ATV

Blog

  • FIFA konfirmon shitjen rekord të biletave për Kupën e Botës 2026

    FIFA konfirmon shitjen rekord të biletave për Kupën e Botës 2026

    Shtëpia botërore e futbollit FIFA,ka bërë publike numrin e shitjeve të biletave për Kupën e Botës 2026.
    FIFA bën të ditur se deri më tani janë shitur rreth 1 milionë euro bileta,dhe sipas tyre kjo është një shifër e jashtëzakonshme.
    “Kjo është një dëshmi e jashtëzakonshme se Kupa e Botës më ambicioze dhe gjithëpërfshirëse në histori po frymëzon vërtetë botën”
    Përndryshe presidenti i FIFA-së Gianni Infantino ka thënë se biletat janë blerë nga tifozë nga mbi 200 shtete të botës,ku përfshihet edhe vendet organizatore si SHBA-ja,Kandaja dhe Meksika.
    Kujtojmë që Kampionati botëror i vitit 2026 pritet të jetë më i madhi i organizuar,ku pritet të marrin pjesë rreth 48 kombëtare nga të gjitha kontinentet.

  • 21 vite nga debutimi i Leo Messit me Barcelonën – fillimi i një legjende që ndryshoi historinë e futbollit

    21 vite nga debutimi i Leo Messit me Barcelonën – fillimi i një legjende që ndryshoi historinë e futbollit

    Sot bëhen 21 vite nga momenti kur Lionel Messi veshi për herë të parë fanellën e Barcelonës, duke shënuar fillimin e një epoke të artë që do ta ndryshonte përgjithmonë historinë e klubit katalanas dhe vetë futbollin botëror.

    Në këto dy dekada që pasuan debutimin e tij në tetor të vitit 2004, Messi zhvilloi një karrierë që sfidon çdo rekord dhe përkufizim të madhështisë:
    779 ndeshje me Barcelonën
    672 gola të shënuar
    269 asiste për shokët e skuadrës
    41 trofe të fituar në total
    6 Topa të Artë si lojtari më i mirë në botë

    Nga adoleshenti që debutoi me numrin 30, deri te ikona që mbante numrin 10 dhe udhëhiqte ekipin drejt lavdisë, Messi u bë simbol i artit dhe pasionit katalanas, duke e ngritur Barcelonën në majat më të larta të historisë së saj.

    Golashënues, krijues, lider dhe frymëzim – çdo prekje e tij me topin ishte magji e pastër, ndërsa lidhja e tij me Barcelonën mbetet një histori dashurie që nuk do të përsëritet më.

    21 vite më vonë, bota e futbollit vazhdon të kujtojë atë debutim të parë – sepse nga ai moment lindi një legjendë: Lionel Andrés Messi.

  • Alarm te Manchester City: Rodri mungon në seancën stërvitore të sotme

    Alarm te Manchester City: Rodri mungon në seancën stërvitore të sotme

    Mesfushori spanjoll Rodri nuk ka marrë pjesë në seancën stërvitore të sotme të Manchester Cityt, raportoi Daily Mail, duke ngritur dyshime për gjendjen e tij fizike përpara ndeshjeve të ardhshme të kampionëve të Anglisë.

    Lojtari 28-vjeçar, që konsiderohet si shtylla kryesore e mesfushës së Guardiolës, është një ndër figurat më të rëndësishme të skuadrës dhe mungesa e tij në stërvitje ka alarmuar tifozët “citizens”.

    Aktualisht, nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për një lëndim apo për masë paraprake të stafit mjekësor, megjithatë pritet që klubi të publikojë së shpejti një njoftim zyrtar për situatën.

    Rodri ka qenë ndër lojtarët më të qëndrueshëm të Cityt në vitet e fundit dhe mungesa e tij mund të përbëjë një problem serioz për Guardiolën, sidomos në prag të ndeshjeve të rëndësishme në Premier League dhe Ligën e Kampionëve.

