ATV

Blog

  • Mbyllet për publikun seanca në rastin Banjska

    Mbyllet për publikun seanca në rastin Banjska

    Trupi gjykues i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka vendosur që ta mbyllë për publikun seancën në rastin e sulmit terrorist në Banjskë shkaku i mbrojtjes së dëshmitarit të mbrojtur A2.

    Prokurori Naim Abazi propozoi që seanca të mbyllet për publikun për dëgjimin e dëshmitarit A2. Tha se kjo mbështetet edhe në dispozita e Kodit të Procedurës Penale në rastet kur parashihet mbrojtja e dëshmitarit.

    Këtë propozim e kundërshtoi avokati Lubomir Pantoviq, mbrojtës i Bllagoje Spasojeviqit, i cili tha se prokuroria nuk ka paraqitur arsye të mjaftueshme se pse mbyllur shqyrtimi gjyqësor.

  • FSK përfundon operacionin e kërkim-shpëtimit në Liqenin e Jezhnicës, tërhiqet trupi i pajetë

    FSK përfundon operacionin e kërkim-shpëtimit në Liqenin e Jezhnicës, tërhiqet trupi i pajetë

    Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka njoftuar se ka përfunduar me sukses një operacion kërkim-shpëtimi në afërsi të Liqenit të Jezhnicës, në komunën e Shtërpcës.

    Sipas njoftimit zyrtar, pas marrjes së informatave nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, është angazhuar togu i Kërkim-Shpëtimit Malor i Gardës Kombëtare të FSK-së, në koordinim me Policinë e Kosovës dhe autoritetet lokale.

    Sipas informacioneve që ka siguruar Gazeta Sinjali, rasti është zbuluar nga Klubi Alpinist “Gjilani”, i cili ka njoftuar policinë për trupin e një femre të pajetë në një zonë të thellë malore, rreth katër orë ecje në këmbë nga rruga kryesore.

    Viktima është identifikuar si Marina Neumüller, rreth 39-vjeçare në Asbasar, Gjermani.

    Qëllimi i operacionit ishte tërheqja e trupit të pajetë të një personi. FSK njofton se misioni, pavarësisht sfidave, është kryer me sukses.

    “Trupi i pajetë është tërhequr dhe dorëzuar autoriteteve për procedurat e mëtejshme,” thuhet në njoftimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

  • Të akuzuarit për korrupsion, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj deklarohen të pafajshëm

    Të akuzuarit për korrupsion, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj deklarohen të pafajshëm

    Dy të akuzuarit, Faruk Mujka dhe Hysen Muzliukaj, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për korrupsion të ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

    I akuzuari Faruk Mujka tha se, “Nuk e pranoj fajësinë”, ndërsa i akuzuari Hysen Muzliukaj deklaroi se, “Absolutisht i pa fajshëm”.

    Prokurorja e rastit, Iliriana Qollaku Tafa, tha se sipas aktakuzës, Mujka në cilësinë e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, ndërsa Muzliukaj në cilësinë e drejtorit për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë në atë komunë, akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me rastin e këmbimit të pronës së ish-Bankosit me pronë private. Ndërkaq, Mujka akuzohet edhe për mosraportim apo raportim të rremë të pasurisë, me arsyetimin se në cilësinë e kryeshefit ekzekutiv të “Ibër-Lepencit” nuk i kishte deklaruar 60 mijë e 50 eurot që i ishin sekuestruar në shtëpi.

    Sipas aktakuzës, Mujka dhe Muzliukaj, me dashje dhe duke shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishin tejkaluar kompetencat e tyre me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për persona të tretë dhe në dëm të pronës publike. Më 25 prill 2021, Mujka, duke vepruar në emër të kryetarit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, dhe Muzliukaj si drejtor për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, kishin paraqitur Kuvendit Komunal propozim-vendimin për këmbim të pronës së paluajtshme në rrugën “Afrim Zhitia” (ndërtesa e ish-Bankosit) me një pronë private në rrugën “Ali Zeneli”, në pronësi të personit fizik Besarta Isufi.

