ATV

Blog

  • ASK: Shkalla e papunësisë në vitin 2024 ishte rreth 11 për qind

    ASK: Shkalla e papunësisë në vitin 2024 ishte rreth 11 për qind

    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka thënë se në vitin 2024, shkalla e papunësisë në Kosovë ka qenë 10.8%.

    Në vitin 2014 shkalla e papunësisë ka qenë 35.3%, duke shënuar një ulje prej rreth 25% në vitin 2024.

    Në Raportin Vjetari Statistikor për vitin 2025, në vitin 2014 fuqia punëtore ka qenë 500 mijë e 251 persona, kurse në vitin 2024 ka pësuar rënie, duke u evidentuar 464 mijë e 567 persona si fuqi punëtore.

    Në ndërkohë, edhe popullsia ekonomikisht jo aktive ka shënuar ulje. “Popullsia ekonomikisht jo aktive” nënkupton personat që janë në moshë pune, por që as nuk janë të punësuar e as nuk janë aktivisht në kërkim të një pune dhe rrjedhimisht nuk konsiderohen pjesë e fuqisë punëtore.

    Sipas ASK-së, në vitin 2014, popullsia ekonomikisht jo aktive ka qenë 702 mijë e 238 persona, kurse në vitin 2024 janë regjistruar 610 mijë e 137 persona të tillë.

    Shkalla e punësimit në vitin 2014 ka qenë 26.9%, ndërsa në vitin 2024 kjo ka shënuar rritje, duke arritur në 38.6%. Shkalla e punësimit më e ulëta në 10 vitet e fundit ka qenë në vitin 2015, me 25.2%.

    Në anën tjetër, paga mesatare neto në Kosovë në vitin 2014 ka qenë 365 euro, kurse në vitin 2024 ka arritur në 552 euro. Sipas ASK-së, në sektorin publik paga mesatare neto në vitin 2024 ka arritur në 668 euro, për dallim 423 euro sa ka qenë në vitin 2014.

    Për çdo vit, Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Raportin e njohur si “Vjetari Statistikor”, i cili ofron të dhëna themelore statistikore për Kosovën, si në fushën demografike, ekonomike, bujqësore.

    Aty përfshihen statistika për popullsinë, ekonomitë familjare, lindjet, vdekjet, arsimin, kulturën, shëndetësinë, mirëqenien sociale apo energjinë.

    Raportin e plotë mund ta lexoni KËTU.

  • Kolegji AAB mirëpret studentët e rinj për vitin akademik 2025/26

    Kolegji AAB mirëpret studentët e rinj për vitin akademik 2025/26

    Destinacioni i së mërkurës ishte i qartë, Kolegji AAB.

    Institucionit arsimor më të madh jopublik në vend, të mërkurën iu bashkuan qindra studentë të rinj, për t’i thelluar njohuritë në nivelin e arsimit universitar.

    Fletushkat që shpërndaheshin në hyrje ishin vetëm hapi i parë drejt një të ardhmeje që premton sukses.

    Për t’i dhënë atmosferës peshë solemne, në teatrin “Faruk Begolli”, i priste ceremonia e përgatitur posaçërisht për ta, ku fjalët e mirëseardhjes u shndërruan urë për etapën e re.

    Rektori Blerim Olluri theksoi se studentët kanë zgjedhur vendin e duhur, një hapësirë ku dija nuk mbetet vetëm në letra, por bëhet pjesë e jetës dhe e së ardhmes së tyre.

    Me fjalë frymëzuese, kryetarja e Unionit të Studentëve, Rijona Bajrami, i siguroi kolegët e saj se në këtë rrugëtim nuk do të jenë kurrë vetëm.

    Në këto 25 vjet, AAB ka dëshmuar se studentët e tij hyjnë në tregun e punës shpesh para se të kenë përfunduar studimet.

    Ky fakt ishte arsyeja kryesore që e shtyu Elda Pantinën të zgjedhë gazetarinë në këtë kolegj.

    Një pasuri tjetër e AAB-së janë marrëveshjet me universitete ndërkombëtare, që u japin studentëve shansin të studiojnë edhe përtej kufijve të Kosovës.

    Në këtë ditë, Kolegji AAB nuk ishte thjesht një institucion, por një premtim për një të ardhme të ndritur.

  • Lamine Yamal rikthehet me mesazh të fortë: “Jam kthyer dhe misioni ka nisur sërish”

    Lamine Yamal rikthehet me mesazh të fortë: “Jam kthyer dhe misioni ka nisur sërish”

    Lamine Yamal ka zgjedhur rrjetet sociale për të dhënë një sinjal të qartë mbi rikthimin e tij. Ylli i ri i Barcelonës, vetëm 16-vjeçar, ka publikuar një postim në Instagram me fjalët: “I’M BACK AND THE MISSION IS ALSO BACK” (“Jam kthyer dhe misioni ka nisur sërish”), duke ndezur menjëherë entuziazmin e tifozëve katalanas.