    Në pritje të konfirmimit zyrtar, tifozët e Cityt shpresojnë që Rodri të rikthehet shpejt në grup, duke qenë se prania e tij është thelbësore për balancën e ekipit dhe sukseset e klubit

  • Ilir Krasniqi shpallet lojtari i muajit shtator tek skuadra Kolos Kovalivka.

    Ilir Krasniqi shpallet lojtari i muajit shtator tek skuadra Kolos Kovalivka.

    Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës Ilir Krasniqi,ka qenë njëri ndër lojtarët më të mirë të “Dardanëve”në dy ndeshjet kualifikuese të botërorit 2026 kundër Sllovenisë dhe Suedisë.
    Këto paraqitje të mira kanë bërë që klubi ku luan Krasniqi Kolos Kovalivka ta shpërblejë atë si lojtarin më të mirë të muajit shtator,duke shtuar këtu faktin se është duke kaluar formë fantastike me ekipin nga Ukraina.
    Përndryshe skuadra e Kolosit gjendet në pozitën e 7-të në kampionatin ukarianas,dhe gjendet 3 pikë larg liderit aktual Shaktar Donetzk dhe kjo skuadër nëse vazhdon me formë të mirë atëhërë mund të bëjë ngritje edhe më shumë në renditjen tabelare.
    Kujtojmë që Ilir Krasniqi deri më tani ka bërë 7 paraqitje për skuadrën e Kolos Kovalivka.

    Ilir Krasniqi në top formë, merr çmimin si lojtari i muajit te Kolos

  • Gerard Piqué thumbon Real Madridin: “Vendimet e vogla të arbitrave bëjnë diferencën — dhe ata gjithmonë përfitojnë”

    Gerard Piqué thumbon Real Madridin: “Vendimet e vogla të arbitrave bëjnë diferencën — dhe ata gjithmonë përfitojnë”

    Ish-mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Piqué, ka rikthyer debatet e vjetra rreth arbitrimit në futbollin spanjoll, duke hedhur një thumb të fortë në drejtim të Real Madridit.

    Në një deklaratë të fundit, spanjolli u ndal te ndikimi që kanë detajet e vogla në një ndeshje — duke nënkuptuar se “Los Blancos” kanë përfituar shpesh nga ato situata.

    “Njerëzit mendojnë se vendimet e vogla të arbitrave nuk kanë rëndësi — si autet, faullet e buta apo goditjet nga këndi — por në fakt ato janë shumë të rëndësishme. Këto detaje e ndryshojnë një ndeshje, dhe Real Madridi gjithmonë duket se përfiton prej tyre,” – deklaroi Piqué.

    Fjalët e tij kanë shkaktuar valë reagimesh në Spanjë, sidomos mes tifozëve të Madridit, të cilët e akuzuan ish-lojtarin e Barcelonës për “fiksim të përhershëm” ndaj klubit rival.

    Piqué, i cili ka fituar gjithçka me Barcelonën dhe ka qenë një nga figurat më të zëshme jashtë fushës edhe pas pensionimit, ka mbajtur gjithmonë një qëndrim kritik ndaj arbitrave spanjollë dhe mënyrës se si disa vendime ndikonin në rezultatet e ndeshjeve të mëdha.

    Deklarata e tij e fundit vjen në një periudhë ku debatet për VAR-in dhe drejtësinë e arbitrimit në La Liga janë rikthyer në qendër të vëmendjes — dhe njëherësh dëshmon se rivaliteti i përjetshëm mes Barcelonës dhe Real Madridit vazhdon të jetë po aq i ndezur, edhe pas përfundimit të karrierës së tij.

  • Pse Kendall Jenner mungoi në pasarelën e Victoria’s Secret 2025? – Zbulohen arsyet

    Pse Kendall Jenner mungoi në pasarelën e Victoria’s Secret 2025? – Zbulohen arsyet

    Supermodelja Kendall Jenner ka munguar këtë vit në Victoria’s Secret Fashion Show 2025, një nga ngjarjet më të mëdha të modës që riktheu shumë prej fytyrave ikonike të pasarelës. Mungesa e saj nuk kaloi pa u vënë re, duke ngritur pyetje mes fansave dhe mediave botërore.