    Në aktakuzë thuhet se të pandehurit e dinin që prona e ish-Bankosit nuk ishte pronë komunale, pasi për të ekzistonte një proces gjyqësor i iniciuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) dhe Ndërmarrja Shoqërore “Jugobanka” në Mitrovicë. Po ashtu, sipas dokumenteve, Kuvendi Komunal i Mitrovicës kishte marrë dy vendime për shpalljen me interes të posaçëm publik të objektit të ish-Bankosit, më 30 gusht 2012 dhe më 23 shkurt 2017, në bazë të të cilave ishte kërkuar që Bordit të AKP-së t’i bartet e drejta e shfrytëzimit, meqë prona nuk ishte komunale.

    Prokuroria pretendon se Mujka dhe Muzliukaj kishin vepruar në kundërshtim me Ligjin për dhënien në shfrytëzim dhe këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës dhe me Rregulloren për përcaktimin e procedurave për këmbim të pronës komunale, duke i shkaktuar AKP-së dëm të konsiderueshëm financiar në vlerë prej 125 mijë e 100 euro.

    Për këto veprime, të pandehurit ngarkohen me veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, të paraparë me nenin 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

    Ndërsa për shumën prej 60 mijë e 50 euro të padeklaruar, Mujka ngarkohet edhe me veprën penale “Mosraportim ose raportim i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë materiale ose i detyrimeve financiare”, sipas nenit 430 të Kodit Penal.

  • Vidhen stoli ari me vlerë rreth 10 mijë euro në Ferizaj

    Vidhen stoli ari me vlerë rreth 10 mijë euro në Ferizaj

    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj.

    Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ankuesi ka njoftuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij përmes derës së njërës dhomë, nga ku kanë vjedhur stoli ari në vlerë rreth 10 mijë euro.

    Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e krimteknikës rajonale, e cila ka kryer ekzaminimet, fotografimin dhe mbledhjen e dëshmive.

    “Hetuesit rajonal lidhur me rastin kanë njoftuar Prokurorin kujdestar, i cili i ka autorizuar që ti ndërmarrin të gjitha veprimet hetimore lidhur me rastin”, thotë Policia.

  • Shpend Ahmeti kërkon nga partitë të tregojnë se me kënd janë të gatshëm me bo koalicione

    Shpend Ahmeti kërkon nga partitë të tregojnë se me kënd janë të gatshëm me bo koalicione

    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi me dështimin e Glauk Konjufcës për të formuar qeveri u hap rruga për zgjedhje të reja, tha se partitë politike në këto zgjedhje do të duheshin të tregonin se me kënd janë të gatshme të bëjnë koalicione për të mos u përsëritur i njëjti skenar.

    “Në këto zgjedhje kishte me qenë mirë me na tregu partitë se me kënd janë të gatshëm me bo koalicione se përndryshe do ta kemi një deja vu kolektive”, shkroi Ahmeti.

  • Prizrenasit me fitore të vështirë ndaj Vreshtarëve

    Prizrenasit me fitore të vështirë ndaj Vreshtarëve

    Bashkimi arriti fitoren e dytë këtë edicion të ProCredit Superligës. Edhe pse nuk e patën aspak lehtë, prizrenasit fituan ndaj Rahoveci 029 me rezultat 82:74 (30:22, 20:22, 14:16, 18:14), në takimin e zhvilluar në Therandë.

    Lejson Zeqiri kishte 17 pikë e dhjetë kërcime për Bashkimin, ndërsa Isaiah Cousins kishte 18 pikë e tetë kërcime, kurse Jan Palokaj shtoi 16 pikë e pesë kërcime, ndërkohë Isiah Umipig shënoi 27 pikë për Rahoveci 029.

    Kjo ishte fitorja e dytë për Bashkimin nga dy ndeshje, kurse Rahoveci 029 ka një fitore e një humbje. /ATVLIVE.TV

  • Trepça merr fitoren e parë në Superligë

    Trepça merr fitoren e parë në Superligë

    Trepça ka shënuar fitoren e parë këtë edicion. Kampionët fituan ndaj Vëllaznimit me rezultat 85:105 (20:35, 22:26, 16:21, 27:23), në javën e dytë të ProCredit Superligës, sfidë që u zhvillua në Mitrovicë.

    Mitrovicasit ishin më të mirë gjatë gjithë ndeshjes, për të shënuar fitore të merituar.

    Marques Warrick u dallua te Vëllaznimi me 19 pikë, ndërsa te Trepça pesë basketbollistë kishin pikë dyshifrore, ku u dalluan Batin Tuna me 24 pikë, dhjetë pikë e gjashtë asistime dhe Mustapha Amzil me 22 pikë e shtatë kërcime.

