçuesit Al/Ce me përçues të ri Al/Ce.

    Prishtinë

    1.
    Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 2 do të ndërprehet:
    Dalja 10 kV J29 Iliria-Hotel Diamond (kodi: 11000012) nga ora 09:00 deri në ora 18:00
    Vendet: Diamond Hotel, 16. Bulevardi Nëna Terezë, 17. Rr. Agim Ramadani, Zeki Shulemaja
    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i kabllove të reja dhe riorganizimi i renditjes së transformatorëve sipas projektit P2–P3, Feeder 3.

    2.
    Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 2 do të ndërprehet:
    Dalja 10 kV J24 Diletacioni (kodi: 11000007) nga ora 09:00 deri në ora 18:00
    Vendet: Diletacioni, Rr. Sylejman Vokshi, 4 Llullat
    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i kabllove të reja dhe riorganizimi i renditjes së transformatorëve sipas projektit P2–P3, Feeder 3.

    3.
    Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 2 do të ndërprehet:
    Dalja 10 kV J22 Shaip Kamberi (kodi: 11000005) nga ora 09:00 deri në ora 18:00
    Vendet: Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, rr. Bajram Curri, rr. 1 Tetori, rr. Shaip Kamberi, rr. Robert Gajdiku
    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i kabllove të reja dhe riorganizimi i renditjes së transformatorëve sipas projektit P2–P3, Feeder 3.

    4.
    Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 2 do të ndërprehet:
    Dalja 10 kV J22 Ibrahim Banushi (kodi: 11000001) nga ora 09:00 deri në ora 18:00
    Vendet: Rr. Ibrahim Banushi, Rr. Elena Gjika, Shtëpia e Pleqve
    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i kabllove të reja dhe riorganizimi i renditjes së transformatorëve sipas projektit P2–P3, Feeder 3.

    5.
    Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 3 do të ndërprehet:
    Dalja 10 kV J11 Qendra Sportive (kodi: 12000026) nga ora 09:00 deri në ora 18:00
    Vendet: Pallati i Rinisë
    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i kabllove të reja dhe riorganizimi i renditjes së transformatorëve sipas projektit P2–P3, Feeder 3.

    6.
    Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 3 do të ndërprehet:
    Dalja 10 kV J14 Tirana (kodi: 12000021) nga ora 09:00 deri në ora 18:00
    Vendet: Sh. Shëndetit, Ministria e Shërbimeve Publike, Qendra, Bankosi, Kuvendi
    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i kabllove të reja dhe riorganizimi i renditjes së transformatorëve sipas projektit P2–P3, Feeder 3.

    7.
    Nga NS 110/10(20) kV Prishtina 3 do të ndërprehet:
    Dalja 10 kV J14 Lulishtja (kodi: 12000010) nga ora 09:00 deri në ora 18:00
    Vendet: Sh. Shëndetit, Ministria e Shërbimeve Publike, Qendra, Bankosi, Kuvendi
    Arsyeja: Projekte investive. Energjizimi i kabllove të reja dhe riorganizimi i renditjes së transformatorëve sipas projektit P2–P3, Feeder 3.

    Pejë

    1.
    NS 110/10 kV Peja 2
    Nga Dalja 10 kV Loxha do të ndërpriten nga ora 09:00 deri në ora 17:00
    TS-at:
    TS 10/0.4 kV Loxha 3 (Kodi: 51000008005)
    TS 10/0.4 kV Loxha e Re (Kodi: 51000008020)
    Vendet: Një pjesë e Loxhës
    Arsyeja: Projekte investive. Shtrirja e kabllit bistek në linjën ekzistuese.

    Punime nga pala e tretë

    Prishtinë

    1.
    NS 110/20 kV Prishtina 7
    Nga Dalja 20 kV J14 Grand Store do të ndërpritet:
    NS 20/0.4 kV Qagllavica 5 (kodi: 19000095036) nga ora 10:00 deri në ora 16:00
    Vendet: Një pjesë e Qagllavicës.
    Arsyeja: Lidhja e linjës së re 0.4 kV sipas Z.T.

    07.07.2026

    Punime të domosdoshme për sigurinë e sistemit

    Ferizaj

    1.