    Edhe pse vetë Kendall nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare, burime pranë saj kanë zbuluar disa nga arsyet që qëndrojnë pas këtij vendimi. Sipas raportimeve të Elle dhe Hello Magazine, modelja 29-vjeçare po përqendrohet gjithnjë e më shumë tek bizneset personale, përfshirë markën e njohur të tekilës “818 Tequila”, si dhe projektet e saj në dizajnin e brendshëm dhe sipërmarrje të tjera jashtë modës.

    Përveç angazhimeve të shumta, thuhet se Kendall ka vendosur të bëjë një pushim nga pasarelat, për shkak të ankthit që i shkaktojnë shfaqjet live dhe dëshirës për të ruajtur ekuilibrin personal. Një tjetër arsye e përfolur është kontrata me markën Calvin Klein, e cila mund të përfshijë klauzola që ndalojnë pjesëmarrjen e saj në shfaqje të tjera të brandeve të brendshme.

    Megjithatë, pavarësisht mungesës, Kendall mbetet një prej ikonave më të mëdha të modës moderne dhe një prej emrave më të kërkuar në industrinë e bukurisë dhe luksit.

    Pasarela e Victoria’s Secret 2025 shënoi një rikthim madhështor, por për fansat, mungesa e Kendall Jenner ishte padyshim një prej detajeve më të ndjeshme të mbrëmjes.

  • Inigo Martinez: Nuk pata guxim t’i tregoja Hansi Flick-ut që do të largohesha nga Barcelona.

    Inigo Martinez: Nuk pata guxim t’i tregoja Hansi Flick-ut që do të largohesha nga Barcelona.

    Qendërmbrojtësi Inigo Martinez, ka folur lidhur me largimin e tij nga gjiganti katalunas Barcelona.

    Martinez ka deklaruar se për këtë vendim nuk mundi t’i tregoj trajnerit Hansi Flick, kjo për faktin se me teknikun gjerman ka pasur marrëdhënie të jashtëzakonshme.

    “Ai më shihte si një element të pandryshueshëm në ekip, ndaj çdo ndryshim e befasoi pak, gjë që është normale, kjo është natyra e futbollit. Mendoj se surpriza më e madhe ishte fakti që ai e mësoi lajmin ndërsa unë isha në avion, më shumë se gjithçka tjetër. Sinqerisht, nuk guxova t’ia thoja menjëherë. Kishte momente kur i thosha vetes: ‘Nesër do t’ia them’. Pastaj vinte nesër, dhe thoja: ‘Më vonë, jo tani

    Përndryshe Martinez thoshte se pas ndeshjes së fundit kishte folur me ndihmësin Marcus Sorg për këtë gjë,në mënyrë që t’i tregonte trajnerit për largimin e tij.

    Kujtojmë që Inigo Martinez u largua nga Barcelona këtë verë,ku më pas u transferua në Arabinë Saudite tek Al Nassr.

  • Gjyqtarët dhe trajnerët e Federatës se Karatesë së Kosovës me licenca ndërkombëtare!

    Gjyqtarët dhe trajnerët e Federatës se Karatesë së Kosovës me licenca ndërkombëtare!

    Federata e Karatesë e Kosovës ka nisur ditën me suksese të mëdha në Turneun Kualifikues në Paris.

    Tre gjyqtarë dhe tetë trajnerë kanë përfunduar me sukses provimet për licenca ndërkombëtare, duke treguar profesionalizëm, përkushtim dhe nivel të lartë sportiv.

    Ky sukses është një dëshmi e qartë e punës së palodhur dhe përkushtimit të tyre, që siguron se prezantimi i Kosovës në arenën ndërkombëtare të jetë gjithmonë në nivel maksimal.

    GJYQTARËT: Edon Xharra, Astrit Nrecaj dhe Ali Vokshi.