    Kjo ishte fitorja e parë për Trepçën, derisa humbja e dytë për skuadrën kuqezi. /ATVLIVE.TV

  • Besa Famgas barazon, por eliminohet nga Kupa Evropiane

    Besa Famgas barazon, por eliminohet nga Kupa Evropiane

    Besa Famgas ka barazuar me kampionin e Bosnjë-Hercegovinës, Izvigjaçin. Ndeshja e së dielës mbrëma në palestrën “Karagaçi” në Pejë, përfundoi 32:32.

    Ky rezultat megjithatë nuk i mjaftoi ekipit pejan për të avancuar në raundin e tretë të Kupës Evropiane.

    Izvigjaçi e fitoi bindshëm ndeshjen e parë, 40:19, dhe avancon tutje.

    Ndeshja e së dielës ishte interesante, kurse mysafirët kishin epërsi prej katër golave pas pjesës së parë.

    Elion Vokshi i shënoi nëntë gola për Besën. Tetë i kishte Deniz Terziqi, ndërsa pesë Abdulah Zayan. Olt Kabashi i bëri tetë pritje.

    Besa në ndeshjen e parë në Bosnjë-Hercegovinë ishte paraqitur pa dy egjiptianët, ndërsa pati telashe të mëdha për pajisje me viza.

    Në raundin e parë të Kupës Evropiane, Besa e eliminoi skuadrën turke, Depsas Enerji. /ATVLIVE.TV

  • Kosova mposhtet nga Kroacia në hendboll

    Kosova mposhtet nga Kroacia në hendboll

    Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra e ka zhvilluar të dielën mbrëma ndeshjen e dytë kualifikuese për Kampionatin Evropian 2026.

    Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, në praninë e një numri të konsiderueshëm shikuesish, Kombëtarja jonë pësoi 32:22 nga Kroacia.

    Kroacia ishte favorite e madhe, ndërsa fitoren e siguroi vetëm në pjesën e dytë.

    Në pjesën e parë vajzat tona shfaqën lojë shumë të mirë. Krijuan epërsi në shumë raste prej dy golash, ndërsa lëshuan raste të arta për t’u shkëputur në tri gola. Pjesa e parë përfundoi 14:13 në të mirë të kroateve.

    Lojtaret me përvojë nga Kroacia dominuan në pjesën e dytë, ndërsa mbajtën epërsi në tërë kohën.

    Megjithatë paraqitja e Kombëtares sonë jep shpresë për të ardhmen, përkatësisht për ndeshjet vendimtare me Finlandën që janë në mars të vitit të ardhshëm. Në Kombëtare ka shumë vajza të reja, ndërsa ky grup për herë të parë luajti së bashku. Ka pasur edhe mungesa të shumta.

    Ka ndikuar mungesa e përvojës, fondi jo shumë i madh i lojtareve e në raste edhe dëshira e madhe për përfundim të duhur të aksioneve.

    Merlinda Qorraj ishte më efikasja me gjashtë gola. Nga tri i shënuan Mirjeta Bytyqi, Tina Hetemi, Arona Krasniqi e Elvina Qorraj. Dy gola i kishte Suzana Ujkiq. Pesë pritje i bëri Aurora Kryeziu, por të gjitha vajzat kanë dhënë maksimumin. /ATVLIVE.TV

  • GO+ Peja fiton derbin verdhezi

    GO+ Peja fiton derbin verdhezi

    Derbin e javës së dytë të ProCredit Superligës, e fitoi GO+ Peja, që mundi Golden Eagle Yllin në Therandë me rezultat 76:71 (21:13, 14:27, 23:19, 18:12).

    Te GO+ Peja u dalluan Alan Herndon me 13 pikë e dhjetë kërcime dhe Malcolm Armstead me 18 pikë e shtatë asistime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Brandon Huffman me 15 pikë e nëntë kërcime dhe Larry Thomas me 17 pikë e tetë kërcime.

    Kjo ishte fitorja e dytë për GO+ Peja dhe humbja e dytë për Golden Eagle Yllin.

    Në ndeshjen e radhës Peja është mysafire e Borës, ndërsa Ylli pret në shtëpi Vëllaznimin. /ATVLIVE.TV