ATV

Blog

  • Broja dhe Ajeti me njëzëri para Serbisë: “Do të hyjmë vetëm për 3 pikët”

    Broja dhe Ajeti me njëzëri para Serbisë: “Do të hyjmë vetëm për 3 pikët”

    Kombëtarja shqiptare është në prag të njërës prej ndeshjeve më të rëndësishme të kualifikueseve për Kupën e Botës 2026. Kuqezinjtë do të përballen me Serbinë të shtunën në mbrëmje, në Leskovac, me fillim nga ora 20:45 — një sfidë e ngarkuar jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe emocional.

    Në konferencat e fundit për shtyp, kanë folur dy prej figurave kryesore të ekipit, Armando Broja dhe Arlind Ajeti, të cilët kanë dërguar mesazhe të qarta për vendosmërinë e skuadrës.

    Armando Broja ka theksuar se skuadra është më e fokusuar se kurrë për të marrë fitoren:
    “Për mua më e rëndësishme është të fitojmë ndeshjen dhe të marrim 3 pikët. E di që dua të shënoj gola, por mbi të gjitha dua të ndihmoj ekipin. Jemi shumë të përqendruar dhe të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj sfide.
    Në fushë do të hyjmë vetëm për fitore. Kam besim te shokët e skuadrës, te trajneri dhe te puna që kemi bërë. Do të luftojmë deri në fund — shpresojmë që këtë herë të festojmë ne,” – u shpreh sulmuesi kuqezi.

    Nga ana tjetër, Arlind Ajeti e sheh përballjen me qetësi profesionale, por me ndjenjë të fortë përgjegjësie:
    “Normalisht që emocionet ekzistojnë, por ne mundohemi t’i shohim të gjitha si ndeshje futbolli. Synimi ynë është të jemi profesionistë dhe të marrim tre pikë. Serbia ka lojtarë me cilësi të lartë si Mitrovic dhe Vlahovic, por ne do të jemi të përgatitur për secilin.
    Do të jetë më e vështirë pa tifozët tanë, por do japim maksimumin për të mbajtur portën e paprekur dhe për të mos u dorëzuar deri në fund,” – deklaroi mbrojtësi i Kombëtares.

    Kuqezinjtë janë të vendosur të shkruajnë një tjetër faqe të rëndësishme në historinë e futbollit shqiptar.
    Të shtunën në mbrëmje, gjithë sytë do të jenë nga Leskovaci — aty ku Shqipëria do të kërkojë tre pikët e artë që mund të bëjnë diferencën në rrugëtimin drejt Botërorit 2026.

  • Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 15 vjedhje

    Arrestohen dy persona në Prishtinë, dyshohen për 15 vjedhje

    Pas një pune hetimore dhe operacionale, Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për disa raste të vjedhjeve në kryeqytet.

    Siç njofton Policia, të dyshuarit janë: B.J., mashkull, 56 vjeçar, shtetas i Kosovës dhe M.C., mashkull, 51 vjeçar, shtetas i Kosovës.

    Pas arrestimit, ata janë dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit të shtetit, ndërsa hetuesit po kryejnë veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale lidhur me të paktën 15 raste vjedhjesh, ku dyshohet se personat e arrestuar janë të përfshirë.

  • Nga “Bulova” te “TikTok”: Si nisi historia e reklamës televizive në botë

    Nga “Bulova” te “TikTok”: Si nisi historia e reklamës televizive në botë

    E dini cila ka qenë reklama e parë televizive në botë? Ishte në SHBA, më 1 korrik 1941, në kanalin WNBT. Një spot i shkurtër, bardhë e zi, vetëm disa sekonda, që prezantonte orët “Bulova”. Shumë i thjeshtë, pa efekte të mëdha, por me një mesazh të qartë: me na bindë me ble një orë.

    Para se televizioni të hynte në lojë, reklamat bëheshin në forma të tjera me fletushka, me postera, me postë, me telefona e madje edhe me mënyrën më tradicionale, fjala e gojës.

    Në Kosovë reklamat televizive nisën shumë më vonë, në vitin 1974, kur RTP filloi transmetimet nga Prishtina. Ato njiheshin me emrin PEP – Programi Ekonomik Propagandistik, të thjeshta, por për kohën e tyre të fuqishme, sepse për herë të parë një produkt u prezantohej drejtpërdrejt publikut në ekran.

    Sot, reklamat kanë marrë një tjetër dimension. Por… televizioni mbetet ende një nga format më të fuqishme, aty ku arti takon biznesin dhe ku zëri, pamja, muzika e efektet japin jetë çdo produkti.