    Mesazhi i tij shihet si një paralajmërim për kundërshtarët dhe një shenjë e vendosmërisë së tij për të rifilluar aty ku e kishte lënë, me paraqitje të shkëlqyera në fushë. Yamal ka qenë një nga lojtarët më të spikatur të Barcelonës sezonin e fundit, duke u bërë titullar i padiskutueshëm pavarësisht moshës së re, dhe duke fituar gjithashtu vëmendjen e të gjithë botës së futbollit.

    Rikthimi i tij është një lajm i madh për trajnerin Hansi Flick dhe Barcelonën, të cilët e shohin tek talenti spanjoll një nga armët kryesore për ndeshjet e radhës. Tifozët e kanë përjetuar me shumë gëzim këtë mesazh, duke e mbushur rrjetin me reagime pozitive dhe pritshmëri të larta.

    Yamal, i cili tashmë është cilësuar si një nga talentet më premtues të gjeneratës së re në futbollin botëror, duket se është i gatshëm të vazhdojë “misionin” e tij për të bërë historinë me Barcelonën dhe Spanjën.

  • Alejandro Balde rikthehet te Barcelona pas lëndimit, gati për duelin me PSG

    Alejandro Balde rikthehet te Barcelona pas lëndimit, gati për duelin me PSG

    Barcelona ka marrë një lajm të madh pozitiv para ndeshjes kundër Paris Saint-Germain.

    Mbrojtësi i majtë, Alejandro Balde, është rikthyer në skuadër pas lëndimit që e mbajti jashtë fushave për disa javë. 20-vjeçari tani është plotësisht i gatshëm për t’u aktivizuar dhe do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e rëndësishme në Ligën e Kampionëve.

    Rikthimi i Baldes shihet si një përforcim i madh për katalanasit, të cilët kanë vuajtur mungesat në repartin defensiv. Shpejtësia dhe energjia e tij pritet të jenë një armë shtesë për Barcelonën në sfidën ndaj gjigantëve francezë.

  • Bellingham shpallet lojtari më i mirë i Anglisë për sezonin 2024/25

    Bellingham shpallet lojtari më i mirë i Anglisë për sezonin 2024/25

    Jude Bellingham ka marrë një tjetër vlerësim të madh në karrierën e tij. Mesfushori i Real Madridit është shpallur zyrtarisht “Lojtari i Vitit” nga Federata Angleze e Futbollit për sezonin 2024/25.

    Ky çmim vjen si rezultat i paraqitjeve të jashtëzakonshme të tij si me fanellën e Anglisë, ashtu edhe me klubin madrilen, ku Bellingham ka qenë një nga figurat kryesore.

    Mesfushori 22-vjeçar është vlerësuar për kontributin e tij vendimtar në ndeshjet e kombëtares dhe për lidershipin që ka treguar në fushë, duke konfirmuar statusin e tij si një nga lojtarët më të rëndësishëm të brezit të ri në futbollin botëror.

  • Valverde reagon pas kritikave: “Kurrë s’kam refuzuar të luaj, do luftoj deri në fund”

    Valverde reagon pas kritikave: “Kurrë s’kam refuzuar të luaj, do luftoj deri në fund”

    Federico Valverde ka reaguar për herë të parë pas spekulimeve të fundit që lidhen me të ardhmen e tij te Real Madridi dhe formën jo të mirë në disa ndeshje.

    Mesfushori uruguaian publikoi një deklaratë ku theksoi se ndonëse është i vetëdijshëm për paraqitjet jo të mira, ai kurrë nuk ka refuzuar të japë maksimumin për klubin.

    “Kam lexuar shumë artikuj që dëmtojnë reputacionin tim. E di që kam pasur ndeshje të dobëta, nuk fshihem dhe e pranoj kritiken. Por në asnjë rast nuk është e vërtetë se kam refuzuar të luaj. Kam dhënë gjithçka për këtë klub, madje edhe kur kam qenë i dëmtuar apo i thyer, pa u ankuar asnjëherë,” shkroi Valverde.

    Ai gjithashtu tregoi për marrëdhënien e tij të mirë me trajnerin, duke theksuar se pavarësisht preferencave për pozicionin në fushë, është gjithmonë i gatshëm të luajë kudo që i kërkohet.

    “Kam lënë shpirtin dhe zemrën time për këtë klub dhe do të vazhdoj ta bëj. Betoj në krenarinë time se kurrë nuk do të dorëzohem dhe do të luftoj deri në fund,” përfundoi Valverde.