    Nga NS 35/10 [kV] Kaçaniku do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] J09 Fshatrat-Voskopoja (kodi: 40043001) nga ora 10:00 deri në orën 15:30
    Vendet: Voskopoja, Trupaj, Trimor, Bicaj (Biqevc), Pallosh (Biqevc), Nikaj, Tushaj-Soponica, Malsi (Malzez), Vatë, Nikaj dhe biznese private.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Pastrim i trasesë.

    Pejë

    1.

    Nga NS 35/10 [kV] Gurrakoci do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] J13 Zallqi (kodi: 50052003) nga ora 10:00 deri në orën 15:30
    Vendet: Gurakoc, Musollet, Gurakoc, Prekallë, Trubohoc, Zabllaq, Zallqi, Shallonovicë, Osojan, Tupeq, Bllagaq, Dreja.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron. Pastrim i trasesë.

    Mitrovicë

    1.

    Nga NS 110/10 [kV] Vushtrria 2 do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] J06 Novolani (kodi: 73000005) nga ora 10:00 deri në orën 15:30
    Vendet: Fshatrat: Bukosh, Dervar, Dolak, Druar, Kollë, Mihaliq, Novolan, Reznik, Shallc dhe Vërnicë.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Intervenim në eliminimin e defekteve dhe të gjeturave nga inspektimi me dron. Pastrim i trasesë.

    Prishtinë

    1.

    Nga NS 110/10(20) [kV] Prishtina 7 do të ndërpritet:
    Dalja 20 [kV] J35 Prishtina e Re (kodi: 19000081) nga ora 10:00 deri në orën 11:30
    Vendet: Prishtina e Re, rr. Nekibe Kelmendi, një pjesë.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Instalimi i transformatorit toroidal.

    2.

    Nga NS 110/10(20) [kV] Prishtina 7 do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] J36 Rezonanca Unazë Spar (kodi: 19000071) nga ora 11:30 deri në orën 13:00
    Vendet: 340. Muharrem Fejza, Lagjja Qëndresa -76, Laxhaj Qëndresa Nr. 103, rr. Anton Santori, rr. Ahmet Selaci, rr. Arben Isufi, Lagjja Qëndresa, Qagllavicë-New Prishtina Residence A 1.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Instalimi i transformatorit toroidal.

    3.

    Nga NS 110/20 [kV] Prishtina 7 do të ndërpritet:
    Dalja 10 [kV] J37 Fshati Ndërkombëtar (kodi: 19000082) nga ora 13:00 deri në orën 14:30
    Vendet: Fshati Ndërkombëtar.
    Arsyeja: Mirëmbajtje preventive. Instalimi i transformatorit toroidal.

    Punime nga pala e tretë

    Prizren

    1.
    Nga NS 35/10 kV Zhuri do të ndërprehet:
    Dalja 10 kV J04 Hoqa e Qytetit (kodi: 30035005) nga ora 10:00 deri në ora 13:00
    Vendet: Zhur, Vlashnjë, Poslishtë, Nashec, Muradem, Lubiqevë, Leskovec, Kobajë, Jeshkove, Hoqa e Qytetit, Grazhdanik, Billushë
    Afariste: Restorant “Keshtjella”, “Pompa e Benzinës Zhuri”, Betonjeria “Vëllezërit e Bashkuar”, Billushë “Pompa e Ujit”, Vlashna “Fanaj Petrol”
    Arsyeja: Vendosja e shtyllës Tip 12/315 dhe zëvendësimi i izolatorëve PSI me ZNSI sipas kërkesës së komisionit.

  • Qendra për Menaxhim Kufitar del me një njoftim të dytë: Hyrja për në Shqipëri është normalizuar

    Qendra për Menaxhim Kufitar del me një njoftim të dytë: Hyrja për në Shqipëri është normalizuar

    Pas njoftimit për krijimin e kolonave kilometërshe për të hyrë në Shqipëri, Qendra për Menaxhim Kufitar ka lëshuar një njoftim të dytë, duke treguar se tashmë qarkullimi është normalizuar.

    “Ju njoftojmë se është normalizuar qarkullimi në hyrje të R. Shqipërisë. Ju falënderojmë për mirëkuptim!”, ka njoftuar Qendra për Menaxhim Kufitar e Kosovës.

