ATV

Blog

  • Bashkimi debuton në grupet e FIBA Europe Cup

    Bashkimi debuton në grupet e FIBA Europe Cup

    KB Bashkimi do të debutojë sonte ne grupet e FIBA Europe Cup.

    Prizrenasit për herë të parë garojnë në grupet e kësaj gare shumë të rëndësishme evropiane.

    Nënkampioni i Kosovës është mysafir i Cibonës, takim që zhvillohet në Kroaci, edhe pse ishte e planifikuar të luhet në Prizren, megjithatë është zhvendosur në Kroaci, për shkak se palestra është e zënë me numërimin për Zgjedhjet Lokale në Kosovë.

    Cibona është një skuadër e njohur ballkanike dhe evropiane, e nuk do të jetë sfidë aspak e lehtë për Portokallezinjtë, që synojnë përfaqësim sa më të mirë në këtë garë.

    Në Grupin J bëjnë pjesë edhe Dijon e Pallacanestro Reggiana, ku në sfidën e së mërkurës fitoi skuadra italiane në Francë me rezultat 88:96.

    Ndeshja Cibona-Bashkimi zhvillohet nga ora 18:30. /ATVLIVE.TV

  • Euroleague, raundi i katërt: Real Madrid dhe Barcelona kryesojnë, Dubai Basketball befason Fenerbahçen

    Euroleague, raundi i katërt: Real Madrid dhe Barcelona kryesojnë, Dubai Basketball befason Fenerbahçen

    Janë zhvilluar ndeshjet e raundit të katërt të Euroleague në basketboll për meshkuj, ku emocionet dhe surprizat nuk munguan. Pas katër javësh lojë, pesë skuadra ndajnë kryesimin e renditjes me nga 3 fitore dhe 1 humbje: Real Madrid, Barcelona, Paris Basketball, Hapoel Tel Aviv dhe Panathinaikos.

    Në mesin e tyre spikat skuadra debutuese Hapoel Tel Aviv, që po vazhdon të surprizojë me paraqitje mbresëlënëse, duke fituar në transfertë ndaj Valencia Basket me rezultatin 100-93.

    Një tjetër befasi e javës erdhi nga Dubai Basketball, ekipi i ri në elitën evropiane, që arriti një triumf të madh në Stamboll kundër kampionëve në fuqi, Fenerbahçe, me shifrat 93-69 — rezultat që tronditi botën e basketbollit.

    Ndërkohë, Real Madrid mposhti Partizan Beogradin 93-86 në një përballje spektakolare, ndërsa Barcelona shënoi fitore të qartë në transfertë ndaj Maccabi Tel Aviv me rezultatin 92-71, duke konfirmuar formën e saj të shkëlqyer.

    Në ndeshje të tjera, Anadolu Efes fitoi një duel të fortë ndaj Olympiacos në Athinë (82-78), ndërsa Panathinaikos triumfoi në shtëpi ndaj Villeurbanne (91-85). Fitore morën gjithashtu Bayern Munich (64-53 ndaj Armani Milano) dhe Virtus Bologna (77-73 ndaj Monacos).

    Ky raund solli jo vetëm ndeshje të ngushta dhe emocione, por edhe sinjale të qarta se sezoni i ri i Euroleague do të jetë i paparashikueshëm dhe spektakolar deri në fund.

  • Automjetet e FSK-së hyjnë gabimisht në veri të Mitrovicës, dërgohen nën përcjellje policore në jug

    Automjetet e FSK-së hyjnë gabimisht në veri të Mitrovicës, dërgohen nën përcjellje policore në jug

    Disa automjete të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë hyrë gabimisht në territorin e Mitrovicës së Veriut gjatë ditës së enjte, të cilët ishin parkuar në një pompë benzine në afërsi të stacionit policor në veri.

    Kështu tha për Telegrafin zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Ai tha se menjëherë janë afruar pjesëtarët e policisë për t’i pyetur se si mund t’i ndihmojnë dhe të njëjtën kanë thënë se e kanë habitur rrugën.

    ” Thanë që e kanë habit rrugën, kanë ardh deri te policia aty kanë pas vend për parking, policia është afruar ka fol me ta, ‘e kemi habit rrugën’, thanë. Dhe nën përcjellje të policisë u dërguan deri të ‘Kërrshi i Dudës’ në jug”, ka thënë Elshani.

  • KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

    KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se deri më tani janë verifikuar rezultatet për 1 mijë e 531 vendvotime nga votimet për kryetarë të 12 tetorit.

    Ai njëherësh ka treguar edhe për verifikimin e rezultateve për asamble.