  • Përurohet stadiumi i ri në Gjonaj

    Përurohet stadiumi i ri në Gjonaj

    Në 50-vjetorin e themelimit të klubit “Drini i Bardhë” – Has, sot në Gjonaj u përurua edhe stadiumi i ri i futbollit, duke treguar një hap historik për sportin, rininë dhe komunitetin e Prizrenit.

    Stadiumi do t’i japë klubit hasjan dhe të rinjve të kësaj ane mundësinë të zhvillojnë ndeshje vendëse në kushte moderne, me dinjitet dhe me perspektivë të re për sportin lokal.

    Deri më tani klubi “Drini i Bardhë” i ka zhvilluar ndeshjet në stadiumin ‘Përparim Thaçi’ në Prizren – stadiumin e Lirisë, por tashmë për herë të parë do të luajnë në shtëpi.

  • Muaji i top-ndeshjeve për Kombëtaren e Kosovës në hendboll

    Muaji i top-ndeshjeve për Kombëtaren e Kosovës në hendboll

    Kanë mbetur vetëm edhe dy javë deri te fillimi i fazës së dytë dhe të fundit kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026 të hendbollisteve.

    Kombëtarja jonë është në grup shumë sfidues, me superfuqi të hendbollit.

    Që më 15 tetor, vajzat tona përballen me Francën, njërën prej top-ekipeve të hendbollit botëror.

    Franca është bindshëm Kombëtarja më e fortë që paraqitet në kualifikime ku ishte e para në vazon e parë.

    Francezet janë kampione olimpike nga Tokio 2020 dhe nënkampione olimpike nga Parisi 2024. Janë edhe kampione në fuqi të botës. Pos në vitin 2023, Botërorin e kanë fituar edhe në vitin 2017 dhe në vitin 2003. Kanë luajtur edhe në katër finale të tjera të Kampionateve Botërore.

    Në Kampionatin Evropian të vitit të kaluar, Franca ishte e katërta, njëjtë si në vitin 2022. Në vitin 2020 luajti në finale, ndërsa Evropianin e fitoi në vitin 2018.

    Ndeshja me Francën zhvillohet në Nimes.

    Menjëherë më 19 tetor, para tifozëve tanë do të paraqitet një tjetër Kombëtare cilësore. Bëhet fjalë për Kroacinë, me të cilën luajmë nga ora 17:15 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.

    Kroacia nuk e ka nivelin e Francës, por sërish është Kombëtare shumë cilësore evropiane. Ka luajtur në dy Botërorët e kaluar dhe është kualifikuar për Botërorin që mbahet më vonë këtë vit.

    Suksesin më të madh Kroacia e arriti në vitin 2020, kur u rendit e treta në Kampionatin Evropian. Ka garuar edhe në Evropianin 2022 dhe në Evropianin 2024.

    Të dy ndeshjet do të jenë shumë të vështira për Dardanet.

    Në proces është ndërrimi i gjeneratës në Kombëtaren e Kosovës, ndërsa vajzat e reja do të përfitojnë përvojë të pakrahasueshme nga ndeshjet me Francën dhe Kroacinë.

    Në grupin 1 është edhe Finlanda, me të cilën fillimisht përballemi në mars të vitit të ardhshëm. /ATVLIVE.TV

  • FFK publikon orarin e Superligës në xhiron e tetë

    FFK publikon orarin e Superligës në xhiron e tetë

    Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e xhiros së tetë, e cila këtë javë do të zhvillohet të shtunën dhe të dielën nga ora 15:00

    E shtunë:

    Prishtina – Ballkani (Kampi Nacional, Hajvali)

    Malisheva – Llapi (Stadiumi “Liman Gegaj”, Malishevë)

    E diel:

    Dukagjini – Prishtina e Re (Stadiumi “18 Qershori”, Klinë)

    Gjilani – Drita (Stadiumi me bari artificial, Gjilan)

    Ferizaj – Drenica ( Stadiumi i qytetit, Ferizaj)

  • Tre klube angleze vihen pas Michael Olise

    Tre klube angleze vihen pas Michael Olise

    Ylli francez Michael Olise është shëndrruar në një nga yjet kryesorë tek gjiganti gjerman Bayern Munich.

    Paraqitjet e mira këtë sezon ka bërë që shumë klube të interesohen për shërbimet e Olises,dhe tre klubet angleze Manchester City, Liverpool dhe Chelsea po synojnë që të transferojnë anësorin francez.

    Përndryshe tre klubet e lartpërmendura janë të gatshëm që të ofrojnë oferta deri në 100 milionë euro për Olisen,por drejtori sportiv Max Eberl është i bindur se francezi do të mbesë në Allianz Arena dhe se nuk do të dëgjojnë kurrfarë ofertash.

    Kujtojmë që Michael Olise ka 5 paraqitje deri më tani këtë sezon për Bayern Munich,duke arritur të shënoj 5 gola e bëri 6 asistime në të gjitha garat