    Por teknologjia e ka ndryshuar lojën Facebook, Instagram, TikTok janë shndërruar në skenat kryesore ku kompanitë na ndjekin hap pas hapi. Dhe në fund, pavarësisht a është fjala e gojës, një poster i vjetër, një reklamë televizive apo një story në Instagram, qëllimi është i njëjtë me na bindë me ble diçka.

    Veç tash dallimi është ky atëherë të shfaqnin një orë Bulova, sot ndoshta një shapka “Made in China” që ta qesin si “limited edition”.

  • Fëmijët pushtojnë sheshin, nis sot edicioni i tretë i Festivalit të Librit për Fëmijë në Prishtinë”

    Fëmijët pushtojnë sheshin, nis sot edicioni i tretë i Festivalit të Librit për Fëmijë në Prishtinë”

    Në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, sot në orën 11:00 nis edicioni i tretë i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, një ngjarje që do të zgjasë deri më 11 tetor 2025.

    Për katër ditë me radhë, nga ora 10:00 deri në 18:00, sheshi kryesor i kryeqytetit do të shndërrohet në një hapësirë të gjallë dhe plot ngjyra, ku librat, lojërat dhe aktivitetet kreative do të bëhen pjesë e përditshme e fëmijëve.

    Në këtë edicion, Biblioteka “Hivzi Sulejmani” do të marrë pjesë me disa veprimtari të veçanta antarësim falas për fëmijët, promovime librash, si dhe shpalljen e lexuesve të vitit një nderim për ata që kanë mbajtur të gjallë dashurinë për leximin.

    Festivali ka për qëllim të kultivojë dashurinë për librin dhe leximin tek brezi i ri, duke krijuar një atmosferë të gëzueshme, edukative dhe frymëzuese për fëmijët e Prishtinës dhe të gjithë Kosovës. Në zemër të qytetit, libri do të bëhet sërish arsye për buzëqeshje, kuriozitet dhe imagjinatë pa kufi.

  • Kur bien gjethet, bien edhe flokët: e vërteta pas mitit të vjeshtës

    Kur bien gjethet, bien edhe flokët: e vërteta pas mitit të vjeshtës

    Qdo herë e kemi ni dikon tue thonë ‘Kur bien gjethet në vjeshtë, bien edhe flokët! Po prit pak… a është kjo e vërtetë, apo vetëm një mit që na e ka lanë nana kur na shihte krehrin plot?

    Epo, ka diçka të vërtetë. Në vjeshtë, shumë prej nesh vërejnë më shumë fije flokësh në dush ose në jastëk. Arsyeja është se trupi ynë ka një cikël natyral gjatë verës flokët rrinë më gjatë në fazën e rritjes për të na mbrojtur prej diellit, ndërsa në vjeshtë shumë prej tyre kalojnë në fazën e pushimit që në gjuhën e flokëve dmth “okey, kemi punu mjaft, tash po marrim pushim, shihemi vitin tjetër! Por mos u merzitni, kjo është krejtësisht normale. Çdokush humb rreth 50 deri 100 fije flokësh në ditë, por në vjeshtë kjo shifër mund të jetë pak më e madhe.

    Pra, mos e dramatizoni se nuk ka me mbet koka bosh.

    Megjithatë, sezoni nuk është arsyeja e vetme pse flokët bien. Stresi ka një ndikim të madh dhe shpesh, ironi e fatit, edhe vetë stresi që po na bien flokët i bën të bien edhe më shumë.

    Edhe mungesa e vitaminave dhe mineraleve, si hekuri dhe vitaminat B e D, mund ta dobësojnë flokun pra nëse po ushqeheni veç me fast-food, mos pritni flokë si reklamat e shamponave. Ndryshimet hormonale, sidomos tek gratë pas lindjes ose gjatë cikleve hormonale, janë një tjetër faktor i zakonshëm. Po ashtu, përdorimi i shpeshtë i ngjyrave, tharëses, stilimi i tepërt ose dietat e forta ushqimore e bëjnë flokun më të brishtë se edhe flokët kanë limite, nuk janë superhero.

    Për ta parandaluar rënien e tepërt, ndihmon një ushqyerje e pasur me proteina, fruta, perime dhe arra.

    Masazhi i lëkurës së kokës përmirëson qarkullimin e gjakut dhe forcon rrënjët pra pak relaksim, pak terapi, edhe flokët do ta duan. Kujdesi me shampo të butë dhe shmangia e kimikateve apo nxehtësisë së tepërt e ruajnë shëndetin e flokëve. Dhe mbi të gjitha duhet durim, sepse ky proces është natyral dhe kalimtar.

