ATV

Blog

  • KB Rahoveci 029 shpërthen bombën, merr ish-lojtarin e LA Lakers

    KB Rahoveci 029 shpërthen bombën, merr ish-lojtarin e LA Lakers

    Klubi i Basketbollit Rahoveci ka zyrtarizuar përforcimin e ri për sezonin aktual dhe ai është Jemerrio Jones.

    Jones ka përvojë në NBA me Los Angeles Lakers, në G League dhe së fundmi ka luajtur në Meksikë për Ángeles de la Ciudad de México. Ai i bashkohet skuadrës rahoveciane për të ndihmuar në
    realizimin e objektivave të klubit këtë sezon.

    Ai ka luajtur kundër Stephen Curryt, teksa ka ndarë një zhveshtore me më të mirin e historisë, LeBron James.

    Ky është sinjal i madh para ndeshjes së parë ndaj Borës e cila luhet më 5 Tetor në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

  • Thierry Henry:Me këtë mbrojtje Barcelona mos ta fitoj Ligën e Kampionëve

    Thierry Henry:Me këtë mbrojtje Barcelona mos ta fitoj Ligën e Kampionëve

    Legjenda franceze Thierry Henry,ka folur për ndeshjen e mbrëmshme ndërmjet Barcelonës dhe PSG-së.

    Henry ka deklaruar për gjasat e Barcelonës për fitimin e trofeut të Ligës së Kampionëve,duke thënë se më një mbrojtje të tillë që treguan ndaj parisienëve nuk fitohet titulli në Evropë.

    “Nuk mund të luash në Ligën e Kampionëve me një linjë mbrojtëse kaq të lartë. Kur përballesh me ekipe të forta, ndëshkohesh – dhe kjo ndodhi sonte”

    Përndryshe Henry foli edhe për qasjen e trajnerëve në ndeshje,duke thënë se kokëfortësia ndikon në rrjedhën e ndeshjeve,dhe kjo i kushtoi sidomos Barcelonës.

    Kujtojmë që PSG fitoi në udhëtim ndaj Barcelonës me rezultat 2:1,dhe atë edhe pa lojtarët kryesorë.

  • Trepça dhe Bashkimi zbulojnë kundërshtarët në FIBA Europe Cup

    Trepça dhe Bashkimi zbulojnë kundërshtarët në FIBA Europe Cup

    Kampionia e Kosovës në basketboll, Trepça, dhe nënkampioni Bashkimi, kanë mësuar kundërshtarët e tyre në fazën grupore të FIBA Europe Cup.

    Trepça do të garojë në grupin F, ku do të përballet me Anwilin e Polonisë, PAOK-un e Greqisë dhe Braunschweigun e Gjermanisë.

    Ndeshjen e parë e luan më 15 tetor ndaj PAOK-ut në udhëtim. Më 22 tetor e pret Braunschweigun, ndërsa më 29 tetor luan ndaj Anwilit në Mitrovicë.

    Po ashtu, më 5 nëntor Trepça do ta presë sërish PAOK-un, ndërsa më 12 dhe 19 nëntor do të luajë në udhëtim ndaj Braunschweigut dhe Anwilit.

    Bashkimi është pjesë e grupit J, ku do të përballet me Dijon Basketin e Francës, Pallacanestro Reggianan e Italisë dhe Cibonën e Kroacisë. Rrugëtimin e nis më 15 tetor në Prizren kundër Cibona-s, ndërsa më 22 tetor luan në udhëtim me Pallacanestro Reggiana.

    Më 29 tetor e pret Dijonin, më 4 nëntor luan në udhëtim ndaj Cibona-s, më 12 nëntor e pret Pallacanestro Reggiana dhe më 18 nëntor luan në udhëtim me Dijonin.

  • Macron kërkon rritje të presionit ndaj “flotës në hije” të Rusisë

    Macron kërkon rritje të presionit ndaj “flotës në hije” të Rusisë

    Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i bëri thirrje Evropës që të ndërmarrë veprime të koordinuara ndaj të ashtuquajturës “flotë në hije” të Rusisë dhe të ndjekë shembullin e Francës për të penguar këto anije që përdoren për të shmangur sanksionet perëndimore.

