ATV

Blog

  • Denat Makolli mposht serbin, kalon në finale

    Denat Makolli mposht serbin, kalon në finale

    Denat Makolli ka shënuar fitore kundër serbit Bence Namestovski në gjysëmfinalen e WTT Youth Contender Podgorica 2025, në ping – pong.

    Kjo është arritje e jashtëzakonshme e Denatit falë punës së palodhshme të Milot Makollit i cili ka stërvitur me Denatin për dy vite rresht. Kjo është dëshmi se me punë sistematike mund të arrihen rezultate të mëdha.

    Finalja e madhe zhvillohet sonte ne ora 18:30 kunder Sllovakut Juraj De Miguel. /ATVLIVE.TV

  • Çfarë tregojnë njollat e bardha në thonj për shëndetin tuaj, shenja që nuk duhet ta injoroni

    Çfarë tregojnë njollat e bardha në thonj për shëndetin tuaj, shenja që nuk duhet ta injoroni

    Një mjek ka paralajmëruar se njollat e bardha në thonjtë tuaj mund të jenë shenjë e një mungese të zinkut – një mungesë që shumë njerëz nuk e dinë që e kanë.

    Dr. Sami i njohur në TikTok me llogarinë si @ask.doctor.s, shpesh ndan video edukative për shëndetin. Në një postim të fundit, ai foli për simptomat që lidhen me mungesën e zinkut.

    Në përshkrimin e videos shkruante:

    “Shumë njerëz nuk e kuptojnë që kanë mungesë zinku — derisa fillojnë të duken shenjat në thonj, lëkurë apo imunitet”.

    Ai shpjegoi se njollat e bardha në thonj, dhe hollimi i flokëve më shumë se zakonisht mund të vijë si pasojë e mungesës së zinkut.

    Zinku është shumë i rëndësishëm, sepse ndihmon në prodhimin e keratinës dhe kolagjenit — proteina që mbështesin shëndetin e flokëve, lëkurës dhe thonjve. Por jo vetëm kaq — zinku ndikon edhe në mbi 300 enzima të tjera që ndihmojnë në shërimin e plagëve, ekuilibrin hormonal dhe sistemin imunitar.

    Mungesa e zinkut mund të ndodhë për disa arsye, si:

    Dieta e varfër në mish ose prodhime deti;

    Probleme me tretjen dhe përthithjen e lëndëve ushqyese (si sëmundja celiake apo IBS);

    Marrje e tepruar e sheqerit apo alkoolit;

    Stres kronik – që është shumë i përhapur sot.

  • Ky ndryshim mund t’ju ndihmojë të humbni në peshë pa pasur nevojë të kufizoni kaloritë, thotë një studim i fundit

    Ky ndryshim mund t’ju ndihmojë të humbni në peshë pa pasur nevojë të kufizoni kaloritë, thotë një studim i fundit

    Një studim i ri ka treguar se ndryshimi më i vogël në pjatë mund të ndihmojë në humbje peshe, pa pasur nevojë të numërohen kaloritë.

    Sipas studimit të publikuar në European Journal of Nutrition, mjafton zëvendësimi i një pjese të mishit të kuq me bishtajore, si fasule, qiqra apo thjerrëza, për të pasur rezultate pozitive në peshë dhe në shëndetin e zemrës, ka raportuar Eating Well.

    Në një studim 6-javor të kryer në Finlandë me 102 burra të shëndetshëm, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe:

    -Grupi që hante rreth 760 gramë mish të kuq dhe të përpunuar në javë (rreth 25 për qind e proteinave ditore).

    -Grupi që konsumonte vetëm 200 gramë mish në javë, ndërsa proteinat e tjera i merrte nga ushqime me bazë bishtajoresh.

    Pas gjashtë javësh, grupi që konsumoi më shumë bishtajore humbi më shumë peshë, rreth 1 kilogram, ani pse kishte ngrënë mesatarisht 240 kalori më shumë në ditë sesa grupi që konsumonte mish. Për më tepër, niveli i kolesterolit total dhe LDL (“i keq”) ra ndjeshëm më shumë te ky grup.