    “Sipas informacioneve nga Qendrat Komunale të Numërimit, deri në orën 10:00 të ditës së sotme, janë verifikuar rezultatet për 1,531 vendvotime nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave dhe rezultatet për subjektet politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale nga 1,494 vendvotime”.

    “Nga po kaq vendvotime, 1,494, janë numëruar votat e kanidatëve nga zgjedhjet për Kuvendet Komunale. Pra, deri më tani, nga 5,142 kuti votimi që i takojnë dy llojeve të zgjedhjeve, janë procesuar 3,025”, tha ai.

    Elezi bëri me dije më tutje se deri më tani aktivitetet në Qendrën Komunale të Numërimit sa i përket numërimit të votave janë përmbyllur në 13 komuna.

    “Deri më tani (e enjte, ora 10:00), aktivitetet në QKN janë përmbyllur në 13 komuna: Hani i Elezit (e hënë), Junik, Mamushë, Zveçan (e martë), Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Deçan, Shtime, Klinë, Shtërpcë, Obiliq, Istog dhe Skenderaj (e mërkurë). Në përgjithësi, në Qendrat Komunale të Numërimit zhvillohen 3 aktivitete të rëndësishme: verifikimi i rezultateve nga zgjedhjet për Kryetarë të Komunave; verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga zgjedhjet për Kuvende Komunale; dhe numërimi i votave të kandidatëve për anëtarë të Kuvende Komunale”, shtoi Elezi.

    Në zgjedhjet e së dielës votuan 811 mijë e 984 qytetarë nga 2milionë e 25mijë e 105 me të drejtë vote.

    Këtu mund t’i gjeni rezultatet:

    https://resultslocal2025.kqz-ks.org/results?municipality=14&electionType=1&votingStation=0&pollingClass=0

  • Harry Kane në superformë: një gol çdo 39 minuta për Bayern Munich! Kompany: “Ai është i pamëshirshëm”

    Harry Kane në superformë: një gol çdo 39 minuta për Bayern Munich! Kompany: “Ai është i pamëshirshëm”

    Harry Kane po vazhdon të shkëlqejë nën drejtimin e trajnerit Vincent Kompany, duke arritur një statistikë mbresëlënëse – një gol çdo 39 minuta këtë sezon me Bayern Munich.

    Sulmuesi anglez është bërë pika më e fortë e skuadrës gjermane, duke shënuar rregullisht dhe duke mbajtur gjallë ëndrrat e Bayern-it për trofetë kryesorë në Bundesliga dhe Champions League.

    Trajneri Kompany, i cili ka sjellë frymën e tij të re në skuadër, nuk i kurseu elozhet për yllin anglez:

    “Harry është i pamëshirshëm para portës. Ai e bën të duket e lehtë diçka që në fakt është shumë e vështirë. Është shembull profesionalizmi për gjithë ekipin.”

    Kane po kalon një nga sezonet më të mira të karrierës së tij, ndërsa Bayern duket gjithnjë e më i konsoliduar nën udhëheqjen e Kompanyt — një dyshe që po funksionon në mënyrë perfekte.

  • Trent Alexander-Arnold gati për “El Clasico”! Vendimi përfundimtar është marrë

    Trent Alexander-Arnold gati për “El Clasico”! Vendimi përfundimtar është marrë

    Lajme të shkëlqyera për Real Madridin para supersfidës së shumëpritur ndaj Barcelonës! Mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold do të jetë plotësisht i gatshëm për “El Clasico”, pasi ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor i klubit.

    Sipas raportimeve të fundit nga mediat spanjolle, testet përfundimtare kanë dalë pozitive dhe lojtari tashmë ka rifilluar stërvitjet me grupin, duke treguar se është në formë të mirë fizike.

    Arnold, i cili mungoi disa javë për shkak të një dëmtimi muskulor, shihet si një përforcim i madh për Carlo Ancelottin, që tashmë mund të llogarisë në një nga lojtarët me ndikimin më të madh në fazën ofensive të skuadrës.

    Kthimi i tij vjen në momentin më të rëndësishëm të sezonit, teksa “Los Blancos” synojnë të ruajnë kreun e La Ligas dhe të marrin një fitore prestigjioze ndaj rivalit të përjetshëm, Barcelonës.

    Atmosfera në kampin madrilen është e ngarkuar me entuziazëm, ndërsa tifozët presin me padurim të shohin Arnoldin në aksion në duelin që pritet të elektrizojë “Santiago Bernabéun”.