    Në një njoftim paraprak, kjo Qendër ka njoftuar se që nga ora katër e mëngjesit të sotëm, Shqipëria ka nisur regjistrimin e atyre që hyjnë në kufi dhe si pasojë janë krijuar kolona kilometërshe.

  • Me këto çmime do të shiten sot nafta, benzina e gazi në Kosovë

    Me këto çmime do të shiten sot nafta, benzina e gazi në Kosovë

    Ministria e Tregtisë ka bërë të ditura çmimet me të cilat do të shiten karburantet.

    Nafta do të shitet për 1,41 euro për litër, benzina 1,36 dhe gazi 0,64.

  • Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Tetë persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e aksidentit zinxhiror që ndodhi mëngjesin e së shtunës në autostradën “Ibrahim Rugova”, rreth katër kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë.

    Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës duke bërë të ditur se në aksident janë përfshirë gjashtë automjete.

    “Në ora 08:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradë (4 kilometra para Pikës Kufitare Vërmicë). Në aksident janë përfshirë gjashtë automjete. Si pasojë e aksidentit, tetë persona kanë pësuar lëndime. Policia (Njësia e Autostradës) është duke u marrë me procedurat në vendngjarje”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

  • KFOR, EULEX, Policia dhe FSK realizojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e Artë 2026”

    KFOR, EULEX, Policia dhe FSK realizojnë ushtrimin e përbashkët “Shpata e Artë 2026”

    Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë pjesë në ushtrimin e përbashkët “Golden Sabre 2026”, të drejtuar nga KFOR në kampin Vrellë.

    Sipas njoftimit në Facebook, gjatë ushtrimit janë testuar procedurat operacionale, komunikimi dhe koordinimi ndërmjet institucioneve të sigurisë dhe menaxhimit të emergjencave, me qëllim rritjen e gatishmërisë për skenarë të ndryshëm krize.

    “Forca e Sigurisë së Kosovës mori pjesë në këtë ushtrim me njësitë e Gardës Kombëtare të Kërkim-Shpëtimit, EOD-së, si dhe ekipin e mjekësisë. Gjatë zhvillimit të ushtrimit, këto njësi demonstruan profesionalizem, gatishmëri dhe aftësi të larta operacionale në permbushjen e detyrave të tyre.

    Pjesë e ushtrimit ” Golden Sabre 2026″ ishin agjencionet e Sigurisë që veprojnë në Kosovë: KFOR, FSK, Policia e Kosovës, Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME), dhe EULEX”, thuhet në njoftim.

  • Pushimet kthehen në tragjedi, 29-vjeçarja shqiptare mbytet në Vlorë

    Pushimet kthehen në tragjedi, 29-vjeçarja shqiptare mbytet në Vlorë

    Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës.

    Një 29-vjeçare shqiptare kavdekur pasi dyshohet se u mbyt në det, në zonën e plazhit të Porto Novos. Sipas informacioneve paraprake, viktima është përballur me rrymat e forta detare që karakterizojnë këtë zonë, të konsideruar prej vitesh si një nga pikat më të rrezikshme të bregdetit.

    Pas nxjerrjes nga uji, trupi i pajetë është duke u transportuar me gomone drejt Triportit dhe më pas në morgun e Spitalin Rajonal të Vlorës.

    Ndërkohë policia e Vlorës po merr në pyetje banorët dhe pushuesit në këtë zonë dhe pritet që autoritetet të sqarojnë rrethanat e plota të kësaj ngjarjeje.

  • OVL dënon arrestimin e Osman Selmanit nga autoritetet serbe: Lidhja e tij me UÇK’në është e pabazë, nuk figuron si veteran

    OVL dënon arrestimin e Osman Selmanit nga autoritetet serbe: Lidhja e tij me UÇK’në është e pabazë, nuk figuron si veteran

    OVL – UÇK, ka reaguar lidhur me arrestimin e Osman Selmanit nga autoritet serbe, të cilit, Gjykata e Lartë në Serbi ia ka caktuar 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës.