    Pra, po, në vjeshtë bien gjethet dhe bien edhe flokët, por hajde se nuk është fundi i botës. Nëse të duket sikur po të mbushet koka me zbrazësi, kujto që s’je i pari as i fundit edhe Brad Pitt-it i kanë rënë flokët në ndonjë stinë. Flokët rriten prapë, ndërsa karakteri jo, kështu që më mirë koka me dy-tre fije më pak sesa me pak mend e shumë fije…

  • Dëmtimi i Mbappé shqetëson Real Madridin dhe Francën

    Dëmtimi i Mbappé shqetëson Real Madridin dhe Francën

    Te Real Madrid është ndezur alarmi pas një problemi fizik të sulmuesit francez Kylian Mbappé. Pas ndeshjes ndaj Villarrealit, ylli i “Los Blancos” ka pësuar një dëmtim në kyçin e këmbës së djathtë dhe aktualisht po stërvitet individualisht nën kujdesin e stafit mjekësor të Kombëtares së Francës në qendrën stërvitore Clairefontaine.

    Sipas mediave franceze dhe burimeve si Tuttomercatoweb dhe AS, prezenca e Mbappés në ndeshjen e parë kualifikuese të Francës kundër Azerbajxhanit është në pikëpyetje. Gjithashtu, mbetet e paqartë nëse ai do të jetë gati për sfidën ndaj Islandës më 13 tetor.

    Në Madrid, shqetësimi është i madh, pasi 26 vjeçari konsiderohet si lojtari kyç në skemat e trajnerit Xabi Alonso. Çdo dëmtim, sado i vogël, mund të ndikojë ndjeshëm në ecurinë e ekipit.

    Kalendari i ngjeshur i klubit mbretëror e bën situatën edhe më delikate: më 19 tetor do të përballen me Getafen, më 22 tetor me Juventusin në Champions League dhe më 26 tetor vjen supersfida “El Clásico” kundër Barcelonës. Ditët në vijim pritet të sqarojnë gjendjen e lojtarit përmes ekzaminimeve të detajuara mjekësore. /ATVLIVE.TV

  • Operacion i madh kundër drogës në Turqi, arrestohen këngëtarë e aktorë të njohur

    Operacion i madh kundër drogës në Turqi, arrestohen këngëtarë e aktorë të njohur

    Në Stamboll, u krye një operacion kundër individëve, përfshirë İrem Derici, Hadise, Demet Evgar, Berrak Tüzünataç dhe Dilan Polat, të cilët u hetuan për përdorim droge ose stimuluesish. 19 figurat e shquara u çuan në Komandën e Xhandarmërisë Provinciale për deklarata dhe për t’u marrë mostra gjaku.

    Si pjesë e hetimit të kryer nga Zyra e Hetimit të Kontrabandës, Narkotikëve dhe Krimeve Ekonomike e Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit, u krye një operacion kundër individëve të njohur publikisht, të cilët ishin subjekt i ndjekjeve penale për përdorimin e drogës ose stimuluesve, raporton mediumi Hurriyet.

    Nëntëmbëdhjetë persona u çuan në Komandën e Xhandarmërisë Provinciale për të dhënë deklaratë dhe për t’u marrë mostrat e gjakut. U deklarua se nuk kishte urdhër-arrest për figurat e shquara dhe se ata do të liroheshin pasi t’u merreshin deklaratat dhe mostrat e gjakut, përcjell Insajderi.

    Emra të famshëm, deklaratat dhe mostrat e gjakut të të cilëve do të merren janë si më poshtë:

    Birce Akalay, Berrak Tüzünataç, Ceren Moray Orcan, Demet Evgar Babataş, Deren Talu, Derin Talu, Dilan Polat, Duygu Özaslan Mutaf, Engin Polat, Feyza Altun, Hadise Açıkgöz, İrem Derici, Kaan Yıldırıge Me Kubi, Özpirinçci, Zeynep Meriç Aral Keskin, Ziynet Sali.

  • Nga Luksemburgu te Durrësi: qytetet më të shtrenjta dhe më të lira për të jetuar në Evropë

    Nga Luksemburgu te Durrësi: qytetet më të shtrenjta dhe më të lira për të jetuar në Evropë

    Në Kosovë, çmimet e qirave kanë marrë hov sikur po garojnë kush mbrrin i pari në qiell. Sidomos në Prishtinë aty ku dikur e gjeje një garsoniere për 150 euro, sot s’e merr dot as për 300. Po deshe me pas një banesë me dritare, ngrohje që s’rrjedh dhe ndonjë mobilje që s’është trashëgimi familjare, përgatitu për 400-500 euro, lehtë.