    “Rezultatet tregojnë se nuk është e nevojshme të hash më pak për të parë ndryshime. Thjesht ndryshimi i përbërjes së pjatës, më shumë fibra dhe më pak mish të kuq, mund të përmirësojë peshën dhe shëndetin e zemrës”, thuhet në analizën e autorëve të studimit.

    Ndërkohë, niveli i vitaminës B12 te grupi i bishtajoreve ra pak, por mbeti në vlera normale. Hekuri madje u rrit në ushqimet bimore, megjithëse absorbohet më ngadalë sesa ai që vjen nga mishi. Jodi mbeti i pandryshuar.

    Megjithatë, studiuesit theksojnë se kërkimi ka disa kufizime, ishte afatshkurtër, përfshiu vetëm burra dhe pjesëmarrësit raportuan vetë ushqimin dhe aktivitetin fizik. Kjo mund të ketë ndikuar në rezultate.

    Në praktikë, studiuesit rekomandojnë që njerëzit të shtojnë bishtajoret në menynë e tyre disa herë në javë, pa e hequr plotësisht mishin:

    -Për ushqimin meksikan të njohur si “takos”, provoni të zëvendësoni gjysmën e mishit me fasule të erëzuara.

    -Për burgerë, përzieni pak mish me qiqra ose bëni qofte vetëm me fasule.

    -Për darka të shpejta, piqni qiqra me perime dhe vaj ulliri, dhe shërbejeni me një copë të vogël mishi.

    -Në makarona, shtoni pak fasule të bardha në salcë për më shumë proteina e fibra.

    -Për ushqim praktik gjatë javës, përgatisni një pjatë me drithëra, perime dhe fasule.

    Sipas ekspertëve ky ndryshim është i thjeshtë, ekonomik dhe i dobishëm.

    “Në një studim 6-javor, burrat që zëvendësuan një pjesë të mishit me bishtajore humbën më shumë peshë dhe përmirësuan kolesterolin, pa e kufizuar ushqimin”, thuhet në raportin e studimit.

  • Franco Foda optimist për vazhdimin e kontratës me Kosovën

    Franco Foda optimist për vazhdimin e kontratës me Kosovën

    Pas një fushate jashtëzakonisht të suksesshme në kualifikimet për Kupën e Botës 2026, Kosova vazhdon të ruajë shpresat për pjesëmarrje në turneun kryesor të vitit të ardhshëm.

    Trajneri Franco Foda ka konfirmuar interesin për të vazhduar bashkëpunimin me ekipin kombëtar, duke lënë të hapur mundësinë e rinovimit të kontratës.

    “Po zhvillojmë bisedime. Si unë, ashtu edhe federata, duhet të jemi të kënaqur me kushtet dhe ambientin profesional. Prandaj, është e mundur që të qëndrojmë edhe më gjatë në Kosovë,” tha Foda për mediat gjermane.

    Ish-trajneri i FC Zurich është i kënaqur me punën dhe marrëdhëniet që ka krijuar me ekipin. Aktualisht, kontrata e tij skadon në korrik 2026.

    Kosova shënoi një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Suedisë, duke rikthyer optimizmin në radhët e “Dardanëve”.

    Nëntori do të jetë vendimtar, ku Kosova përballet me Slloveninë (15 nëntor) dhe shpreson në rezultate të favorshme për të siguruar kualifikimin direkt. Në rast të kundërt, rruga për në Botëror do të vazhdojë përmes play-off-it në mars.

    Ndeshjen përmbyllëse të këtyre kualifikimeve Kosova e luan në shtëpi kundër Zvicrës me datë 18 nëntor. /ATVLIVE.TV

  • Kallas: Plani i BE-së për mbrojtje nga dronët plotëson NATO-n dhe forcon mbrojtjen e Evropës

    Kallas: Plani i BE-së për mbrojtje nga dronët plotëson NATO-n dhe forcon mbrojtjen e Evropës

    Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Kaja Kallas tha të mërkurën se iniciativa e re e bllokut për mbrojtje nga dronët do të funksionojë në bashkëpunim me NATO-n për të rritur mbrojtjen e Evropës kundër kërcënimeve ajrore, duke theksuar se “dronët mund të vijnë nga kudo”.