    Franca aktualisht po heton një anije, të regjistruar në Benin, që dyshohet se është pjesë e qindra cisternave të vjetra, të futura në listën e sanksioneve nga Bashkimi Evropian nën akuza se po ndihmojnë Moskën për shmangien e kufizimeve për eksportet e naftës pas pushtimit të Ukrainës më 2022.

    “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që të rritet presioni për këtë ‘flotë në hije’, sepse qartësisht do të reduktonte kapacitetin financiar për këtë luftë”, tha Macron para udhëheqësve të mbledhur në Danimarkë.

    Udhëheqësi francez sugjeroi që shtetet evropiane që janë pjesë e “koalicionit të vullnetit” – për mbështetjen e Kievit – duhet të koordinohen me NATO-n “për një veprim të përbashkët” sa i përket kësaj çështjeje.

    Autoritetet franceze kanë arrestuar dy pjesëtarë të Boracay, anijes që gjendet në pjesën perëndimore të brigjeve të Francës, dhe nisën hetimin mbi “dështimin e ekuipazhit për të justifikuar nacionalitetin e anijes dhe refuzimit për të bashkëpunuar”.

    Të dhënat nga gjurmimi i anijeve tregojnë se cisterna ka qenë pranë bregut danez muajin e kaluar, kur kishte fluturime misterioze të dronëve që rritën shqetësimet për sigurinë dhe detyruan autoritetet e Danimarkës që të mbyllnin aeroporte.

    Mediat e kanë lidhur veprimin e Francës me fluturimet e dronëve, por kjo nuk është konfirmuar nga Parisi.

    Macron tha se, përveç sigurimit që anijet të respektojnë rregullat ndërkombëtare, ndalime të tilla janë “shumë të rëndësishme” për të rritur presionin ndaj Moskës, për të goditur të ardhurat që i përdorë për luftën kundër Ukrainës dhe për ta detyruar që të negociojë.

    “Flota në hije”, që besohet se përfshin deri në 1.000 anije, përfaqëson “dhjetëra miliarda euro të buxhetit të Rusisë” dhe “përbën 40 për qind të përpjekjes së saj luftarake”, tha udhëheqësi francez.

  • Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Kosovën më 21 tetor

    Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të diskutojë për Kosovën më 21 tetor

    Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë një seancë më 21 tetor për të shqyrtuar situatën në Kosovë, është bërë e ditur përmes faqes zyrtare të organizatës.

    Në këtë seancë, Këshilli do të diskutojë raportin më të fundit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, i cili pritet të publikohet në ditët e ardhshme.

    Ky debat vjen gjashtë muaj pas diskutimit të fundit në prill, ku vendet anëtare fokusuan diskutimin tek e ardhmja e UNMIK-ut në Kosovë, mision i cili filloi në qershor të vitit 1999 pas miratimit të Rezolutës 1244 të KS-së.

    Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kërkuan ndërprerjen e mandatit të UNMIK-ut, ndërsa Franca, Rusia dhe Kina mbështetën vazhdimin e misionit.

  • Kështu pritet të luajë Kosova në ndeshjen ndaj Sllovenisë

    Kështu pritet të luajë Kosova në ndeshjen ndaj Sllovenisë

    Ky mund të jetë formacioni i Kombëtares së Kosovës në ndeshjet e tetorit.

    Kombëtarja e Kosovës në futboll, pas një fitore dhe një humbje është gati për dy ndeshjet e tetorit në kuadër të kualifikemve për Kupën e Botës 2026.

    Dardanët si fillim pësuan humbje ndaj Zvicrës në Basel me rezultat 4-0.

    Por, më pas fitorja ndaj Suedisë në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ me rezultat 2-0 dha shpresë dhe ngriti entuziazmin brenda ekipit.

    Tashmë Kombëtarja do të luaj me datë 10 tetor ndaj Sllovenisë në shtëpi dhe tri ditë më vonë ndaj Suedisë si mysafir. /ATVLIVE.TV

  • Kombëtarja e Francës shpall listën për ndeshjet e tetorit

    Kombëtarja e Francës shpall listën për ndeshjet e tetorit

    Kombëtarja e Francës ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit tetor.