    OVL – UÇK, e ka dënuar arrestimin e Selamnit, dhe ka hedhur poshtë çdo përpjekje për ta lidhur këtë rast me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa bazë faktike apo ligjore.

    ‘’ Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së. Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër’’, thuhet mes tjerash në reagimin e OVL’së.

    Postimi:

    Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dënon arrestimin e qytetarit të Kosovës, Osman Selmani, nga autoritetet serbe dhe hedh poshtë çdo përpjekje për ta lidhur këtë rast me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa bazë faktike apo ligjore.

    Regjistrat tanë zyrtarë janë të qartë: Osman Selmani nuk figuron në bazën e të dhënave të OVL-UÇK-së si veteran i UÇK-së.

    Lidhja e tij me UÇK-në është e pabazë dhe e motivuar politikisht, asgjë më tepër.

    Kërkojmë që institucionet e Kosovës të veprojnë pa vonesë. Çdo qytetar që u nënshtrohet këtyre procedurave ligjore të motivuara politikisht meriton mbrojtje të plotë konsullore dhe ligjore, dhe Republika e Kosovës ka edhe detyrimin për ta ofruar atë.

  • Rizvanolli: Projekti i gazit nuk është çështje e kësaj dekade

    Rizvanolli: Projekti i gazit nuk është çështje e kësaj dekade

    Artane Rizvanolli, ministre e Ekonomisë ka folur edhe për projektin e gazit amerikan, atë të anuluar në vitin 2021 dhe këtë që po diskutohet tani.

    Sipas saj, në vitin 2021 Qeveria e Kosovës zgjodhi projektin e baterive për shkak se ishte më i lehtë dhe më i shpejtë për t’u implementuar, ndërsa për vonesat e mosrealizimit të këtij projekti ka thënë se janë bërë për shkak të ndryshimeve që ishin bërë në fillim të administratës Trump.

    Ndërsa sa u përket diskutimeve aktuale për projektin e ri të gazit amerikan, ka thënë se kjo çështje nuk është e kësaj dekade dhe është projekt që realizohet prej vitit 2030 e tutje.
    Tutje ajo ka thënë se ata që propozojnë central me gaz duhet të jenë të sinqertë dhe të tregojnë edhe për parametrat financiarë dhe sa jemi të gatshëm të paguajmë.

    “Janë tri çështje kyçe për projektin e vitit 2021 që qytetarët duhet t’i dinë. Në atë kohë nuk është folur për gazin amerikan. Në atë kohë ka qenë e paspecifikuar se nga do të merrej gazi. Projekti i parafizibilitetit ka ofruar kyçjen në TAP që vjen nga Azerbajxhani përmes Turqisë në Greqi e më tutje në Maqedoni. Fraza se është refuzuar gazi amerikan ka qenë e pasaktë, sepse nuk është ditur kah do të vijë. E dyta, është krijuar përshtypja se SHBA me grante do të na ndërtonin gazsjellësin dhe ne nuk e kemi dashur. Në fakt, pjesa më e madhe e tij nuk ka qenë e planifikuar të ndërtohet me grant të MCC-së. 83 prej 104 milionë dollarëve kanë qenë të planifikuara t’i investojë Qeveria e Republikës së Kosovës përmes kredisë me BERZH-in. Një linjë do të ndërtohej për SHARRCEM-in, një për Ferronikelin, dikur rreth 20 milionë eurove të taksapaguesve amerikanë, ndërsa vetë Ferronikeli është deklaruar se nuk e dëshiron. Pra ka pasur të bëjë me çështjet financiare e jo çështje tjera”, ka thënë Rizvanolli në T7.

    Ministrja ka treguar se kusht i MCC-së ka qenë mbyllja e Kosovës A, sepse projekti i gazit nga Shkupi, për të qenë fizibil, ka qenë me pas një central me 250 megavat-orë energji elektrike e që punon gjashtë muaj të vitit.

    “Projekti i gazit nuk bëhet në këtë dekadë se është i pamundur me u realizu, gazsjellësin dhe krejt infrastrukturën përcjellëse, edhe nëse ishte nis atëherë, edhe nëse niset sot, nuk ishin kry. Kushti për me mbyllë Kosovën A dhe me importu gaz për neve ka qenë që nuk kemi mujt ta marrim”, ka thënë Rizvanolli.