    “Planet ushtarake vijnë nga NATO, kjo është shumë e qartë. Por, prokurimi duhet të bëhet nga shtetet anëtare”, u tha Kallas gazetarëve përpara Këshillit të Punëve të Jashtme për mbrojtjen. Ajo tha se roli i BE-së është të “ndihmojë shtetet anëtare të bëjnë prokurime të përbashkëta, projekte kryesore, në mënyrë që në fakt të ndihmojë shtetet anëtare të përmbushin objektivat e tyre të aftësive”.

    Ajo tha se plani ka evoluar nga një koncept rajonal i “mureve të dronëve” në një strategji mbarë-evropiane, pasi vendet e tjera njohën dobësitë e përbashkëta, përfshirë ato nga deti dhe jugu.

    “Në fakt po flasim për të gjithë Evropën kur bëhet fjalë për mbrojtjen nga dronët”, tha Kallas.

    Kryediplomatja e BE-së tha se bashkëpunimi evropian me industrinë e mbrojtjes të Ukrainës mund të “ulë kostot e prokurimit, kohën e prokurimit”, duke vënë në dukje se inovacioni i fushëbetejës së Kievit ofron mësime të vlefshme për planet më të gjera të gatishmërisë mbrojtëse të Evropës.

    E pyetur për përfshirjen e mundshme të BE-së në Gaza, Kallas tha se blloku mund të kontribuojë përmes misioneve të tij ekzistuese në vend të vendosjeve të reja ushtarake. Ajo tha se këto misione janë Misioni i Ndihmës Kufitare të BE-së në Rafah, i cili është rihapur dhe Misioni Policor i BE-së që mbështet trajnimin për policinë palestineze. Mandatet e të dy misioneve, shtoi ajo, mund të zgjerohen “nëse është e nevojshme”.

    “Deri më tani, nuk kemi paraqitur plan konkret për të patur mision të veçantë ushtarak. Varet nga shtetet anëtare”, pohoi Kallas.

  • Carlo Ancelotti ambicioz me Brazilin: “Synojmë të fitojmë Botërorin”

    Carlo Ancelotti ambicioz me Brazilin: “Synojmë të fitojmë Botërorin”

    Pas largimit nga Real Madrid, Carlo Ancelotti mori drejtimin e Kombëtares së Brazilit, një mundësi që tekniku italian e konsideron “të jashtëzakonshme” për karrierën e tij.
    Në një intervistë për FIFA-n, Ancelotti rrëfeu se ndihet shumë rehat me lojtarët dhe Federatën, dhe se ambienti në Brazil i ka krijuar kushte ideale për përgatitjet për Kupën e Botës 2026.

    “Përgjegjësia jonë është të arrijmë atë që çdo brazilian ëndërron, të fitojmë sërish Kupën e Botës pas 24 vitesh,” tha Ancelotti, duke shtuar se jetesa në Rio de Janeiro është një eksperiencë e bukur dhe frymëzuese për të.

    Tekniku italian shprehu besimin se turneu verën e ardhshme në Amerikën e Veriut do të jetë shumë i balancuar dhe argëtues, me shumë kombëtare që kanë lojtarë të shkëlqyer dhe të paktën disa nga më të mirët në botë. Ancelotti theksoi gjithashtu se kualifikimi tashmë është siguruar dhe se skuadra po përgatitet intensivisht për të dhënë maksimumin në Botëror.

  • Rikthehet Superliga e Kosovës në futboll – Orari ndeshjeve

    Rikthehet Superliga e Kosovës në futboll – Orari ndeshjeve

    Këtë fundjavë do të zhvillohet xhiroja e nëntë në Superligën e Kosovës në futboll.

    Ndeshjet do të zhvillohen në dy ditë – të shtunën dhe dielën duke filluar nga ora 13:00.