    E studentët po e vuajnë më së shumti këtë situatë. Shumë prej tyre po ndajnë banesa me tre-katër shokë, e dushin po e caktojnë me orar si autobusi urban. Ka prej atyre që thonë “më lehtë po gjendet temë diplome sesa banesë me qira në Prishtinë.” Dhe e kanë të drejtë! Sipas disa agjencive, qiratë në Kosovë janë rritur mbi 25% këtë vit, e në qytete si Prizreni dhe Peja trendi po ndjek të njëjtën rrugë.

    Në Evropë, situata s’është aspak më e lehtë. Sipas Deloitte Property Index 2025, Luksemburgu mban vendin e parë për qiratë më të shtrenjta mbi 3,000 euro në muaj për një apartament normal.

    Pas tij vijnë Zurich, Oslo, dhe Dublin, ku njerëzit paguajnë aq shumë, sa me ato para mund të kishin blerë një makinë çdo dy muaj.

    Por ja lajmi që të bën me buzëqesh, Durrësi në Shqipëri është qyteti më i lirë për qira në Evropë! Po pra Durrësi! Me 250-400 euro në muaj, ke detin, diellin dhe ndoshta një apartament me pamje nga Adriatiku (nëse s’e pengon ndonjë pallat i sapo ndërtuar përpara).

    Pra, ndërsa evropianët po paguajnë për qira sikur po jetojnë në hotel me pesë yje, ne në Kosovë po përpiqemi thjesht të gjejmë një banesë që s’na ha krejt bursën.

    Po nejse për sa kohë ka humor, shokë të mirë dhe ndonjë burek me jogurt në mëngjes, ia dalim!

  • Amazon planifikon të investojë një miliard euro në Belgjikë deri në vitin 2027

    Amazon planifikon të investojë një miliard euro në Belgjikë deri në vitin 2027

    Gjigandi amerikan i teknologjisë, Amazon, po planifikon të investojë një miliard euro në Belgjikë gjatë periudhës 2025–2027, raportoi gazeta L’Echo.

    Kompania ka njoftuar se do të zhvillojë infrastrukturën dhe do të forcojë partneritetin me operatorin belg të postës Bpost dhe me kompani lokale të vogla dhe të mesme.

    Qëllimi i Amazon është të përmirësojë zinxhirët e furnizimit në Belgjikë, për të qenë në gjendje të ofrojë dërgesa brenda ditës.

    Aktualisht, kompania punëson rreth 400 persona në këtë vend dhe ka investuar rreth 800 milionë euro gjatë 10 viteve të fundit.

  • Steven Gerrard: “Egoja dhe mungesa e unitetit na kushtuan trofetë me Anglinë”

    Steven Gerrard: “Egoja dhe mungesa e unitetit na kushtuan trofetë me Anglinë”

    Ish-kapiteni legjendar i Liverpoolit dhe Kombëtares së Anglisë, Steven Gerrard, ka reflektuar mbi arsyet pse “brezi i artë” anglez nuk arriti të fitojë asnjë trofe madhor, pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm që kishte.

    Në një intervistë për podcastin Rio Ferdinand Presents, Gerrard pranoi se rivalitetet mes klubeve të mëdha si Liverpool, Manchester United dhe Chelsea krijuan ndarje të thella në kombëtare dhe penguan krijimin e një grupi të bashkuar.

    “Ne ishim humbës egoistë. Pse nuk u lidhëm kur ishim 20 apo 23 vjeç? A ishte ego apo rivalitet? Ne nuk ishim miq, nuk ishim një ekip i vërtetë,” – u shpreh Gerrard.

    Sipas tij, Anglia kishte mjaftueshëm cilësi për të fituar trofe, por mungesa e unitetit dhe bashkëpunimit mes lojtarëve e bëri këtë të pamundur.

    “Lojtarët ishin aty për të bërë më mirë, por nuk funksionon kur secili mendon për veten,” – shtoi ish-mesfushori.

    Gerrard gjithashtu vlerësoi punën e Gareth Southgate, duke theksuar se trajneri aktual ka arritur të krijojë një atmosferë bashkimi që dikur mungonte:
    “Southgate është nënvlerësuar për mënyrën se si ka ndërtuar një grup të fortë dhe të bashkuar.”

    Sa i përket të ardhmes së tij si trajner, pas eksperiencave me Aston Villan dhe Al Ettifaqun, Gerrard la të hapur mundësinë e një rikthimi te Rangers, duke theksuar se dëshiron të jetë pjesë e një skuadre që garon për trofe:
    “Dua të jem në një ekip që lufton për të fituar. Vetëm atëherë ndiej se jam në vendin e duhur.”