  • MINT e vazhdon edhe për 30 ditë masën për rregullimin e çmimit të naftës: Është për mbrojtjen e konsumatorëve

    MINT e vazhdon edhe për 30 ditë masën për rregullimin e çmimit të naftës: Është për mbrojtjen e konsumatorëve

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka marrë vendim për të vazhduar masën e përkohshme të çmimeve të derivateve të naftës.

    Vazhdimi do të bëhet edhe për 30 ditë, e cila bëhet siç thotë ministria, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg.

    ‘’ Vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, nga të cilat rezulton se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje. Po ashtu, analizat kanë treguar se lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në tregun vendor kryesisht kur ato rriten, ndërsa uljet nuk përcillen në mënyrë të plotë ose ndodhin me vonesë’’, thuhet në njoftim mes tjerash.

    Postimi:

    Për mbrojtjen e konsumatorëve, MINTI e vazhdon masën e përkohshme të çmimeve të derivateve të naftës

    Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka vendosur të vazhdojë edhe për 30 ditë rregullimin e përkohshëm të çmimeve maksimale të produkteve të naftës, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të çmimeve të arsyeshme në treg.

    Vendimi është marrë pas monitorimit të vazhdueshëm të tregut dhe analizës së të dhënave të Doganës së Kosovës, nga të cilat rezulton se çmimet e importit të derivateve nuk kanë shënuar ulje. Po ashtu, analizat kanë treguar se lëvizjet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare reflektohen në tregun vendor kryesisht kur ato rriten, ndërsa uljet nuk përcillen në mënyrë të plotë ose ndodhin me vonesë.

    Me vendimin e ri, çmimi maksimal i shitjes me shumicë do të llogaritet mbi bazën e çmimit mesatar të furnizimit të evidentuar nga Dogana e Kosovës, plus 2 eurocentë për litër, ndërsa çmimi maksimal i shitjes me pakicë do të jetë çmimi mesatar i furnizimit plus 12 eurocentë për litër.

    MINTI u bën thirrje të gjitha subjekteve që merren me tregtimin e produkteve të naftës të respektojnë çmimet maksimale të përcaktuara dhe të sigurojnë furnizim të rregullt të tregut.

    Zbatimi i vendimit do të mbikëqyret nga Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.

    Ministria thekson se kjo masë ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve nga rritjet e pajustifikuara të çmimeve, ruajtjen e konkurrencës së ndershme dhe garantimin e funksionimit normal e transparent të tregut të derivateve të naftës.

    Subjektet që nuk e respektojnë vendimin do t’u nënshtrohen masave ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.

  • Gjykata serbe ia cakton 30 ditë paraburgim Osman Selmanit

    Gjykata serbe ia cakton 30 ditë paraburgim Osman Selmanit

    Gjykata e Lartë në Serbi ia ka caktuar 30 ditë paraburgim shtetasit të Kosovës, Osman Selmani, i arrestuar më 1 korrik nga policia e Serbisë.

    Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë njoftoi se Selmani u arrestua në pikëkalimin kufitar në Mutivodë, nën dyshime për krime lufte.

    “Ekzistojnë dyshime të bazuara se më 14.06.1999, në vendin Sofali, Prishtinë, në bashkëkryerje me disa pjesëtarë të UÇK-së, me armë të ftohta dhe armë zjarri, në mënyrë mizore dhe tinëzare, ua ka marrë jetën civilëve të nacionalitetit serb, çiftit bashkëshortor Vlladimir dhe Persa Stanisavljeviq”, thuhet në njoftimin e MPB-së të Serbisë.

    Familja e Osman Selmanit i ka cilësuar si të pabazuara dhe të pavërteta akuzat e Prokurorisë së Serbisë.

    “Ne besojmë në pafajësinë e tij dhe do të qëndrojmë pranë tij deri në zbardhjen e plotë të së vërtetës. Kemi besim se drejtësia do të mbizotërojë dhe e vërteta do të dalë në pah. Ju falënderojmë nga zemra për çdo mbështetje, lutje dhe fjalë inkurajuese në këto momente të vështira për familjen tonë”, thuhet në njoftimin e familjarëve të tij.