    Trajneri i Francës Didier Deschamps ka surprizuar me ftesën për sulmuesin e Crystal Palace, Jean-Philippe Mateta.

    Mateta, i cili ka shënuar katër gola në sezonin aktual me ekipin londinez në të gjitha kompeticionet, do të jetë pjesë e Kombëtares në ndeshjet e ardhshme për herë të parë.

    Megjithatë, Mateta ka pasur vetëm paraqitje me Francën në Lojërat Olimpike dhe kjo do të jetë një nga rastet e tij të para me ekipin e parë në garat zyrtare.

    Në listë ndodhet edhe sulmuesi i Milanit, Christopher Nkunku, i cili ka filluar në mënyrë fantastike sezonin me klubin e tij italian.

    nuk mungojnë yjet si Kylian Mbappe, Hugo Ekitike, Barcola, Coman, Thuram, Saliba, vëllëzërit Hernandez etj,

    Franca do të përballet me Azerbajxhanin dhe Islandën në dy ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës në muajin tetor. /ATVLIVE.TV

  • U lirua nga paraburgimi, reperi Buta ka një lajm

    U lirua nga paraburgimi, reperi Buta ka një lajm

    Reperi i njohur shqiptar, Buta, duket se është rikthyer me vrull në skenën muzikore pas lirimit nga paraburgimi.

    Përmes një postimi në Instastory, ai ka ndarë disa pamje nga xhirimet e videoklipit të tij të ri, duke konfirmuar se një projekt i ri muzikor është në prag të publikimit.

    Në fotografinë e ndarë, Buta shkruan shkurt: “Po vjen së shpejti”, duke rritur pritshmëritë dhe entuziazmin tek fansat e tij.

    Ky rikthim i shpejtë në studio dhe xhirime tregon se reperi është i përkushtuar të rikthehet fuqishëm në skenë, duke vazhduar karrierën muzikore pa ndalesë.

  • Merret vendimi nga Gjykata e Lartë, Erion Veliaj mbetet në burg

    Merret vendimi nga Gjykata e Lartë, Erion Veliaj mbetet në burg

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e paraqitur nga avokatët mbrojtës të ish-kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku kërkohej lirimi nga paraburgimi.

    “Vendosi: Mospranimin e rekursit te paraqitur nga personi nën hetim Erion Veliaj, kundër vendimit nr. 130 (87- 025-191), datë 09.06.2025, te Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendim.

    Veliaj kërkoi shfuqizimin e masës së sigurisë “arrest me burg” duke paraqitur edhe një memo, ku i bëhej me dije Gjykatës së Lartë se ai nuk është më kryebashkiak i Tiranës.

    Duke cituar vendimin e Këshillit të Ministrave për shkarkimin e Veliajt, avokatët i kërkuan Gjykatës së Lartë të marrë në konsideratë faktin se në këto kushte ai nuk mund të ndikojë mbi dëshmitarët dhe vendosë në rrezik asnjë provë.

    Ndërkohë, SPAK kërkoi vijimin e arrestit me burg për Veliaj, duke pretenduar se ai ka qenë zyrtar i lartë dhe për këtë arsye ka mundësi që të intimidojë dëshmitarët e çështjes.

  • Turqia goditet nga tërmeti

    Turqia goditet nga tërmeti

    Një tërmet me magnitudë 5.0 i shkallës Rihter ka tronditur të enjten Stambollin, qytetin më të madh të Turqisë, duke bërë që disa njerëz të dilnin me nxitim në rrugë, sipas dëshmive për Reuters dhe njoftimeve të agjencisë turke për fatkeqësi AFAD.

    AFAD njoftoi se epiqendra e dridhjes ishte në Detin Marmara, në jugperëndim të Stambollit, përgjatë një vije çarjeje që prej kohësh konsiderohet rrezik për qytetin me 16 milionë banorë.

    Ende nuk dihet nëse ka pasoja për njerëzit.