  • Ter Stegen i qartë me Barcelonën: “Nuk largohem, dua të luftoj për vendin tim titullar”

    Ter Stegen i qartë me Barcelonën: “Nuk largohem, dua të luftoj për vendin tim titullar”

    Marc-André ter Stegen ka marrë një vendim të prerë për të ardhmen e tij — ai nuk ka ndërmend të largohet nga Barcelona gjatë merkatos së janarit. Sipas raportimeve të Diario Sport, portieri gjerman i ka bërë të ditur drejtuesve të klubit se dëshiron të qëndrojë në “Camp Nou” dhe të vazhdojë të konkurrojë për vendin e titullarit.

    Në javët e fundit, disa media kishin përmendur mundësinë e largimit të tij për shkak të konkurrencës së shtuar dhe ndryshimeve në formacionin e Xavit, megjithatë Ter Stegen ka hedhur poshtë çdo zë, duke theksuar përkushtimin dhe dashurinë për fanellën blaugrana.

    Portieri gjerman, i cili është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, ka qenë një prej lojtarëve më të qëndrueshëm të skuadrës gjatë dekadës së fundit, duke fituar trofe të shumtë dhe duke u bërë një figurë kyçe brenda dhomës së zhveshjes.

    “Unë dua të jem këtu, dua të ndihmoj ekipin dhe të rikthehem në nivelin tim më të lartë. Barcelona është shtëpia ime,” – mësohet të ketë thënë gjermani sipas burimeve pranë klubit.

    Ky qëndrim i Ter Stegen shihet si një sinjal i fortë besnikërie dhe lidershipi në një periudhë të ndjeshme për skuadrën e Xavit, që synon të rikthehet në formën më të mirë në La Liga dhe në Champions League.

  • Bastisje në Leposaviq e Zubin Potok, Policia gjen armë dhe uniforma me emblema të policisë serbe

    Bastisje në Leposaviq e Zubin Potok, Policia gjen armë dhe uniforma me emblema të policisë serbe

    Policia ka konfiskuar armë zjarri, municion dhe uniforma ushtarake në dy bastisje të ndara në komunat veriore, në Leposaviq dhe Zubin Potok.

    Gjatë këtyre operacioneve, autoritetet kanë gjetur edhe këmisha e jelekë me emblema të policisë dhe ushtrisë serbe. Në fshatin Orashak të Zubin Potokut, në shtëpinë e një të dyshuari që ndodhet jashtë vendit, u gjet një pushkë dhe uniforma ushtarake.

    Ndërkohë, në fshatin Mikinic të Leposaviqit u konfiskua një pushkë automatike AK-47 me 55 fishekë.

    Lidhur me rastin në Leposaviq, i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

    Për rastin tjetër në Zubin Potok, policia ka njoftuar se procedura hetimore po vazhdon në mungesë të të dyshuarit, i cili tashmë është identifikuar.

  • Kapen dy kosovarë me mbi 27 mijë euro të padeklaruara në kufi me Shqipërinë

    Kapen dy kosovarë me mbi 27 mijë euro të padeklaruara në kufi me Shqipërinë

    Dy shtetas nga Kosova janë kapur në Pikën e Kalimit Kufitar në Morinë, teksa tentonin të futnin në territorin e Shqipërisë 27 mijë e 550 euro pa i deklaruar në doganë.

    Policia shqiptare bëri të ditur se në hetim janë vënë dy persona me inicialet A. G., njëri 51-vjeçar nga Kosova me vendbanim në Suedi, të cilit iu gjetën 12 mijë e 550 euro, dhe tjetri 44-vjeçar nga Suhareka, me 15 mijë euro në posedim.

    Shuma e parave është sekuestruar, ndërsa ndaj të dyve janë nisur procedurat hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Kukësit për veprime të mëtejshme.
    “Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”.

  • Lionel Messi e fut në 10-shen e talentëve më premtues edhe një shqiptar

    Lionel Messi e fut në 10-shen e talentëve më premtues edhe një shqiptar

    Lionel Messi ka forumuar një listë me dhjetë lojtarë më premtues për vitet e ardhshme.

    Në këtë listë figuron edhe emri i një lojtari shqiptar.

    Bëhet fjalë për Brajan Grudën, që luan te Brightoni dhe përfaqëson Kombëtaren e Gjermanisë në grupmoshat e reja U21.

    Në këtë listë janë edhe disa lojtarë të njëhur, si: Nico Paz, Kendry Paez, Andrey Santos etj.

    Në top-10 nuk është futur dyshja, Mastantuono dhe Lamine Yamal – ndoshta për Messin nuk llogaritën më si talentë.