    Të shtunën:

    Prishtina e Re – Gjilani

    Drita – Malisheva

    Të dielen:

    Llapi – Ferizaj,

    Drenica – Prishtina

    Ballkani – Dukagjini /ATVLIVE.TV

  • Parashqevi Simaku përmallohet për djalin: Largësia nuk e zbeh dashurinë e një nëne…

    Parashqevi Simaku përmallohet për djalin: Largësia nuk e zbeh dashurinë e një nëne…

    Këngëtarja shqiptare, Parashqevi Simaku, prej vitesh larg skenës, ka prekur zemrat e ndjekësve të saj me një dedikim të ndjerë për të birin, Luke.

    Ndonëse ndodhet larg tij, ajo ka ndarë një fotografi të vjetër në rrjetet sociale, e shoqëruar me fjalë që çdo nënë mund t’i ndjejë thellë në shpirt.

    “Luke… largësia nuk e zbeh kurrë dashurinë e një nëne. Çdo ditë të mendoj me mall dhe krenari. Edhe pse nuk je pranë, zemra ime të ndjen afër gjithmonë. Je gjithçka që një nënë mund të ëndërrojë, drita, forca dhe shpresa ime. Të dua pafund, sot dhe gjithmonë”, shkruan Simaku në postimin e saj prekës.

    Ky moment vjen pas një periudhe të vështirë për këngëtaren, e cila prej vitesh jeton në New York. Kohë më parë, ajo u vu në qendër të vëmendjes së publikut kur një video e saj duke qëndruar pranë një metroje në Manhattan u bë virale.

  • Netanyahu: Kushdo që kërcënon Izraelin, do të paguajë çmim të lartë

    Netanyahu: Kushdo që kërcënon Izraelin, do të paguajë çmim të lartë

    Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka ripërsëritur të enjten në një ceremoni përkujtimore se Izraeli do të arrijë të gjitha qëllimet e luftës në Gazë që ka ndërmend të përmbushë.

    Duke folur pasi presidenti Herzog mbajti një fjalim në të njëjtën ceremoni, Netanyahu ka thënë se ata që kërcënojnë Izraelin do të paguajnë një “çmim të lartë” dhe ka theksuar se lufta nuk ka mbaruar ende.

    “Kushdo që na vë dorën e di se do të paguajë një çmim shumë të rëndë”, është shprehur kryeministri izraelit.

    Deklarata e tij vjen në kohën kur po zbatohet një armëpushim i brishtë mes Izraelit dhe Hamasit në luftën e Gazës.

    Në kuadër të fazës së parë të marrëveshjes, Hamasi ka liruar të gjitha 20 pengjet e gjalla, dhe po ashtu deri më tani ka liruar 9 trupa pengjesh të vdekur.

    Mbeten edhe 19 trupa pengjesh që duhet të lirohen, por për të cilat Hamasi kërkon kohë sepse thekson se është e vështirë që t’i gjejë të gjitha, pasi i duhen edhe mjete specifike për t’i nxjerrë nga rrënojat.

  • Kim Kardashian: Martesa me Kanye West ishte “toksike”

    Kim Kardashian: Martesa me Kanye West ishte “toksike”

    Kim Kardashian ka folur për herë të parë rreth ndarjes nga Kanye West, duke e cilësuar martesën e tyre si “toksike”. Në një intervistë për podcastin Call Her Daddy, ylli i reality show-t tregoi se marrëdhënia ndryshoi kur reperi filloi të shfaqte probleme të shëndetit mendor dhe sulme publike ndaj saj dhe familjes së saj.

    “Më është dashur ta shpëtoj veten për të qenë një nënë më e mirë për fëmijët tanë,” tha Kim, duke theksuar se vendimi ishte i domosdoshëm për mirëqenien e saj dhe të katër fëmijëve të tyre.

    Kardashian rrëfeu gjithashtu pasiguri dhe mungesë stabiliteti gjatë martesës, duke përmendur si shembull humbjen e pasurive financiare si Lamborghini-t që reperi i jepte miqve të tij.

    Megjithatë, Kim vlerësoi mbështetjen e familjes së saj në momentet më të vështira dhe nënvizoi se vendimi për t’u larguar ishte i menduar për të mirën e familjes.