    TRAJNERËT: Isak Curri, Halil Mahalla, Asdren Myrtaj, Jetmir Rexhepi, Elhami Shabani, Shemsi Shaqiri, Qendrim Shaqiri dhe Astrit Nrecaj.

    Federata e Karatesë së Kosovës i ka uruar gjyqtarët dhe trajnerët për këtë arritje të merituar dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë. /ATVLIVE.TV

  • Graham Potter drejt pankinës së Suedisë pas shkarkimit të Tomasson-it – “Jam gati për këtë sfidë”

    Graham Potter drejt pankinës së Suedisë pas shkarkimit të Tomasson-it – “Jam gati për këtë sfidë”

    Ish-trajneri i Chelseat, Graham Potter, ka konfirmuar se është i hapur për të marrë drejtimin e Kombëtares së Suedisë, pas shkarkimit të Jon Dahl Tomasson, që u largua nga posti për shkak të rezultateve të dobëta në kualifikueset e Botërorit 2026.

    Aktualisht, Suedia ndodhet në vendin e fundit të grupit me vetëm një pikë, pas humbjes zhgënjyese ndaj Kosovës, çka e detyroi federatën suedeze të kërkojë menjëherë një emër të ri në pankinë.

    Në një intervistë për Fotbollskanalen, Potter pranoi se po qëndron në vendin skandinav dhe është duke e shqyrtuar mundësinë për të marrë detyrën:

    “Jam aktualisht në Suedi, në shtëpinë time këtu. Jam mes dy punëve, sapo kam lënë Ligën Premier. Jam i hapur për çdo mundësi ku mendoj se mund të ndihmoj. Detyra e trajnerit të kombëtares suedeze është fantastike,” – deklaroi ai.

    Trajneri anglez 50-vjeçar gëzon reputacion të lartë në Suedi, pasi me klubin Östersund kishte bërë histori, duke e ngritur nga kategoria e dytë deri në elitë, fituar Kupën e Suedisë dhe siguruar një pjesëmarrje të paharrueshme në Ligën e Evropës, përpara se të kalonte në Angli te Swansea, Brighton dhe Chelsea.

    Potter theksoi gjithashtu se paratë nuk janë më prioritet në këtë fazë të karrierës së tij:

    “Kam qenë me fat që kam pasur një karrierë të tillë. Jam në një pozitë të mirë financiarisht, ndaj tani nuk mendoj më për aspektin ekonomik kur marr vendime.”

    Nëse Potter pranon detyrën, Suedia jo vetëm do të fitonte një trajner me përvojë të gjerë në Premier League, por edhe një figurë që e njeh mirë futbollin suedez dhe kulturën e tij.
    Ndërkohë, suedezët mund t’i bëjnë një nder Kosovës muajin e ardhshëm, pasi nëse arrijnë të ndalojnë Zvicrën dhe “Dardanët” mposhtin Slloveninë, atëherë fatet e kualifikimit për Botërorin 2026 mund të vendosen në Prishtinë.

  • Luka Modric mund të rikthehet tek Real Madrid si trajner apo ambasador

    Luka Modric mund të rikthehet tek Real Madrid si trajner apo ambasador

    Mesfusori kroat Luka Modric, është duke menduar planet pas përfundimit të karrierës si futbollist profesionist.
    Sipas mediumit spanjoll Defensa Central, Modric po synon që të rikthehet tek klubi mbretëror spanjoll Real Madrid,por në një funksion krejtësisht ndryshe.
    Përndryshe Modric sipas raportimit të mediave thuhet se ka pranuar ofertën e presidentit F lorentino Perez,ku kroati mund të punoj si ambassador i klubit ose si trajner.
    Megjithatë Modric po mendon që pa përfundimit të karrierës të marrë një vit pushim e më pas të vendos për të ardhmen e tij.
    Kujtojmë që Luka Modric aktulaisht është anëtar i gjigantit italian Milan,teksa në 7 ndeshje ka shënuar 1 gol e bëri 1 asistim.